Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Mbi Apokrifet

    Fillimisht termi <> i greqishtes karakterizonte librat e Rabbineve ne kohen e Krishtit qe i fshenin neper shpella si te pa pershtatshme per lexim. Ishin te pa pershtatshme per shume arsye, sepse ishin te vjeteruara, sepse ishin ne gjendje te keqe ose kishin tekst te fallcifikuar si shtese ose plotesisht te mbushura me mite e genjeshtra.

    Me vone ngeli te perdoret terimi <> per arsyen e fundit. Pervec librave Kanonike dhe Apokrife kemi dhe disa libra te tjere te cilet gabimisht jane konsideruar si kanonike nga disa shkrimtare te lashte, pa te jene te tille por as fallcifikime. Jane libra origjinale nga disa Eter Apostolike, te pafrymezuara por sigurisht pa qellime heretike. Keto konsiderohen si te lexueshme dhe jo fallcifikime por vetem se nuk konsiderohen si te pagabueshme per te Verteten shpetimtare dhe as burim i zbuleses.

    Apokrifet, qe shkruheshin qe nga shekulli i II ose edhe nga i I deri ne shekullin e V shumica, pa munguar e dhe te mevonshmet, jane shume me teper se 27 librat origjinale te Kanonit te Dhjates se Re. Meqe shume nga ato nuk na shpetuan nuk mund te themi me siguri sa ishin. Ketu dua te sqaroj se shume mendojne dhe e lene te duket ne librat e tyre se te Krishteret i zhduken keto libra. Nje mendim i tille del edhe tek libri 'Kodi i Da Vincit' i Dan Brown ku akuzon Kishen Katolike dhe Vatikanin se beri c'mos per te zhdukur librat e tjere.

    Kjo nuk eshte e vertete. Ne kohet e lashta librat kopjoheshin nga shkruesit qe te perhapen keshtu qe libra qe nuk permblidheshin ne Kanonikun e Kishes nuk kopjoheshin dhe gjendeshin ne pak kopje, keshtu qe nuk na kane shpetuar shume te tilla.

    Disa karakteristika te pergjithshme qe kane librat apokrife jane keto:

    1. Shfaqen me pretendime frymezimi te shenjte, zbulese dhe mbajtje te se vertetes.

    2. Shfaqen me fallcifikim te autoritetit te Apostujve duke u paraqitur si vepra te tyre.

    3. Jane te mbushura me mite dhe pergjithesisht jane kakodokse sepse u shkruajten ose nga heretike jashte Kishes qe donin me qellim te shtremberonin te verteten, ose nga medioker, te semure, te paditur te cilet as interesoheshin per pergjegjesine kunder se vertetes as kishin gjetur te verteten e besimit te Krishtere.

    Qellim i shkrimtareve te apokrifeve, neqofte se ishin heetike ishte perhapja e pikepamjeve te tyre heretike, kurse neqofte se ishin nga te tjeret kishin si qellim fitimin duke perfituar mbi njerezit naive.

    4. Apokrifet shpeshhere jane ne me te vogla se librat origjinale.

    5. Per emrat e tyre mund te them se mbajne emra si te librave origjinale, pra per Dhjaten e Re kemi kater lloje librash, Ungjille, Vepra, Letra, Zbulesa; keshtu qe edhe ata qe shkruajne apokrife mbajne te njejtat emra por edhe disa emra nga Dhjata e Vjeter si Profeci, Psalme etj.

    6. Per permbajtjen dallohen apokrifet sepse <> librat kanonike psh. c'fare beri Krishti nga rrethprerja deri ne vitin 30 te moshes se Tij, si predikoi Mateu, Natanaili, Simon Kananiti dhe shume te tjere qe nuk u referohen veprat ne librin kanonik te Veprave, c'fare pa Pavli ne qiellin e trete dhe te tilla.

    Me pshte do permend disa nga apokrifet qe na arrijne deri me sot si tekst ose disa deshmohen se kane egzistuar:

    1. Ungjille. Protoungjilli i Jakobit, Ungjilli i 12 Apostujve, Ungjilli sipas Pjetrit, Predikimi i Pjetrit, Ungjilli sipas Mateut (tjeter nga origjinali), Ungjilli sipas Thomait (gnostik), Ungjilli i Thoma Izraelitit ose femijeria e Zotit, Ungjilli sipas Matias, Ungjilli sipas Filippit, Ungjilli sipas Bartolomeut, Ingjilli sipas Judes (kjo qe qarkulloi tani dhe referohet per here te pare nga Irineu ne 180), Ungjilli sipas Andreas, Ungjilli sipas Tadeut, Ungjilli sipas Barnabes, Ungjilli i Hebrejve, Ungjilli i egjiptianeve, Historia e Jozefit marangoz, Ungjilli i Nikodemit ose Notacionet e veprave te Pont Pilacit.

    2. Vepra. Veprat e Apostujve (tjeter nga origjinali), Veprat e Pavlit, Veprat e Pavlit dhe Theklles, Veprat e Pjetrit, <> (=Vepra te Pjetrit), Periudhat e Apostujve (= Veprat e Apostujve Pjeter, Gjon, Andrea, Thoma dhe Pavlit), Veprat e Pavlit dhe Pjetrit, Veprat e Gjonit, Veprat e Thomait, Veprat e Judes dhe Thomait, Veprat e Tadeut, Veprat e Andreas, Veprat e Bartolomeut, Veprat e Filippit, Veprat e Matiut, Veprat e Barnabes, Predikimi i Tadeut.

    3. Letra. Letra e III e Pavlit derguar Korinthasve, Te Korinthasve derguar Pavlit, Filippasve II, Pavlit derguar Laodikasve, Pavlit derguar Aleksandrasve, Letershkembimi i Pavlit dhe i Senekes, Letershkembimi i Krishtit dhe i mbretit Avgar, Letra e Popl Luntulit (ku pershkruhet pamja e Krishtit, kjo leter ishte e nevojshme per piktoret e Bizantit), Letra e 11 Apostujve, Urdherat e Apostujve, Ligjet e Apostujve.

    4. Zbulesa. Zbulesa e Gjonit (tjeter nga origjinali), Zbulesa e Pjetrit, Zbulesa e Pavlit, Thirja e Pavlit, Zbulesa e Thomait, Zbulesa e Stefanit, Kleri i Apostujve, Zbulesa e Maries, Metastasi i Maries.

    5. Te tjera. Profecite Sivilike, Bariu i Erma-it, Profecia e re (e montanisteve), Psalmet e Valentinit, Hymnet e Vasilidit, Ungjilli i Vasilidit, Thesauri, Themeli (latinisht: Fundamentum), Centimetri per Krishtin (latinisht: Centimetrum de Christo).

    Libra qe u morren gabimisht si kanonike por nuk jane te tilla por as apokrife jane Letrat e Klementit te Romes dhe te Ignacit te Antiokise, dhe Mesimi i Apostujve e cila shkruhet keshtu jo sepse shfaqet me pretendime sikur u shkruajt nga Apostujt por sepse eshte Mesim qe u kushtohet Apostujve por u shkruajt shume me vone pa shume korrektesi. Libra te tilla jane c'do liber te Eterve te Kishes si te Joann Gojartit, Athanasit te Madh etj, pra qe nuk kane gabime por nuk jane te frymezuara nga Shpirti i Shenjte.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tannhauser,

    Meqenese permende Ignatin dhe Klementin, doja te dija a jane autentike letrat e tyre?

    Dmth a jane shkruar vertet nga nxenesit e apostujve, apo me vone?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Meqenese permende Ignatin dhe Klementin, doja te dija a jane autentike letrat e tyre?
    Po jane autentike.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Une kam lexuar (nga Ungjillet) Ungjillin e Nikodemit ku ka raportin e Pilatit derguar perandorit Tiber dhe flet per Krishtin. Ungjillin e Judes (keto kohet e fundit) dhe Ungjillin e Egjiptianeve ku flet Jezusi me Salomin.

    Per te tjerat kam njohuri te pergjithshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 12-05-2006 mė 11:40

Tema tė Ngjashme

  1. E verteta per Jezusin...
    Nga rudo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-04-2003, 00:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •