Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Qëndrimi grek ndaj Maqedonisë

    Qe nga viti 1991 e ne vazhdim, politika greke dhe opinioni grek vazhdojne te mbajne nje gjendje te tensionuar te marredhenieve me shtetin e ri te krijuar nga shpartallimi i ish-Jugosllavise.
    Pretekstet greke jane nga me te ndryshmet, mirepo preteksti i vertete i mbajtjes te ndezur te ketij konflikti nuk jane as emri e as flamuri, por dicka tjeter.

    Asokohe ish-Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise Antonis Samaras do te deklaronte se:

    " Kjo nuk eshte nje frike virtuale por nje realitet. Ky nuk eshte nje problem me Shkupin e tashem. Kjo eshte absurde sepse Maqedonia ka nje force ushtarake shume te dobet. Ne jemi te perqendruar per kombinimet e ardhshme potenciale te forcave ne kete rajon. Priten tri zhvillime - nje Bullgari e Madhe, nje Shqiperi e Madhe dhe nje Serbi e Madhe.
    Dhe gjithmone shfaqjen e serishme te Turqise.
    "

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Që ekzistenca e një shteti multi-ethnik si Maqedonia me nje siperfaqe dhe popullsi shume here me te vogel se fqinjet dhe me lidhje ne linja etnike me fqinjet, eshte nje anomali, kete e dallon cdo diplomat nderkombetar, jo vetem ministria e jashtme greke.

    Rezervat e Greqise ne lidhje me fqinjin e saj jane te lidhura me emrin Maqedoni: qe te le te kuptosh qe ka nje lidhje shpirterore me Greqine e lashte, por ne fakt, realiteti njerezor i Maqedonise nuk eshte aspak grek: minoriteti grek ne Maqedoni eshte i vogel ne numer krahasimisht me ate bullgar, serb, shqiptar apo turk. Dhe se dyti, prania e nje shteti multi-etnik si Maqedonia pa integritetin dhe te ardhmen e sigurt, do te jete gjithmone burim destabilizimi per gjithe rajonin. Per nje kohe te gjate ne opinionin nderkombetar ekzistonte frika se Maqedonia ishte fitili i fuqise se barutit me emrin Ballkan, prandaj edhe forcat paqeruajtese u dislokuan menjehere ne Maqedoni.

    Pra me pak fjale, Greqia nuk sheh ekzistencen e Maqedonise si nje interes kombetar te saj, por perkundrazi, e sheh ate si nje shkak per acarimin e maredhenieve te saj bilaterale me fqinjet e saj, Bullgarine, Serbine dhe Shqiperine. Dhe shqetesimi kryesor i Greqise, eshte minoriteti turk ne Maqedoni, qe do te perdoret nga interesat e Turqise si nje platforme per te nderhyre ne agjenden e vendeve Ballkanike, direkt apo indirekt. Turqia eshte mbase i vetmi vend ne rajon qe beson tek integriteti i shtetit Maqedon, pasi ne nje shperberje te mundshme te Maqedonise sipas linjave etnike, komuniteti turk i Maqedonise do ti duhet qe te fluturonte drejt Turqise.

    E thene me pak fjale, shteti grek nuk beson ne suksesin e nje shteti multi-etnik si Maqedonia.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2006
    Postime
    62
    Po te flasim per GREQIN atje nuk eshte vetem problemi i maqedonis por dhe shme te tjera .
    1 maqedonia
    2 turqite ne pjesen veriore
    3 qipron
    4 CAMERIN problem shumi i nxete ne rajon qe duhet te zgjidhet ne menyre te pa diskutushme.
    prandaj n.q se greket do marrin perciper zgjidhjen e problemit maqedonas eshte e pa DISKUTUSHME SHPERBERJA E SHTETIT GREKE .
    kJO ngjarje sado pak e hidhure per greket eshte e pa shmangshme.
    Do te jet identik si me SHTETIN JUGOSLLAV.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cfare thoni ore.
    Maqedonia nuk ka qene ndonjehere realitet shpirteror i Greqise. Aleksandri e beri shkrumb e hi greqine, apo degjoni propaganden Greke. Maqedonasit kane qene Trakas, keta te fundit shume mundesi kane te kene qene me prejardhje Fenikase, ata qe "i dhane" me demek alfabetin grekeve dhe pastaj "harrun me shkrujt" vete si duket dhe "u helenizuan". Prralla me mbret. Se ka fillu te dali ne pah teoria e "harreses" se gjuhes tani.

    Sa per realitetin politik, Maqedonia duhet te ekzistoj si shtet, pasi pa maqedoni do kemi me te vertete nje perandori te re bizantine bullgaro-greke-serbe qe si synim ka hedhjen ne det te shqiptareve, sic e ka patur gjithmone. Kur tja arrije kete gje, po ja arriti, atehere do fillojne te krruhen me njeri tjetrin, dhe me siguri Serbi, qe i eshte mesuar luftrave dhe eshte nje popull disa here me krenar se aziatiket qe kane ardhe ne greqi, do filloj pretendimet e veta deri ne Selanik qe kan shku ne kohen e Dushanit. Qenesia e ketij shteti eshte e domosdoshme qe te krijoj nje fare ekuilibri dhe qe amerika dhe europa te kete nje lloj barometri per bashkejetesen nderetnike e fetare ne ballkan, ndersa ti Albo thua te kunderten, qe eshte ky shtet qe shkakton problemet e Greqise. Greqia ka probleme me ne se ka Epirin, ka probleme me maqedonasit se kane Maqedonine, me Turqit, vecse me Italainet nuk i kam nigju te kene ndonjefare proteste edhe pse tek karta e megalidhese e kane dhe jugun e Italise si te tyrin. Si duket me ata nuk ja mban te krruhet dhe gjen shtetet e vogla ose me sakte shtetet e gjymtuara si shqiperia dhe maqedonia qe esht mbush me nje mishmash sllavesh qe as kane lidhje me maqedonasit qe te kerkoj vetvendosjen e vet ne vende qe nuk i takojne.

    Shteti grek nuk i beson nje shteti multietnik si maqedonia ?
    Cfare cudie shteti grek eshte vete shteti me i shartuar ne gjithe Europen. Thuaj qe shteti grek mundohet qe te paraqesi nje bashkejetese fetare si dicka te pamundur ndermjet orthodhokseve sllave dhe shqiptareve muslimane, por sa per multietnicitetin, Greqia eshte shembulli numer nje i nje bashkejetese te tille, me dhune te papare kuptohet por ja kan arrit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 07-05-2006 më 11:10
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Titulli i temes eshte gabim.

    Ai duhet te ishte 'Qendrimi grek ndaj IRJM ose FYROM' se Maqedonia eshte greke.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Maqedonasit jane Greke,dhe per kete historia boterore dhe jo vetem europiane e ka njohur.Dhe si fakt me i fresket nga te gjitha eshte nje nga veprat e Hollivudit qe quhet (Aleksader).Aleksandri i madh ,djali i mbretit Filip eshte deri me sot nje nga strateg edhe nje gjeneral me te medhenj qe ka nxjerre historia.
    Ishte nje njeri pa shkolle por kishte si mesues tere diojtaret e lashte grekw.Njeriu si idhul Arkimedin i cili eshte ai qe sherbeu rrezen e diellit.Ishin studimet e tij qe e frymezuan per te sunduar tere boten.Te mos harrojme se ishte vetem 25 vjec ,kur per te filloji te shkruaje gjithe historia qe nuk mund t"i fshije dot asnje fenomen te fisit.Te gjitha keto ndodhen ne shekullin e 3-te pas heres tone.Nderkohe qe Sllavet e sotem qe jane ne Ish-Jugosllavine dhe ne Bullgari kane ardhur ne Ballkan rreth shekullit te 7-8 pas heres tone dmth. pas 400 me 500 vjet me pas Aleksandrit.
    Si mund te shpjegohet qe Aleksandri eshte pasardhesi i tyre kur ata kane ardhur me mbrapa nga ai dhe kur historia e tij eshte shkruar ne gjuhen e Arkimedit ne greqishten e lashte?
    E verteta sado e hidhur qe te jete quhet e vertete dhe mos te mundohemi te fshihemi pas gishtit tone nuk do t"ia arrijme kurre.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Eshte pikerisht emri Makedonia, qe ka prejardhje gregofonistike dhe duke u nisur prej ketu gërqia kerkon te fuse ne kllapa Maqedonine 'si e tere' per te vetmin qellim prej bithkirash, per te rritur dominimin (e domeos, superioritetin) ne ballkan.
    Epo te lidhen me Muçon!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Që ekzistenca e një shteti multi-ethnik si Maqedonia me nje siperfaqe dhe popullsi shume here me te vogel se fqinjet dhe me lidhje ne linja etnike me fqinjet, eshte nje anomali, kete e dallon cdo diplomat nderkombetar, jo vetem ministria e jashtme greke.

    Rezervat e Greqise ne lidhje me fqinjin e saj jane te lidhura me emrin Maqedoni: qe te le te kuptosh qe ka nje lidhje shpirterore me Greqine e lashte, por ne fakt, realiteti njerezor i Maqedonise nuk eshte aspak grek: minoriteti grek ne Maqedoni eshte i vogel ne numer krahasimisht me ate bullgar, serb, shqiptar apo turk. Dhe se dyti, prania e nje shteti multi-etnik si Maqedonia pa integritetin dhe te ardhmen e sigurt, do te jete gjithmone burim destabilizimi per gjithe rajonin. Per nje kohe te gjate ne opinionin nderkombetar ekzistonte frika se Maqedonia ishte fitili i fuqise se barutit me emrin Ballkan, prandaj edhe forcat paqeruajtese u dislokuan menjehere ne Maqedoni.

    Pra me pak fjale, Greqia nuk sheh ekzistencen e Maqedonise si nje interes kombetar te saj, por perkundrazi, e sheh ate si nje shkak per acarimin e maredhenieve te saj bilaterale me fqinjet e saj, Bullgarine, Serbine dhe Shqiperine. Dhe shqetesimi kryesor i Greqise, eshte minoriteti turk ne Maqedoni, qe do te perdoret nga interesat e Turqise si nje platforme per te nderhyre ne agjenden e vendeve Ballkanike, direkt apo indirekt. Turqia eshte mbase i vetmi vend ne rajon qe beson tek integriteti i shtetit Maqedon, pasi ne nje shperberje te mundshme te Maqedonise sipas linjave etnike, komuniteti turk i Maqedonise do ti duhet qe te fluturonte drejt Turqise.

    E thene me pak fjale, shteti grek nuk beson ne suksesin e nje shteti multi-etnik si Maqedonia.

    Albo

    Dikur i pelqeja shkrimet e Albos, me vone kisha kritika e debate, sot i vetmi efekt me vjen te qesh.

    Maqedonia nuk lindi sot, e pas viteve 90 si problem.

    Po kush ka lexuar pak histori...... e nuk ka bagazhin e gazetave qe ka lexuar pas 90tes a 2000 shit...e bazohet te keto.

    Qe kur filloi procesi i shperberjes se turqise, Maqedonia, e kjo reth Lumit Vardar ka qene qendra e politikes, e kush kishte Maqedonine [kete sot te Shkupit rreth lumit Vardar] kishte gjithe ballkanin.

    Amerika........beri vetem nje gje ne ballkan.......vajti direkt ne Maqedoni qe ne fillim.......e zuri ate....qe qe qendra e stabilitetit ne ballkan ........e e garantoi vet ajo.

    Ata qe kuptonin politiken........e dinin qe para 15 vjeteve......qe vetem Maqedonia nuk prekej dote ne ballkan...........se kjo do sillte komplet prishjen e gjithe balances ne rajon ne menyre te pariparushme e hapej ne gje qe nuk mbyllej kurre.

    Ne fund kur mbaruan pune me rajonin, e bene multietnike , per ti ritur bazen si shtet, e per ta bere me te forte, e maqedoni , me sllavet bullgar e shqiptaret e me bullgarine e shqiperine e direkt garancine e Amerikes e fuqive te medha, do jete shteti me stabel ne rajon, e qendra e tij.

    Greket.........mesim per ne..........ata qe kishin pak mend ......e dinin qe para 15 vjeteve qe llapnin kote........po politika greke keshtu ka funksionuar........prandaj ne Maqedoni pati deshtimin e saj me te madh.

    Anglezet e Amerikanet e te huajt.........ata qe para dy shekujsh ....venin ne greqine e pushtuar nga turku.......e gjenin fshataret grek qe lidhnin gajdhurin [gomarin] mbi guret e akropolit........e monomentet e lashte,,,,,,,,pa patur idene per rendesine e tyre................ata ......pra europianet...........u treguan cqe greqia e ben historine e saj e bene ate si shtet e mbyllen syte kur gjithe turqit, arabet e egjyptianet u bene '''greke te lashte''....keta pra ......u kane thene dhe grekerve .........qe emri Maqedoni nuk eshte grek.......madje vet greket e lashte.......nuk e pranuan kur qe Filipi a Aleksandri qene grek....madje si mbreter nuk i ftuan as edhe nje here ne athine......zyrarish i refuzuan me perbuzje.....madje desh i vrane e donin ti vrisnin.....por i percmonin si me te ulet....pra dhe argumenti historike dhe argumenti modern nuk ka baze........ne nje shtet te bere vete nga perendimi per asrye historike e qe nuk do ti tregoj atij kush eshte Maqedonia.....me demostratat e sufllaqaxhi--shitesve neper Europe e Amerike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-05-2006 më 14:52
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  9. #9
    Pa patur asnje qellim qe ti vishen temes qendrime raciste, duhen cituar dhe studimet gjenetike te popujve te ndryshem qe jane bere dhe behen, per te percaktuar sakte prejardhjen e tyre.
    Studimi ne fjale eshte kryer nga Departamenti i Imunologjise dhe Biologjise Molekulare, ne Madrid, ne vitin 2001.

    Nder te tjera ne kete studim thuhet:

    Greket eshte verejtur se gjenetikisht ata kane nje marredhenie thelbesore me sub-Saharaianet (Etiopianet), gje qe i ben ata te jene te vecuar nga grupet mesdhetare.

    Periudha ne te cilen keto marredhenie mund te kene ndodhur eshte e hershme, por e pasigurte dhe kjo mund te kete lidhje me shpernguljen e egjiptiano-etiopianeve ne kohen e faraonike te Egjiptit.

    Ndersa per maqedonet aty thuhet se ata i perkasin substratit te vjeter mesdhetar.


    Lexo me teper tek adresa:

    http://www.ncbi.nlm.nih.gov/entrez/q...506&dopt=Books

    HLA genes in Macedonians and the sub-Saharan origin of the Greeks

  10. #10
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Greket.........mesim per ne..........ata qe kishin pak mend ......e dinin qe para 15 vjeteve qe llapnin kote........po politika greke keshtu ka funksionuar........prandaj ne Maqedoni pati deshtimin e saj me te madh.
    varet cfare kupton ti me deshtim. maqedonia eshte ekonomikisht e varur nga greqia. dhe greqia ka goxha interesa ekonomike ne maqedoni. business as usual domethene. Tani per emrin dhe p.. te tjera kujtohet dhe zgjohet si ceshtje kur ka zgjedhje parlamenti ose lokale.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisë shqiptare
    Nga Artti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Cilët janë deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë?
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 13:21
  5. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •