Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Fieri

    gazeta shqiptare



    ...........

    "Jam nė merak, u vonua Gjergji, i thashė shitėses sė dyqanit, kur nė sy mė mbeti si imazh njė djalė me njė bluzė bezhė me vija bojėqielli, qė kaloi para meje me shpejtėsinė e njė makine gri. Kur nė kėto ēaste dėgjova njė krismė dhe thirrje tė llahtarisura"

    FIER/ Me familjarėt e inxhinierit tė vrarė nė 2000, Gjergji Halo. Si e parandjeu nėna vdekjen e tij

    Vrasja e Halos, 2 vjet pa autor
    Nėna, gruaja e fėmijėt e biznesmenit "ngrenė supet"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Aurora Damini

    FIER

    Kanė kaluar 2 vjet qė familja, tė afėrmit, miqtė dhe shokėt e Gjergjit kanė mall pėr tė dėgjuar fjalėn e tij tė ngrohtė, hapat e tij tė lehtė dhe fytyrėn gjithnjė tė qeshur.

    Gjergji nuk ėshtė mė. Njė dorė kriminale, e cila fshihet nga njė shteti pa ligje, e vrau buzėmbrėmjen e 12 korrikut tė vitit 2000, ndėrsa kthehej pranė portės sė hekurt tė pallatit qė u projektua dhe u ndėrtua nga vetė ai. Pse? Kush? Kėto janė pyetjet torturuese qė vazhdojnė t'ia bėjnė vetes familjarėt, miqtė dhe shokėt e tij mė tė afėrt. Vranė njė njeri, njė intelektual tė nderuar, njė burrė, njė baba dhe njė bir, i cili dha shpirt nė duart e nėnės sė tij tė vjetėr me sy tė hapur nga tmerri dhe buzė tė cilat donin tė shprehnin diēka. Po ēfarė? Kushedi... Veē njė gjė dihet me siguri: Ai diku shėtit me ndonjė Benz, i mbrojtur dhe i sigurt nga njė dorė qė quhet "shtet", i gatshėm pėr tė derdhur sėrish breshėri plumbash. Gjergjit ia prenė ėndrrat nė mes. Ato ėndrra qė i lidhte tashmė me tė ardhmen e fėmijėve tė tij, por prapa la shumė gjėra, edhe pse disa tė lėna pėrgjysmė…

    Shtėpia
    "Ja pallati i Gjergjit! Ja shkolla qė ndėrtoi ai! Ja…" Ka shumė objekte publike qė bashkėqytetarėt e lidhin me emrin e inxhinierit tė ri, Gjergjit. Pranė njė pallati shumėkatėsh, tė bukur e komod, njė pllakė mermeri me emrin "Pallati Gjergji Halo", tė bėn tė mendosh se nė tė mund tė jetojnė nėna, gruaja dhe 3 fėmijėt engjėj, tė mbetur tashmė jetimė. "Urdhėroni!" Njė vajzė fare e re me njė fytyrė tė trishtė, shumė ndryshe nga bashkėmoshataret e veta, tė fton tė hysh brenda njė apartamenti ku shija, komoditet, flasin qartė pėr dėshirėn e madhe tė njė jete tė paqtė dhe tė lumtur. Por nė antitezė me ambientin, tė zė syri veē gra veshur me tė zeza dhe lot nė sy tė tyre. Nėna, gjyshja, gruaja dhe fėmijėt kanė mė shumė se 2 vjet qė e kanė harruar buzėqeshjen. Gjergji, i zoti i shtėpisė, nuk ėshtė mė, por iku nė njė rrugė tė largėt e pa kthim, duke u lėnė pas tė afėrmve njė brengė qė nuk mund tė hiqet mė kurrė.

    Nėna
    Nėnė Resmies, 73 vjeēe, nuk i shterren asnjėherė lotėt nga sytė e saj, qė mė tepėr se buzėt flasin pėr dhimbjen e madhe, pėr dhimbjen e nėnės qė sheh me sytė e saj vdekjen e ngadaltė tė tė birit nė kulm tė moshės. "Dha shpirt, ja, nė duart e mia, rrėfen dhimbshėm ajo. Ishte mbrėmja e 12 korrikut 2000, ora 21.00. Njė orė mė parė Gjergji mė tha se do dilte pėr njė kafe. Ku do shkosh, o bir i thashė, u errėsua. Gjergji qeshi. Ndoshta iu kujtua fėmijėria. Kėshtu i thosha gjithnjė, se pėr nėnėn fėmija mbetet i vogėl, edhe pse me fėmijė.

    Nuk vonohem nėnė, mė tha, ja te lokali i lagjes do ta pi me njė shok. Doli... Zbrita dhe unė mė pas tė blija diēka. Fillova tė ndjeja njė boshllėk, nuk habitem mė kur dėgjoj pėr parandjenjat. Isha nė merak pėr Gjergjin, ai nuk vonohej kurrė. Mbrėmja me gjithė punėt e shumta e mblidhte nė familje, me mua, gruan dhe fėmijėt. "Jam nė merak, u vonua Gjergji, i thashė shitėses kur nė sy mė mbeti si imazh njė djalė me njė bluzė bezhė me vija bojėqielli qė kaloi para meje me shpejtėsinė e njė makine gri. Kur nė kėto ēaste dėgjova zhurma tė pazakonta, njė krismė dhe thirrje tė llahtarisura. Nėnė Resmie, Gjergji, mė tha dikush, pastaj gjithēka u mbulua me njė mjegull tė kuqe, si ngjyra e gjakut tė tim biri qė, veē tė mirave, nuk dinte tė bėnte keq. Dha shpirt, ja nė kėto duar..." Nėnė Resmia fillon tė lotojė dhe nusja e Gjegjit, tashmė e veja e tij, Jolanda, mundohet ta qetėsojė.

    .............
    Dosja "Halo" ende nė prokurori

    "Shteti na ka bėrė vetėm premtime"


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Nuk e dimė kush dhe pse e vrau djalin tim, thotė nėna e tij. Shteti hesht, vrasėsi ndoshta kalon para syve tė mi dhe unė nuk e di, ndėrsa politikanėt qė kanė ardhur, veē premtojnė gjetjen e atij qė ma nxiu jetėn dhe mė la fėmijėt kokulur. Edhe ministri i Rendit i asaj kohe, Spartak Poēi, qė mė erdhi pėr vizitė, kėshtu bėri. Do tė vdes me peng nė zemėr" Ēudi, vritet njė kriminel pėr larje hesapesh, por vritet dhe njė intelektual i nderuar, i cili dha njė kontribut tė ēmueshėm nė qytetin e tij, por shteti ende s'i gjen vrasėsin. Dosja e Gjergjit ndodhet e pluhurosur nė prokurori. Duket se prokurori i ēėshtjes, Nebi Shkėmbi, e ka tė vėshtirė, pasi nuk tė thotė asgjė konkrete. Madje me mjaft rezerva, ai thotė se si dosje ka ngelur e mbyllur, pasi "puna" ka ngecur te mosgjetja e autorit pas armės sė krimit. "E ka si ēėshtje ende policia, thotė ai, pasi nuk ka autor". Gjeegji ka mė shumė se dy vjet qė nuk ėshtė mė. Eshtrat e tij prehen nė krahun e djathtė tė varrezave publike tė qytetit. Mermeri i tij ėshtė gjithnjė i mbuluar me lule, edhe nga bashkėqytetarė tė tij qė pak i njihte, pasi ai do tė ngelet pėr ta njeriu i mirė qė kanė njohur, i vrarė me plumba pistolete nga bastardė qė duan veē krime.

    .............
    Kush ishte Gjergji Halo, inxhinieri nga Delvina


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga parvazi i oxhakut fisnik, i projektuar nė apartamentin e Gjergjit, tė buzėqesh fotoja e njė burri tė ri e tė pashėm, rreth tė 40-ave. "Ky ėshtė babi qė vdiq para dy vitesh, thotė me trishtim vajza e tij e madhe, Artemida, e cila vazhdon studimet nė Fakultetin Ekonomik. Babi e kishte ėndėrr arsimimin tonė dhe si pėr ironi tė fatit nuk e lanė ta shihte njė gjė tė tillė, tė na shikonte teksa ngjiteshim nė shkallėt e fakulteteve, njėsoj si ai dhe mamaja jonė. Dhe, pėr tė pėrmbushur kėtė ėndėrr, edhe motra tjetėr, Adela, vazhdon nė Angli pėr Artet e Bukura, ndėrsa vėllai ynė ėshtė ende gjimnazist". Gjergji Halo ishte njė inxhinier ndėrtimi dhe, qė pas vitit 1994, edhe president i firmės sė ndėrtimit "Halo". Ndershmėria, karakteristikė e kėsaj familjeje tė urtė delvinjote, jo vetėm me intelektualė, por sidomos me punėtorėt e tij, korrektesa nė punė dhe me ligjet e shtetit, shpirti bamirės, ishin disa prej virtyteve tė shumta tė Gjergjit.

    ...........
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Fier-Vlore...........era qelbur e Palermos.



    .................................................. ...

    KJ
    ........
    Skafi i Zanit ishte ne det per prove

    Gentian Ruko FIER

    - Prokuroria nuk pohon se skafistet e Vlores kane thyer ligjin.
    Sipas perfaqesueses se akuzes, del se skafistet vlonjate, qe u arrestuan 4 dite me pare nga policia e Fierit, kane dale ne det te hapur thjesht per te provuar skafin qe kishin blere dy dite para ngjarjes te motra e Zani Caushit. Prokuroria rrezon keshtu akuzen e policise.
    Sipas policise, skafistet kane pohuar se do te transportonin 20 klandestine nga Vlora drejt Italise, naten e 8 tetorit, por kjo veper penale e trafikut dhe e kalimit te paligjshem te kufirit mbeti ne tentative per tu kryer, per shkak te nje avarie te mjetit lundrues.
    Megjithate, prokurorja e prokurorise se Fierit, Marjeta Zaimi, kerkoi dje mas`n e sigurimit te arrestit ne burg per 5 skafistet dhe per 4 uniforma blu te komisariatit te policise se Vlores, te dyshuar se kane bashkepunuar me skafistet.
    Ne fund te nje seance gjyqesore, qe zgjati rreth 3 ore dhe qe u zhvillua ne masa te rrepta sigurie, gjyqtarja e ceshtjes, Lindita Sinanaj, vendosi te aprovoje kerkesen e prokurores qe te nente te akuzuarit te qendrojne ne burg derisa sa prokuroria te perfundoje hetimet.
    Gjyqtarja theksoi se vepra penale per te cilen ata akuzohen eshte kryer ne rrethin e Vlores, prandaj argumentoi se gjykata e Fierit nuk ka kompetence ligjore per hetimin gjyqesor te ceshtjes. Keshtu qe gjyqtarja Sinanaj vendosi qe ceshtja te transferohet ne gjykaten e Vlores.
    Prokurorja e ceshtjes e akuzon secilin nga anetaret e grupit te skafisteve per konsumim te vepres penale te dhenies se ndihmes per kalimin e paligjshem te kufirit ne bashkepunim, veper penale kjo e parashikuar ne Kodin Penal ne nenet 298/2 dhe 25. Nderkohe qe 4 policet e grupit te gatshem, te dyshuar si te implikuar, akuzohen edhe per shperdorim te detyres.
    Nga ana e tyre, avokatet e te pandehurve thane se klientet e tyre nuk kane kryer krime dhe kerkuan lirimin e tyre te menjehershem, por kerkesa e avokateve u rrezua.
    Gjyqtarja e seances tha se i vleresonte te ligjshem arrestimet ne flagrance ndaj njerit prej bashkepronareve te skafit, Thoma Murati dhe ndaj pilotit Julian Hoxha. Mirepo, gjyqtarja e konsideroi te paligjshme arrestimet ndaj tre personave te tjere qe akuzohen se kane ndermjetesuar ne blerjen dhe ne zhvendosjen e skafit nga toka ne det.
    Keshtu, gjyqtarja tha se shtetasit Krenar Skendaj, Kastriot Shyti (bashkepronari i skafit) dhe Skender Murati, jane arrestuar ne flagrance ne mungese te kritereve ligjore (te parashikuara nga Kodi i Procedures Penale ne nenet 251 dhe 252). Megjithate, gjyqtarja vendosi qe edhe ata te qendrojne ne burg.

    Raporti i akuzes

    Ne seancen e djeshme te vleresimit te mases se sigurimit, prokurorja Marjeta Zaimi lexoi nje raport mbi rrethanat qe cuan ne ngjarjen e dates 8 tetor.
    Sipas saj, dy dite me pare, me 6 tetor, Thoma Murati dhe Kastriot Shyti blene skafin ne Vlore te Natasha Caushi, motra e Zani Caushit. Po ate nate, bashkepronaret e rinj te skafit e hodhen mjetin lundrues ne det, per te provuar gjendjen teknike te tij.
    Per zhvendosjen e skafit nga toka ne det, ata u ndihmuan nga policet: Arben Veliaj, Luan Serjani, Myzafer Ferunaj dhe Dashnor Muhaj, te cileve u ishte premtuar shperblimi me 250 mije leke te vjetra per secilin. Por pasi doli ne det te hapur, skafi pesoi nje defekt dhe mbeti ne mes te detit.
    Me kalimin e oreve, dallget dhe era e nxorren ne grykederdhjen e lumit Seman, ne rrethin e Fierit. Sikurse ka sqaruar me pare policia, njeri nga bashkepronaret e skafit, Thoma Murati dhe timonieri i skafit, Julian Hoxha, u zbuluan nga uniformat blu te Fierit dhe u detyruan pas presionit te tyre te zbarkonin. Me pas, dy te arrestuarit e pare treguan e emrat e bashkepunetoreve.

    Atmosfera ne gjykate

    Nja 20 vete, familjare dhe te aferm te 9 te pandehurve, mberriten dje ne mengjes nga Vlora dhe zune vend para deres kryesore te gjykates se Fierit.
    Ne oren 9.10, kur tre furgona te policise sollen te pandehurit, disa gra te veshur me te zeza leshuan kujen. Por njeri nga te pandehurit u kerkoi me ton te ashper qe te pushonin se qari, pasi u tha se ishte mire.
    Te nente u shoqeruan ne nje salle te katit te dyte te nd-rteses se gjykates, ku zakonisht zhvillohen seancat e ceshtjeve "te forta". Nje grup i gatshem i policise, i pajisur me kemishe antiplumb dhe me automatik ne dore, ruajti per tre ore godinen e gjykates nga te gjitha anet. Seanca gjyqesore nisi me dyer te hapura dhe perfundoi me dyer te mbyllura.
    Fillimisht, gjyqtarja lejoi shtypin ne sallen e gjyqit, por pas kerkeses se avokateve, te miratuar edhe nga prokurorja e ceshtjes, gazetaret e urdheruan 5 minuta pas fillimit te seances te largoheshin nga salla, me pretendimin e avoketerve se publiciteti mund te cenonte te drejtat e klienteve te tyre.
    Kur pas tre oresh, te pandehurit dolen nga gjykata me pranga ne duar, nje grua e veshur ne te zeza dhe qe u tha se ishte nena e "pilotit" te skafit, Julian Hoxha, u leshua drejt djalit qe po futej ne furgonin e policise, por u frenua menjehere nga uniformat blu. Gruaja bertiti duke e akuzuar policine se e kishte torturuar te birin.
    Mandej, ajo humbi ndjenjat dhe u freskua me uje nga tre gra te tjera, te aferm me skafistet.


    ......................................
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Ministria e Rendit: Do tė hetohet edhe pėr pesė vrasje, dyshohet si autor

    Arrestohet Milja i Fierit
    U ndalua pėr falsifikim dokumentesh


    --------------------------------------------------------------------------------

    l.n

    TIRANE

    Arestohet i tmerrshmi i Fierit, Fatmir Emini, i njohur ndryshe me nofkėn "Mile". Shkak pėr arrestimi i tij ėshtė bėrė shkelja e rregullave tė qarkullimit rrugor.

    Por burime zyrtare nga Ministria e Rendit Publik kanė bėrė tė ditur se ai do tė hetohet edhe pėr vrasjen e pesė personave, pasi ėshtė njė ndėr tė dyshuarit kryesorė.

    Arrestimi
    Tė njėjtat burime ministrore kanė pohuar se ka qenė ora 22.00 e ditės sė premte, kur punonjės tė Sektorit tė Antikrimit Ekonomik e Financiar (SAEF) tė Fierit kanė bėrė arrestimin e 46-vjeēarit Fatmir Emini. Arrestimi i tij ėshtė bėrė pėr arsye se duke udhėtuar me mjetin e tij "Benz", ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor, duke u futur nė anė tė kundėrt, ku rruga ishte e bllokuar, si rezultat i punimeve nė rrugė. Kaq ėshtė dashur qė Policia Rrugore t'i vihet mbrapa dhe pasi e ka ndaluar mjetin, e ka shoqėruar atė nė komisariat. Ndėrsa pas verifikimeve nga SAEF-i, ka rezultuar se targat e makinės sė tij ishin tė falsifikuara. "Automjeti i tij ishte me targa DR 2969 A, tė cilat ai i kishte tė falsifikuara, ndėrsa nė makinė i janė gjetur targat e vėrteta, FR 5126 A", kanė pohuar tė njėjtat burime tė Ministrisė sė Rendit Publik.

    Hetimi
    Menjėherė pas arrestimit pėr falsifikim dhe shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor, pėr Milen kanė nisur edhe hetime tė tjera. Uniformat blu tė Ministrisė sė Rendit kanė pohuar se ai ka njė dosje tė kopsitur mirė dhe do tė hetohet pėr pesė vrasje tė ndodhura nė Fier, pėr tė cilat ėshtė arrestuar edhe mė parė, por mė pas ėshtė liruar pėr mungesė provash. "Tashmė kanė nisur hetimet, kanė theksuar tė njėjtat burime, pasi dyshohet tė jetė autor i vrasjejs sė Bujar Sulės nė 31.12.`97; Trifon Nakos, mė 26.7.'99; Gjergji Halos, mė 12.7.2000; Marjol Ballės, mė 02.7.2001, dhe Xhevrie Cakės, nėnės sė Lul Cakės, mė 12.7.2001."
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Socialistet e kapin lepurin me qerre.
    Ata nuk nxitohen te kapin kriminelin vetem kur ka kryer vetem nje vrasje. Jo, ata presin te mbushet kupa mire.
    Ka lezet kur Kriminelet me Benz (kriminel pa Benz nuk ka lezet)kane bere nga 5-6 vrasje.
    Pse shaka do bejn ata me fillestare..
    Jo a derbardhe..
    PS pret te rritet Krapi mire ne Mocal pastaj ta bejne Tave..
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Policia akuzoi pėr autorėsinė e krimit Fatmir Eminin (Milja), por gjykata e liroi pėr mungesė provash
    Dėshmia: Si u vra biznesmeni Gjergji Halo

    Remzije Halo, nėna e viktimės, rrėfen ēastet kur u ndesh ballė pėr ballė me vrasėsin

    Nga tė dėrguarit tanė nė Fier
    Ened Janina
    Admirina Peēi
    FIER- Vrasja e Gjergji Halos, njė nga ndėrtuesit kryesorė tė qytetit tė Fierit, vazhdon tė mbetet enigmė edhe dy vjet pas vdekjes sė tij. Mbrėmjen e 12 korrikut tė vitit 2000, Halo u qėllua me njė plumb nė kokė vetėm pak metra larg shtėpisė sė tij nga njė person i "panjohur". Megjithėse nė lagje dihet mirė se kush ishte vrasėsi, askush nuk pranon qė tė flasė publikisht. Pas vdekjes sė Halos, ministra dhe drejtorė policie i premtuan familjes sė tė ndjerit zbardhjen e shpejtė tė ngjarjes, por me kalimin e kohės, premtimet u tretėn si kripa nė ujė. Familja e Gjergjit ka pranuar qė tė rrėfejė pėr "Shekullin" humbjen e njeriut tė tyre. Ata kėrkojnė tė dinė vetėm "kush e vrau Gjergjin dhe pse"? Remzie Halo, 73 vjeē, e ėma e Gjergjit, ka qenė e para qė ka marrė nė duar trupin e djalit tė saj tė vdekur. Tė enjten e 17 tetorit Gjergji Halo do tė mbushte 49 vjeē.
    Vrasja
    "Atė pasdite Gjergji kishte dalė herėt nga shtėpia. E pėrcolla deri tek dera dhe i thashė mos u vono",- fillon rrėfimin e saj Remzia. Pasi kishte dalė Gjergji, ajo sė bashku me tė bijėn Tanėn, kishte zbritur poshtė nė dyqanin e tyre, i cili ndodhet nė katin e parė tė pallatit qė ka ndėrtuar vetė i ndjeri. Rreth orės 20 e 45 minuta pėrpara dyqanit kishte kaluar njė makinė e errėt e drejtuar nga njė burrė rreth tė 40-tave. "Ai ishte veshur me njė bluzė bezhė me vija dhe po shikonte nga ne", tregon Remzia. Rruga kishte qėnė bosh dhe asaj i kishte bėrė pėrshtypje vėshtrimi i njeriut me makinė, tė cilin nuk kishte mundur qė ta njihte. Vetėm disa sekonda mė pas, njė fqinj i tyre kishte kaluar me biēikletė dhe u kishte thėnė pėr Gjergjin. "Tanė tė qėlluan Gjergjin",- kishte thėnė ai teksa po ikte. Nė fillim dy gratė kishin kujtuar se atė e kishte qėlluar njeri me pėllėmbė. Ato nuk kishin dėgjuar asnjė zhurmė arme. Vetėm pak metra mė tej Gjergji dergjej i shtrisė nė tokė. "Unė iu afrova dhe i kapa duart. Nga koka po i dilte gjak",- thotė e mallėngjyer Remzie Halo. Menjėherė aty ishin afruar disa djem tė lagjes, tė cilėt e kishin shpėnė Gjergjin nė spitalin e qytetit. E gjithė kjo kishte qėnė e kotė, pasi Gjergji kishte vdekur nė vend.
    Hetimet
    "Tė gjithė e panė se kush e qėlloi, por asnjėri nuk flet. Ishte akoma ditė dhe njerėzit ishin nėpėr ballkone",- thotė Remzia. As ajo vetė nuk ėshtė nė gjėndje tė thotė se kush e qėlloi por tė gjitha dyshimet i ka tek njeriu me makinėn e errėt. Sipas saj, rruga ishte bosh dhe pėrveē asaj makine nuk kishte kaluar asgjė tjetėr. Vetėm mė vonė ajo kishte arritur qė tė kuptonte shikimin e 40- vjeēarit me bluzė bezhė me vija. Edhe njeriu qė u tregoi atyre pėr Gjergjin nuk pranoi qė tė fliste. Ai si tė tjerėt "nuk kishte parė gjė". Nė shtėpinė e tė ndjerit kishin shkuar edhe krerėt e policisė shqiptare tė asaj kohe. Ministri i Rendit, Spartak Poēi dhe drejtori i policisė sė qarkut, Xhavit Shala. Ata i kishin premtuar hetime tė shpejta dhe dėnimin e vrasėsve. Ndėrkohė hetimet e policisė qė nga ajo ditė mbetėn nė vėndnumėro. Vetėm njė herė kishte shkuar nė shtėpinė e Gjegji Halos njė oficer i policisė gjyqėsore dhe mė pas askush nuk ishte bėrė i gjallė. Oficeri kishte marrė me vete edhe disa materiale nė lidhje me problemet e Gjergjit. Ndėrtuesi mbante njė ditar personal ku shėnonte tė gjitha llogaritė dhe problemet qė kishte. Disa nga fletėt e kėtij ditari i ka marrė oficeri dhe tashmė nuk dihet se ku janė. Familjarėt tregojnė se nė kėto fletė flitej pėr problemet qė Gjergji kishte pasur me njė fqinjin e tij, Fatmir Eminin. Ky i fundit, i njohur ndryshe edhe si "Milja i Fierit", ishte i vetmi person qė kishte probleme me ndėrtuesin. Nė tė gjithė lagjen Gjergji njihej si njė njeri i respektuar. Ai kishte bėrė vetėm ndere dhe nuk prishte qejf me askėnd. Ndėrkohė pas vdekjes la gruan Rolandėn sė bashku me tre fėmijėt.
    Milja
    Policia e Fierit pėr kėtė vrasje ka akuzuar zyrtarisht Milen por gjykata e ka lėnė tė lirė pėr mungesė provash. Policia pretendon se ka qėnė Fatmir Emini ai qė ka kryer vrasjen, por njė gjė tė tillė nuk kanė mundur ta provojnė para gjykatės. Pėr tė gjashtėn herė Milja ėshtė pėrsėri nė burg por edhe kėsaj here pritet qė tė dalė shumė shpejt. Ai akuzohet pėr shkelje tė normave tė qarkullimit rrugor dhe falsifikim dokumentesh. Teksa ishte duke ecur me shpejtėsi Milja tentoi qė tė shtypte njė polic. Pėr kėtė gjest prokuroria e akuzon vetėm se ka shkelur normat e qarkullimit, ndėrkohė qė mund ta akuzonte fare mirė pėr tentativė vrasjeje pasi ka qenė nė rrezik jeta e policit. Nė momentin e ndalimit atij iu gjetėn me vete edhe njė palė targa false. Nė "legjendėn" e krimeve tė shumta qė pretendohen tė jenė bėrė nga Milja hyn edhe vrasja e ndėrtuesit. Nga hetimet operative ka dyshime se vrasja mund tė jetė bėrė pėr njė motiv krejtėsisht banal. Por sigurimi i dėshmitarėve ėshtė diēka e pamundur pėr hetuesit, pasi Milja konsiderohet si "padrinoja" i qytetit dhe askush nuk guxon tė ketė punė me tė apo njerėzit e tij. Madje nė njė variant tjetėr tė ngjarjes mendohet qė Gjergjin e ka vrarė njė njeri i afėrt i Miles, pasi ėshtė urdhėruar nga ky i fundit. Vetė faktet tregojnė se kjo ėshtė njė vrasje e kryer nga njė dorė profesioniste. Vetėm njė e shtėnė pistolete ne kokė dhe Gjergji Halo pushon sė jetuari. Dyshohet tė jetė pėrdorur njė pistoletė me silenciator krisma e mbytur e sė cilės ėshtė mbuluar nga zhurma e fėmijėve tė lagjes qė kanė qenė nė ato momente duke luajtur.

    KONFLIKTI

    Milja pengoi Halon tė ndėrtonte pallatin

    Konflikti ndėrmjet Gjergji Halos dhe Miles ka lindur pėr njė shkak krejtėsisht banal. Ata banonin vetėm pak metra larg njeri-tjetrit nė qytetin e Fierit. Gjergji nė njė pallat nėntėkatėsh dhe Milja nė katin e dytė tė njė pallati aty pranė. Ndėrkohė vetėm pak metra larg shtėpive tė tyre ndodhej njė tokė bosh. Kėtė tokė e bleu Gjergji pėr tė ndėrtuar njė pallat. Kėtu filloi edhe konflikti i tij me Milen. Ky i fundit i kėrkonte Gjergjit qė t'i jepte njė hyrje falas nė pallatin e ri qė do tė bėnte. Pėr tė arritur qėllimin ai i nxirrte si preteks dritėn e dielli. Sipas tij, pallati i ri do tė ndalonte dritėn qė hynte nė shtėpinė e tij. Sapo punėtorėt kryenin njė veprim me pallatin atėherė shfaqej Fatmir Emini. Ai u thoshte atyre qė tė largoheshin. Punėtorėt sa herė shfaqej Milja largoheshin duke ndėrprerė punėn. Ai u vidhte atyre edhe materialet e ndėrtimit. Pak kohė mė vonė me to ndėrtoi edhe shtesėn e shtėpisė sė tij. Kjo gjėndje vazhdoi pėr disa muaj me radhė. Punėtorėt shkonin nė punė dhe Milja i largonte. Kur pa se nuk kishte rrugė tjetėr, Gjergji, e la atė tokė dhe bleu njė tokė tė re nė afėrsi tė postės. Aty ai filloi qė tė ndėrtonte njė pallat tė ri, i cili u la nė gjysmė me vdekjen e tij. Edhe sot toka ku do tė ndėrtohej pallati i ri i inxhinierit Gjergji Halo ėshtė bosh. Banorėt e lagjes kanė filluar qė tė hedhin plehrat e tyre. Ndėrkohė familja po pėrpiqet qė tė gjejė dikė qė ta blejė tokėn. Kjo ėshtė e vėshtirė se Milja nuk lė njeri qė tė ndėrtojė aty. Edhe firma e Gjergjit vazhdon tė ekzistojė. Familja po paguan rregullisht taksat nė mėnyrė qė tė mos humbasė licencėn.

    FAMILJA

    Aty ku Gjergjin s'munden ta harrojnė

    Nė katin e katėrt tė pallatit qė Gjergji Halo ndėrtoi para disa vitesh, e ku shkruhet me shkronja tė verdha "Gjergj Halo" ndodhet shtėpia e tij. Aty ai ka lėnė pas qė prej ditės sė nxehtė tė 12 korrikut tė vitit 2000 nėnėn e tij Remzijen me flokėt e zbardhur nga mosha e nga dhimbja. "Ka dy vjet qė unė nuk dal jashtė shtėpisė. Nuk mė bėhet tė dal",- thotė gruaja qė nuk rresht sė qari, pėr brengėn qė ka nė zemėr. Shtėpia eshtė e madhe, e bukur dhe e mobiluar me finesė. Brenda atyre mureve rri nėna e tij sė bashku me gjyshen 100- vjeēare. Ajo nuk flet, as nuk qan, vetėm hesht dhe vėshtron parreshtur bijėn e saj me flokėt e bardhė e me dhimbjen nė sy. Dita ėshtė e njėllojtė pėr to. Nė shtėpi pasdite kthehet nipi, djali i Gjergjit, e pak mė vonė, kur mbaron orari zyrtar kthehet edhe e veja e Gjergjit, Rolanda, qė punon nė Kontrollin e Sigurimeve Shėndetėsore. Gati nė tė gjitha ditė e vitit aty ndihet po e njėjta atmosferė. Gratė e veshura me tė zeza, djali qė vazhdon vitin e dytė nė gjimnaz e kthehet veē pasditeve, dhe dy vajzat e mėdha, qė janė gjithmonė tė larguara nga shtėpia. E madhja studion nė Angli, ndėrsa e vogla, vazhdon studimet nė vitin e dytė nė fakultetin Ekonomik nė Tiranė. "Kėshtu ishte e thėnė",-thotė Remzija me tė zeza, ndėrsa kujton humbjen e tė birit. Mundohet tė rrėfejė ashtu siē di e si mundet, tė qartėsojė gjėrat, qė asaj ia fshehin gjithmonė. Pastaj ngrihet dhe tregon me dorė fotografinė e tė birit qė e mban pėrballė, pranė oxhakut nė dhomėn e pritjes. E merr nė duar dhe e sjell si me ndrojė, me njė pecetė nė dorė si pėr ta mbrojtur se mos bėhet pis apo pėson ndonjė gėrvishje.

    shekulli
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Tema tė Ngjashme

  1. Vezhgim historik mbi qytetin e Fierit
    Nga Hyllien nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2010, 18:04
  2. Inagurohet xhamia madhėshtore e Fierit
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 10:36
  3. Dhune ne spitalin rajonal te Fierit
    Nga Apolloni31 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 23:19
  4. Universiteti i Fierit
    Nga kembegjat nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 02:55
  5. Arratisen 3 tė burgosur nga paraburgimi i Fierit
    Nga Ujku'80 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •