Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Ardian Kozniku - trajneri kuqezi?

    Degjova qe Ardian Kozniku ka kerkuar pankinen kuqezi, ka dikush ndonje informacion me shume ne lidhje me kete ceshtje?

    Ardian Kozniku ka qene nje nder golashenuesit me te mire te liges se ish-jugosllavise kur luante me Prishtinen, Dinamon e Zagrebit etj., pastaj ka luajtur edhe per kombetaren kroate, ka shenuar shume gola per kroatet ne eliminatoret e europianit 96, dhe per Kanen e shume ekipe tjera europiane.

    Une mendoj qe do ishte nje zgjidhje e mrekullueshme, shume shume me e mire se Brigeli.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Jam dakort
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Kozniku nuk ka ndonje biografi te pasur si trajner....e njejta vlen si per Mario Baslerin...Asnjeri prej ketyre nuk e ploteson kushtin per tu bere trajner te kombtares ...
    Une personalisht nuk jam Pro kandidatures te asnjerit prej ketyre sepse nuk e meritojne me nje fjale nuk ja vlejne...
    Deria tani me secilin trajner eshte bere nje hap perpara kurse me ndonjerin prejt ketyre 10 hapa mbrapa..

  4. #4
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Shume i ri ne moshe , pa experiencen e duhur si trajner , dhe nuk mendoj te jete zgjidhja e duhur per kombetaren shqiptare . Ne mos gaboj para disa sezonesh ka luajtur me Bastia te frances dhe ka qene nje nder lojtaret kyç te atij ekipi por eshte akoma shume heret qe te flitet per postin e kombetares !!

    shnet

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pajtohem edhe une me mendimin e Titi.
    Bile nuk kam qene fare i njohtuar se Kozniku ka licence trajneri, pasi qe sado kudo ende eshte i ri me moshe. Sidoqofte, tjeter kush vendos per selektorin e Kombetares, mirepo mendimi im eshte qe Kozniku nuk do jete zgjidhja me e mire per kete pune, edhe pse duhet pershendetur fakti se ai vete eshte ofruar per kete post.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Degjova qe Ardian Kozniku ka kerkuar pankinen kuqezi, ka dikush ndonje informacion me shume ne lidhje me kete ceshtje?

    Ardian Kozniku ka qene nje nder golashenuesit me te mire te liges se ish-jugosllavise kur luante me Prishtinen, Dinamon e Zagrebit etj., pastaj ka luajtur edhe per kombetaren kroate, ka shenuar shume gola per kroatet ne eliminatoret e europianit 96, dhe per Kanen e shume ekipe tjera europiane.

    Une mendoj qe do ishte nje zgjidhje e mrekullueshme, shume shume me e mire se Brigeli.

    Tung
    CV me te pasur si futbollist se Brigeli si zor qe te gjendet: dy here nenkampion bote, kampion evrope, kampion i Italise, nje here lojtari i vitit ne Itali dhe njehere ne Gjermani. Kundershtimi ndaj Brigelit eshte se ska shume pervoje si trajner, mgjths ka kryer dy sezon ne ligen turke, nje here ne vend te dyte me Beshiktashin (vendosi rekord me 13 fitore rresht) pikerisht ne vitin kur Galatasaray ishte absolut ne Turqi duke fituar per here te katert rresht kampionatin turk por dhe kupen UEFA.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Ca eksperience kishte Mario Van Basten si trainer para se te merrte timonin e Hollandes?
    Po Rudi Voeller qe e coi Gjermanine ne finalen e Boterorit 2002?
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  8. #8
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Mario Basler? Kur u fol qe Supermario Basler do merrte timonin e kombetares sone?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #9
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Besoj qe nuk mjafton ajo qe ka qene futbolliste i mire ose nder golashenuesit me te mire.Une do kisha thene EDMOND MIHA eshte i pari nga trajneret shqiptar qe meriton kete vend, por te shohem me rendesi eshte Brigel te dale...
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Degjova qe Ardian Kozniku ka kerkuar pankinen kuqezi, ka dikush ndonje informacion me shume ne lidhje me kete ceshtje?

    Ardian Kozniku ka qene nje nder golashenuesit me te mire te liges se ish-jugosllavise kur luante me Prishtinen, Dinamon e Zagrebit etj., pastaj ka luajtur edhe per kombetaren kroate, ka shenuar shume gola per kroatet ne eliminatoret e europianit 96, dhe per Kanen e shume ekipe tjera europiane.

    Une mendoj qe do ishte nje zgjidhje e mrekullueshme, shume shume me e mire se Brigeli.

    Tung
    dodoni,

    Paksa i çuditshem lajmi qe ke sjelle. Si e ka kërkuar pankinen kuqezi? Ne përgjithësi tranjereve u bëhet oferta për një post te tillë, nuk jane ata qe kërkojnë detyren. Mbase mund te jetë shprehur diku qe do e e drejtonte kombetaren tonë me dëshirë (mbase ne një te ardhme), por nuk mendoj se "ka kërkuar pankinen kuqezi".

    Gjithsesi unë mendoj se mund te ishte një alternative e mirë, sepse besoj se do ishte shumë me i perkushtuar se Brigeli. Ne këtë aspekt marrja e timonit te kombetares nga ai do ishte shumë pozitive. Megjihtate, kjo nuk mjafton. Perkushtimi dhe e kaluara e ndritur si futbollist nuk mjaftojne (ne fakt për këtë te dytën Brigeli e le pas); nuk jane gjithçka. Unë do thoja se pasi te afirmohet duhet marre ne konsideratë, por për momentin mund te ishte një hap i gabuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 01-04-2006 më 13:52

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e kavajsi
    Anëtarësuar
    06-03-2006
    Postime
    3

    Kush do të jetë tranjeri ri i Shqiperisë?

    rudi vata faruk sejdini ....doni tranjer shqiptar?? doni tranjer te huaj???

  12. #12
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une jam per Ardian Koznikun.Ai ka luajtur me kombetaren e kroacise dhe ne kete menyre e njeh shume mire lojen e ekipeve lindore si Rumania,Sllovenia dhe Bullgaria.Ai eshte i ri ne moshe dhe ne kete menyre do te jape shume per ekipin, duke shfrytezuar kombetaren shqiptare per te bere karriere nderkombetare si trainer futbolli.Kemi nevoje per emra te medhenj traineresh ashtu sic kemi per emra te medhenj lojtaresh.Ai e njeh me se miri mentalitetin dhe stilin e lojes se lojtareve kosovare te kombetares si Cana apo Hasi, Dallku etj, qe deri tani per mendimin tim nuk kane dhene maksimumin.Ai do te sjelli edhe nje shtytje per lojtaret autoktone ,pasi nuk eshte i implikuar direkt ne rrethet e lojtareve nga Shqiperia.Permbi te gjitha eshte shqiptar dhe do te mund te flase cilter me publikun dhe mediat.

  13. #13
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Permbi te gjitha eshte shqiptar dhe do te mund te flase cilter me publikun dhe mediat.
    O Qerim nuk do e paguaje taksapaguesi shqiptar tranjerin e Kombtares per zedhendes shtypi por per te sjelle rezultate konkrete,dhe individi perkates per mendimin tim nuk eshte nje leter e sigurte per performance.Na duhet nje individ/staf shume me i eksperimentuar si nga pikpamja futbollistike (personale) ashtu dhe nga ajo teknike.

    Per mua gabim i madh qe e nxoren Brigelin jashte loje ne kete menyre.Me kete staf ekipi jo vetem ka sjelle rezultate pozitive por kishte ndryshuar ne nje fare menyre dhe mentaliteti i lojes.Kishte dhe pjesen negative ne punen e tij,por ne pergjithsi merr nota pozitive ne pankinen kuqezi per aq kohe sa u la te punonte...

    Mua personalisht do me pelqente te merrnim Franko Barezin.Nje internacional italian me nje karriere te shkelqyer dhe per me teper nje njohes shume i mire i vijes ofensive.Pikerisht atje ku vuajme ne...
    Per me teper jemi fqinj,e keshtu nqs eshte e domosdoshme mund te jete me shpesh ne Shqiperi (pothuajse dhe cdo fundjave) per te organizuar me mire strategjine e tij (besoj se kur vjen,do kete nje te tille).E jo te mblidhet aerodromeve...ashtu sic praktikohej dikur...
    .........................

  14. #14
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Ps

    Mendoj se kjo eshte nje loje e Brigelit pasi nuk eshte i kenaqur besoj me oferten qe ka bere shqiperia si trajner i saj ne komberaren Shqiptare por mendoj se do kthehet perseri pasi behet fjale vetem per nje pagese me te mire te Brigelit sepse Kombetarja jone ka shume per te dhene , por ekziston dhe nje mundesi qe Brigeli te mos ri me ne komberare pasi synonte qe me kombetaren shqiptare te hynte ne Botrorin e 2006
    Ky eshte mendimi im personal !!

  15. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Po me duket se edhe uefa ka ndikim ne zgjedhjen e trainerit te kombetares.(nuk e ka ne dore vetem Federata).Ato para ndihma nga uefa, po shkojne prape mbrapsh me anen e pagimit te nje traineri te huaj.

    Eshte e vertete se zgjedhja e nje traineri te panjohur si Ardian Kozniku eshte nje sfide,e cila me kohen do tregoje nese ka qene e mire apo e keqe.Por ne te njejten kohe kombetarja ka per detyre te rrisi dhe zhvilloje nje brez traineresh shqiptare.Duhet te mendojme me larg se sa ndeshjet qe vijojne, me qellim rritjen e futbollit shqiptar.Ky trainer edhe mund te deshtoje.Por gabimet e tij do te mund te mesohen ne Shqiperi dhe ne Kosove ,ne menyre qe te mos perseriten me.Ne fund te fundit edhe traineret e huaj gabojne.

  16. #16
    Beni Maska e alpin com
    Anëtarësuar
    11-03-2006
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    10
    une mendoj se ka ardhur koha qe shqiperia te kete nje trajner me emer te njohur nderkombtarisht e jo brigel ........................................

Tema të Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  3. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •