Close
Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 297
  1. #71
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Albo po te drejtohem ty sepse me beri pershtypje shkrimi, sic e kam deklaruar jam ortodoks i zones se Permetit dhe di shume gjera persa i perket kishes atje madje At Vasil Thomollarin e njoh vete personalisht. Per mua eshte i drejte shqetesimi i te gjitheve persa i perket kesaj ceshtjeje. Duke qene se iniciativa eshte zyrtare dhe ka te beje me marredheniet midis dy shteteve duhej si fillim te njoftohej shteti shqiptar per kete, ne rruge zyrtare. Nuk do te ishte lajm i tille nese organet vendore e gjyqesore do te ishin njoftuar per hapjen e varreve. Kjo gje nuk eshte bere. Nga pohimet e njerezve qe jane marre me kete pune madje del se u eshte kerkuar te mos flasin per kete ceshtje. Une e shoh me dyshim gjithe ngjarjen, si fillim greket nuk na respektuan si shtet perderisa nuk njoftuan, gjithashtu nuk mund te hapesh varre kuturu, duhet te kesh te dhena se ku, sa dhe si jane varrosur ushtaret greke. Une nje gje te vetme po mendoja mqse kam njerez nen dhe ne ate toke e si permetar qe je besoj se ke dhe ti. Po sikur te shkonin e te hapnin varrin e tet gjyshi si do reagoje? Une vete po ta them me bindje te plote do e kisha kap priftin e do ia shkulja mjekren me duart e mia!!
    Ti zgjidhjen e sheh te varrosen ne Kelcyre te manastiri, kjo gje per mua duhet perjashtuar! Varrosja e ushtareve aty do te thote bombe me sahat per ne, sepse nuk te garantoj qe ndonje i indinjuar apo i krisur te veje e t'i vere ndonje bombe manastirit ne fjale. Pas kesaj do te shihje reagimin e Greqise dhe relatat e mira midis dy shteteve. Eshte shume tu kerkosh shqiptareve madje tu imponosh respekt kundrejt nje shteti qe nuk ka te njejtat ndjenja per ne. Se fundmi, brenda teje nuk e di si ndjehesh po une te keshilloj te mos e shohesh ortodoksine si ideal. Me beso jam marre shume, di shume gjera per te, pa frike pohoj se di me shume gjera se ty, kam marre mesime fetare per nje kohe te gjate etj. Ne gjendjen si eshte sot ortodoksia eshte shume larg ideales. Mos u perpiq te mbrosh me argumente boshe dicka qe nuk qendron. Nese kane hapur varre shqiptaresh ne Permet kane bere gabim e duhen denuar.
    Ezekiel 25-17.

  2. #72
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Zbulohen eshtra brenda arkave metalike, Permet. Konsulli grek bllokon hetimin: S’do hyni ne kishe

    Nga A.Hoxha/Rozeta Rapushi/D.Bonollari



    PERMET-TIRANE (30 Maj)

    Eshtrat e zhvarrosura, Policia terhiqet nga Kisha e Kutalit: Nuk tregojme arsyen e largimit

    Ora 13:35-Policia terhiqet nga kisha Kutalit ne Permet ku ndodhen 69 arka me eshtra te vdekurish. Forcat policore jane larguar sot ne mesdite, por nuk e kane thene arsyen e terheqjes ndersa ndodheshin aty prej 3 ditesh me motivin per te kontrolluar ne kishe per zhvarrimet e shumeperfolura. Nderkaq jane nderprere hetimet per skandalin e zhvarrimit te eshtrave pas vizites se konsullit grek te Gjirokastres ne kishen e Kutalit.

    Konsulli grek i Gjirokastres Kristo Mandella ka vizituar gjate pasdites se djeshme Kutalin, fshatin ku ndodhen eshtrat e zhvarrosura ne Kosine dhe ka kerkuar qe policia te mos hyje ne ambjentet e saj.

    Zbulohen eshtra brenda arkave metalike, Permet. Konsulli grek bllokon hetimin: S’do hyni ne kishe

    Ora 07:10- Konsulli grek i Gjirokastres Kristo Mandella ka vizituar gjate pasdites se djeshme Kutalin, fshatin ku ndodhen eshtrat e zhvarrosura ne Kosine dhe ka kerkuar qe policia te mos hyje ne ambjentet e saj. Perfshirja e perfaqesuesit grek ne skandalin e zhvarrimit te varrezave te vjetra ne fshatin Kosine, e ka zgjeruar rrethin e paleve te interesuara ne kete histori. Mandella jo vetem qe ka qene i pranishem gjate nje meshe te zhvilluar jashte çdo rregulli te liturgjise ortodokse(nuk zhvillohen mesha ne ditet e javes, aq me teper diten e hene) por u ka kerkuar autoriteteve te policise qe te mos prekin kishen. Disa ore me pas zedhenesi i konsullates se Gjirokastres, Vasil Kucoi tha per “Gazeten” se “Kemi rene dakord me palen shqiptare qe te mos kontrollohet kisha sepse nje veprim i tille ka ndjeshmeri historike per popullin grek.

    Konsulli Mandella ishte aty ne shenje humanizmi dhe per shkak te detyres se tij”. Kjo deklarate eshte nje paralajmerim per fatin qe i pret hetimet e nisura nga policia dhe prokuroria e Permetit, dhe njekohesisht eshte nje mesazh i qarte qe merr ne mbrojtje personat pergjegjes qe perdhosen varrezat e banoreve te Kosines. Gazetari i “News 24” hyri brenda ambjenteve te kishes se Kutalit dhe zbuloi se ne nje cep te saj ishin te vendosura 69 arka metalike me thaset e mbushura me eshtra brenda tyre. Fotot dhe filmimet e bera nga gazetari i “News 24” brenda ambjenteve te kishes se vogel te Shen Mihalit, deshmojne se eshtrat e zhvarrosura ne varresen e vjeter te Kosines, do te vendoseshin si eshtra te ushtareve greke te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore, ne manastirin mauzeleum te Shen Kollit, ne Gryken e Kelcyres.

    Mesha

    Pas zbulimit te bere nje dite me pare per vendodhjen e eshtrave te zhvarrosura ne Kosine, policia mori nen ruajtje kishen e Shen Mihalit ne Kutal. Sherbimi i policise behet nga tre efektive, por ata kane qendruar gjate gjithe kohes jashte rrethimit te kishes duke vezhguar çdo gje ne distance. Rreth ores 14.00 prane kesaj kishe u shfaq prifti i Permetit Vasil Thomollari sebashku me bashkeshorten e tij. Prifti tentoi te hynte ne kishe, por njeri prej policeve qe ndodhej aty e pyeti “Ku shkon? Duhet te njoftoje eproret me pare per nje gje te tille”.
    Prifti Thomollari, i cili disponon çelesat e deres se kyçur te kishes, eshte kthyer menjehere mbrapsht dhe u largua ne drejtim te Permetit
    . Rreth ores 17.00 prane kesaj kishe kane ardhur dy perfaqesues te mitropolise se Gjirokastres dhe konsulli grek Kristo Mandella. Pak me vone aty ka ardhur dhe prifti Thomollari, i cili ka hapur deren e kishes dhe te pranishmit kane hyre brenda. Per te justifikuar hyrjen ne kishe dhe “prezencen” e te ardhurve nga Gjirokastra, prifti ka improvizuar nje meshe te çastit, gjate zhvillimit te se ciles kane ardhur dhe 10 banore te fshatit Kutal. Ne momentin qe Thomollari ka dale nga kisha ka deklaruar se “Policia ka dhunuar kishen dhe me ka penguar mua te hyje ne te”. Pyetjes se çfare do te bente nese do ta arrestonin prifti iu pergjigj:”Lavdi zotit jam i gatshem tu pergjigjem organeve te drejtesise”. Ndersa konsulli grek nuk pranoi te flase per mediat.

    Eshtrat

    Gazetari i “News 24” hyri ne kishe vetem pasi ne te kishin hyre prifti Thomollari dhe konsulli grek. Ai konstatoi ne cepin e djathte te saj 69 arka metalike ngjyre inoksi, me permasa afro 50 cm gjatesi, 20 cm gjeresi dhe afro 20 cm lartesi. Nga jashte arkat kishin vetem nje shenim “KS”, inicialet e fshatit Kosine dhe numrin perkates. Ne arken e hapur prej tij ndodhej nje thes plastik me ngjyre portokolli, brenda te cilit ishin nje pale eshtra. Policia ka qendruar vazhdimisht jashte rrethimit te kishes, ne pritje qe prokuroria te leshonte nje urdher per te kontrolluar arkat metalike me eshtrat e zhvarrosura ne Kosine. Prania e konsullit grek dje pasdite ne kete kishe, le te kuptohet se ky kontroll nuk ka per tu ushtruar kurre. Banoret e fshatit Kosine denoncuan publikisht priftin e Permetit se kishte organizuar zhvarrimin e te afermve te tyre te varrosur prane kishes bizantine te Shen Merise qysh para nje shekulli. Mes varreve te hapura u gjeten bizhuteri femrash dhe eshtra femijesh qe deshmonin qarte se nuk behej fjale per eshtra ushtaresh greke te vrare ne Luften e Dyte Boterore.

    Prifti i Permetit mbulon naten eshtrat e zhvarrosura

    Prifti i Permetit Vasil Thomollari eshte rikthyer te dielen ne mbremje ne Kosine dhe ka mbuluar eshtrat e mbetura mbi toke nga zhvarrimet e kryera prane kishes se ketij fshati. Lajmi eshte konfirmuar per “Gazeten” gjate dites se djeshme nga disa banore te fshatit Kosine. Ata e kane pare priftin te shkoje ne fshat ne oret e vona te se dieles me nje makine me ngjyre te erret dhe te mbulonte disa eshtra te shperndara rrotull kishes Bizantine te Shen Merise.

    Njeri prej fshatareve te pyetur Altin Ballabani tha “Une isha jashte ne ate ore, pasi kam ne pronesi objektin qe ndodhet prane kishes se Shen Merise. Disa dite me pare me kishin shqyer deren e objektit dhe grabiten disa sende dhe nje pllake guri qe une e kisha gjetur gjate hapjes se varreve. Prifti Thomollari erdhi me nje makine me ngjyre te erret dhe shkoi ne sheshin qe ndodhet ne krahun e majte te hyrjes se Kishes. Aty, ai mbuloi me dhe disa eshtra te mbetura jashte, te cilat i kishin filmuar gjate dites gazetaret dhe i kane transmetuar ne televizion”.

    Eshtrat arrijne ne Kuvend “Institucionet te veprojne”

    Deputetet e quajne akt çnjerezor zhvarrosjen e eshtrave te 137 varreve ne fshatin Kosine dhe kerkojne qe ngjarja te zbardhet me urgjence nga institucionet shteterore. Ne seancen e djeshme plenare, Flamur Hoxha dhe Sabit Brokaj denuan reaguan ashper duke e quajtur ngjarje te paprecedent hapjen e varreve qe nga 29 prilli dhe indiferencen e shtetit ne kete çeshtje. “Institucionet duhet te japin shpjegime dhe te zbardhin ngjarjen. Nuk dua te besoj se ngjarja ka lidhje me Ministrine e Mbrojtjes apo ate te Jashtme, ne marreveshje me homologe te shtetit fqinj. Per kete ngjarje as Prokuroria nuk duhet te rije indiferente”, -akuzoi deputeti Flamur Hoxha.

    Me i ashper ishte deputeti i LSI-se, Brokaj i cili kerkoi qe shteti te mbaje pergjegjesi per kete akt makaber qe sipas tij, ne raste te rendomta mund te behet per nje vize apo nje buzeqeshje nga ambasada. “Keto jane akte te turpshme qe nuk ndodhnin as ne vitet 30, kur ishte mbreteri, ndaj eshte e domosdoshme qe te behet nje ligj per fete, me urgjence. Tek ne ka kohe qe prej 15 vitesh qe kemi nje nenshtrim e nje servilizem”, - akuzoi Brokaj. Per deputetet para pergjegjesise duhet te vihen institucionet shteterore qe duhet te zbardhin ngjarjen e rende

    Pergjegjesia
    Deputetet drejtuan gishtin nga shteti si te papergjegjshem per aktin e zhvarrosjes se eshtrave ne fshatin Kosine dhe zonat perreth dhe vleresuan median per publikimin e fakteve. Duke e ngritur si nje ngjarje te turpshme ne Kuvend, deputeti Hoxha akuzoi se gjate zhvarrimit personat qe kane kryer aktin çnjerezor kane perfituar nga sendet qe kane pasur eshtrat, kryesisht grate dhe femijet. “Eshte kryer nje krim, sepse prishja e varreve apo zhvarrimi behet vetem me leje nga autoritetet vendore, nga nje komision i posaçem i keshillit te komunes apo bashkise. Me leje mund te behet edhe transportimi i eshtrave, i cili duhet bere me mjete te mbyllura”, - theksoi Hoxha.

    Per kete arsye, ai e cilesoi nje akt te turpshem dhe personat qe e kane kryer duhet te denohen sipas ligjit, me dhjete vjet heqje lirie. Ketu Hoxha kerkoi angazhimin e Prokurorise per zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjeter, deputeti Brokaj permendi se pergjegjesi kane edhe autoritetet vendore, te cilat kane ne mbikeqyrje edhe varrezat. “Shteti duhet te mbaje pergjegjesi, ne asnje vend nuk ndodhin ngjarje te tilla per te cilat askush nuk ndihet”, - kritikoi Brokaj. Sipas tij, autoritetet pergjegjese nuk e shohin siç duhet dhe me kujdes kete çeshtje. Gjate diskutimit te ashper te deputeteve ne seance, emeruesi i perbashket per ta ishte servilizmi ne administrate, nenshtrim i njerezve per te kryer akte te tilla çnjerezore dhe makabre.
    Historia
    Vetem dy dite me pare, policia zbuloi vendndodhjen e eshtrave te 137 varreve te zhvarrosura qe nga 29 prilli ne fshatin Kosine dhe ne zonat perreth. Pas zbulimit, autoritetet policore po hetojne per te gjetur personat qe kane organizuar dhe financuar kete veprim te paligjshem. Per kete çeshtje jane marre ne pyetje 6 persona, kater prej te cileve ishin punetoret qe zhvarrosnin varret, kryekomunari si dhe kryeplaku i fshatit Kosine. Zhvarrimet nisen me pretekstin se ne Kosine gjenden eshtrat e ushtareve helene te rene gjate Luftes se Dyte Boterore. Identifikimi i kesaj varreze eshte bere nga shoqata e ish-ushtarakeve te liruar minoritare, te cilet kishin siguruar te dhena se rreth kishes bizantine ne Kosine, preheshin trupat e ushtareve greke.
    Ndeshkimi
    Ligjet shqiptare denojne aktin e zhvarrimit te eshtrave apo pervetesimit te sendeve te te vdekurve deri ne 10 vjet heqje lirie. Ashtu siç permenden edhe dje deputetet ne salle, te cilet kerkuan ndihmen e Prokurorise per zbardhjen e ngjarjes, kete mase ndeshkimore e marrin te gjithe ata persona qe kane marre pjese ne aktin e zhvarrosjes se varreve. Me konkretisht, ne nenin 137 te Kodit Penal, “Germimi ose prishja e kufomes si dhe pervetesimi i sendeve qe gjenden brenda ne varr, marrin nje mase te tille ekstreme”. Nen akuze per nje akt te tille ne fshatin Kosine jane 5 persona, te cilet te udhehequr nga prifti ikonom, Vasil Thomollari dhe Alqi Kasa, e kane bere nje gje te tille per gati nje muaj.
    Akuza e Brokaj per Bollanon
    Kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Sabit Brokaj, tha dje ne Kuvend se zhvarrimi i ushtareve te rene greke nuk po shikohet si duhet nga institucionet pergjegjese, pasi prej kohesh ka nje servilizem dhe nenshkrim. Si shembull tipik Brokaj mori kryetarin e Bashkise se Himares, Vasil Bollano. “Ja Kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano, po vepron ne nje autonomi te plote dhe nuk i jep llogari askujt si, Vorio Epiri”, - tha kryetari i grupit parlamentar te LSI-se. Reagimi i Brokajt erdhi pas diskutimit te hapur per zhvarrosjen e eshtrave te ushtareve greke qe rane ne Luften e II Boterore.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    5- Si guxon more zoteri te justifikosh cvarrosje eshtrash te njerezve qe nuk kane qene aspak ushtare e nuk kane rene aspak ne luftime, gje e vertetuar katerciperisht tashme ??? ne emer te kujt dogme apo ideologjie e ben kete gje ti more zoteri???
    E ke marre mundimin te perpunosh pak ne mendje se cfare lexon para se te dalesh ne perfundime, apo paragjykimi duhet tia zere vendin gjithmone mendimit te kthjellit? Cilet jane ata familjare greke te viktimave qe duan te shohin te afermit e tyre te varrosur se bashku me eshtrat e shqiptareve? Asnje "grek" nuk po ben as zhvarrimet dhe as sistemin e eshtrateve dhe as ritet fetare mortore, jane te gjithe shqiptare qe banojne ne ate zone. Dhe nuk po flasim per 100 punetore por per 3-4 punetore qe i gjejne varret atje ku jane dhe i mbledhin eshtrat me rradhe.

    Maredheniet shqiptarore-greke jane vetem marrje ose dhenje, varet se nga e shikon. Rendesi e numrit te varreve eshte aq e madhe sa nuk besoj se "te ka shpetuar" rastesisht. Shteti grek nuk interesohet ne te vertete per ushtaret e tij sepse SHIKO shembullin se si e bene italianet. Greket nuk do tu vinte hic keq nqs do te varrosnin edhe gjysmen e Shqiperise aty, kuptohet, nen flamurin grek.
    Halucinacionet tuaja shkojne nga frika irracionale e "eshtrave te ushtrise se vdekur", shkon ne ate pike, sa filloni e flisni per "shtetin grek" kur lajmi ben fjale per 60 apo 100 varre ushtaresh greke qe kane 66 vjet qe prehen ne toke shqiptare. Ti kthejme edhe eshtrat e ushtareve ne nje "ceshtje politike"? Sic e thashe me lart, pas eshtrave problemi i rradhes do te jene floket e Karamanlis dhe hunda e Berishes, nuk na rrihet ne "nacionalisteve te rruges" pa e mbrojtur pak me fjale e me sharrje memedheun tone te shtrenjte!!!

    Dhe bukurosh, greket nuk i varrosin te rrenet e tyre neper varreza civilesh, i varrosin ne Kishe, prane manastirit madheshtor te ngritur ne Gryken e Kelcyres per kete pune. Flamuri i vetem qe do te gjesh ne ate manastir eshte Kryqi i Krishtit. Nese ti vret syte Kryqi, mos kerko te keqen tek greket, por kerko djallin qe fle brenda teje.

    Prifti Thomollari nqs do te ishte i shqiptar i mire si po na thua zotrote, nuk do ti fshihej policise, nuk do te shkonte dhe ti lepihej konsullit grek dhe mbi te gjitha nuk do te bente kete turp te papare, kete tradheti te pashembullt. Jane pikerisht njerezit si ai qe me kane shtyre te jem ateist.
    At Vasili nuk eshte Mic Sokoli, eshte nje sherbetor i Perendise qe ben sherbimet e Kishes dhe i qendron prane komunitetit te tij orthodhoks. Lajmet qe vijne nga gazetat ne Tirane per At Vasilin shkaktojne te qeshura ne rruget e kafenete e Permetit, pasi te gjithe e njohin At Vasilin dhe ai nuk eshte nje njeri i shitur apo i pabese sic e shesin gazetaret, por nje njeri i kudondodhur dhe i gatshem per te ndihmuar me aq sa te mundi kedo brenda mundesive te tij.

    Duke qene se iniciativa eshte zyrtare dhe ka te beje me marredheniet midis dy shteteve duhej si fillim te njoftohej shteti shqiptar per kete, ne rruge zyrtare. Nuk do te ishte lajm i tille nese organet vendore e gjyqesore do te ishin njoftuar per hapjen e varreve. Kjo gje nuk eshte bere. Nga pohimet e njerezve qe jane marre me kete pune madje del se u eshte kerkuar te mos flasin per kete ceshtje. Une e shoh me dyshim gjithe ngjarjen, si fillim greket nuk na respektuan si shtet perderisa nuk njoftuan, gjithashtu nuk mund te hapesh varre kuturu, duhet te kesh te dhena se ku, sa dhe si jane varrosur ushtaret greke. Une nje gje te vetme po mendoja mqse kam njerez nen dhe ne ate toke e si permetar qe je besoj se ke dhe ti. Po sikur te shkonin e te hapnin varrin e tet gjyshi si do reagoje? Une vete po ta them me bindje te plote do e kisha kap priftin e do ia shkulja mjekren me duart e mia!!
    Po te mendoheshe pak me thelle para se te shkruaje, do te kishe mendim ndryshe. Nga te lindi ideja se zhvarrimet po i ben Greqia apo shteti grek? Lajmi flet per 4 punetore te fshatit ku u bene zhvarimet, nje prift orthodhoks te zones, dhe nje shtetas shqiptar ish-oficer i liruar me origjine minoritare. Prandaj skenaret me "shovinistet greke" qe po na vjedhin edhe varret e shkrepave te Kosines, jane pjella te mendjes dhe paragjykimeve tuaja.

    Te njoftohet shteti shqiptar per zhvarimet e ushtareve te vdekur greke? Perseri, po te lexosh pak me me vemendje lajmin, shteti shqiptar ishte mese ne dijeni per lajmin pasi sherbimet sekrete e kane njoftuar per kete me kohe dhe keto varre kane qenje nje prej pikave te diskutimit te dy kryeministrave ne takimet e tyre. Ideja se shteti shqiptar nuk dinte gje, apo "greket po na vjedhin varret" jane insinuata te Gazetes se Duces ne Tirane qe ashtu sic ktheu opinionin publik kunder mbretit Zog para pushtimit te 1939, mundohet te beje te njejten gje edhe nga qeverise se Berishes. Normalizimi i maredhenieve shqiptaro-greke nuk eshte ne interesin kombetar te Italise, pasi integrimi i Shqiperise dhe shqiptareve ne familjen ballkanike, i pret "bishtin" Italise matane Adriatikut dhe "Mare Nostro".

    Dhe kjo ideja juaj se duhet te jete shteti shqiptar qe duhet te beje zhvarrimet mua me dhuron nje buzeqeshje. Ju po e akuzoni qeverine shqiptare dhe ate greke pa u perzier keta direkt ne kete ceshtje, pale sikur palet te ishin perzier. Epitet tuaja per tradhetar e shovinist per qeverine dhe kreun e saj do te mbushnin gjithe forumin. Pse? Sepse sic u thashe me lart, ju jeni skllever te paragjykimeve tuaja dhe nuk arrini te shihni realitetin e vitit 2006 ne nje Ballkan te Ri.

    Jo vetem qe qeveria shqiptare apo greke nuk duhet te impenjohet ne kete fushate, por te dy palet duhet te mbeshtesin ne menyre indirekte ata 4 njerez me 1 prift dhe nje minoritar per te kryer sa me pare dhe me sukses mbledhjen e eshtrave. Kjo ceshtje eshte ceshtja me e lehte ne listen e ceshtjeve qe mbajne pezull maredheniet shqiptaro-greke dhe sa me pare ti jepet fund fushates se mbledhjes se eshtareve, qa me mire per te dyja qeverite: nuk u duhet te perballen me njerezit e rruges qe kerkojne shkak per te shfryre dufin dhe histerine e tyre iracionale.

    Si nuk ka ndryshim? E po edhe te marresh shqiptaret per budallenj fare....
    Mbase une jam budalla dhe ti je i zgjuar. Ma shpjego pak edhe mua se si na u demtohen interesat shqiptareve nese nga nentoka shqiptare zbulohen 100 apo 1000 ushtare greke? Po pres te me ndricosh.

    Tamam ky eshte burimi. Fakti qe Greqia sot, ne vitin 2006 kerkon te mashtroje per numrin e ushtareve greke te vrare ne Shqiperi per qellimet e saj shoviniste, per t'i paraqitur neser si heronj te luftes per çlirimin e "Vorio-Epirit". Prandaj i duhen 8 mije.
    E po kjo pune Greqise me shqiptaret, mire qe i shfrytezon ne pune te gjallet, por kerkon te shfrytezoje edhe te vdekurit. Edhe eshtrat e te pareve tane nuk po i le rehat atje ku jane, por po i merr gjoja si ushtare greke!!!!!
    Kjo eshte "teoria e konspiracionit" brenda mendjes tende Karaburuni. Nese qeveria greke do te kish kete plan, ajo nuk do ta linte zhvarrimin e ushtareve ne doren e nje grupi te vogel njerezish por do te dergonte ekspeditat e saja nga Greqia. Nese qeveria greke do te besonte ne nje numer aq te madh, perseri, ajo nuk do ta linte kete pune ne dore te nje grupi te vogel njerezish. Dhe nese do te kish ate motivacion, nuk do te ngrinte nje manastir madheshtor per besimtaret e zones dhe per vete eshtrat e ushtareve te vet, por do te ngrinte ndonje lapidar madheshtor nga ata te kohes se Enver Hoxhes.

    Fakti qe pas 66 vjetesh eshtrat e ushtareve te panjohur greke po mblidhen per tu varrosur prane nje manastiri ne nje varr masiv, deshmon shenjat e normalizimit te maredhenieve shqiptaro-greke. Dhe merita kryesore per kete nuk u takon njerezve te rruges ne te dy anet e kufirit, u takon vete kryeministrave te dy vendeve dhe atyre 600 000 emigranteve shqiptare ne Greqi.

    E po kjo pune Greqise me shqiptaret, mire qe i shfrytezon ne pune te gjallet, por kerkon te shfrytezoje edhe te vdekurit. Edhe eshtrat e te pareve tane nuk po i le rehat atje ku jane, por po i merr gjoja si ushtare greke!!!!!
    Greqia pa na vjedh varret e te pareve tane?!

    No comment!

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nese ti vret syte Kryqi, mos kerko te keqen tek greket, por kerko djallin qe fle brenda teje.
    Ketu Albo na fole si prift. Mos je duke bere ndonje shkolle fetare?
    Mua s'mi vret fare syte kryqi.
    Por m'i vret shume flamuri grek qe kerkon te zere vend ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 30-05-2006 më 11:36
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    E kam permendur edhe ne postimin tem te pare ne kete teme, kjo pune asht si gozhda e Nastradinit:

    Po e kallzoj ket histori per Albon se ndoshta nuk e din:
    .................................................. .........
    Nastradin Hoxha nxori per shitje shpine e vet me nji cmim shum te lire.
    I vjen nji bleres i gatshem me ja ble me pare ne dore.
    Mire- i hote Nastradini - po ta shes ty por me nji kusht te "vogel". Gjithe shtepia bahet e jotja me perjashtim te NJI GOZHDE qe e kam te ngulur ne murin e dhomes se ndenjes. Ajo gozhde due te mbetet e imja e te mos ma prekesh.
    Eh po mire i thote bleresi. Nji gozhde ne mur asht... le te rrije ... kujt po i bahet vone, tash qe po blej gjith kete shtepi me te lire.

    E keshtu Nastradini mori paret, e bleresi shtepine. Mirepo perdite, disa here ne dite Nastradini i hynte ne shtepi pa i marr leje hic te zotit, shkonte tek dhoma e ndenjes (ku ndodhej gozhda), varte xhaketen e vet e ikte. Kur i mbushej mendja vinte prap... merrte xhaketen e ikte. Diten, naten, dimer, vere kjo pune ishte.

    I zoti i shtepise nuk mund ta ndalonte se shkonte tek malli i vet, e Nastradini nuk ndigjonte ta hiqte apo shiste gozhden e vet kurrsesi.

    As me e shite shtepine nuk mundej pronari se kerkush nuk ja blinte duke e dit te gjith punen e gozhdes.

    Perfundimisht kaq ju merzit te zotit... "shtepia" e vet ku sa per sy e faqe ishte pronar se ne fakt Nastradini hynte e dilte simbas qejfit, e vete u ba gazi i botes...saqe u detyrue e IKU e ne fund shtepia i mbeti 'de facto" Nastradinit .
    .................................................


    Ne fakt kjo puna e grekut ndryshon, se ne kete rast greket as GOZHDEN nuk e kane te veten... po perpiqen tia vjedhin te Zotit te shtepise.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Per ata qe hapin vetem tym ne forum, per te mbuluar kete turp makaber, qe jo feja ortodokse e jo shqiptaret e jugut se kane zakon, madje nje turp per kedo qe prek varret.

    1-Ngjarja u hap nga fshataret [jo nga shypi jone qe eshte i influencuar nga finacimet greke qe nga AMC deri te produkti i fundit grek qe reklamohet ne to]

    Fshataret protestuan se u kishin vjedhur heshtrat e te pareve qe i njihnin me emra, plus ne Permet e fshatrat e tij bliheshin heshtra per te mbushur varezat bosh te ushtareve grek.

    2-Nuk qesh njeri ne jug me ushtaret grek---se gjithe shqiptaret qe nga ata te fes ortodokse, e kane paguar me njerez te tyre te vrare nga ushtria greke, ne dy luftrat e me pare e deri sot ne kufi----ndoshta ndonje qe e ka tradite kolaboracionizmin mund ti mos jap rendesi ketyre gjerave.

    3--Shteti jone nuk ka marveshje---po qe do qe thene hapur--eshte nje projekt qe sic e ka thene shtypi ---nuk eshte firmosur e diskutohej---e per kete anuloi dhe viziten ministri i mborjtjes grek.

    Segmente te greqise ne Kishen Ortodokse Shqiptare, perdoren kete si mbrojtje, e ben nje manastri apostafat vetem per varezat bosh,pasi dihet vareza te vecuara ne ate zone shqiptare nuk ronin gjate, e kosulli e segmente te greqise.

    4-Ushtaret grek .........shteti grek........ka 60 vjet qe su ka dal zote.............e aty cdo gje behet..........te behen piramida...ne linjen Sarande-Gjirokaster-Permet -Korce, ku pushtoi ushtria greke ne luften e dyte, e te jene piramida te vorio epirin, e dihet gjithe politika greke me jugun .

    Po qe ushtaret do ti kishin mare si Italianet para 50 vjeteve e preheshin ne greqi, e jo tallur, duke vjedhur ose blere heshtra ne vend te tyre.

    5-Kur konsulli----shkel ligjet e shtetit ku eshte---shkel vendin e ngjarjes---qe ruhet me polic--e eshte nen hetim---kjo eshte politizim---e nxjerr pronesine ---KUSH I BEN KETO GJERA--SADO QE FSHIHEN PAS KISHES SONE --qe politikanet tane te papergjegjshem ua lane ne dore ta manipulonin qe para 15 vjeteve.


    6-Prifti i fshatit-------mori konsullin grek direkt----sikur ai te qe eprori i tij.
    Prifti i fshatit----qe ne historine tone njeh brez paz brezi ----gjithe njerezit aty---u akuzua nga fshataret---qe po vidhte eshtrat e te pareve te tyre.

    NUK DI NDONJE PRIFT SHQIPTAR NE JUG TE KET BERE GJERA TE TILLA NE TE
    SHKUAREN.

    7--Enver Hoxha kur ndodhe gje thoshte---je i shtyre nga te huajt---kur ankoheshe per dicka konkrete---kurse ky A??! --na tregon italianin a turku----duke ecur ne linjat e percarjes qe donin te fusnin te huajt ne shqiperi---qe nuk njihnin shqiptar---po grek turq apo italian sipas feve---e NUK NJIHNIN SE NJEREZIT MBROJNE DICKA PER SHQIPERINE.[e jo per asnje vend tjeter]

    Po sic thashe keta persona ecin ne gjurmet e shovinizmit, qe nuk njeh shqiperi, po kush del kundra tij do jete o turk o italian .


    Si mund te mbrosh vjedhesit e varreve dhe tregetaret e kockave??!!

    Cila fe mund ta mbaj kete mekat?

    [hiq ketu ata njerez qe kane manipuluar e manipulojne me cdo fe, e fene e kane si mjet e duket nga keto akte ca respekti kane per mesimet e saj e sa kane hyre ato brenda tyre, kur dhunojne aty [vjedhin a bejne biznes] ku nuk shkon nje njeri qe beson ne zot, te varret e kishes]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 30-05-2006 më 12:14
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  7. #77
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    S'di c'te theme per kete marrezire qe bejne greket se bashku me grekofilet shqiptare. Qeveria shqiptare eshte bere si nje vegel - "loder" - e grekeve te flliqur qe na urrejne deri ne asht. Qeveria shqiptare s'mund apo s'deshiron apo i frikesohet kontrollit legjitim brenda kufinjeve te saj te njohur nderkombetarsiht. Sa here ndodhe ose mendohet te ndermirret dicka, u duaka menduar ose pyetur edhe greket se a u pelqen apo jo atyre? C'ka te thote greku kopil i Athines, u duaka pranuar pa hezitim se ne pa grekun e qelbur te Athines po mbetemi pa buk. Greku andrej e greku kendej e Shqiperia dhe politikanet injoranta sillen si marroqa neper birucat e tare e greku i pist luan si maca me miun me ta?!!
    Turp i pafund te behemi loder e grekofileve, edhe ketyre te forumit, te te c'kombtarizuarve dhe t'i marrin ne gjirin tone te cilin nuk e meritojne dhe e urrejne deri ne palc!

    Edhe kur te shkojme ne WC, u deshka menduar ne greket se mos nuk ju pelqen atyre dhe na hidherohen?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cappuccino : 30-05-2006 më 12:15

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Ora 13:35-Policia terhiqet nga kisha Kutalit ne Permet ku ndodhen 69 arka me eshtra te vdekurish. Forcat policore jane larguar sot ne mesdite, por nuk e kane thene arsyen e terheqjes ndersa ndodheshin aty prej 3 ditesh me motivin per te kontrolluar ne kishe per zhvarrimet e shumeperfolura. Nderkaq jane nderprere hetimet per skandalin e zhvarrimit te eshtrave pas vizites se konsullit grek te Gjirokastres ne kishen e Kutalit.

    Konsulli grek i Gjirokastres Kristo Mandella ka vizituar gjate pasdites se djeshme Kutalin, fshatin ku ndodhen eshtrat e zhvarrosura ne Kosine dhe ka kerkuar qe policia te mos hyje ne ambjentet e saj.
    Gjithe kjo zhurme per 69 kuti eshtrash te tretura.

    Gazetari i “News 24” hyri brenda ambjenteve te kishes se Kutalit dhe zbuloi se ne nje cep te saj ishin te vendosura 69 arka metalike me thaset e mbushura me eshtra brenda tyre. Fotot dhe filmimet e bera nga gazetari i “News 24” brenda ambjenteve te kishes se vogel te Shen Mihalit, deshmojne se eshtrat e zhvarrosura ne varresen e vjeter te Kosines, do te vendoseshin si eshtra te ushtareve greke te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore, ne manastirin mauzeleum te Shen Kollit, ne Gryken e Kelcyres.
    Dhe gazetari i "News 24" i zbuloi me ne fund "eshtrat e te pareve tane", te paret tane jane vetem 69 kuti metalike qe ai prifti dhe ata punetoret na paskan zhvarrosur per ti vendosur ne manastirin e Shen Kollit. Ky eshte me te vertete lajm sensacional qe duhet te zere faqen e pare te cdo gazete shqiptare dhe cdo emisioni lajmesh ne Shqiperi.

    Vazhdoni luften me eshtrat e te vdekurve se ku i dihet, edhe varret e ushtareve greke i ktheni ne "eshtrat e te pareve".

    Albo

  9. #79
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ok, Albo, nja dy pyetje kam une, per ta qartesuar disi problemin, pa sherr dhe pa ofendime.

    E para, meqe po zhvarrosen trupat e ushtrise greke (dhe po supozojme se akuzat e tjera nuk jane te verteta, dmth qe jane zhvarrosur varre te tjera jo-ushtarake) pra, meqe po behet ky mundim dhe po zhvarrosen, identifikohen etj, perse nuk i cojne t'i varrosin ne Greqi, ashtu sic beri Italia me ushtaret perkates? C'kuptim ka qe behet gjithe kjo rremuje dhe ushtaret te mos prehen ne truallin e tyre?! Familjet do bejne pelegrinazh ne Shqiperi per t'i perkujtuar?

    E dyta, perse nuk ishin autoritetet perkatese te perfshira, dmth pala shqiptare dhe ajo greke gjate ketij aktiviteti? Ti thua se sherbimet sekrete ishin ne dijeni? E c'ka ketu per sekret? Perse do lihej ne dore te nje prifti (nqs ishte ne dore te tij) apo 3-4 punetoreve, nje nga te cilet sipas gazetave u pushua nga puna pasi denoncoi se cfare po ndodhte.

    Shteti shqiptar dhe ai grek duhet t'i pergjigjen ketyre pyetjeve qe pastaj te nxjerrim konkluzion per kete gje, pa rene preh, sic thua ti te teorive konspirative. Por, nqs keto gjera lihen ne hava, atehere u lihet rruge e lire aludimeve dhe shqetesimeve qe nuk jane mire per marredheniet dy-paleshe.

  10. #80
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Konsulli grek i Gjirokastres Kristo Mandella ka vizituar gjate pasdites se djeshme Kutalin, fshatin ku ndodhen eshtrat e zhvarrosura ne Kosine dhe ka kerkuar qe policia te mos hyje ne ambjentet e saj.
    Ja ku i keni dëshmitë se çfarë mund të presësh nga grekët.
    Pa u varrosur akoma eshtrat e vrasësve të shqiptarëve, të Luftës Italo_greke, konsulli grek, KËRKON që policia, mos hyjë në ambjentet e fshatit Kutali... kush janë këta bythpalarë që duan të bëjnë ligjin në tokën shqiptare??!!
    Çfarë do konsulli grek me urdhëra në tokë shqiptare??
    Thirrini mendjes ju që mbroni AKTE të tilla... SHQIPËRIA brenda saj, merr urdhra nga qeveria (fatkeqsisht inegzistente) por jo nga të huajt e sidomos prej atyre që na kanë therur pas shpine gjithë jetën.
    Prifti (si djallin e quajnë), duhet të dalë para gjyqit dhe të dëshmojë për lejen që ka për të zhvarrosur eshtrat e kujtdo qoftë deri më sot.

Faqja 8 prej 30 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •