Close
Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 297 prej 297
  1. #291
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    ka te beje me planin "Mihalis" edhe kjo me siguri

  2. #292
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ky Mr. Albo eshte me te vertete i cuditshem. Kur e ke vizituar Kosinen ti more djale? Po cilen Kosine njehere se ndoshta po flasim per dy fshatra te ndryshem sepse ne Kosine ka vetem Shqiptare Orthodoks dhe Shqiptare Muslimane. Ne Kosine nuk kam degjuar te flitet Vllahce as une edhe as te paret e mi. Ti kur i paske degjuar keto?
    Ndoshta pasi keni shkuar ju me priftin Thomollari ju keni mesuar te flasin Greqisht edhe Vllahce. Se ne Kosine ska patur edhe nuk ka Vllehe.
    Lehin zagaret e Greqise po ska lepuj ne Kosine, mbidheni mendjen, bejeni top!
    Une vete ne Kosine kam qene te pakten 2 here per te festuar Diten e Fjetjes se Shen Marise ne 15 gusht, ose "Shen Marine e Kosines" sic e njohin permetaret, emer qe mban edhe Kisha, nje nga kishat me te vjetra dhe me te vecanta per nga stili i ndertimit ne mbare Shqiperine.

    Xhaxhai im ka dhene mesim ne Kosine ne ate shkollen ngjitur me Kishen, dhe ata prinderit e tu do te kene qene nxenes te tij. Nena ime ka dhene po mesim ne Kosine ne te njejten shkolle. Babai im per nga vete profesioni qe kish, e njihin gjithe fshataret e Kosines si ne kohen e kooperativave edhe ne kohen e prones private. Shoku i tij me i ngushte ishte me origjine nga Kosina dhe kish te njejtin profesion, dhe ishte kryetari i shoqates se arumuneve ne Permet dhe e fliste si vete edhe femijet e tij ne familje, ashtu sic flisnin edhe shqipen.

    Prandaj mos me trego mua se kush eshte Kosina dhe fshatrat e Permetit, por ik e pyet mamin e babin te te tregojne se kush jam une e nga cila familje jam qe te kesh nje ide se me ke po flet.

    Asnjëri në fshat nuk na flet me gojë përveçse kushërinjtë por edhe këta të fundit na kanë dënuar për veprimin tim të vjetshëm
    Dhe arsyeja qe nuk i flasin me goje ketij hajduti ordiner qe e pohon me gojen e tij me lart qe vodhi varesen e se vdekures eshte fare e thjeshte: ata fshataret e thjeshte humben vendin e punes dhe te ardhurat qe siguronin nga ajo pune duke gerrmuar per eshtra ushtaresh. Dhe jo vetem qe tani jane te papune e duhet te merren me bujqesi e blegtori per te nxjerre buken e gojes per femijet e tyre, por iu desh te duronin edhe maskaralleqet e gazetave e gazetareve per ta dhe fshatin e tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-09-2007 më 00:27

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Sa mire e njeh Kosinen ky.Me siguri informacionin per "ushtare" te rene ne kosine ky do e kete dhene.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #294
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une nuk i "vecova" vllenjte, une thashe qe fshati i Kosines eshte nje fshat i minoritetit vllah, kane qene dhe jane te tille, dhe kane traditen, gjuhen dhe zakonet e tyre, qe jo detyrimisht jane kryekeput si ato shqiptare. Kjo nuk eshte ofeze apo vecim, kjo eshte pasqyrim i realitetit pasi jam i bindur qe po te takosh edhe nje vllah nga Kosina, ai nuk e ka per turp te jete i tille, e ka per nder bile.

    Ofendimin nuk eshte respektimi i etnise se dikujt, ofendim eshte qe tu mohosh minoriteteve te vendit identitetin e tyre per hir te te qenit shtetas shqiptare.

    Albo
    Do saktësoja që vllehët nuk përbëjnë një etni. Në Festivalin Folklorik të 78' u quajt e paarsyshme të dalë një folklor vlleh meqë nuk ekziston asnjë pakicë e tillë kombëtare. Vllehët përbëjnë veç minoritet kulturor, pasi nuk i plotësojnë dy kriteret kryesore për të qënë një minoritet etnik: territorialitetin dhe shtetin ''amë''. Veç nqs bëjmë ''gabimin'' e Baseskut që i cilëson vllehët padashje si rumunë gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
    relata refero

  5. #295
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Do saktësoja që vllehët nuk përbëjnë një etni. Në Festivalin Folklorik të 78' u quajt e paarsyshme të dalë një folklor vlleh meqë nuk ekziston asnjë pakicë e tillë kombëtare. Vllehët përbëjnë veç minoritet kulturor, pasi nuk i plotësojnë dy kriteret kryesore për të qënë një minoritet etnik: territorialitetin dhe shtetin ''amë''. Veç nqs bëjmë ''gabimin'' e Baseskut që i cilëson vllehët padashje si rumunë gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
    Nuk jam aspak dakord me kriteret qe ti perdor, pasi po te perdorim te njejtat kritere, i bie qe hebrejte e botes nuk mund te cilesohen si nje grup etnik, pasi asnjehere nuk kane qendruar ne nje vend, dhe asnjehere nuk kane patur nje shtet ame. Vetem pas 1948 filluan te ndertojne nje shtet te tyren ne vendin e origjines. Pra kriteret e tua jane kritere qe i perdorin vetem ato shtete qe jane te interesuara per te asimiluar minoritetet duke u mohuar ekzistencen.

    Kriteri eshte nje dhe i vetem: si ndihet vete minoriteti arumun ne vend. Dhe nuk eshte vetem presidenti rumun qe ka kerkuar njohjen dhe respektimin e minoritetit arumun ne vend, keto thirrje kane dale nga vete komuniteti arumun i vendit qe perfaqesohet nga organizata e tyre.

    Eshte nje nga trashegimite me te keqija te komunizmit: mania per tu diktuar njerezve gjithcka, perfshi edhe identitetin e tyre etnik.

    Albo

  6. #296
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kriteret që përdora janë pak a shumë etaloni matës për të definuar saktësisht një minoritet etnik. Vllehët sot nuk përbëjnë një popullsi kompakte në një territor të përcaktuar duke qënë të shpërndarë në grupe popullatash në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi, Rumani dhe Kroaci. Shteti rumun nuk është shteti ''amë'' i vllehëve dhe çdo qasje për ta paraqitur si të tillë ushqehet nga interesat politike në prapaskena, pasi historia pasqyron të kundërtën. Ky grup është më i vjetër se vetë momenti i krijimit të kombit rumun dhe një nga elementet më thelbësorë (gjuha) për të lëvruar një identitet tek rumunët dhe arumunët është i ndryshëm. Gjuha vllehe mund të ketë përafërsi me rumanishten por nuk është e tillë. Në shek 8-12 latinishtja volgare e folur në trevat ballkanike ndahet në katër pjesë, ku dako-rumanishtja ose rumanishtja e sotme si dhe vllehishtja ishin dy degë të ndryshme nga trungu mëmë. Një mundësi e gjuhës vllehe është e njëjta rrugë që ka ndjekur gjuha standarte rumune, e cila konsiderohet si pasardhëse e latinishtes së folur nga romakët dhe dakët e ngulmuar në atë që sot përbën Rumaninë e sotme, ndërsa vllehishtja konsiderohet si pasardhëse e latinishtes së folur nga thrakët e Epirit verior. Konkretisht pakica latine të vendosura si pasojë e sundimit të Perandorisë Romake. Paralelisht me këto teza ekzistojnë qasjet për të përvetësuar vllehët si ''ilirë të latinizuar'' - qasje që nuk gjejnë terren tek logjika e thjeshtë pasi vllehët si popullsi baritore nuk mund të latinizoheshin përpara elitave qytetare, duke ditur që asimilimi ndodh nga lart-poshtë. Teza e mbetjeve romake është më e besueshme për këtë kategori popullate ku nata e historisë e zuri në mes të katër rrugëve dhe nuk pati fatin të formësonte një identitet kombëtar.

    Një pikë tjetër për të provuar se vllehët nuk janë rumunë, është studimi i Rilindjes kombëtare shqiptare, ku një pjesë e rilindasve ishin vllehë të ngulitur në Rumani. Mungesa e identitetit kombëtar tek ta, që vjen si pasojë e mungesës së shtetit ''amë'', detyrimisht që përfaqësohet me lëvrimin tek ta të identiteve kombëtare të vendeve ku janë ngulitur. Fundja fundit a nuk është më i rëndësishëm edhe sipas jush identiteti kulturor, shprehur ndryshe, mënyra se si ndihen?!

    Nuk do preferoja të paralelizoja vllehët me hebrenjtë pasi po përcaktonim minoritetin etnik dhe jo etninë në veçanti. Dhe mbi të gjitha, hebrenjtë përbëjnë në vetvete një rast specifik dhe tepër kompleks për tu marrë si shembull.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 27-06-2011 më 20:16
    relata refero

  7. #297
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Me te njejtat argumente qe ti perdor, shume kollaj mund te arrihet ne perfundimin se arvanitasit ne Greqi, arbereshet ne Itali, arvanudet ne Turqi, Egjipt e vende te tjera te botes, nuk perbejne "minoritet shqiptar" pasi keta njerez kane emigruar ne keto vende para se te lindte shteti shqiptar ne 1912. Bile ne shume raste, kane luftuar per pavaresine e interesat e vendeve ku kane jetuar. Dhe kjo perben edhe problemin e kritereve te tua: dilema qe lind kur krahason kriteret e tua teorike, me realitetin. Arbereshet ruajne edhe sot e kesaj dite identitetin epirot, qe i paraprin atij shqiptar, dhe thone se jane "gjak i shprishur", qe ruajti ne shekuj identitetin e te pareve tane, qe rilindasit tane e rizbuluan shekuj me vone.

    Nacionalizmi nuk eshte asgje me shume se nje ideologji, sic ishte edhe komunizmi, ishte ishte dhe fashizmi. Te qenit shtetas shqiptar, apo rilindas shqiptar, apo komunist, apo fashist, nuk e ndryshon origjinen etnike te personit. Dhe nuk mund te fluturohet ne perfundimin se meqenese disa prej rilindasve tane ishin vllehe, ata detyrimisht kane hequr dore nga identiteti rumun per hir te identitetit shqiptar.

    Dhe me kete kendveshtrim, i bie qe edhe ata 2 milion emigrante shqiptare qe punojne e jetojne sot ne Perendim, larg vendlindjes se tyre, nuk gezojne me te drejten te klasifikohen si minoritet shqiptar ne vendet ku jetojne. Shtetet e tyre ku jetojne, kane cdo te drejte qe t'iu mohojne atyre ekzistencen si minoritet, qe nga momenti qe zgjodhen te largohen nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Mali i Zi.

    Per gati 100 vjet, ideologjite e kohes: nacionalizmi + komunizmi + fashizmi dhe tani se fundmi globalizmi, jane munduar te influencojne, nenshtrojne dhe bile shuajne fare, identitetet etnike per hir te ideologjise se tyre. Komunizmi per shembull e shihte pranine e grupeve te shumta etnike ne Shqiperi si nje kercenim per pushtetin popullor, fale lidhjeve qe keto minoritete kishin me shtetet fqinje. Kjo ishte arsyeja kryesore perse shume prej ketyre minoriteteve iu mohua ekzistenca. Nuk ka ne Shqiperi minoritet turk sipas statistikave zyrtare. Nuk ka as minoritet malazez e serb, as minoritet rom. Ashtu si nuk ka as minoritet rumun, qe perben edhe minoritetin me te madh ne vend.

    Tani qe ideologjite po vdesin dhe shqiptaret po shijojne lirine, brezat e indoktrinuar me ideologjine komuniste, e kane te veshtire te respektojne lirine e minoriteteve per te shprehur e mbrojtur identitetin e tyre. Nuk me takon as mua e as ty te percaktojme nese arumunet ne Shqiperi jane minoritet rumun apo pakice kulturore, i takon cdo pjesetari te atij komuniteti, qe te deshmoje se cilin identitet perqafon. Do te kete nga ata qe do te zgjedhin identitetin shqiptar, ashtu sic do te kete nga ata qe do te identifikohen me kulturen e vendit te origjines. Ky eshte qendrimi i drejte qe garanton respektimin e lirise jo vetem te nje minoriteti, por te cdo shtetasi shqiptar.

    Nuk mund te me tregosh ti mua se cfare identiteti kam. Jam une qe deshmoj me gojen time identitetin tim etnik apo fetar. Ky eshte edhe dallimi i madh mes komunizmit dhe demokracise. Dikur hidhnim ne kutite e votimit voten qe na jepte te mbyllur e te palosur Partia, sot na duhet te futemi ne dhomen e fshehte e te votojme vete per kandidatin qe mbeshtesim.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2011 më 10:12

Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •