koha jone
-------------------
Historia e mekatareve te Shqiperise
Nga Nafiz Bezhani "MEKATARE-2" eshte libri im i dyte qe i jepet lexuesit brenda vitit 2002. Nevojen e botimit te ketij libri e ndjeva ne jehonen e madhe qe pati libri i pare "MEKATARE", i cili edhe pse u ribotua brenda dy muajve, u shit menjehere dhe u deklarua "best seller". Botimi i librit "MEKATARE-2" ben te mundur sqarimin e shume enigmave qe per mungese te materialit arkivor, mbeten te paqarta ne librin e pare, por lexuesi njihet edhe me ngjarje te tjera agjenturore shume interesante, te zhvilluara realisht gjate periudhes se diktatures. Natyrisht, per te ruajtur te pacenuar figuren e personazheve reale, kerkese kjo e sanksionuar ne ligj, jane perdorur emra dhe pseudonime te ndryshme. Nje ngjarje e tille reale eshte pershkruar ne Kapitullin e pare: "Misioni Apollon", personazhi kryesor i te ciles, me emrin imajinar Sofo Mici, vazhdon te jete nje personalitet efektiv i ingranuar ne veprimtari shkencore e pedagogjike. Roli i tij, ne vitet 1985-86 dhe 87, per permiresimin e marredhenieve midis Shqiperise dhe Greqise, u vleresua ne ate kohe dhe pa dyshim, veprimtaria e tij mbetet me vlere edhe ne ditet e sotme. Vepra te tilla, ndonese bejne pjese ne fondin e nje organi te diktatures, te bejne te gjykosh mbi bazen e parimeve te llogjikes formale, me konkluzionin e pranueshem se per penalizimin e fajtoreve nuk duhet bazuar ne funksionin qe ka patur i prezumuari fajtor, por ne fajesine e vepres se tij, mbeshtetur ne prova ligjore e te pakontestushme, si dhe ne rrethanat e kryerjes se vepres penale. Ndoshta do te ishte me i qarte nje perkufizim i tille: Ne qofte se Sigurimi i Shtetit eshte deklaruar i zi, nuk kane patur te gjithe briret e dallit". Argumentet arkivore tregojne se shume agjente dhe bashkepuntore te ketij institucioni, kane kryer vepra te nje rendesie kombetare. Parimet mbi te cilat mbeshtetet penalizimi i fajtorit, luajne rol kryesor edhe ne realizimin e vete qellimit qe ndjek penalizimi i tij. Kur penalizimi bazohet ne prova dhe motive ligjore ai konsiderohet i drejte dhe i sherben qellimit si mase e prevencionit te posacem, apo e thene ndryshe si mase e edukimit te fajtorit, njekohesisht edhe si mase e prevencionit te pergjithshem, duke sherbyer si shembull per te tjeret. Por kur penalizimi eshte i pa bazuar ne prova ligjore, i pa motivuar dhe i pabazuar ne ligj, por pasoje i mllefeve, inateve personale, i smires, urrejtjes, i shfrytezimit te postit zyrtar, apo i veprimeve te tjera te paligjeshme dhe te pamoraleshme, penalizime te tilla bejne efekt te kundert. Ne vend qe penalizimi t'i sherbeje edukimit, ai i sherben akumulimit te urrejtjes, krijimit te ndjenjes se hakmarrjes dhe te vetgjyqesise.
Ne librin "MEKATARE-2" lexusi do te gjeje perseri opinione per absurditetet e ligjit nr.8043 dt.30/11/1995, sidomos per gazetarine, te pershkruar ne Kap.e 2-te, por edhe vleresime te pergjitheshme per permbajtjen jo profesionale, ndoshta edhe tendecioze apo qellimkeqe te disa dispozitave qe, ne fakt, kishin larguar vemendjen nga fajtoret e vertete qe duheshin penalizuar. Kur agjenti apo polici zbaton nje urdher te kundraligjshem, fajesia e tij nuk mund te jete kurre e barabarte me ate te urdher-dhenesit, i cili paraqet rrezikshmeri te theksuar qofte per funksionin urdher-dhenes, qofte per veprimtarine e ndergjegjeshme, qofte edhe per motivet e kesaj vepre te paligjeshme. Por ligji, cuditerisht, i kishte harruar fajtoret kryesore, ndoshta jo pa qellim. Ata po i lajne mekatet e tyre duke sakrifikuar ca ekzekutore. Ligji nuk i zinte ne goje kryetaret e Degeve dhe Drejtoret e Sigurimit, por jo vetem keta. Ligji nuk bente fjale as per Sekretaret e Partise se Punes qe udhehiqnin te gjithe veprimtarine e organeve te diktatures. Dhe, kur lexon kete ligj, te duket sikur vete ata e kane projektuar per te qene vet te qete. Nuk mund te thuhet ndryshe kur dihet se sekretaret e Partise te Punes miratonin cdo internim, arrestim apo denim te te ashtuquajturve kundershtare te regjimit, ishin vete ata qe benin listat e internimeve dhe debimeve, ishin ata qe drejtonin luften e klasave ne baze. Ne kete veshtrim, roli i organeve te Sigurimit te Shtetit nuk ka qene paresor edhe pse veprimet e tyre te kundraligjeshme jane te penalizushme. Per ta kuptuar me mire kete le t'i referohemi perkufizimit te bere nga vee Enver Hoxha: "Sigurimi i Shtetit eshte syri dhe veshi i Partise!" Kjo do te thote se truri dhe zemra eshte vete Partia, pikerisht ajo qe nuk u penalizua ne sistemin demokratik, ndoshta per rolin e madh qe i ishte ngarkuar ne kete proces. Ashtu si edhe ne librin "MEKATARE", lexuesi do te gjeje ne kete liber ngjarje te dhimbshme, por me nje trajtim human, qe pasqyron realitetin dhe te verteten, vetem te verteten. Kam qene i papajtushem dhe i rrepte ne ato raste kur jam ndeshur me njerez qe kane derdhur shpifje te pa skrupull ndaj personave apo institucioneve qe perpiqen te zbatojne ligjet ne veprimtarite e tyre. Dhe i kam perkrahur me gjithe zemer ata punonjes apo institucione qe luftojne te demokratizojne veprimet e tyre dhe te kryejne detyrimet sipas ligjit. Materiale te tilla interesante do te gjeni ne kapitujt 4,5 dhe 7. Ndoshta do t'ju bjere ne sy nje fare ndjeshmerie ndaj SHISH-it, kur te ballafaqoheni me qendrimin tim te patundur, jo ne mbrojtje te ketij institucioni, por, me shume, ne mbrojtje te se vertetes, i papajtushem me shpifje te pabaza, vulgare, qellimkeqe, denigruese, shkaterruse, antikombetare. Me qendrime te tilla nuk duhet dhe nuk mund te pajtohet asnje njeri i ndershem. Nje material te tille do te gjeni ne Kapitullin e 4-te: "Ne daren e nje kurthi", ku pasqyrohet debati televiziv qe kam zhvilluar ne TVSH me Z.Hajdari, Ngjela dhe Rama. Debati kishte per objekt veprimtarine e Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figarave, por nder ceshtjet me serioze ishte nje akuze shume e rende e bere publike nga nje funksionar i larte i politikes shqiptare per SHIK-un, por qe prekte edhe veprimtarine e Komisionit. Duke patur parasysh faktin se me SHIK-un krijova marredhenie institucionale shume te mira qysh ne ditet e para te krijimit, kisha bindje te plote se nje shpifje kaq e rende behej me qellime te prapshta dhe nuk kishte asgje te vertete. Une shkoja per cdo dite ne ate institucion dhe shikoja me kenaqesi perpjekjet e shumta qe benin per te ngritur nje institucion te ri, ligjor dhe demokratik, qe te mos kishte ngjasim as me SHIK-un e vdekur, as me Sigurimin e Shtetit. Por cuditerisht, keto perpjekje nuk shikoheshin me simpati nga disa personalitete te larta te politikes shqiptare, perkundrazi, qysh ditet e para te krijimit dhe vazhdimisht, hidhnin mbi te balte dhe gure! Por, per cudine time, u leshuan shpifje qe cenonin edhe veprimtarine e Komisionit te Kontrollit te Figurave. Edhe pse veprimtaria e Komisionit kishte perfunduar me ligj qysh me 31 Dhjetor 2001 dhe Kuvendi vleresoi larte kryerjen me sukses te kesaj veprimtarie, degjova me neveri nje deklarate bombe, nga nje personalitet qe nuk e ka per turp te genjeje e te shpif, te beje politike vete me genjeshtra e me cpifje. Ai tha se kishte informata te sigurta se ne SHISH, 97 per qind e punonjesve ishin sigurimsa. Ne keto 10 vjetet e fundit, veshet tane jane mesuar me lloj-lloj shpifje dhe genjeshtra nga me te shemtuarat. Ne qofte se do te regjistroheshin te gjitha shpifjet per milionet dhe miliardat e vjedhura nga funksionaret e larte te shtetit, nuk ka dyshim se Shqiperia do t'ia kalonte edhe Kuvajtit ne bursat financiare. Te tilla shpifje, te nje karakteri sistematik ndaj SHISH-it ndjekin qellime djallezore, sepse synojne krijimin e kushteve per ta vene ate nen kembe, per ta bere nje institucion te karakterit politik nen diktatin e individeve te caktuar, apo per interesa te tjeter kujt. Deklarata sipas te ciles ne SHISH ka 97% sigurimsa jo vetem qe nuk eshte e vertet-, por eshte revoltuse. Nga regjistrat e mia rezultojne 22 per qind e efektivit te jene me shkollen e ish Ministrise se Puneve te Brendshme, por qe te gjithe pa pengesa ligjore. Ata qe kishin pengesa ligjore u larguan pa asnje kundershtim. Departamenti i Kontrollit te Kryeministrit raporton se ne kete institucion rezultojne 27 per qind. Do te pranoja nje diference kaq te vogel te mireqene, por deklarata per 97 per qind eshte baraz me trefishin e shifres se vertete. Por, kur genjen pak, sic eshte rasti i Departamentit te Kontrollit te Kryeministrise, edhe mund ta pranosh, njelloj sic pranon qumeshtin me uje, por kur genjen shume, si i "nderuari" funksionar i larte, nuk mund ta pranoje njeri, se eshte njelloj si uje me qumesht. Eshte e habitshme kur shikon se ne shpifjet dhe genjeshtrat kunder SHISH-it eshte perfshire aktivisht edhe Partia Socialiste qe e krijoi vete kete institucion. Nen presionet e opozites ajo pranoi se SHIK kishte kryer kontrabande armesh me Kosoven. Nje akuze qe hedh balte jo vetem mbi SHIK-un, por edhe mbi UCK-ne heroike te Kosoves. Keto shpifje u vleresuan fillimisht nga ish-Kryeministri Majko, i cili shkoi deri atje sa i kerkoi Presidentit shkarkimin e Kryetarit te SHIK-ut. Por zoti Majko e studioi me thelle ceshtjen dhe vleresoi objektivisht si te drejte qendrimin e mbajtur nga SHIK-u ne ate periudhe. Per pasoje, zoti Majko beri nje mbrojtje teper dinjitoze dhe te admirushme kur Kuvendi shqyrtoi problemin e SHISH-it. Por krejt ndryshe ndodhi me zotin Nano. Duke treguar figuren e njeriut inatci dhe hakmarres, ai hartoi tekstin e shkarkimit te Kryetarit te SHISH-it, menjehere pas hypjes ne kulltukun e Kryeministrit, me akuzen qesharake se kishte mbetur pas SHISH-it. Kjo eshte llogjika e njeriut qe vendos kalin pas karroces, llogjika e marrjes neper kembe te institucioneve te rendesishme dhe te personaliteteve te shquara, llogjika e njeriut te paprincip. Personalisht nuk kam per qellim te mbroj SHISH-in, per shkak se ky institucion ka njerez te afte, te drejte dhe te guximshem qe do te thone patjeter fjalen e tyre, por kjo nuk me pengon te them edhe une mendimin tim per ato ceshtje qe i njoh mire dhe qe kane lidhje me ushtrimin e detyres time si Kryetar i Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave. Si cdo qytetar kam te drejten te shpreh mendimin tim edhe per problemet e tjera te ngritura per kete institucion, por per to do te gjykoja vetem pasi te ballafaqohesha me provat. Me ben shume pershtypje fakti qe kryetari i SHISH-it, zoti Fatos Klosi, akuzohet se ne vitin 1998, pikerisht kur sapo krijohej ky institucion mbi germadhat e SHIK-ut te vdekur, paska bere faj se ka blere pa tender publik dy apo tri makina per sherbim, ndersa ka lene ne terr nje ngjarje tjeter shume te madhe, ate te trazirave te 14 shtatorit. Ate dite zoti Nano drejtonte nje mbledhje te Keshillit te Ministrave. Ndersa po fliste, dikush e kerkoi ne telefonin celular-sekret. Ai u cua, porositi ministrat te vazhdonin diskutimet dhe vete ua mbathi pa drejtim. Por mbeti enigme: "Kush valle e mori ne telefon zotin Nano dhe c'fare i tha ai z. Nano dhe perse ai nuk u tha asgje shokeve?"
Qarkulluan plot thashetheme, sikur gjoja ate e kishte marre ne telefon nje i vetequajtur gjeneral Nehati, se ai e kishte shoqeruar ne rrugen e Durresit, se ai kishte folur edhe me Sulejman Shehun, pronarin e "Panorama" ne malin e Dajtit, per ta strehuar atje, por ai nuk kishte pranuar etj.etj. Por nje njeri normal nuk mund tu besoje thashethemeve te tilla, llogjika nuk mund te pranoje bashkepunimin e Kryeministrit me delikuent te till`, Kryeministri nuk mund t'ja besoje kujtdo numrin e celularit sekret, apo sigurimin e jetes se tij, sepse ai ka institucione te posacme qe merren me keto veprimtari. Por ne rast se institucionet e posacme, ku perfshihet edhe SHIK-u, e lane kryeministrin ne rrezik dhe jeta e tij shpetoi ne saje te miqve te tij, qofshin keta njerez ordiner, ne qofte se institucionet e posacme, te drejtuara prej tij, e lane edhe Kryeministrine te digjej, e lane edhe Kuvendin te vidhej, Radio-televizionin Shqiptar te pushtohej, Garden e Shtetit te shkaterrohej dhe tanket e saj te grabiteshin, dyqanet e Tiranes te shkaterroheshin e te vidheshin, popullaten e Tiranes te terrorizohej, ne qofte se ata e lane shtetin ne nje rrezik kaq te madh, atehere, zoti kryeminister, perse ia mbulon keto SHIK-ut, apo organeve te tjera dhe hidhej ne nje fature makine, kaq qesharake per ekonomine tone? Mos valle dicka tjeter, personale, mund te kete me shume rendesi per ju? Ne qofte se do te ishte keshtu, do te quaja fatkeqesi per kombin qe ju ka besuar timonin, per shkak se nuk mund te ecet perpara pa principialitet dhe i coroditur, do te ishte njelloj sikur te kerkonit te kaperceni oqeanin me nje barke te cpuar. Grumbulli i dyshimeve per ngjarjet e renda te dekades se fundit, perben nje nga temat me te veshtira te analizes juridike, mediatike apo letrare, per shkak se cdo veper me objekt studimi, eshte e lidhur ngusht me interesat e politikes aktuale dhe gjendet ne mbrojtjen dhe survejancen e rrepte te saj. Strategjia e heshtjes se gurte, e adoptuar nga forcat kryesore te politikes shqiptare, synon te mbuloje cdo gjurme dhe te hedhe ne koshin e harreses kete pjese dramatike te historise se popullit shqiptar. Por sido qe te behet, ajo do te zgjohet, sepse e kaluara ndricon te ardhmen. Kush kerkon te fshehe te kaluaren nuk mund te siguroje te ardhmen. Te kaluaren e harrojne vetem te marret dhe njerezit e pamoralshem.
Kisha deshire te shkruaja per keta mekatare te politikes se re te Shqiperise, shume nga te cilet jane ushqyer me gjirin e "nenes"- Parti! Kisha deshire te plotesoja "trilogjine" e mekatareve te Shqiperise, te atyre mekatareve qe i ulen asaj "kryet ne hi!" E ndjej per detyre dhe do te isha shume i lumtur ne rast se do te mund t'i jepja lexusit librin: "Mekatare-3", me heronjte kryesore: bijte me te mallkuar qe ka njohur historia e Shqiperise. Edhe ne qofte se Zonja e nderuar e Hages, Del Ponte, nuk do te kishte mundesi ta lexonte kete liber, me prova te pa kontestushme, populli shqiptar do te lexoje, do te pelqeje dhe do te shfryje me gjithe urrejtjen e tij kunder mekatareve qe e kane bere te vuaj ne varferi e mjerim.
-----------
Krijoni Kontakt