Reportazh nga kryeqendra e shqiptarėve tė Kosovės. Ana e panjohur e qytetit dhe kultura e pasur urbane e zhvilluar veēanėrisht nė vende gjysmė tė fshehta, gjysmė ilegale.
Pamja tjetėr e Prishtinės, ajo qė nuk shihet nga kalimtarėt e rastit, ėshtė padyshim kultura urbane me lokale tė sistemuar mė sė miri dhe njė jetė mbrėmjeje qė zhvillohet veēanėrisht nė skuta pothuajse tė fshehta, por tė mbipopulluara. Tre vjet pas dorėzimit tė Jugosllavisė, kryeqyteti kosovar duket se po pėrballet me vėshtirėsitė qė paraqet rruga e gjatė drejt ndėrtimit tė shtetit, pavarėsisė. Pavarėsisht zhvillimit tė shpejtė tė dėshirės pėr tė bėrė para me ēfarėdolloj mjeti, duket se prishtinalitė vazhdojnė tė jetė tė dashuruar pas kulturės urbane.
"Urbania"
"Asht qytet i bukur, por nuk ka lumė", -thotė nė idiomėn gegė Migjen Kelmendi, botues i gazetės "Java". "Ne i kishim dy lumenj tė vegjėl, por gjatė kohės sė serbit u futėn nė kanale nėn asfalt", - vajton zoti Kelmendi, i cili gjatė rinisė sė tij tė hershme ka kėnduar edhe njė kėngė me titullin "Heroi i qytetit pa lum", pjesė e albumit tė ripublikuar "Gjurmėt".
"Urbania" ėshtė suplementi i gazetės "Java" mbi jetėn kulturore tė Prishtinės, por ėshtė edhe emri i njė radioje tė vogėl. Pėrveē emrit, "Java Urbania" dhe radio "Urbani", kanė tė pėrbashkėt pėrdorimin e idiomės gegė pėr transmetimet e tyre. Janė ndėr mediat e pakta tė kėtij lloji nė hapėsirėn shqiptare.
Nė rast se hyn nė njė dyqan kasetash apo disqesh muzikore nė Prishtinė mund tė shohėsh njė pamje tjetėr, ndryshe nga simbolet e Adelina Ismajlit apo Sabri Fejzullahut, simbole me tė cilat kultura kosovare ėshtė paraqitur prej kohėsh nė Tiranė. "Sunny Ledfurd", "The Dynasty", "Por-no", grupe muzikore qė shprehen nė rock, "House", "Rap" dhe rryma tė tjera. Mė pas vijnė grupe "mė shumė shqiptare" Minatori", "Tingujt e qyteteve dhe Shpellave tė Kosovės", "Boll Ma"! "Flej Dath".
Muzika rinore kosovare po pėrballet sot me betejėn e dytė mė tė madhe. Dikur, nė vitin 1981, nėn ndikimin e grupeve serbe "Bijelo Dugme" dhe "Idoli", rock-u u bė kolona muzikore e demonstratave studentore tė vitit 1981. Gazeta "Rilindja" nisi njė fushatė famėkeqe kundėr rock-ut kosovar, ndėrsa gazetarė tė tjerė si Veton Surroi dhe Halil Matoshi, kundėrshtuan. Gjithshka u kurorėzua me triumfin e rock-ut nė festivalin "Boom": Traktori Ferguson. Edhe muzika "Rap" ėshtė zhvilluar mė sė miri nė Kosovėn e pasluftės. Madje po tė bėsh njė krahasim me Tiranėn, "Rapi" kosovar ėshtė shumė mė i dėgjueshėm dhe mė i njohur. Rimat qė krijojnė kėngėtarėt nga Kosova janė shumė mė tė mira se ato tė "grupeve" shqiptare nė Tiranė. Edhe pse janė gati imitime tė raperave amerikanė ato kanė njė stil tė veēantė, qė nuk mund ta gjesh nė Tiranė, ndoshta kjo edhe sepse gjuha e pėrdorur ėshtė disi mė urbane. "Rap-Music made in Kosova" pėrmban fjalorin e pėrditshėm tė rinisė kosovare me njė rimė tė pėrputhur.
Sot, duket se rock-u kosovar dhe kultura urbane e Prishtinės po pėrballen me njė betejė mė tė egėr; lufta kundėr komercializmit. Muzika "alla turqini" ėshtė bėrė "dritarja" nga e cila Tirana sheh Prishtinėn ndėrsa nė kryeqytetin kosovar vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė shmangur komercializmin.
Night club
Lokalet e jetės sė natės nė Prishtinė janė pak vėshtirė pėr t'u gjetur. Ato nuk kanė reklama gjigande qė tė ndriēojnė rrugėt e qytetit si nė Tiranė, por tabela tė thjeshta. Madje nė disa raste tabelat janė tė parėndėsishme se qė as emrat e lokaleve nuk duken nė to. E megjithatė kjo nuk ka rėndėsi. Nė rast se do tė hysh nė njė nga lokalet e natės nė Prishtinė nuk do tė bie ndėr mend as pėr emrin e as pėr tabelėn, por do tė harrosh gjithēka sapo tė shijosh atmosferėn. Ritmi i muzikės brenda lokaleve dhe gjallėria as qė nuk i ngjajnė asaj me tė cilat Kosova ėshtė prezantuar tek ne. Muzika ėshtė krejt ndryshe, "made in" Kosova e re. "Havy metal", "New Wave" por edhe ritme tė tjera muzikore, tė gjitha tė kėnduara nga grupet e reja kosovare. Nė bazė tė muzikės qė vihet ndryshojnė edhe lokalet e Prishtinės. Ato qė ende kanė mbetur tradicionale preferojnė qė tė vėnė muzikėn patriotike, "old fasion" kosovar.
Nė rrugėn kryesore tė Prishtinės bie nė sy restoranti galeri "Hani i Dy Robertėve", me emėr tė marrė sipas legjendės sė treguar nga Kadare mbi hanin, ku dy princa me emrin Robert biseduan dhe vendosėn paqen? njėfarėlloj klubi politik. Mė pas mund tė vizitosh lokale si "Papillon" tė zbukuruara me flutura tė balsamosura, XL apo "Gruri". Pa harruar bar "Borges", ndėrtuar nė kujtim tė poetit.
Nė lokalet e Prishtinės dėgjohet shpesh edhe muzika e lehtė shqiptare, sidomos kėngėt e prodhuara mė sė fundmi, por nuk mungon as muzika e huaj bashkėkohore. Ajo vihet rrallė, vetėm pėr disa minuta, si pėr tė pushuar ndėrmjet grupeve tė kėngėve shqiptare. Ndėrkohė njė tjetėr moment pushimi nė kėto lokale ėshtė edhe humori. Vendalinjtė e kanė me shumė pasion imitimin e personazhve tė tyre politike, sidomos kur ata debatojnė me njėri -tjetrin. E mė pas, nė varėsi tė bindjeve tė tyre politike, ata paraqesin politikanėt si personazhe pozitivė ose negativė. Pėr tė kėnaqur miqtė e shpeshtė qė vijnė nga Shqipėria ata janė mėsuar qė tė imitojnė edhe politikanėt shqiptarė, por nė njė mėnyrė paksa ndryshe, duke pėrdorur theksin kosovar. Shqiptarėt e kosovės duket se nuk janė zhgėnjyer ende nga politikanėt e tyre, siē ka ndodhur nė Tiranė. Ėshtė shumė e ēuditshme por kėngė, tė cilėt nė Shqipėri i dėgjon vetėm shkarazi nė ndonjė radio teksa po udhėton me makinė, nė Kosovė janė shumė tė pėrhapura. Prishtinalit i njohin ato kėngė shumė mė mirė se pjesa kryesore e tiranasve, ku edhe luhet kjo muzikė. Ata kėndojnė me vete edhe pjesėza tė vogla tė kėtyre kėngėve dhe shohin tė ēuditur nga shqiptarėt, tė cilėve kjo nuk i bėn asnjė pėrshtypje.
Njė tjetėr atmosferė paraqitet nė lokalet e reja. Ato janė krejtėsisht ndryshe nga ato tradicionale, madje disi misterioze. Muzika dhe gjallėria e njerėzve ndyshon si nata me ditėn. Nė lokalet tradicionale kėrcehen kėngė popullore ose patriotikė nė lokalet e tjera rinia kosovare shpėrthen me tė gjithė energjinė e saj.
Turma
Rinia kosovare ende nuk ėshtė mėsuar me lirinė qė ka nė dispozicion. Pasi ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės nė shtypjen e serbėve ata nuk arrijnė qė tė ambientohet me ata qė tashmė kanė nė dorė. Ata nuk arrijnė ende qė tė konceptojnė se ēfarė ėshtė kėnaqėsia personale, por mjaftohen me kėnaqėsinė kolektive. Kjo vihet re menjėherė sapo hyn nėpėr lokale. "Duhet tė shkojmė nė atė lokalin atje pasi ka shumė njerėz", -thonė ata. Mjafton qė lokali tė jetė i njohur dhe tė shkojnė disa njerėz dhe menjėherė popullohet sikur tė jetė vendi mė i mirė i qytetit. Ndonėse shumė nga lokalet nuk kanė asgjė pėr t'i ofruar klientėve tė tyre ata vazhdojnė qė tė popullohen. Tė rinjtė e Kosovės nuk arrijnė qė tė konceptojnė qejfin pėr veten e tyre, tė shkojnė nė njė lokal qė atyre u pėlqen. Ata vazhdojnė qė tė bashkohen me "turmėn" nė njė lokal, edhe pse ai mund tė mos jetė nga mė tė mirėt. Rastis qė nė njė rresht me pesė lokale njėri prej tyre tė jetė i mbushur nė maksimum me njerėz, ndėrsa nė katėr tė tjerėt vetėm kamarierėt e banakierėt. Madje lokalet e tjera mund tė jenė shumė mė tė mira dhe me ēmime mė tė lira sesa i pari, por kjo gjė nuk mjafton. Ndėrkohė mjafton qė tė hapet njė lokal i ri dhe menjėherė popullohet nga tė gjithė duke u bėrė njė nga lokalet mė tė frekuentuara. Dėshira pėr tė provuar gjithēka qė mė parė nuk mund tė provohej i tėrheq ata drejt tė resė si njė magnet.
Shoqėria
Banorėt e Prishtinės duket se janė shumė tė hapur ndaj influencave tė reja, ndėrsa tė rinjtė e saj duket se bėjnė njė jetė shumė mė tė "shthurur" se tė rinjtė e Tiranės. Lokalet e natės janė tė mbipopulluara nga djem dhe vajza, ndėrsa vajzat e Prishtinės apo tė Gjakovės nuk kanė kurrfarė problemi tė pranojnė se bashkėjetojnė me djem. Megjithatė vihet re se konservatorėt dhe liberalėt e jetės shoqėrore i kanė shpallur luftė njėri-tjetrit. Nga njera anė takohen djem qė theksojnė se nuk dėshirojnė tė bėjnė seks para se tė martohen, nga ana tjetėr takohen lėvizje si Post-pesimistėt qė mbėshtesin revolucionin seksual duke organizuar mbrėmje rinore kundėr Sidės dhe nė mbėshtetje tė rritjes sė informacionit mbi seksin. Prishtina ėshtė e mbushur sot anekėnd me shtėpi publike tė toleruara gjerėsisht nga autoritetet pėr tė shmangur pėrplasjet mes trupave tė NATO-s dhe popullsisė vendase.
Rrugėt e Prishtinės janė mbushur me ish -luftėtarė tė mbetur pa punė si nėpėr veprat e Remarkut. Ndėrkohė, tė rinjtė qė dinė gjuhė tė huaja janė punėsuar gjerėsisht pranė autoriteteve ndėrkombėtare kryesisht si pėrkthyes. Mijėra tė rinj qė dinė anglisht apo gjuhė tė tjera shoqėrojnė trupat e NATO-s gjatė patrullimeve tė NATO-s dhe marrin deri nė 700 euro nė muaj.
Tradicionale
Zyrat e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės janė vendosur nė tė vetmen shtėpi karakteristike osmane qė gjendet sot nė Prishtinė. Ndėrkohė, nė lagjen e vjetėr mund tė vizitohen tre xhamitė, njėra prej tė cilave e pikturuar me blu si dhe kullėn e sahatit. Nė Prishtinė mund tė vizitohet edhe biblioteka, Galeria e arteve apo Universiteti nė "Bregun e Diellit", ku u zhvilluan ngjarjet e vitit 1981. Pranė departamentit tė policisė, sot kanė mbetur vitrinat e minave. Dy vitrina nėn qiell tė hapur ku janė vendosur tė gjitha llojet e minave qė janė pėrdorur nė Kosovė pėr t'i treguar kalimtarėve se ēfarė nuk duhet tė prekin. Sakaq kėto vitrina janė pagėzuar me emrin, "Muzeu i Minave". Si nė Prishtinė, ashtu edhe nė Tetovė gjendet "Kodra e Diellit", vendi ku binė rrezet e para tė diellit nė mėngjes.
Albumi multimedial. Gjurmėt LP
Libri. Na nė vedi nji tregim autentik ku na paraqiten e na rikujtohen shumė momente qė i kemi jetue e kalue bashkė: demonstratat e vitit 81; Interaksionet e rock-skenės jugosllave; popullariteti dhe influenca e grupit "Bilejo Dugme" dhe "Idoli"; gazeta "Rilindja" dhe fushata famėkeqe e saj kundėr rockut kosovar; polemika e gazetarėve Veton Surroi dhe Halil Matoshi pėr rockun. Festivali i rockut i titulluem Boom; Traktori Ferguson; lumi qė s'asht i Prishtinės dhe kanga pėr te; Ambėltorja "Elida"; shembja e komunizmit; shenjat, ndjellja dhe anticipimi i luftės; "Shqipnija e tranueme"; "Kosova e deportueme" dhe shumė e shumė tekste kangėsh. Marrė nga gazeta "Java".
"Bum Bum Rum", njė dritare shqiptare nė Prishtinė
Si tė mos mjaftonin lokalet vendase, nė kryeqytetin kosovar ėshtė hapur edhe njė lokal shqiptar. Ai ėshtė "Bum Bum Rum"-i, i cili pasi bashkia e shkatėrroi nė Tiranė u transferua nė Kosovė. Prej gati njė viti ai ėshtė njė nga lokalet mė tė populluara tė Prishtinės. "Bum Bum Rum"-i ashtu si ka qėnė nė kryeqytet ėshtė zhvendosur nė Prishtinė. Edhe pamja e lokalit ėshtė gati e ngjashme me atė qė ka qėnė nė Tiranė, por me ndryshimin e vetėm se ėshtė paksa mė i gjėrė, sikur ta kishte zgjatur dikush. Edhe stafi i lokalit pėrbėhet kryesisht nga shqiptarė tė ardhur nė Kosovė. Me tė marrė vesh se nė lokal kanė ardhur njerėz nga Tirana ata vijnė e tė pėrshėndesin plot dashamirėsi. Mė pas tė tregojnė pėr ecurinė e PUB-it tė muzikės "Kemi pasur shumė klientė por tani ritmi i punės ka rėnė", -tregon njė nga kamarierėt e lokalit megjithėse pista e kėrcimit ėshtė plot. Nė fillim lokali pati me tė vėrtetė njė "bum" klientėsh. Me tė marrė vesh se ishte hapur njė lokal shqiptar prishtinakėt u dyndėn atje. Lokali mbushej aq shumė saqė truprojat nuk lejonin mė njeri qė tė hynte brenda. Nė lokal njerėzit rrinin aq ngjitur me njėri -tjetrin sa kishte me tė vėrtetė kuptim shprehja popullore: "Nuk ke ku tė hedhėsh kokrrėn e mollės". "Ata nuk kėrcenin pasi nuk kishin vend, por vetėm qėndronin duke rrėkėllyer birrat", -tregojnė punonjėsit e lokalit. Ndėrkohė afėr "Bum Bum Rum" -it po hapet njė tjetėr shqiptar. Prishtinakėt nde nuk e dinė se ēfarė lloj lokali do tė jetė ky, por atyre u mjafton vetėm fakti qė ėshtė nga Shqipėria qė tė shkojnė e ta vizitojnė.
Pak nga pak, kosovarėt kanė filluar tė kuptojnė efektet e "pavarėsisė sė dhuruar". Mungon e drejta pėr tė ndėrtuar.
Depresioni i madh i pasluftės
"Unmik, Zonja dhelpėr". Nė njė mur tė lagjes sė vjetėr tė Prishtinės shihet njė dhelpėr e pikturuar me diēiturėn e mėsipėrme, ndėrsa nė vende tė tjera mund tė gjesh parulla edhe mė tė ashpra si "UNMIK jashtė". Shqiptarėt e Kosovės kanė filluar tė bėhen mosbesues ndaj autoriteteve ndėrkombėtare. Nė gazeta mund tė gjesh shpesh artikuj kundėr planeve pėr reforma privatizuese apo kundėr politikave ekonomike qė po zbatohen. Sindikatat po shtojnė protestat duke kėrkuar mbrojtjen e punėtorėve qė pritet tė nxiren pa punė nga reformat. Krimi i organizuar po merr pėrmasa shqetėsuese. Gjobat dhe kontratat detyruese tė shit-blerjes po bėhen pengesė pėr zhvillimin e konkurrencės. Depresioni i madh filloi kryesisht pas janarit tė kėtij viti, kur kėmbimi i markės me euron solli ritjen e ēmimeve zyrtarisht 12 pėr qind, ndėrsa praktikisht mbi 40 pėr qind. Guvernatori i Autoritetit pėr Banka dhe Pagesa Ajri Begu, mbėshtetės i madh i euroizimit, nuk ka aktualisht asnjė mekanizėm pėr tė ndikuar nė treg. Banka e parė private e pasluftės ruajti pėr mė shumė se 15 muaj njė monopol tė pastėr me ndihmėn e ndėrkombėtarėve. Gjashtė banka tė tjera tė hapura mė pas kanė kapitale shumė tė vogla.
Lufta kundėr kontrabandės ka filluar t'i interesojė sakaq Beogradit. Duke qenė se shumė mallra paguajnė taksat e ulėta doganore tė Kosovės dhe shiten nė Serbi, ka tė dhėna se zyrtarėt e Beogradit kanė nisur njė pėrpjekje ndėrshtetėrore pėr tė mundėsuar vendosjen e kufirit tė luftės kundėr kontrabandės nė Morinė dhe Maqedoni, duke shmangur doganat e vendosura nga ndėrkombėtarėt mes Kosovės dhe Serbisė dhe duke ia kthyer krahinėn Jugosllavisė. Njė betejė e pisėt qė prek edhe politikanėt e Tiranės.
Pėrplasja e kompetencave mes qeverisė sė Kosovės, pushtetit vendor dhe UNMIK-ut po krijon gjithmonė e mė shumė frymėn e mosveprimit. Askush nuk e di se ēfarė duhet tė bėjė dhe ēfarė nuk duhet tė bėjė. Administrata ndėrkombėtare u vendos nė Kosovė veēanėrisht mbi parimin se politika ėshtė krejtėsisht e ndarė nga ekonomia. Sot askush nuk di tė thotė se ēfarė reforme ekonomike mund tė bėjė Kosova dhe ēfarė nuk mund tė bėjė. Probleme tė rėndėsishme ekonomike mbeten tė pazgjidhura apo zvarriten nga pamundėsia pėr tė dalluar se ēfarė lejon rezoluta 1244 dhe ēfarė nuk e lejon.
Burimi: Shekulli
Krijoni Kontakt