Ethet e skemave piramidale pėrfshijnė Spanjėn
11-05-2006
Prokurorėt spanjollė ngritėn akuza kundėr 10 drejtuesve ekzekutivė tė dy kompanive tė investimeve nė lidhje me njė skemė piramidale disa miliarda dollarėshe. Prokurorėt nė Madrid thanė se akuzat pėrfshinė mashtrime dhe fallsifikim dokumentash.
Tė dyshuarit drejtonin firmėn Forum Filatelico dhe Afinsa, dy kompani qė u ofronin investitorėve interesa mė tė larta se sa bankat. Tė dyja firmat pretendonin tė investonin paratė e klientėve nė pulla postare dhe monedha numizmatike, duke pėrdorur rritjen e vlerės sė koleksioneve tė tyre pėr tė garantuar tė ardhura nė nivel mė tė lartė.
Por prokurorėt dyshojnė se firmat kanė operuar njė skemė piramidale nė tė cilėn pagesat e investitorėve nuk vijnė nga investimet por nga derdhjet e klientėve tė rinj. Kur kompania nuk arrin tė sigurojė mė investitorė tė rinj atėherė skemat falimentojnė. Mbrojtėsit e konsumatorėve thonė se gati 350 mijė njerėz kanė investuar miliarda dollarė nė firmat Forum Filatelico dhe Afinsa.
VOA
Krijoni Kontakt