Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anëtarësuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Moisiu ne rolin e Hamletit, Teatri Popullor i Vienes, 1992.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgët e jetës kjo udha ime e gjatë,
    unë rrëxohem dhe... ngrihem prapë!

  2. #12
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anëtarësuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ne rolin e Fedias tek "Kufoma e Gjalle" e Leon Tolstoit, Berlin 1913.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgët e jetës kjo udha ime e gjatë,
    unë rrëxohem dhe... ngrihem prapë!

  3. #13
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anëtarësuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ne rolin e Romeos tek "Romeo dhe Zhulieta" e Shekspirit, Berlin 1907.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgët e jetës kjo udha ime e gjatë,
    unë rrëxohem dhe... ngrihem prapë!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    3
    te pershendes per se dyti here I love Peja , prita te me pergjegjes ne lidhje me textin por ......

  5. #15
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Pershendetje!

    Me vjen keq qe per disa shkaqe nuk te kam kthyer pergjigjen.

    Ne fillim te tekstit te me larti mbi z. Moisiu, jane dhene shenimet mbi bazen e keti teksti. Teksti eshte perkthyer nga Ernest Ferizi ndersa eshte skenduar dhe edituar nga ILovePejaa per t'ju pershtatur forumit.

    ...teksti monografik "Moissi - një legjendë artisti" (Triest - Berlin – New York), i gazetarit dhe kritikut gjerman Rudiger Shaper. Ky tekst, në botim të edicionit "Argon Verlag" - Berlin 2000...


    p.s. Dita e dyte e kthimit.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    @SPEKTRI - Nga Alma Mile

    Për herë të parë në Shqipëri është festuar denjësisht përvjetori i lindjes së aktorit të madh Aleksandër Moisiu, ikonës së artit shqiptar në botë. Një rikthim për 125-vjetor me anë të zërit dhe të vetmeve momente filmike, që i kanë shpëtuar shkatërrimit.


    Ai u rikthye sërish në vendin e lindjes pas më shumë se një shekulli. Dhe mundi të vinte i gjallë. Të vetmet minuta të mbetura prej jetës së magjishme skenike, që mrekullisht u kanë shpëtuar viteve, u shfaqën para spektatorit shqiptar. Interpretim i paarritshëm, një mimikë që fliste më shumë se fjalët, sy të thellë sa një oqean dhe një zë… Ai është Aleksandri i madh i Shqipërisë, pushtuesi i skenave të botës. Ishte ai që theu rregullat e ngurta të teatrit kur interpretoi rolin e Hamletit, veshur me pulovër të zi, xhaketë dhe mushama, duke shkaktuar një skandal të vërtetë në kohën e tij, interpretuesi i Fedjas, Orestit, Edipit, Tartufit… Një aktor gjenial, i cili edhe pas një shekulli nuk mund të konsiderohet demode apo një kujtim i zbehtë fiksuar në tabela rrugësh të errëta në Berlin , Vjenë, apo Tiranë. Në datën 2 prill aktori i madh Aleksandër Moisiu mbushi 125 vjeç dhe si për ironi të fatit, për herë të parë shqiptarët, të cilët krenohen gjithandej me emrin e tij, i festuan një ditëlindje siç e meriton sëra e tij. Nuk u lexuan thjesht faqe referatesh të lodhshme hyjnizimi. Një shqiptar me banim në Gjermani, i quajtur Isak Guta, ekspozoi 150 foto të Moisiut, profesoresha e Universitetit të Vjenës Heider Pregler solli me vete zërin e tij, ndërsa regjisori Namik Ajazi dhuroi një dokumentar, ku përveç biografisë së aktorit dhe pamjeve nga rrugët e Berlinit e Vjenës të viteve 1915-1920 tregoi se kush ishte ky aktor që tronditi skenat e botës në fillimshekullin e kaluar. Moisiu në dy role: Fedja, personazhi i “Kufomës së gjallë” të Tolstoit, kryeroli i aktorit, prej të cilit ka mbijetuar vetëm 55 sekonda, ndërsa tjetri, shkëputur prej “Lorenco Mediçit”, rolit të fundit që ai ka luajtur dhe që i dha goditjen përfundimtare shëndetit të tij. Gjithçka për të ngjallur kujtimin e artistit, të cilit njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të Gjermanisë, Ernest Lubiç, i ka thënë: “Zoti Moisi, lejomëni t'ju përqafoj që njerëzit të mendojnë se edhe unë jam dikushi”. Ndërsa biografi i tij gjerman Rudiger Schaper do të shkruante: “Kur flasim për Evropën, duhet të flasim edhe për Moisiun. Nuk i përfillte kufijtë, ata nuk kishin ç'i duheshin”.

    Jetë të mëdhenjsh

    Ai lindi në Trieste nga shqiptari Konstandin Moisiu dhe arbëreshja Amalia De Rada në 2 prill të vitit 1879 dhe do të shuhej në moshën 56-vjeçare prej sëmundjes së rëndë të tuberkulozit më 22 mars 1935. Ashtu si gjithë të mëdhenjtë, Moisiu udhëtoi nëpër një jetë e trazuar, me një fillim i vështirë dhe më pas një karrierë brilante.

    Në biografitë kushtuar aktorit, prej gjermanit Rudiger Schaper dhe studiuesit shqiptar, Vangjel Moisiu, shpaloset jeta e një djali harrakat, tipik mesdhetar, që ndërtonte “aeroplanë” me çarçafë të vjetër në brigjet e Durrësit. Ishte vetëm 4 vjeç kur së bashku me të atin e tij, pronar i një shoqërie lundrimi, tashmë të rrënuar, vendoset në Durrës. Jetoi vetëm 4 vjet në brigjet e Dyrrahut, megjithatë mjaftuan për të ravijëzuar tek ai tipare karakteristike shqiptare. Më pas atë do ta gjejmë në Trieste , Grac, Vjenë , Berlin , ku Aleksandri kaloi vitet e rinisë. Atëherë, kur me një gjermanishte të çalë dhe i shtyrë nga e ëma i futet rrugës së kantos. Kishte një zë të mrekullueshëm, por, sipas mësuesve të tij, ishte tepër i padisiplinuar. “Një talent natyror i egërsuar, por nuk ka disiplinë. Thjesht këndon pa asnjë rregull, me sa ka në kokë”, - thoshin mësuesit. Ky do të ishte kontakti i parë i Moisiut të ri me artin, por nuk u hodh menjëherë në rrugët e tij. Për disa kohë ai punoi në një varrezë të Vjenës dhe mendohet se pikërisht kjo e ka ndihmuar atë të realizojë në mënyrë të përsosur skenat e vdekjes. Vetëm tek “Kufoma e gjallë” e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herë. Vetë aktori për realizimin e skenave të vdekjes do të thoshte: “Ajo që më shtynte ishte një vrull i nëndheshëm për të bërë gjënë e duhur në çastin e duhur”. Para se të fitonte emër ai është quajtur i paaftë, madje kishte nga ata që janë shprehur ashpërsisht “Nuk bën për aktor!”, pa nuhatur tek ai “magjistarin” e ardhshëm të skenës. Ishte dhjetor 1903 kur për herë të parë në listën e programit teatror renditej emri i Moisiut. Shumë shpejt do të fitonte zemrat e publikut me rolet e tij në dramat “Elektra” e Hugo fon Hofmanstalit, “Papagalli i gjelbër” i Artur Shniclerit, “Azili i natës” i Maksim Gorkit. Pas tre vjetësh ai do të bëhej protagonist i “Teatrit të Dhomës” (vetëm me 2-3 aktorë) dhe do të luante në disa pjesë që bënë bujë në atë kohë, për idetë iluministe, si “Zgjimi i pranverës” i Frank Vedekindsit dhe “Fantazmat” e Henrik Ibsenit. Ishte pikërisht “Fantazma” që do ta hipte atë në piedestalin e aktorit të madh. Në vitin 1910 ai do të martohej me aktoren Maria Urfus dhe pas një viti do të lindte vajza e tij e vetme, Beata. Historia me Marian përfundoi në vitin 1918 dhe ai do të lidhej me aktoren Johana Tervini, e cila e shoqëroi atë deri në fundin e jetës së vet. Në vitin 1912, zëri i tij i mrekullueshëm, në interpretimin e monologut të “Faustit” të Gëtes, “Prometeut” dhe monologun e “Hamletit” të Shekspirit do të incizohej në pllaka gramafoni, duke e bërë të pavdekshëm. Ndonëse ishte munduar t'i bënte ballë emocionit që të injektonte zëri dhe interpretimi i aktorit shqiptar, shkrimtari Franc Kafka do të shkruante në ditarin e tij: “Ndonëse dëgjohen tërë ato melodi, zëri dukej sikur drejtohej si varkë e lehtë mbi ujë, por melodia e vargjeve nuk dëgjohej, ç'është e vërteta. Disa fjalë artikuloheshin nga ai zë sikur çliroheshin, kapeshin me aq ëmbëlsi, saqë kërcenin në ajër dhe nuk kishin më fare të bënin me zërin njerëzor…”. Ndërkohë që Stefan Cvajg do të shprehej për zërin e tij: “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e thurura poshtë e lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që ngrihen dhe ulen përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit. Nganjëherë njeriu mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si muzikë…”
    Qytetari i gjithë botës
    Shqiptar, italian, gjerman, europian - qytetar i botës, ky ishte Moisiu. Dhe jo më kot. Fama e tij ka udhëtuar në skena të mëdha botërore, si në Nju-Jork, në skenën e famshme të Broduejit. Aty ai ka interpretuar rolin që e kishte bërë të famshëm, në fillim të karrierës së tij, Osvaldin te “Fantazmat” e Ibsenit. Spektatorët kërkonin me brohorima ridaljen e tij në skenë, por askush nuk e dinte që në mes të interpretimit ai kishte marrë njoftimin për vdekjen e nënës së tij. Në vitin 1927 i gjithë teatri i Berlinit do të transferohej në Amerikë, ku kanë dhënë shfaqje të shkëlqyera, si: “Endrra e një nate vere”, “Kufoma e gjallë”, etj. Më pas vijnë shfaqjet në Buenos-Aires. I sëmurë me verdhëz ka interpretuar në teatrin “Odeon” dhe menjëherë prej andej niset për në Kili dhe sërish në SHBA. Gjatë vitit 1929 ka shëtitur skenat e Spanjës, Rumanisë, Bullgarisë, Austrisë dhe Berlinit. Në vitin 1930 do të shfaqej për publikun e Bratisllavës, Londrës, Vjenës, Berlinit, Hamburgut, Salcburgut, Moskës etj. E ndërsa korrte suksese njëra pas tjetrës në skena të mëdha botërore, në të njëjtën kohë po shndrisnin dhe yje të tjerë në botën e artit, si: Karuzo, Valentino dhe Nijinski. Ishin vite të artistëve të mëdhenj. Talenti, mënyra e të jetuarit, skandalet, dashuritë, xhelozitë, i bashkonin të gjithë, megjithatë Moisiu konsiderohej më i madhi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Postime
    56
    Sa krijime interesante qe vazhdon ti percjelle publikut mbareshqiptar propaganda Muho-Asllane persa i perket figures se Aleksander Moisiut???!!!!
    Eshte vertet per tu lavderuar puna propagandistike ,merite e skundreve komuniste te asaj kohe qe e lane ne trashegimni si vule per "Gjoja" historianet dhe gazetaret qe shkruajne sot artikuj me permbajtje brockullash rreth figures se Moisiut.
    Ja, ta studjojme pak me vemendje ket artikullin e meposhtem.


    Ishte vetëm 4 vjeç kur së bashku me të atin e tij, pronar i një shoqërie lundrimi, tashmë të rrënuar, vendoset në Durrës
    Sic e shihni pra,ne citimin e siperm brockullor, autori deshton te thote se ku i kaloi 4 vitet e para te jetes se tij Moisiu POR kerkon te na tregoj ne se ku i kaloj 4 vitet qe pasuan 4 vitet e para te jetes se tij

    Vazhdojme metej....

    Jetoi vetëm 4 vjet në brigjet e Dyrrahut, megjithatë mjaftuan për të ravijëzuar tek ai tipare karakteristike shqiptare
    Pra, me ket citimin e siper mjeshtri i merituar brockullor i ketij artikulli kerkon te na thote qe Moisiu na qenka faktikisht nga Durresi.

    Hmmmmmmm

    Si ka mundesi nje gje e tille kur i jati i Moisiut ishte nga Kavaja dhe jetonte ne Kavaje dhe e kishte shtepine ne Kavaje???!!!
    Pra ato 4 vitet e para te jetes se Moisiut qe vjen nga familjet me te famshme te Kavajes nuk quhen valle???!!
    Por ,vetem ajo qe i intereson autorit,pra brockulla qesharake qe bie ne mos perputhje me prejardhjen e tij eshte ajo qe shohim ne ketu qe quhet ndryshe brockulle propagandistike Muho-Asllane.

    Le te lexojme pak me poshte vete presidentin Alfred Moisiu qe eshte nje gjak me Aleksandrin e ta shohim ca thote ai ne kete interviste dhene televizionit Top Channel ne Korrik te vitit 2002.

    __________________________________________________ _______________
    Gazetari:Shumë është folur në shtyp, sidomos këto kohët e fundit për familjen tuaj, për traditën, për përpjekjet e hierarkisë ushtarake në lidhje me familjen tuaj, MOISIU. Çfarë mund të thoni diçka më tepër?

    Moisiu: Është e vërtetë që familja Moisiu, e cila trungun e saj e ka në Kavajë, ka një histori të gjatë. Ka nxjerrë mjaft personalitete të njohura si në fushën e kulturës, ashtu dhe në fushën ushtarake. Dihet që Aleksandër Moisiu është shumë i njohur në të gjithë vendet e botës. Ai është kushëriri i dytë i tim eti. Stërgjyshi im me gjyshin e Aleksandrit kanë qenë vëllezër.

    Në mjaft vende ku kam qenë, më kanë adresuar pyetje për këtë lidhje familjare, sigurisht duke u nisur nga mbiemri. Kam pasur rastin të shkoj në varrin e Moisiut, në Markoto, afër Luganos. Unë mund t’ju them një gjë që, përveç Aleksandër Moisiut e Gjeneral Spiro Moisiut, babai im, që ka qenë gjithashtu një figurë e spikatur e vendit dhe kombit tonë, në tërësi, në familjen tonë ka pasur një komponenet intelektual të vazhdueshëm.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Postime
    56
    Nuk isha ne gjendje ta vazhdoja repliken me pare por dua te shtoj qe artikuj te tille brockullor nuk bejne asgje tjeter vecse zbehin te verten e jane jo te frytshem dhe pa fakte historike dhe sjellin thjesht kontradikta te kota.
    Ne rradhe te pare ,Aleksander Moisiu jetoi shume pak ne Shqiperi, shumcien e jetes e jetoi jashte Shqiperise,vetem femijerine e jetoi pjeserisht ne Kavaje dhe ne Durres.
    Ai e ka origjinen nga Kavaja e lindi rastesisht ne Durres ,por realisht ai nuk fliste aq mire shqip.
    Nuk diskutohet fakti qe ai eshte shqiptar por ti sjellim epitete dhe emertime fallco me artikuj brockullor si i sipermi duke thene qe 4 vite qe shpenzoi ne Durres i japin atij te drejten e te qenit i Durresit duke mohuar plotesisht rrjedhen e tij te vertet dhe ku u rrit qe foshnje dhe origjinen e mbiemrit dhe familjes se tij qe vazhdoi tja shnderriste emrin duke filluar qe nga Gjenerali i Ushtrise Nacional Clirimtare ,Spiro Moisiu e deri tek djali i tij, Alfred Moisiu ,presidenti aktual i vendit.
    Pra, keta "Gazetare" ose "Autore" artikujsh duhet te mendohen mire para se te shkruajne brockulla te tilla te tipit Muho-Asllan.
    Nga buron origjina e mbiemrit Moisiu dhe pse i sillet emrtimi i te qenit nga Durresi kur ai jetoi pjese te jetes se tij edhe ne Kavaje ???
    A mos valle duhet ti themi vetes qe propagandistika Muho-Asllane qe mesuam ne kohen e xhaxhit ndikon ne gjykimin tone???
    Te gjithe pleshtat dhe skundret provinciale nga fshatrat me kufi te vendit, vijne ne Durres dhe emertohen ne pozite duke marre keshtu titullin e nderuar e te qenit Durrsjan , e gjitha kjo duke i lene durrsaket vendas puro si ato Pandat Kineze.
    Dhe jane pikerisht keta skrunde morracake provinciale qe u strehuan ne Durres gjate periudhes se xhaxhit dhe filluan propagandistiken e tyre servilizuese varileshtore duke mohuar historine e njekohesisht duke e shtremberuar ate.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Raku : 12-05-2004 më 01:11

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Aleksander Moisiu
    Nga dodoni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 13:58
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •