Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Terrorizem pa kile :

    Para disa kohesh kisha hapur nje teme ku shtroja problemin e terrorzimit. Por meqenese sic e thame cdo monedhe ka dy ane dhe meqenese une ne temen e meparshme kisha sjellur pilin e monedhes (ate numrin qe shikojme me kujdes kur shkojme ne dyqan) tani po i nxjerrim edhe koken. Sepse njerezit me te vertet nuk i japin rendesine e duhur kokes qe fshihet prapa pilit, por nje gje eshte e sigurte se ajo koka aty nen monedhe nuk eshte vendosur kot... eshte vendosur per te shrebyer nje plan (psh. propaganden kombetare).

    Edhe koka ne rastin tone eshte pa numer, eshte pra ai terrorizmi pa kile. Nuk ka masa percaktuese e nuk perkufizon numrin e njerezve qe i drejtohet... i drejtohet te gjitheve pa kufi (nje bariut ne Pakistan, nje kasapi ne Londer, nje studenti shqiptar ne Damske, nje shqiptareje ne Shkup.... dhe kush po e merr vesh kush e ka radhen neser -cdo gje te kujton ato punet e Stalinit apo Enverit ku te gjithe frikesoheshinn se nga do e drejtonin gishtin).

    Ftoj anetaret te na sjellin lajme mbi keta njerezit e perditshem qe pa pritur e pa kuptuar na hyne ne listen e zeze te terrorizmit dhe nga shtepia e tyre perfundojne ne ndonje qeli te ndonje shteti te botes se trete (perfshi Shqiperine)!

    Besoj se lajme te tilla do ndihmojne disa te kuptojne me ne fund sesi ne emer te terrorizmit te drejtat e njeriut po shkelen dita dites dhe askush -per shkak te emrit te terrorizmit- nuk po e ven ujin ne zjarr!

    flm

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ilir Halili, i dyshuar pėr lidhje me terroristėt e “Al Qaeda”-s rrėfen nė njė intervistė pėr “Shekullin” arrestimin e tij

    Shqiptari i dyshuar si terrorist: Dy muajt e burgut nė Damask

    Halili: Shėrbimet sekrete nuk mė pyetėn pėr lidhje me terroristėt, por pėr biznesin tim nė Siri

    D.Biēaku

    TIRANĖ- Ilir Halili, 26-vjeēari shqiptar me banim nė Damask tė Sirisė ka qėndruar pėr dy muaj nė burg e me ē’ėshtė thėnė, ai dyshohej pėr lidhje tė ngushta me “Al-Kaidėn”. Nė njė intervistė pėr “Shekullin”, Halili pohon se asnjėherė nuk ėshtė pyetur nga shėrbimet sekrete siriane pėr lidhje tė tij me organizata terroriste, por dyshimet kanė lindur pas njė vizite tė tij nė Arabinė Saudite, ku miku i tij dyshohej pėr pastrim parash. Halili rrėfen shoqėrimin nga agjentėt e shėrbimit sekret tė kėtij vendi, qėndrimin nė burg dhe lirimin, pas verifikimeve se gjithēka qė kishte bėrė nė Siri ishte e ligjshme.
    Ilir, nė Shqipėri ka bėrė mjaft bujė ndalimi juaj nė 9 nėntor nė Damask, pas dyshimeve pėr lidhje me terroristėt. A mund tė na tregoni motivet e shoqėrimit ?
    Me datėn 9 nėntor tė vitit 2005, shėrbimet inteligjente siriane mė kėrkuan qė tė mė merrnin nė pyetje dhe tė kryenin ndaj meje disa verifikime, lidhur me veprimtarinė time nė Siri. Madje, ata kėrkuan edhe njė takim personal me mua dhe pėr kėtė, kishin kontaktuar edhe me rektorin e universitetit tė Damaskut ku edhe unė studioja para 9 nėntorit. Kjo pasi nė atė kohė unė isha pėr njė udhėtim nė Arabinė Saudite. Nė momentin qė unė kthehem, njė person, agjent i shėrbimeve sekrete siriane mė kėrkon nėpėrmjet njė personi qė ka njė dyqan parfumerie, si edhe unė nė qendėr tė Damaskut. Mėngjesin e 9 nėntorit, agjentė tė shėrbimeve sekrete siriane mė kontaktojnė pranė dyqanit tė parfumerisė nė qendėr tė Damaskut dhe mė pohojnė se drejtuesit e tyre donin tė bisedonin me mua dhe donin tė mė bėnin disa pyetje. Bashkė me automjetin tim qė e kisha marrė me qera pėr njė muaj, shkova me ta nė zyrat e Drejtorisė sė Shėrbimeve Sekrete siriane nė kryeqytet. Kur unė u futa nė zyrė, hynė dy gjeneralė tė shėrbimit sekret sirian dhe menjėherė nisėn tė mė marrin nė pyetje pėr rreth tre orė. Mė pyetėn pėr aktivitetin tim, pasi qėndroja nė Damask dhe njihesha si student i huaj. Gjithė dyshimet e tyre mbi mua ishin mbi ekonominė time, mbi aktivitetin tim atje dhe mbi stilin tim tė jetesės me mjaft tė ardhura. Gjithashtu, ata kishin dyshime edhe pėr njė vizitė timen qė unė kisha bėrė nė muajin shtator nė Bahrein. Atje kishte ndodhur njė keqkuptim me njė biznesmen vendas, i cili mė kishte ftuar mua nė kėtė vend, duke ndikuar tek unė pėr keq. Por e gjitha kjo nuk kishte asnjė lidhje me grupet terroriste, apo me dyshime tė tilla.
    Cilat ishin konkretisht dyshimet e shėrbimeve inteligjente siriane ?
    Ditėn e shoqėrimit mė kanė marrė dy herė nė pyetje dhe nuk mė kanė pėrmendur apo pyetur asnjėherė rreth bindjeve tė mia apo nėse isha i aktivizuar me ndonjė grup terrorist. Mė shumė ishin tė interesuar rreth mėnyrės sesi unė kam siguruar tė ardhurat e mia. Mė pyetėn sa herė kam hyrė e dalė nga Siria, kur kam hyrė pėr herė tė parė nė kėtė vend dhe arsyen se pėrse kisha shkuar nė Siri.
    Ėshtė folur se ju ishit pjesė e njė grupi islamik tė njohur me emrin “Tawheed Val Jihad”, njė grup shumė afėr Al- Zarkauit, i njohur si drejtuesi i “Al Kaidės” nė Irak. A keni njohje me kėtė person dhe a keni transferuar vlera monetare nė vendet ku keni lėvizur?
    Gjithēka sa thuhet ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. Unė siē ju thashė, kam udhėtuar vetėm nė Arabinė Saudite, nė Bahrein dhe nė Turqi, pėr problemet e mia nė biznes. Nė asnjė rast unė nuk kam transferuar apo tėrhequr vlera monetare, pėrveē atyre qė unė duhej tė kisha dhe tė shpenzoja pėr biznesin tim nė kėto vende. Gjithēka qė ėshtė aluduar dhe qė ėshtė thėnė, nuk ka asgjė tė vėrtetė. Aq mė e paktė mund tė jetė mundėsia qė unė tė kem lidhje me personazhin qė ju pėrmendni mė sipėr.
    Zoti Halili, atėhere shkaku i ndalimit tuaj mund tė thuhet se ka qenė udhėtimi juaj nė Bahrein ?
    Jo, nuk ka pasur fare lidhje me udhėtimin tim nė Bahrein, mendoj unė. Por kjo mendoj se mund tė ketė ardhur pėr shkak tė ardhurave qė unė kisha dhe mėnyrės time tė jetesės nė Damask. Pėrsa i pėrket lidhjeve tė mia tė biznesit me kėtė person, mendoj se dyshimet e hetuesve sirianė kanė qenė se personi nga Bahreini kishte njė biznes tė palicensuar dhe tė padeklaruar. Kjo ka shtuar dyshimet se nėpėrmjet kėtij biznesi ky tregtar nga Bahreini mund tė pastronte para. Autoritet e Bahreinit morėn nėn hetim partnerin tim, pas lidhjeve qė ai kishte me njė tregtar tjetėr. Me sa di unė ėshtė verifikuar qė ky person nuk kishte lidhje me pastrimin e parave. Por ndaj meje ndikoi fakti qė unė isha i ftuar tek ky person nė Bahrein dhe kjo ka shtuar dyshimet e tyre ndaj meje. Kėshtu qė qėllimi i shoqėrimit tim ishte pėr tė verifikuar nėse tė ardhurat e mia ishin nga biznesi apo kisha tė ardhura nga rrugė tė tjera.
    Pėrveē studimit, ju me ēfarė aktiviteti jeni marrė nė Siri ?
    Jam munduar qė me anė njerėzve tė mi dhe miqve tė punoj dhe tė hap njė biznes. Ka qenė kryesisht njė biznes parfumesh, por nė shumė raste unė kam qenė ndėrmjetės mes miqve tė mi pėr aktivitetet e tyre tregtare.

    NDALIMI

    Halili: Shėrbimet sekrete mė kėrkuan ndjesė

    TIRANĖ- Ilir Halili pohon se ėshtė liruar mė 9 janar tė kėtij viti, pasi ka qėndruar dy muaj nė ambientet e paraburgimit nė Siri. Ai shton pėr “Shekullin” se shefi i shėrbimeve sekrete i kishte kėrkuar ndjesė pėr ndalimin dhe mė pas e kishte lėnė tė lirė. “Ėshtė e vėrtetė qė unė jam liruar mė 9 janar nga shėrbimet inteligjente siriane. Mė thirrėn hetuesit dhe mbaj mend se ka qenė ora 21:00 e mbrėmjes, ditė e hėnė dhe mė komunikuan qė kanė bėrė verifikimet e duhuara. Mė dėrguan nė zyrėn e shefit tė shėrbimeve sekrete, ku ai mė kėrkoi ndjesė qė mė kishin mbajtur dy muaj nė burg dhe mė tha se kaq ishte afati pėr tė mė verifikuar mua si person, apo tė ardhurat e biznesit tim”,-thotė Ilir Halili. Studenti i drejtėsisė shton se ka ardhur pėr pak ditė nė Shqipėri dhe do tė kthehet nė Damask, ku ka bashkėshorten dhe biznesin e tij tė parfumeve, ndėrsa shton se nuk ka asnjė pengesė pėr tė qėndruar nė kėtė vend, apo pėr tė lėvizur nė shtete tė tjera.

    9 nėntor 2005

    Agjentė tė Shėrbimeve Sekrete nė Siri kanė shoqėruar Ilir Halilin nė ambientet e tyre. Ata e kanė marrė nė pyetje nė lidhje me mėnyrėn e tij tė jetesės apo biznesin e tij fitimprurės nė kėtė vend, pas dyshimeve pėr pastrim parash

    9 janar 2006

    Ilir Halili ėshtė lėnė i lirė, pasi verifikimet e kryera prej shėrbimeve inteligjente nuk kanė nxjerrė nė dritė asnjė lidhje tė mundshme me aktivitetet kriminale apo organizatat terroriste. Halili ndodhet nė Shqipėri por pohon se do kthehet nė Damask





    11/05/2006 Shekulli

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Gazetarja Maleska shpreson nė Strasburg

    Intervista “terroriste” qė kushtoi 10 vjet burg


    Kujtim Boriēi

    Rajmonda Maleēka, luftėtare e disa njėsiteve nė ēlirimin e Kosovės, Preshevės e Maqedonisė, e dėnuar me 5 vjet burg nga drejtėsia maqedonase, nėn akuzėn e “terrorizmit”, vetėm se ka pėrmbushur detyrėn e saj si gazetare, nėpėrmjet dokumenteve e dėshmive tė saj, nė kėtė numėr tė gazetės tregon pėr lexuesin kalvarin e mundimshėm qė nga vėnia nė pranga, dhuna fizike, muajt nė burgun e Shutkės nė Maqedoni, si dhe pėrpjekjet pėr pafajėsi deri nė Gjykatėn e Strasburgut.

    Historia.
    Mė 2 prill 2005, nė afėrsi tė fshatit Kondrovė, gazetarja shqiptare, Rajmonda Maleēka, sė bashku me tė atin e saj, Bujarin, 61 vjeē, vihen nė prangat e policisė maqedonase nėn akuzėn “Pėrgatitje pėr vepėr penale kundėr rregullimit kushtetues tė Maqedonisė!” Ajo, nė pėrmbushje tė detyrės si gazetare, sė bashku me tė atin po ktheheshin nga njė intervistim qė kishin bėrė me grupimin e armatosur tė Agim Krasniqit nė Kondrovė, duke fiksuar nė kamera e aparat fotografik detaje nga ky takim pune. Tė nesėrmen, po me kėtė akuzė, pa avokatė e pa pėrkthyes, babė e bijė dėnohen me nga 5 vjet burg secili dhe izolohen nė burgun e Shutkas nė Maqedoni. Edhe rigjykimi nė shkalline dytė nuk sjell ndryshim tė akuzės (Terrorizėm) dhe ulje tė dėnimit. Vetėm pas protestave tė vazhdueshme tė shoqatave tė gazetarėve vendės e atyre ndėrkombėtare, faktorė tė tjerė ndėrkombėtarė, si dhe strukturave tė shtetit shqiptar, drejtėsia maqedonase detyrohet qė pas plot 11 muaj e 10 ditė, tė nxjerrė nga qelitė e tmerrit gazetaren shqiptare dhe tė atin e saj. Por, sipas vendimit, akuza pėr terrorizėm nuk ndryshon, e Rajmonda Maleēka dhe i ati janė “Non ngrata” nė Maqedoni. Kanė bėrė animimin nė Gjykatėn e Lartė tė Shkupit pėr pafajėsi, e nė vartėsi tė vendimit, vazhdojnė pėrgatitjet pėr nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Strasburgut.

    Pas njė periudhe gati 8-vjeēare, radhitjes qė nė maj tė vitit 1998 si luftėtare e gazetare nė radhėt e UĒK-sė, aktivizimit si gazetare nė luftėn e Preshevės dhe sė fundi nė Maqedoni, gazetarja 36-vjeēare, Rajmonda Maleēka, ėshtė rikthyer pėrkohėsisht nė Tiranė. Por ky kthim pas njė mungese tė gjatė pėr Rajmondėn, qė ndryshe thirret edhe “gazetarja e luftės”, pason njė kalvar tė mundimshėm torturash fizike e shpirtėrore nė burgjet e Maqedonisė fqinje, ku u dėnua nėn akuzėn e “terrorizmit” me 5 vjet burg, aq sa dhe babai i saj. Vitet e saj tė luftės dhe ata tė burgimit (rreth njė vit), gjatė kėsaj kohe, kanė gjetur vend nė raportet e shumta nė median shqiptare, median e huaj, si dhe nė tetė librat qė ka botuar deri tani. Por krahas kėsaj, Rajmonda, e mbėshtetur nga avokatė e dashamirės, ėshtė e impenjuar nė sfidėn ndaj drejtėsisė sė vendit fqinj pėr tė marrė pafajėsinė, duke qenė e pėrgatitur ta arrijė kėtė dhe nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Strasburgut. E bindur plotėsisht se ka bėrė vetėm detyrėn si gazetare.
    Ushtare dhe reportere nė UĒ K
    Deri nė pėrfundim tė luftės nė Kosovė, tregon pėr gazetėn Rajmonda, pak kush e mori vesh se njė nga luftėtarėt mė aktivė tė Brigadės 131 ose “Brigadės sė Rekės sė Keqe”, nuk ishte djalė, por vajzė, pikėrisht Rajmonda Maleēka. Kjo pėr faktin se e dhėna e tėra pas luftės dhe detyrės sė reporterit, ajo edhe nė pamje ishte pėrshtatur si djalė, me flokė tė qethura, nė veshje, e deri nė pėrballimin e situatave tė ndryshme ashtu si djemtė, pa rėnė nė sy. “Edhe nga katėr shokėt e njėsisė ku unė luftoja qė mė pas ranė edhe dėshmorė, pėrkatėsisht Bedri Shala, Bekim Berisha. Elton Zherka dhe Pervet Vula, vetėm dy tė parėt e mėsuan se unė isha vajzė”, -thotė mes tė tjerave ajo. Me prejardhje nga njė familje e njohur e Dibrės sė Madhe, Rajmonda, e diplomuar nė dy fakultete, qė nė maj tė vitit 1998 shkon si luftėtare pėr ēlirimin e Kosovės si reportere. Tregon se kontaktet e para nė maj tė kėtij viti i ka marrė me shokė tė luftės nė Tropojė, e mė pas ėshtė hedhur nė Junik nė radhėt e Brigadės 131. “Kudo qė shkoja, nė pėrgatitje apo operacione luftimi, unė krahas detyrės si luftėtare, fiksoja nė aparat, shkruaja nė bllokun shėnimeve fragmente nga kjo luftė heroike, njė pjesė tė mirė tė tė cilave i pėrcillja nė median e kohės”, -tregon Rajmonda. Kėshtu, deri nė ēlirimin Kosovės.
    Pėrsėri nė luftė nė Preshevė e Maqedoni
    “Unė kam marrė pjesė nė tri luftėra qė janė bėrė, nė Kosovė, mė pas nė Preshevė e sė fundi nė Maqedoni, ku pėrgjithėsisht nė kėto dy tė fundit, roli im kryesor ishte ndjekja nga afėr e situatave, pėrcjellja e tyre nė media, por edhe angazhim konkret nė sensibilizimin pėr nevojėn e njė lirie sa mė tė shpejtė e tė plotė pėr shqiptarėt nė trojet e tyre”, - tregon pėr gazetėn Maleēka.
    Ndėrsa kalimin sa nga njė front lufte nė tjetrin (Kosovė-Preshėve-Maqedoni), Maleēa e shpjegon thjeshtė me tė qenit kryesisht tė kuadrove drejtues e njė pjesė tė mirė dhe nė bazė e tė njėjtėve persona qė luftuan nė tė tre kėto treva etnike shqiptare nė luftė. Sipas saj, por dhe sipas analistėve, paradoksi i dėnimit me 5 vjet burg tė njė gazetareje qė bėnte detyrėn nga drejtėsia maqedonase, lidhet edhe me emrin e punėn e gjatė tė luftėtares-reportere gjatė viteve tė fundit ku shqiptarėt ishin nė luftė.
    Prangat maqedonase, dhuna dhe dėnimi i rėndė
    Ishte pasditja e 2 prillit 2005, kohė nė tė cilėn gazetarja Rajmonda Maleēka, sė bashku me tė atin, e “armatosur” me dy diktofonė, blloqet e shėnimeve, kamera me videokaseta tė regjistruara, aparat fotografik e njė numėr tė konsiderueshėm fotosh, sapo janė ndarė me Agim Krasniqin e luftėtarėt e tij, e kanė lėnė pas Kondrovėn, nė afėrsi tė Gostivarit janė vėnė nė prangat e policisė maqedonase. “Momenti i arrestimit ka qenė brutal e i dhunshėm. Njė sjellje barbare pėr njė vajzė, njė gazetare qė thjesht ka bėrė punėn e saj, pėr mė tepėr nė prezencė tė babait, ku tė dy ishin objekt tė dhunės e fyerjes pa shkak”, - tregon pėr gazetėn ato momente tė vėshtira Maleēka. Pėrfundojnė nė qelitė e Shkupit, ku terrori nuk ndėrpritet. Nuk zgjat shumė, vetėm pak orė e tė nesėrmen, mė 3 prill 2005, dalin para gjykatės. Vetėm pak minuta pėrballje, me njė akuzė tė paraformuluar e pa asnjė bazė (“Pėrgatitje pėr vepėr penale kundėr rregullimit kushtetues tė Maqedonisė!”), gazetarja dėnohet me 5 vjet heqje lirie. Po aq dėnohet edhe i ati, Bujari. Ndėrsa vėllai i Rajmondės qė ka kėmbėngulur pėr pėrkthyes e avokat, ėshtė nxjerrė dhunshėm dhe nuk ėshtė lėnė tė ndjekė gjyqin.
    Sensibilizimi dhe gjykimi i radhės
    Pas disa ditėsh, strehė e gazetares sė dėnuar bėhet burgu famėkeq i Shutkės nė Maqedoni, ku koha e qėndrimit atje, pėr Rajmondėn dhe tė atin, ka qenė njė ferr i vėrtetė. Vazhdojnė procedurat gjyqėsore, nga shkalla e parė nė Apel e rikthim pėr gjykim, e me gjithė sensibilizimin e shoqatave tė gazetarėve (vendėse e ndėrkombėtare), pėrsėri akuza pėr “terrorizėm” dhe dėnimi nga 5 vjet burgim nuk ndryshojnė. “Pas 45 ditėsh tė arrestimit, informohet edhe ambasada shqiptare nė Maqedoni, ku ndėrhyrja e saj, ndėrhyrja e Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė, interesimi i tyre, bashkė me opinionin ndėrkombėtar, e vėnė nė pozitė tė vėshtirė drejtėsinė maqedonase pėr kėtė akuzė tė pabazė dhe dėnimin e rėndė pėr njė gazetare qė kishte bėrė thjesht detyrėn e saj pėr informimin e opinionit.
    Plot pas 11 muajsh e 10 ditėve, vazhdon tė tregojė Rajmonda, ajo del nga qelitė maqedonase sė bashku me babanė, duke u shpallur “Non grata” nė kėtė vend.
    Nė kėrkim tė drejtėsisė
    Dėnimi pa faj, vetėm se bėri detyrėn si gazetare, e ka detyruar Rajmondėn qė tė impenjohet seriozisht nė zbardhjen e tė vėrtetės e vėnien nė vend tė dinjitetit si intelektuale, si njeri e si gazetare. “Unė kėrkoj pafajėsi, pasi zyrtarisht drejtėsia maqedonase na quan terroristė, pasi ėshtė njė e drejtė qė na ėshtė dhunuar”, -kėmbėngul Maleēka. Tregon se me punėn e avokatėve tė saj, pret vendimin nga Gjykata e Lartė nė Shkup ku janė drejtuar. E nė vartėsi tė dėnimit(nėse nuk marrin pafajėsinė), Rajmonda ka pėrgatitur gjithė dokumentacionin qė pafajėsinė ta marrė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Strasburgut.




    11/05/2006 Shekulli

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    lajmet e fundit nga marredhenjet kinezoshqiptare:

    Lajmet e fundit nga marredhenjet kinezoshqiptare qe shkojne e vijne neper gazetat tona na sollen ne drite disa te reja te tjera mbi fenomenin terrorizem...

    Dikush doli tek Gazeta Shqiptare dhe akuzoi Berishen pse morri 5 Ujguret kur nuk paska bere gje per 11 shtetasit shqiptare te burgosur ne Guantanamo (nuk po e vazhdoj me teper lajmin se sic e dini keto lajme jane te rezervuara per publikun shqiptar dhe ne thjesht shikojme nje germe ketu e nje germe atje dhe hajde te nxjerrim kuptim).

    Me poshte me nje gazete tjeter na dilte nje minister kinez dhe tregonte sesi Kina kerkonte lufte ndaj terrorizmit nderkombetar .... dhe midis te tjerash rrefente Kinezi se "separatistet kineze.... jane terroriste te lidhur me Al Qaeden" (uroj mos perdorin te njejten logjike per separatistet kosovare ne Keshillin e Sigurimit se do na fikin deren)!

    flm

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Berish-gamori duhet ta kishte menduar mire kete para se te nxirrte "pataten e nxehte" amerikane nga zjarri me duart shqiptare (gje qe askush ne europe nuk kish pranuar ta bente)!
    Ky ishte nje problem Amerikano-Pakistano-Kinez dhe nuk kishte pse ngatrohej gomari (shqiperia) ne dasem........
    Patetiko-komik eshte qendrimi shqiptar kur hiqet si mbrojtes i separatisteve kineze, nderkohe nuk can koken per fatet e vete shqiptareve (per me teper i arreston mbi baza te dyshimya e u'a jep terroristeve amerikane).
    Ne vertet nuk kishim nonje shprese ne voten pro te Kines ne KS (per arsye te politikes se brendeshme - Tajvan, Tibet), por te pakten do te mund te shpresonim ne ndonje abstenim. Tashme ta gezojme veton e mundeshme..........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 485
    Postimi i Fundit: 07-01-2016, 10:12
  2. Tė hedhėsh veten nė erė pėr Allahun
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 01-05-2012, 17:48
  3. SHBA dėrgon ish tė dyshuar pėr terrorizėm nė Shqipėri
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 18:42
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •