Drejtesi nuk do te thote hakmarrje,
drejtesi do te thote ringjallje !
Nga Xhani Xhori
Sė fundi po diskutohet shumė mes shqiptarėve pėr qėndrimin ndaj diktaturės. Nė kėtė kuadėr do desha t’u sillja lexuesve tė kėtij shkrimi historinė e mėposhtme, njė ngjarje qė ndodhi nė South Brisbane tė Australisė nė vitin 1989. Megjithėse psikologjia e individit ndryshon nga ajo e turmės pėrsėri mendoj se krahasimi qė do bėj mund tė jetė i pėrshtatshėm sidomos po tė kemi parasysh qė psikologjia e turmės ėshtė shumė mė e fuqishme dhe reagimi i saj goxha mė i ēoroditur. Thjesht do tė desha tė bėjė njė krahasim qė shėrben mė shumė pėr tė reflektuar dhe duke besuar se nė fund tė leximit tė kėtij shkrimi lexuesi do tė ndaj tė njėjtin opinion me mua.
Nė vitin 1989 nė Brisbane tė Australisė ndodhi njė krim me tė vėrtetė makabėr. Edward Clyde Baldock, njė burrė rreth tė 40-ve, i martuar dhe me fėmijė, njė qytetar i nderuar (ishte kėshtilltar bashkiak) po priste pėr njė taksi kur 4 vajza tė reja, dy 16-tė vjeēe, njėra 17-tė dhe mė e rritura 18 vjeēe, ndaluan makinėn e tyre dhe e ftuan qė ta ndihmonin e ta ēonin atje ku ai dėshėronte. Sigurisht qė, duke pare 4 vajza tė reja e nė dukje fare tė parrezikshme, ia i falenderoi dhe pranoi tė hypte nė makinėn e tyre. Tė nesėrmen, kufoma e tij u gjet nė njė zonė jashtė qytetit, nė breg tė lumit. Qe masakruar e goditur mė shumė se 100 herė me thikė! Policia mundi t’i gjente shpejt tė katėr vajzat por, ēfarė qe edhe mė makabėr, ishte fakti qė, pasi tė katėrta e kishin goditur me thikat a tyre, vajza 18- vjeēare, Tracey Avril Wigginton , qė qe edhe kryetarja e atij grupi tė vogėl kriminelėsh, ndėrsa ai po pėrpėlitej nga plagėt e panumėrta, kjo vajzė vuri buzėt mbi ato plagė dhe me njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme filloi t’i pinte gjakun e vazhdoi ta bėnte kėtė deri sa ai dha shpirt! Per kėtė arėsye nė shtyp u quajt “the vampire killer”.
Ky krim i jashtėzakonshėm tėrhoqi vemendjen e shumė psikiatėrve dhe psikologėve nga gjithė bota qė t’i pėrgjigjeshin pyetjes sė dhimbshme e nė dukje tė pashpjegueshme: “Si ka mundėsi qė 4 vajza tė reja tė marrin nė makinė njė burrė krejtėsisht tė panjohur prej tyre dhe jo vetėm ta vrasin nė mėnyrė barbare, por njėra nga ato i pin edhe gjakun?” Kėshtu qė, hapi i parė qe qė tė studionin tė kaluarėn e tyre dhe, pa asnjė ēudi, u pa se e vetmja gjė e pėrbashkėt nė jetėn e tyre qe qė, tė gjitha qene abuzuar rėndė (seksualisht, mendėrisht dhe fizikisht) nga baballarėt e tyre.
Unė po pėrqėndrohem nė historinė e “the vampire killer” pra tė kryetares sė bandės qė quhej Tracey Avril Wigginton. Nė moshėn 4-5 vjeēare ajo qe adoptuar nga njė ēift milionerėsh qė nuk kishin femijė. Ndėrsa gruaja filloi ta donte me gjithė shpirt, burri filloi ta abuzonte menjėherė seksualisht! Duke qenė midis dy njerėzve me sjellje diametralisht tė kundėrta, vajza filloi ta shikonte nėnėn, e cila qe njė grua tėresisht e huaj pėr tė, si mbrojtėsen e saj dhe u lidh shumė fort me tė. Duke parė afrimin kaq tė shpejtė e kėtė lidhje kaq tė ngushtė, nėna filloi ta donte edhe mė shumė. Kjo situatė vazhdoi deri kur vajza u bė rreth 8 vjeē kohė kur nėna qė e kish adoptuar filloi tė kishte dyshimet e saj se diēka e papėlqyeshme po ndodhte ndėrmjet vajzės dhe burrit tė saj. Sa mė shumė qė ajo i ruante aq mė tėpėr i kapte nė skena tė dyshimta, kėshtu qė, pėr t’i dhėnė fund njė herė e mire kėsaj situate tė mundimshme gruaja vendosi qė, me ēdo lloj mėnyre t’i mbante vajzėn e adoptuar dhe burrin e saj nė sa mė pak kontakt qė tė qe e mundur.
Kėshtu qė, edhe pėr gabimin mė tė vogėl dhe shpesh edhe pa asnjė shkak tė dukshėm, ajo filloi ta rrihte dhe ta dėnonte vajzėn duke e kyēur nė bodrumin e errėt e tė frikshėm tė shtėpisė ku e “harronte” e izolonte me ditė tė tėra. Dhe, nga ana tjetėr, siē mund tė pritej, dhashuria e gruas u kthye nė njė xhelozi tė jashtėzakonshme e urrejtje tė pafund. Pra, kjo vajzė e vogėl kaloi nga njė abuzim tek tjetri, por mbi tė gjitha ajo humbi dashurinė e tė vetmit njeri qė ajo kish adhuruar e respectuar nė jetėn e saj.
Kur vajza qe rreth 14 vjeēe, papritmas i jati i adoptuar vdiq nga zemra. Tė gjithė e vunė re goditjen qė ajo pėsoi. Jo vetėm qė nuk u gėzua aspak por u shokua tėrėsisht. Pasi u ul nė njė qoshe tė shtėpisė ku ndejti pa lėvizur, pa ngrėnė e pa pirė pėr 3 ditė, papritmas ajo u ngrit dhe u largua nga shtėpia pa thėnė as edhe njė fjalė, pėrgjithnjė. Psikiatrit dhe psikologėt qė e studiuan kėtė rast thanė se vdekja e tė jatit qe momenti qė i dryshoi asaj tėrė jetėn, pasi pikėrisht nė atė moment ajo realizoi se objekti i drejtėsisė kish humbur pėrgjithnjė, se ajo qė me tė vėrtetė vdiq qe drejtėsia. Nė mėndjen e saj, pėr vite me rradhė, qe krijuar njė ėndėr e fuqishme se njė ditė, kur tė rritej, do tė qe e mundur qė ta shihte krminelin e jetės sė saj ne karrigen e tė akuzuarit, pėrpara drejtėsisė por kjo ėndėr fare papritmas u zhduk e, gjithashtu, morri me vehte gjithė shpresat e saj.
Pasi u largua nga shtėpia, ajo u kthye nė njė rrugaēe, filloi tė merrej me droga, tė vidhte e tė bėnte krime fillimisht tė vogla, sidomos kundėr burrave, deri sa njė ditė u kap e pėrfundoi nė njė qėndėr korrektimi fėmijėsh ku u mbajt pėr 2-3 vite. Atje ajo mundi tė gjejė 3 shoqe me histori tė ngjashme dhe tė gjitha ranė dakort tė krijojnė bandėn “The abused women in war against men!” apo diēka tė kėtillė. Me tė dale nga qendra e korrektimit tė parin burrė tė pafajshėm qė gjetėn e masakruan. Nga vizitat e analizat psikiatrike qė u bėnė u pa e qartė se, ndėrsa masakronin njė tė pafajshėm nė mendjet e tyre tė turbulluara e konfuze qe imazhi i njerėzve qė i kishin abuzuar. Nė mendjen e vajzės nė fjalė qe ndyrėsira qė i shkatėrroi feminine. Qe njeriu qė i vodhi dashurinė e vetme nė jetė. Qe krimineli qė i shpėtoi drejtėsisė! Vėtėm se, pėr fat tė keq, viktima nė fjalė qe njė person fare i pafajshėm qė u ndodh nė kohė tė gabuar, nė vend tė gabuar, nė shoqėri tė gabuara.
E njėjta gjė ka ndodhur edhe me ne shqiptarėt. Pėr 50 vjet rrjesht ne u abuzuam tėrėsisht dhe vazhdimisht nga disa nga kriminelėt mė tė ndyrė qė ka parė ndonjėherė historia dhe, ndėrsa shumica patėm njė ėndėrr se njė ditė do t’i shihnin kėto kriminlė tė pashėmbullt pėrpara drejtėsisė kjo ėndėrr u vodh dhe u abuzua dhe vazhdon tė abuzohet edhe pas plot 16 vjetėsh. Nė 1993, kur vizitova pėr herė tė parė Shqipėrinė pas largimit tim mė 1990, mbeta shumė i zhgėnjyer pasi prisja qė tė paktėn diēka tė kish filluar tė bėhej nė kėtė drejtim. Ajo qė po bėhej nė tė vėrtetė qenė ca gjyqe sa pėr sy e faqe, tėrėsisht farsė pėr ca kafe dhe pula, njė tallje e rėndė pėr popullin e shumėvuajtur shqipėtar, njė tjetėr abuzim pėr tė stėrabuzuarit.
Fatkeqėsisht, po tė shkosh mbrapsh gjatė gjithė kėtyre 16 vjetėve te sė ashtuquajturės “demokraci” e po tė studiosh presidentėt e kryeministrat qė kanė hypur e zbritur e rihypur pėrsėri, ėshtė fare e lehtė tė gjendet ekuacioni i tyre i pėrbashkėt - pothuajse tė gjithė kanė patur lidhje shumė tė ngushta me diktaturėn e egėr komuniste, pra, jo vetėm qė nuk kanė qenė e nuk janė tė interesuar pėr drejtėsi por, ndoshta edhe kanė frikė prej saj. Pėr sa kohė qė njerėz tė tillė do infektojnė, qelbin e ndyjnė postet e rėndėsishme qeveritare, populi shqiptar do vazhdojė tė dėgjojė tė njėjtin avaz – “falje por jo drejtėsi” apo, “drejtėsi do tė thotė hakmarrje”, e mashtime tė ndyra tė kėtij lloji! Pėr sa kohė qė njerėz tė tillė do vazhdojnė tė kenė gurin dhe arrėn populli ynė do vazhdojė tė jetojė me mėndje tė turbulluar, njėlloj si ajo vajza 18 vjeēare dhe pse jo, si ajo mund t’i hidhemi nė fyt edhe njerėzve tė pafajshėm. Pėr mendimin tim po qe se nė Shqipėri do qe instaluar njė drejtėsi e plotė dhe e kujdeshme ngjarjet e 1997 nuk do tė kishin ndodhur kurrė. Po qe se rreth 1000 vetė (dhe nuk e besoj se janė mė shumė) do ishin ulur nė bankat e tė akuzarve e t’i pėrgjigjeshin njė sistemi tė rregullt drejtėsor pėr krimet e tyre ēnjerėzore e tė mbanin pėrgjegjėsine e merituar pėr kėto krime, Shqipėria do kish ecur shumė mė pėrpara se Rumania apo Bullgaria apo ndonjė shtet tjetėr qė u pėrmenden shpesh si shembull ndryshimi drejt demokracisė edhe po tė konsiderojmė faktin qė keto vende u prekėn shumė mė pak se ne nga dikatura e egėr, njė nga arsyet e tjera perse ne jemi ende prapa tyre, njė arsye tjetėr se pėrse ne duhet tė kishim bėrė shumė mė tepėr nė kėtė drejtim. Le tė mos harrojmė se njė vend mund tė shkatėrrohet nga lufta e rimėkėmbet pėrsėri, mund tė rrafshohet nga fatkeqėsitė natyrore e rindėrtohet pėrseri, por njė vend pa drejtėsi nuk mund tė ripėrtėrihet kurrė.
Sa pėr ta mbyllur historin me vampiren, ajo u dėnua nė vitin 1991. Do tė doja qė dhe krahasimi qė bėra pra dėnimi i vampirėve qė dhunuan njė popull tė tėrė, tė ishte mbyllur mė 1991. Por, fatkeqėsisht, krahasimi mbaron kėtu.
Krijoni Kontakt