-
Kush lindi sot
L I N D I
Mėshira e Gjithėsisė-
Mėshira e Njerėzisė.
Nė ēastet mė tė errėta tė historisė, nė Hixhaz, nė qytetin
Meke t’Arabisė, lindi Mėshira e Gjithėsisė - Mėshira e
Njerėzisė.
Kush lindi sot?
Lindi sot krijesa mė e dashur e t’Madhit Zot. Lindi mė i
madhėruari, mė i merituari, lindi mė i lavdėruari.
Kush lindi sot?
Lindi ai qė e stolisi jetėn tokėsore me Frymėn Hyjnore.
Lindi udhėrrėfyesi mė i madh jetės njerėzore.
Kush lindi sot?
Lindi i dėrguari mė i fundit, por qė ishte i pari. Lindi mė
bujari, mė i pėrkryeri, mė i vyeri.
Kush lindi sot?
Lindi mė i besuari, mė i ēmuari, mė i dalluari.
Ai nuk ishte hyjni, ai ishte njeri.
Ai ishte njeri, sikurse unė e ti. Ai ishte sikurse ne, por i
veēant nga tė gjithė njerėzit mbi kėtė dhe.
“Ai ishte njeri ndėr njerėz porsi xhevahiri midis gurėve.”
Po, sikur thuhet nė njė Fjalė Hyjnore, Hadith Kudsi, qė
ndritė mė shumė se Dielli, po tė mos ishte ai, nuk do tė
ishte krijuar as Ademi dhe as Toka e Qielli.
Poeti, Busajriu, shprehet kėshtu:
“Njerėzit e pėrgjumur
Qė jetojnė nė ėndėrra e qetėsi
Si mund ta kuptojnė tė Vėrtetėn e Tij…?”
SHPALLJA HYJNORE
Kush lindi sot?
Lindi sot ai qė i Madhi Zot, qė ėshtė Krijues, Furnizues,
Shpėtues, Burim i Mirėsisė, i Bukurisė, i Madhėshtisė e
zgjodhi shembull tė shkėlqyeshmėrisė, tė pėrsoshmėrisė,
vulė e pejgamberisė.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, qė nė moshėn 40-tė vjeēare, nė shpellėn Hira
nė “Malin e Dritės” (Xhebel un-Nur), filloi t’i zbulohet,
pėr krijesat njerėzore, Shpallja Hyjnore.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, qė fjalėt e para, qė iu zbuluan, kishin tė bėnin
me diturinė -pėr ta udhėzuar njerėzinė.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė tha: “Kėrkoni diturinė edhe nėse ėshtė nė
Kinė”
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė e pėrjetoi Natėn e Miraxhit. Miraxhin
ruhani, por edhe Miraxhin xhismani – Pra, ngritjen
shpirtėrore dhe ngritjen trupore. Kjo ėshtė rruga qė sjellė
fitore…
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė tėrė jetėn meditoi, veproi dhe luftoi. Por,
luftėrat (pėrpjekjet) i quajti:
el-xhihad ul-esger dhe el- xhihad ul-ekber, lufta e vogėl
me armikun, pėr tė Vėrtetėn, kurse lufta e madhe me
epshin, egon, me vetveten.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai i cili tha se mė e vlefshme ėshtė penda e
dijetarit sesa gjaku i luftėtarit…
Sa tė veēanta janė kėto fjalė. Kėto fjalė, si edhe shumė
fjalė tė tjera, kanė diēka nga ajo Dritė, qė ende nuk ėshtė
zbehė dhe as qė ka pėr t’u zbehė por, qė bota shumė pak
po e njeh.
Sot, bota ka shumė nevojė qė zemrėn ta zgjerojė. Ta
zgjerojė zemrėn nė masėn e kėsaj zemre.
Vetėm nė masėn e kėsaj zemre ne do tė kemi jetė. Vetėm
kjo jetė ėshtė e vėrtetė, sepse ėshtė jetė e ndriēuar prej
Dritės sė Pashuar.
Jeta e ndriēuar prej Dritės sė Pashuar ėshtė jetė e vėrtetė,
ėshtė jetė pa mashtrime, pa zhgėnjime…
Mjafton qė tė hedhim njė shikim rreth vetes, rreth botės,
pėr tė parė pėrnjėherė, kudo qė jemi, se sa mashtrime,
zhgėnjime, dhunime, torturime, krime ka kjo ekzistenca
jonė nė kėtė botė tė kotė, tė mjerė dhe tė pa vlerė…
Bota, shekull pas shekulli lėviz drejt ndryshimeve. Po,
megjithė ndryshimet qė janė bėrė, a ka pėrparuar
njerėzimi? A e njohim ne qėllimin e jetės, kuptimin e
ekzistencės sonė, rrugėn e sė vėrtetės?
Vlerėsohet se nė pesė mijė vjetėt e fundit nė botė kishte
14.500 luftėra dhe nė kėto luftėra tė llojllojshme humbėn
jetėn rreth tre miliardė e gjashtėqind milionė njerėz.
Nė luftėn e Parė Botėrore (1914-1918) humbėn jetėn rreth
dhjetė milionė njerėz.
Nė luftėn e Dytė Botėrore (1939-1945) pėsuan rreth
pesėdhjetė milionė njerėz…Miliona tė tjerė pėsuan mė
vonė-deri nė kohėn tonė…
Pėrse e kujtojmė tė kaluarėn kaq tė pėrgjakshme?
Sepse, siē thoshte Santayana, ata qė nuk e kujtojnė tė
kaluarėn janė tė dėnuar ta pėrsėrisin. E kaluara nuk ėshtė
ardhmėri, ajo ėshtė histori. Histori e cila po pėrsėritet,
herė mė shumė-herė mė pak, gjithnjė, me gjak, pothuajse,
nė ēdo brezni. Nė ēdo brezni shkruhen histori me
pėrmbajtje zi e mė zi…!
E pyetėn Shopenhauerin, ē’ėshtė pėrmbajtja e historisė?
Ai u pėrgjigj: “Shakatė evropiane”.
“Shakatė evropiane” pėrmes karikaturave u pėrpoqėn tė
fyejnė Mėshirėn e Gjithėsisė-Mėshirėn e Njerėzisė. Pse
ndodhi kjo? Sepse askush nuk mund tė shoh pėrtej
vetvetes. Secili sheh te tė tjerėt, atė qė ėshtė nė vetvete…
Kush lindi sot?
Sot lindi ai qė ishte i paralajmėruar nė tė gjitha Shpalljet
Hyjnore, ai qė do t’i sjellė njerėzimit tė Vėrtetėn
Madhėshtore, Paqėn Botėrore.
Kush lindi sot?
Sot lindi dėshmuesi, pėrgėzuesi, qortuesi,
paralajmėruesi…
Sot lindi ai qė ishte aq i vendosur, i pėsosur, i pėrkryer, ai
qė ishte si njė pasqyrė, i cili tha:
“Unė jam si pasqyrė, pasqyroi jo atė qė unė dua, por ashtu
ēfarė
je ti, atė e sheh nė mua”
Ēfarė je ti? Ēfarė jam unė? Ēfarė jemi ne? Kjo ka shumė
rėndėsi, nė veēanti, pėr ne, nė kėtė Atdhe! Faik Bej
Konica (1876 - 1942) thoshte:
“Tė mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do tė ishte mė
tepėr nė numėr, por jo shqiptar.”
Kur e pyetėn M. Xhelal ed- Din Rumiun (1207 - 1273)
kush je ti? Ai tha:
“Unė jam shėrbėtor i tė Madhėrueshmit Kur’an
Derisa shpirt kam
Unė jam pluhur nėn kėmbėt e Muhammedit alejhi
selam…”
Nė Kur’an e Madhėruar, pėr kėtė lindje tė bekuar, kėshtu
ėshtė shkruar:
“Vėrtetė! All-llahu dhe engjėjt e Tij e bekojnė
Pejgamberin. O besimtarė! Bekojeni dhe pėrshėndeteni
me njė pėrshėndetje tė denjė!”
(Kur’an, 33:56)
Amin! Amin!
Shkruar nga : Mexhid Yvejsi nga gjakova
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 09-04-2006 mė 10:59
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt