Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Thumbs up Britania mbështet Berishën në luftën kundër krimit

    Botuar: E enjte, 11 maj 2006 - 17:39 CET
    Britania mbështet luftën kundër krimit



    Ministri i Shtetit ne Ministrinë e Jashtme të Britanise së Madhe,Dr. Kim Howells, përshëndeti përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën e saj kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe e inkurajoi atë të vazhdojë më tej në të ardhmen.

    Këtë deklaratë zoti Howells e bëri në një intervistë për BBC në shqip.



    Dr. Howells: Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm për ne. Është vend i vogël, por gjeografikisht ka një pozitë shumë strategjike. Mendoj së gjithshkush e di se gjatë kalimit nga qeverisja totalitare në demokraci, Shqipëria ka kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe unë kam ardhur të shpreh mbështetjen tonë për programin e reformave në vend dhe të bëj thirrje që autoritetet të luftojnë krimin e organizuar, veçanërisht, atë të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimin e drogës, pastrimin e parave; që ata ta vazhdojnë këtë luftë që kanë nisur. Mendoj se ata po e bëjnë këtë luftë me shumë sukses.

    BBC: Para një muaji, në prill, Shqipëria u vizitua nga ministri i brendshëm britanik i atëhershëm, Charles Clarke. Kjo vizitë juaja është shenjë e intensifikimit të marrëdhënieve më qeverinë shqiptare?

    Zoti Howells: Ne sigurisht që duam të intensifikojmë miqësinë dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, sepse krimi i organizuar nuk njeh kufij. Ata do të kërkojnë hallkat më të dobëta në zinxhir, do të përpiqen të shfrytëzojnë portat - qofshin ato ajrore a detare apo ato pika kufitare tokësore ku mendojnë se është më e lehtë për të kaluar mallrat e jashtëligjshme. Dhe Shqipëria ka shumë lidhje të rëndësishme në Ballkan, ka shumë lidhje me vende të tjera jashtë Ballkanit. Disa prej tyre janë lidhje etnike. Ka të tjera që janë lidhje të jashtëligjshme përmes bandave të organizuara të kriminelëve. Është me shumë rëndësi që ne të bëjmë sa mundemi për t'i ndihmuar shqiptarët që ta luftojnë këtë lloj krimi që në rrënjë dhe rrënjët e tij, sigurisht janë brenda në Shqipëri.

    BBC: Sa shqetësim përbën krimi i organizuar shqiptar për qeverinë britanike?

    Zoti Howells: Përbën një shqetësim shumë të madh për ne. Ne e dimë se banda shqiptarësh në Londër dhe në pjesë të tjera të Britanisë, për shembull, si dhe në Gjermani, Francë e vende të tjera, kanë tendencë p.sh. të përdorin dhunë ekstreme, janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, janë shumë të përfshirë në prostitucion dhe drejtimin e shtëpive publike - ata po fusin në kurth dhjetëra mijë vajza të reja nga e gjithë Evropa që të punojnë në këto fusha dhe përdorin forcën kur këto vajza përpiqen t'u shpëtojnë nga kthetrat. Ne e dimë që ky është një problem me shtrirje të gjerë. Sigurisht që ky nuk është problem unikal për Shqipërinë. Padyshim qe çdo vend ka problemet e veta me krimin e organizuar, por krimi i organizuar shqiptar është zhvilluar në një mënyrë shumë të sofistikuar. Ai është bërë edhe gyp përcjellës për lëndë shumë të rrezikshme si heroina. Ne e dimë se shqiptarët janë thellësisht të përfshirë në kontrabandimin e një pjese të heroinës që vjen nga Afganistani përmes Turqisë dhe lidhjet mes grupeve kriminale shqiptare dhe turke janë të forta dhe ne i dimë.

    BBC: Si po i përgjigjet qeveria shqiptare shqetësimit tuaj?

    Zoti Howells: Mendoj se qeveria aktuale po përpiqet shumë, po bën arrestime, po lufton me problemet e korrupsionit në institucione, po përpiqet të theksojë rëndësinë e reformës në sistemin gjyqësor. Dhe mos harroni se forcimi i kufijve tokësorë e detarë nuk ka vlerë nëse këta persona i gjejmë, por nuk u bëjmë gjë. Shpesh, në udhëtimet e mia nëpër botë, zbuloj se është me të vërtetë problem korrupsioni, dobësia apo mungesa e dëshirës se gjyqësorit që të bëjë ndjekjen ligjore të kriminelëve shumë të rëndësishëm që mund të kenë lidhje politike dhe influencë politike. Dhe ky është një problem serioz. Dhe më duket se qeveria shqiptare tani, kjo aktualja, më në fund po përpiqert të bëjë diçka dhe është shumë serioze për këtë.
    BBC: A ka për ta ndihmuar kjo në aspiratën e qeverisë shqiptare në anëtarësimin e vendit në BE?

    Zoti Howells: Ne folëm shumë për aspiratat e qeverisë shqiptare për t'u bërë anëtare në BE dhe po ashtu në NATO dhe unë u përpoqa të theksoj se për ta bërë këtë, për t'i kthyer këto aspirata në realitetin e anëtarësimit, ata padyshim duhet të shkojnë shumë më larg përsa i përket programit të reformimit. Ne kemi aktualisht shumë probleme brenda BE-së, probleme të krimit të organizuar, të personave që shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes së punëtorëve brenda BE-së. Dhe është e pamundur që një vend të bëhet anëtar me të drejta të plota, nëse ky vend nuk shihet se është i përgatitur që të luftojë korrupsionin në institucione dhe veçanërisht që t'i shndërrojë sistemin gjyqësor, policinë në organizma civilë mbi të cilët ushtrohet një kontroll demokratik dhe që janë të aftë të kontrollojnë vendin dhe kufijtë e vendit. Kjo është me rëndësi thelbësore para se të flitet realisht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nuk e kuptoj Berishen e ka votuar Britania Europa Greqia apo ata QYTETARI SHQIPTAR ne Shqiperi qe i cmendin nga zhurma ne votime kur u kerkojne VOTEN e me vone nuk i takon njeri.

    Cdo ligj...politike..duhet te pyetet...bashkebisedohet e peshohet me qytetaret e votuesit shqiptar....e keta realishte te binden qe kjo eshte dicka pozitive ne shumicen e tyre....e te luftohen korrupsioni e krimi po si ne perendim duke respektuar dhe te drejtat e qytetareve ne te njejten kohe.........se kjo eshte haritje..dhe e perhereshme.

    3 korriku qe i qarte...ai qe se ka kuptuar ...do ta paguaj rende.....me besim per qytetarin shqiptar....se nuk eshte pa vlera se jo se nuk te kupton e jo se nuk e meriton rolin qe cdo qytetar ka ne shtetet demokratike....madje ne kushte teper te veshtira ka treguar vlera te medha.

    15 vjet.. akoma me kete komedi...i me te huajt... qe ne cdo qeveri na thone eshte e mire.

    3 korriku............qytetari e votusi shqiptar AI ESHTE ZOTI QE DUHEN TI FALEN KETA se nga ai vjen pushteti.

    Britania [me qe qe fjala ketu] e ka mbeshtetur Berishen, Nanon, Majkon, Meten, Nanon .....

    Qytetari dhe votusi shqiptar AI TE MBESHTESI E TE VOTOJ PASTAJ.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 12-05-2006 më 18:50
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Skandal. Gjykata e Shkallës së Parë i kishte vendosur tre dënime me burgim të përjetshëm


    Apeli çliron nga vrasjet njeriun e Edi Ramës


    Gjykata e Apelit ka rrëzuar tre vendime me burgim të përjetshëm të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë ndaj Altin Lamajt, duke e dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje. Ky skandal ka ndodhur dy ditë më parë në Gjykatën e Apelit, duke liruar një të dënuar tre herë me burgim të përjetshëm për tre vrasje. Burime të besueshme thonë se në marrjen e vendimit ka ndikuar edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili ka pasur një miqësi publike me të dënuarin, madje e ka përdorur atë fort gjatë fushatave elektorale.

    Gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar në gjysëm fshehtësi, një trup gjykues pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, ka vendosur ta cilësojë të dënuarin tre herë me burgim të përjetshëm fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash. Për këto dy vepra penale, Apeli e ka dënuar Lamajn me shtatë vjet burg. Një vendim i tillë është dhënë në një kohë kur po flitet shumë për korrupsionin që ka përfshirë disa individë në gjyqësor. Ky përbën një gjykim skandaloz të gjykatës në fjalë, veprim, i cili i jep të drejtë të gjithë kritikëve, të cilët i konsiderojnë gjykatësit si të nënshtruar nga krimi.

    Pas vendimit të dhënë nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit, i dënuari tre herë me burgim të përjetshëm për tre vrasje do të lirohet, duke ngjallur panik jo vetëm tek familjarët e viktimave të tij, por edhe më gjerë. Megjithëse kanë qenë të gjitha provat e mjaftueshme për të dënuarin me burgim të përjetshëm, Gjykata e Apelit ka vendosur t'i rrëzojë të treja vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë.

    Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, pak muaj më parë e dënoi të pandehurin Altin Lamaj, me burgim të përjetshëm për tre vrasje të ndodhura gjatë vitit 1999-2001, në kryeqytet, ku viktima mbetën katër të rinj, mes tyre dhe Alban Çela, djali i dekanit të Fakultetit Juridik, Kudret Çela. Sipas organit të akuzës, Lamaj është autori i vrasjes së Alban Çelës, më 21 qershor të vitit 2000, në zonen e ish-bllokut në kryeqytet. Ne dosjen e Prokurorisë, Lamaj është akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Grigor Stefanit, ngjarje kjo e ndodhur më 11 janar të vitit 2000.

    Prokurorët e çështjes dërguan para gjykatës një serë provash materiale, mes të cilave dhe një shenjë gishti, e cila u cilësua si prova më e fortë. Në përfundim, gjykata e cilësoi fajtor Lamajn, për vrasjen e trefishtë të ndodhur tek "Vasil Shanto" dhe e dënoi atë me tre burgime përjetë, dhe në bashkim dënimesh, me burgim të përjetshëm.

    Skandali i Gjykatës së Apelit për lirimin e një vrasësi të dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, pason skandalet e Prokurorisë për dekonspirimin e provave të të arrestuarve për trafik droge. Këto skandale ndodhin në një kohë kur qeveria demokratike po lufton me forcë organizatat kriminale, trafiqet dhe korrupsionin. Ministri i Brendshëm deklaroi dje, se në shtatë muaj janë goditur 30 organizata kriminale, por duket se disa individë në drejtësi po tkurren para kriminelëve të arrestuar

    --------------------------

    Altin Lamaj.

    Mik dhe krahu ushtarak i Edi Rames.
    Investitor dhe "minister i mbrojtjes" per TOP CHANNEL (televizioni me i shikuar ne Shqiperi, i cili ka 3-4 ore ne dite emisione informative ose opinionformuese.

    Nga keto: 80% tregojne takimet e suksesshme te Edi Rames me socialistet e Lushnjes, Librazhdit dhe te Perrenjasit. 20% gabimet e Berishes dhe deshtimet e qeverise)

  4. #4
    Inglizi, as ne dekllarate, e as ne pergjigjen e pietjeve nuk permend Berishen.

    Ne krye te subjektit te temes na vihet emri i Berishes. Fjala eshte per Shqiperine, jo per Berishen. Berisha ndihmon ta pengoje ose ta ngadalsoje procesin, por nuk mundet as ta ndaloje, e as ta coje me perpara sa duhet. Se sa here i ka bere gjerat lemsh Berisha, aq te mira qofshin. E perse? Vetem per axhenden e tij personale.

    Me ate metode staliniste propagandistike, disa aktiviste te shquar duan te vene doemos emrin e beniaminit te tyre ne forum, thua se jane te revoltuar revolucionare te maos, dhe e degjenerojne perpjekjet per kunder korrupsionit si luften kunder burokratizmit te enverit, i cili eleminoi me duart e te tjereve, ne emer te "ceshtjes", cilindo kundershtar, qofte potencial apo hipotetik.

    Lerini idhujt per hir te shperblimit, shihni Shqiperine, Kosoven, Maqedonine Perendimore, Kosoven Lindore, Camerine, etj, dhe Shqiptaret dhe diasporen. Ne se mund te merrni ndonje buzeqeshje mirenjohje prej ketyre te fundit, ia vlejne perpjekjet, sado te vogla e te parendesishme te duken.

    Te tjerat jane "Garbage in, garbage out"!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Inglizi, as ne dekllarate, e as ne pergjigjen e pietjeve nuk permend Berishen.

    !

    Dhe më duket se qeveria shqiptare tani, kjo aktualja, më në fund po përpiqert të bëjë diçka dhe është shumë serioze për këtë.



    Qeveria kjo aktualja eshte e Berishes.

    Per mire apo per keq Berishes i vihet gishti.

    Apo kur duartrokitet puna e qeverise suksesi eshte i gjith shqiptareve, kurse kur nuk mbushet liqeni i Fierzes nga reshjet e shiut faji eshte i Berishes?

  6. #6
    I either want less corruption, or more chance to participate in it. - Ashleigh Brilliant

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pse qe kur paska filluar Krimi ne Shqiperi?

    Eshte me vertet per tu Habitur qe Anglia po na ndihmon per te zgjidhur kete problem duke pare ecurin e shoqeris Angleze.Lajmi i fundit qe kam Degjuar ishte rreth 2-3 muaj me pare kur Policia Angleze ekzekutoi 1 shtetas Brazilian si i "dyshuar" per Terrorrist gje qe nuk ishte e vertet.
    Po na ndihmoi si ne ate Rast mire e kemi kete Antikrim qe kemi pa i hap vetes telashe Kot.

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Ne Liban
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •