Shenjti i ditės: Shėn Anthimi me shokė, martirė
Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Injacin prej Lakonit e Shėn Gualtierin, si dhe Shėn Anthimin dhe shokėt e tij martirė: Maksimin, Basin, Fabin, Sisinin diakon, Dioklecianin, Fiorencin, Faltonin Piniano e Aniēia Lucinėn, shenjtėr e dėshmitarė tė Krishtit.
Kėta martirė, tė martirizuar e tė nderuar nė vende tė ndryshme, lidhen ndėrmjet tyre pėrmes Akteve e Anthimit.
Falton Piniani, bashkėshort i Aniēia Luēinės, stėrnip i Perandorit Galieni, qe dėrguar nga Diokleciani e Maksimiliani si prokonsull nė Azi. I tronditur thellė nga fundi i kėshilltarit tė tij, Keremonit, persekutues i tė krishterėve, qė vdiq nga njė sėmundje e tmerrshme, u sėmur edhe ai vetė. E shoqja, si e pa se mjekimet nuk kishin asnjė rezultat, iu lut tė krishterėve qė ishin akoma nė burg, tė ndėrmjetėsonin pėr shėrimin e tė shoqit. E nė burg ishin Anthimi, diakoni Sisini, Maksimi, Basi, Fabi, Diokleciani e Fiorenci. Anthimi e siguroi gruan e dėshpruar se i sėmuri do tė shėrohej nė se do kthehej nė fenė e krishterė. E kėshtu edhe ndodhi.
Atėherė Piniani i liroi tė gjithė tė krishterėt qė ishin nėn kontrollin e tij, duke i fshehur nė pronat qė kishte nė Sabinė e nė Piceno. Njė prej trojeve tė tij ia fali Sisinit, Dioklecianit e Fiorencit, tė cilėt pas tri vjetėsh, me qė nuk pranuan tė flijonin pėr nder tė idhujve, u mbyten me gurė nga populli i tėrbuar kundėr tyre. Anthimi, i fshehur nė njė vilė tė Pinianit nė rrugėn romake Salaria, pasi shėroi e ktheu nė fe njė adhurues tė flaktė idhujsh dhe shkatėrroi gjitha hyjnitė qė ai mbante nė shtėpi, qe paditur tek Prokonsulli Prisku; i hedhur nė lumin Tiber me njė gur tė lidhur nė qafė, doli mrekullisht shėndosh e mirė nga ujėrat. Atėherė Prisku ia preu kokėn e qe varrosur nė Uratoren ku lutej. Pas tij iu pre koka edhe Maksimit e u varros nė tė njėtėn Uratore. Basi, qė u jepte zemėr besimtarėve pėr ti pėrballuar provat e reja, u arrestua e, me qė nuk pranoi tė flijonte pėr Bakun e Cereren, u masakrua nga populli nė tregun e Forum Novum. Fabi u kap dhe, si u torturua nė tė njėjtin vend, iu pre koka. Piniani e Lucina vdiqėn nga vdekje natyrore nė Romė.
Tė dhėnat e hollėsishme pėr martirėt, tė cilėt kremtohen nė data tė ndryshme i gjejmė nė Martirologun Romak dhe nė Martirologun Jeronimian. Prej tyre mė 11 maj kremtohen Sisini, Diokleciani e Fiorenci
Mė i pėrhapur ėshtė kulti i Shėn Anthimit, tė cilit iu kushtuan shumė Kisha. Shenjti kremtohet mė 27 prill.
Krijoni Kontakt