Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 297
  1. #121
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ja dhe "përgjegjësia" e Berishoviçit ti zotnia g8:

    Berisha:Përgjegjës për varret ata që denoncuan

    Tiranë- Reagimi i kreut të qeverisë lidhur me skandalin e trafikut të eshtrave pritej por ky ka qenë tërësisht absurd dhe i pambështetur në fakte. Kryeministri ka bërë përgjegjës kryetarët e komunave të Përmetit ku ka ndodhur ngjarja për shitblerjen e eshtrave, duke treguar se nuk ka asnjë lloj dijenie mbi këtë skandal. Në të vërtetë, kryetarët e komunave kanë qenë denoncuesit e ngjarjes së kobshme ku janë përfshirë banorë të zonës por edhe njerëz të kishës. Prokuroria e Rrethit të Përmetit ka lëshuar një urdhër sekuestrimi të arkave me eshtra në kishën e Kutalit, por procesi ka mbetur i bllokuar nga Mitropolia e Gjirokastres. Prokuroret jane duke zhvilluar negociata me perfaqesues te Mitropolise se Gjirokastres prej se ciles kerkohet qe nje perfaqesues i saj te jete i pranishem ne momentin qe do te nderhyhet per te sekuestruar arkat me eshtra qe ndodhen ne kishen 'Shen Mihali' ne fshatin Kutali. Burime nga kjo prokurori bejne te ditur se nuk ka ende asnje pergjigje nge Mitropolia, ndersa thekson rendesine qe ka per hetimin sekuestrimi i ketyre eshtrave ne cilesine e proves materiale, ku sipas saj Policia Gjyqesore e ka marre tashme urdhirn per sekuestrimin e tyre. Jo vetem leja per te kontrolluar kishen por edhe fakti qe prifti i kishes se Kutalit At Thomollari nuk ka dhene ende deklarimet e tij ne polici jane bere pengese per procesin e hetimit. Në lidhje me hetimin e këtij skandali ndodhen ne Permet edhe 2 prokurore te Prokurorise se Pergjithshme.

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Komunikata e Mitropolise se Gjirokastres.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #123
    Shume mire ben kisha ortodokse qe proteston. Bravo iu qofte edhe grekeve, kur gjejne shesh dhe bejne pershesh.
    Vetem tek ne mund te lejohen thyerje te tilla te ligjit ne menyre kaq flagrante. Eshte nje nga ato ngjarje qe Berisha nuk duhet t'i thote gjerat me gjysem zeri, por te tregoje qendrimin e shtetit ndaj shkeljeve te tilla te integritetit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #124
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Vetem tek ne mund te lejohen thyerje te tilla te ligjit ne menyre kaq flagrante. Eshte nje nga ato ngjarje qe Berisha nuk duhet t'i thote gjerat me gjysem zeri, por te tregoje qendrimin e shtetit ndaj shkeljeve te tilla te integritetit.
    E din Perishici mej shigeta, e din ai me mire se neve se c'duhet bere, por s'ka c'te beje i shkreti se greqerit ia kane shtire te dy kembet ne nje kepuce, dhe 'krieministri ine' s'ka ku leviz. Eshte i vetedijshem ai, se po te tentoje te kundershtoje Greqine, Shqiperia do te marre flake perseri ashtu sic mori me 1997, ndoshta edhe me keq .... Greqerit ja kane mbjellur Shqiperise si Kalin e Trojes ashtu edhe Kolonen e Peste, prandaj edhe luajne ko*qe me shqiptaret ashtu sic ua do qejfi atyre ..... edhe pse te mos luajne ?!

  5. #125
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Komunikata e Mitropolise se Gjirokastres.

    Sulmet nuk behen as ndaj Kishes ortodokse,e as nda komunitetit artodoks...por ndaj atij mjekrroshit arrogant qe sfidon shtetin dhe nuk bashkpunon me organet kompetente per zbardhjen e situates.Madje nje pjese e reagimit te sinqerte e spontan vjen dhe ana e besimtareve ortodokse te cilen nuk e ndjejne veten te perfaqsuar as nga ai mjekercjapi,e as nga kjo komunikate per shtyp e keqformuluar.

    Mbani duart larg mjekercjapa (nga te dyja anet...) nga shteti,mos tentoni ta beni Shqiperine nje "Liban" ne zemer te Europes..
    .........................

  6. #126
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Une se kuptoj pse kisha nderhyn tek ushtaret greke.Clidhje ka kisha ortodokse me ushtaret greke.
    Nese jane ushtare atehere kjo behet ndermjet dy ministrive te mbrojtjes se shteteve.Pse duhet te nderhyje Janullatosi dhe garda e tij ne kete rast.Gjenerali i ushtrise se vdekur tani eshte kthyer ne agjent kunderzbulimi.

    Imagjinoni sikur komuniteti musliman Shqiptar te kerkonte ngritjen e varrezave te cameve ne Janine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 02-06-2006 më 13:47
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #127
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Une se kuptoj pse kisha nderhyn tek ushtaret greke.Clidhje ka kisha ortodokse me ushtaret greke.
    Ti nuk kupton se nuk je besimtar orthodhoks dhe nuk e njeh Kishen Orthodhokse. Per Kishen Orthodhokse nuk ka as "greke" e as "shqiptare", as "ushtare" e as "partizane", ka vetem shpirtra njerezish qe kane nevoje per shpetim. Dallimet i bejne njerezit me shpirt te vogel qe nuk njohin as friken dhe as vullnetin e Perendise.

    Ashtu sic nuk kupton se c'pune ka KOASH me varret e ushtareve greke, ashtu ti nuk kupton se c'pune ka prifti ne varrosjen e gjithe besimtareve orthodhokse. Ashtu si nuk kupton se perse trupi Gjergj Kastriotit, vellait te tij Reposh dhe babait te tij Gjon prehen ne kisha dhe manastire orthodhokse.

    Madje nje pjese e reagimit te sinqerte e spontan vjen dhe ana e besimtareve ortodokse te cilen nuk e ndjejne veten te perfaqsuar as nga ai mjekercjapi,e as nga kjo komunikate per shtyp e keqformuluar.
    Deri me sot, pervec familjes Ballabani nga fshati Kosine Permet, nje fshat arrumunesh, asnje "besimtar orthodhoks i indinjuar" nuk ka akuzuar priftin e zones. Ata qe e akuzojne priftin jane njerezit e rruges qe nuk kane as besim, nuk duan as te mesojne te verteten, nuk presin as te degjojne verdiktin e hetimeve te prokurorise, por jane gati te shpalosin arsenalin e paragjykimeve dhe injorances se tyre.

    Nga eshtrat e ushtareve te vdekur, u kalua tek kreu i KOASH, tek dy shtetet perkatese, e deri tek "ceshtja came". Pra varret rreth Kishes se Shen Marise se Kosines jane vetem nje shkak per njerezit e rruges dhe gazeten e Duces qe te shprehin mllefin e brendshem ndaj hapave perpara ne maredheniet midis dy fqinjeve ne nivelin e duhur institucional, dhe ndaj KOASH qe eshte historia e vetme e suksesit ndaj te gjithe komunitetet e tjera fetare ne vend ne keto 2 dekada tranzicion.

    Lerini rradhen drejtesise shqiptare qe te thote fjalen e vete.

    Albo

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ashtu si nuk kupton se perse trupi Gjergj Kastriotit, vellait te tij Reposh dhe babait te tij Gjon prehen ne kisha dhe manastire orthodhokse.
    Gjergj Kastrioti vdiq si katolik me shartet e kishes katolike, ne Lezhe dhe u varros ne KATEDRALEN KATOLIKE te shen Kollit te atij qyteti, i cili ne ate kohe ashtu si edhe Shkodra ndodhej nen zoterimin e Venedikut.

    Ne Lezhe as atehere as me vone nuk ka pse kishe ortodokse.

    Mbas ranies se qytetit nja 10 vjet ma vone ne duart e turqve varri i Gj,K. u hap prej tyne dhe eshtnat e tij flitet se i moren si hajmali ushtaret turq.
    Kisha katolike u kthye ne xhami prej pushtuesve turq (ashtu si edhe kisha katolike e Sh'Shtjefnit ne Shkoder). Mbas nja 200 vjetsh edhe xhamija (ish-kisha katolike e shen Kollit) u braktis.

    Sot Kisha katolike e Shqipenise con per cdo vit me 17 Janar meshe tek vorri i Gj.Kastriotit.

    ndersa kisha ortodokse (qe po ban namin per vorret e pushtuesve grek) as qe i ka ra nder mend ndonjihere per te (te pakten zyrtarisht).


    Nga eshtrat e ushtareve te vdekur, u kalua tek kreu i KOASH, tek dy shtetet perkatese, e deri tek "ceshtja came".
    KOASH po del ne mbrojtje te priftit, dmth q asht ne dijeni te cashtjes.
    Prifti thote shkova se me thirren e nuk di se te kujt ishin varret, po nga ana tjeter i mban ne kishe per humanizem???!!!!

    Kur italianet moren eshterat e ushtareve te vet, (ne prani dhe me firme te perfaqsuesit SHTETEROR shqiptar), rreth vitit 1960, atehere kishat ishin te hapura ne Shqiperi.

    Megjithate edhe priftin katolik e sollen me vete nga Italia e nuk i kerkuan kishes katolike ne Shqiperi tu jepte ndonji prift... ndonese nga pikpamja fetare ishte njisoj.
    Per mendimin tem KOASH ka ba shum gabim qe asht perzie ne ceshtje politike, duhet te kishte ndeje ne pozicionin e vet e jo ti ktheje kishat ne depo eshtrash te ushtrise greke ne Shqipeni.


    Lerini rradhen drejtesise shqiptare qe te thote fjalen e vete.
    Drejtesia shqiptare asht nji peng i politikes... shpresojm te jet forcue pak... qysh me ceshtjet e 5 minoritareve e vrasjeve te peshkepise (1994) si zor se mund te shpresohet shum...
    Mgjate nuk duhet te mbyllim gojen... ashtu si per shume ceshtje te tjera...

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Labeat, Gjergj Kastrioti nuk ka qene labeat, ka qene epirot e ta ka thene me gojen e tij qe edhe ti ta mesosh. Sa per fene e tij dhe te gjithe familjes se tij, ti kemi renditur te gjitha faktet historike te cilat jane pak me kokeforta se sa kokefortesia e perbotshme e pasardhesve te Leke Dukagjinit.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=37527

    Sot Kisha katolike e Shqipenise con per cdo vit me 17 Janar meshe tek vorri i Gj.Kastriotit.
    Ne ate temen me lart, te kam sjelle edhe deshmine e atij ungjillorit protestant qe e vizitoi i pari varrin e Gjergj Kastriotit qe ne shekullin e XIX, dhe per nga arkitektuar qe pa ne ate kishen e kthyer ne xhami, ai tha se nuk ishte e ritit latin por "kishe greke".

    Nese Kisha jote Katolike ben nje meshe per Gjergj Kastriotin ne 17 janar, Kisha Orthodhokse mban ne gjirin e nje prej manastireve me te vjeter ne Malin e Shenjte Athos eshtrat e te vellait te Gjergj Kastriotit, Reposhit, dhe te babait te tij, Gjon Kastrioti, te dy te varrosur ne manastirin e Hilandiarit, manastir te cilit i dhuruan edhe "pirgun shqiptar" qe quhet edhe sot e kesaj dite i tille nga murgjit orthodhokse.

    Kur italianet moren eshterat e ushtareve te vet, (ne prani dhe me firme te perfaqsuesit SHTETEROR shqiptar), rreth vitit 1960, atehere kishat ishin te hapura ne Shqiperi.
    Italianet nuk ishin ne gadishullin e tyre apenin, ishin ne gadishullin matane "Mare Nostro", ne gadishullin ballkanik. Dhe italianet ishin ne Shqiperi si pushtues, packa se ne mendjen tende italianet ishin ne pozitat e "shpetimtarit". Sa per ushtaret greke, atyre bravo u qofte se i vune perpara pepinot dhe i hodhen ne det duke mos i lejuar qe ti pushtonin sic na pushtuan ne shqiptaret. Edhe pse te rene ne toke te huaj, ushtaret greke jane perseri ne gadishullin e tyre.

    Mua me behet qejfi kur shtetas greke therrasin prifterinj shqiptare te zones qe te bejne rritet e duhura fetare, pasi deshmon respektin e ketyre grekerve per Kishen Orthodhokse dhe klerin e ri orthodhoks shqiptar. Dhe do te fyesha nese vendin e atij priftit orthodhoks shqiptar, ta zinte nje prift i ardhur nga Greqia posacerisht per ate pune, pasi do te ishte nje perbuzje per klerin dhe KOASH.

    Kuptohet, ty nuk te shqeteson fakti qe italianet e sollen priftin me vete duke anashkaluar klerin katolik shqiptar.


    KOASH po del ne mbrojtje te priftit, dmth q asht ne dijeni te cashtjes.
    Prifti thote shkova se me thirren e nuk di se te kujt ishin varret, po nga ana tjeter i mban ne kishe per humanizem???!!!!
    Cili eshte ai ligj qe i pengon priftit qe te beje ritin fetar te pershpirtjes per nje vdekur? Hajatet e gjitha atyre kishave shekullore orthodhokse ne Shqiperi, jane te mbushura me eshtrat e prifterinjve dhe besimtareve qe kane sherbyer ne ato kisha ne shekuj.

    Albo

  10. #130
    Shqiperia eshte nje shtet laik dhe si e tille udhehiqet nga shteti dhe ligjet, ligje te cilat miratohen nga parlamenti, perfaqsues i vullnetit te shtetasve. Eshte e drejta e cdo besimtari te kerkoj bekimin e perfaqsuesit fetar ne fene qe beson per ceremoni te ndryshme, gezimi apo hidherimi. Por cdo qytetar ashtu sic ka te drejtat ka edhe detyrimet ndaj shtetit ku jeton, perfshi ketu kleriket dhe besimtaret. Zhvarrosja nuk mund te behet sepse i teket dikujt, aq me shume ne nje shtet tjeter. Me kerkese te kujt autoriteti u rihapen keto varre? Ri-hapja e varrit nuk eshte nje ceremoni e zakonshme (e aq me shume kur kjo behet masive). Prifti pergjigjet para ligjeve te perendise, por si cdo shtetas pergjigjet gjithashtu perpara ligjeve te shtetit. Perse ai nuk ka kerkuar autorizimin e zhvarrimit gjate ketyre ceremonive? Pse nuk ka bere lajmerim para autoriteteve per cfare po ndodhte? Dhe mbi te gjitha me cfare te drejte mban akoma eshtrat?

    Fejer pozita e Berishes nuk eshte e lehte ne situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia, per arsye te ditura tashme. Por nese do te rrime gjithmone me friken se si do sillet greku atehere i bie qe jugu i Shqiperise, te quhet Greqi, ne menyre qe te kenaqen kerkesat e tyre (qe duket nuk bejne ndonjehere pushime ...). Ky rast nuk ka vend per interpretime, ka te bej direkt me zbatimin e ligjit te shtetit brenda kufirit te vet.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  11. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Edhe pse te rene ne toke te huaj, ushtaret greke jane perseri ne gadishullin e tyre.
    Me kesi postime njeri te qeshe apo te qaje???Ushtaret grek paskan ren ne gadishullin e tyre?? Po edhe ushtaret italian ran ne kontinentin e tyre edhe qka tani? Neser eskimet do vriten ne Shqiperi, edhe per to do dale ndonje e do thote: ran ne tok te huaj por jan perseri ne planetin e tyre...Per ne shqiptaret si italianet, si turqit si greket kan qen pushtues..ndersa per dallim prej italianeve e turqve, greket ende duan te vjedhin nga toka shqiptare..vetem budallanjt/tradhtaret nuk e kuptojn kete..

  12. #132
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Deri me sot, pervec familjes Ballabani nga fshati Kosine Permet, nje fshat arrumunesh, asnje "besimtar orthodhoks i indinjuar" nuk ka akuzuar priftin e zones. Ata qe e akuzojne priftin jane njerezit e rruges qe nuk kane as besim, nuk duan as te mesojne te verteten, nuk presin as te degjojne verdiktin e hetimeve te prokurorise, por jane gati te shpalosin arsenalin e paragjykimeve dhe injorances se tyre.
    Atehere Albo,perpara se te shkruash informohu me mire meqe ngjarja/makabra rastisi te ndodhi nga anet tuaja.Ketu nuk po i bejme gjyqin asnjerit,vecse po hedhim shqetesimin tone me kete arrogance te irritueshme te cilen shfaq pa piken e turpit nje ish-furxhi e qe sot nen rrasen e nderuar te ortodoksise sillet si nje rrugac perkrah organeve shteterore.Dhe eshte qesharake ne te njejten kohe kur ti na flet per verdiktin final te drejtesise,e ne te njejten kohe eshte pikerisht mjekrra e atij qe sfidon shtetin e nuk paraqitet para organeve kompetente per zbardhjen e ceshtjes.Prandaj del dhe nje here qe je shume paradoksal,ne plus na i zbukuron fjalite por ne thelb nuk na thua absolutisht asgje...

    Nqs sipas teje dhe kryetari i komunes i cili ka bere dje padine penale ne prokurori z.Karafil Pasho na qenka nje nga ata "njerezit e rruges" atehere cte them..

    Na ngel vetem te themi,qe te gjithe ata qe nuk besojne versionin tend te se "vertetes" na qenkan,njerez rrugesh,injorante e driteshkurter.

    O Albo mos na ver te gjitheve ne rangun e ca zagareve qe mezi presin te bejne gam gam per te nxjerre mllefin e tyre.Situata eshte tragjiko-komike dhe ti duhet ta pranosh kete.Te pakten Koash-i duhet te distancohet nga arroganca e ketij vagabondi e te jete shume me bashkpunuese per zbardhjen e ceshtjes,e te mundohet te shmangi deklarata per shtyp kaq te keqformuluara si ajo e Mitropolise se Gjirokastres.

    Ketu eshte ngritur nje debat shume i qete (deri diku,se ke marre masa ti qe te fshihen replikat qe nuk do) dhe vjen ti si puna e atij Agron Thomallarit e na hedh versionin tend pa e argumentuar ate,thjesht na etiketon ne qe nuk mund te besojme asgje pa nje argumentim serioz e te besueshem si injorante e njerez te rrugeve.

    Nqs per ty ai qe nuk beson versionin tend me sy mbyllur eshte njeri i rruges atehere,PO ...une jam nje i tille.Por mos te te genje vetja se ti je me i mire se te tjeret pjestare ne dabat qe nuk e gelltisin kete karamele me shije te hidhur,vetem me deklaratat per shtyp qe na sjell ti...

    Nqs do lexoje shkrimet me kujdes do vereje qe shume prej pikave e ngritura prej meje tek shkrimi e meparshem na cojne automatikisht tek rezultati qe pothuajse te gjithe e dime.Problemi eshte se ti sdo ta pranosh..

    Edhe ne fund te fundit,sna intereson si shume a do ta pranosh ti a jo.Ajo cka na intereson eshte te hidhet drite plotesisht mbi kete skandal e personat pergjegjes te vihen para drejtesise.Edhe nje here ta perseris,ajo cka irrituar nje pjese te mire te shoqerise eshte arroganca e mungesa e vullnetit per bashkpunim te atij rrugacit-ish furxhiut i cili me sjelljen e deklaratat e tij tregon se ka shume gjera qe fsheh...


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Lerini rradhen drejtesise shqiptare qe te thote fjalen e vete.
    Ate po kerkojme,por eshte mjekrra e atij sfidon shtetin e organet kompetente per zbardhjen e ceshtjes e madje "kercenon" se ka per te kerkuar ndihme gjetke...

    Ku...?!

    Edhe nje here.Mire do ishin qe edhe ata zagaret e anes tjeter (po,ata qe flasin per "diskriminim fetar" ne institucione"...) te mos i ferkojne duart per te mbjelle percarje fetare mes popullsise.Mos e beni Shqiperine nje Liban ne zemer te Europes se eshte mekat...
    .........................

  13. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Ato eshtra kanë shumë për të treguar !

    Nga Redi Shehu

    Edhe kjo i duhej shqiptareve të lodhur e të rraskapitur, nga debate perçmuese mbi identitetin, nga varferia dhe ecejaket e integrimit. Me të vërtetë fantasia perverse është aq e larmishme sa do ta sfidonte logjikën e mprehtë dhe moralin e pastër, derisa ajo të mos kthehej ne strategji.
    Alfred Hiçkok, regjizori i famshëm i filmave horror, do te mbetej i fantaksur nga fabula horror e Kosinës, edhe per faktin se për herë të parë ngjyrimet horror lidheshin me veladonin e zi të një prifti, në një natë të zezë në të cilën u konsumuan të gjitha të zezat. Gjithçka do të vazhdonte normalisht në perfeksionin më të madh për priftin dhe eprorët e tij, të cilët të kënaqur me konspiracionin e denjë për një agjenturë profesioniste, po shijonin frytet e operacionit kocka, gjersa kocka vetë t’u mbetej në fyt.
    Tashme ne vetëm do të humbisnim kohë të ndaleshim në detajet e fabulës, që janë të mirënjohura nga të gjithë, por ajo që neve na intereson të analizojmë, është përse Shqipëria, kthehet në tokën më pjellore për lulëzimin e perversiteteve të tilla ?
    Është shumë i çuditshëm fakti i analogjisë që ekziston në dyshimin mbi identitetin e shqiptarëve të gjallë të ngritur kohët e fundit nga ndonjë “baba” i kombit në formën e një sfide intelektuale dhe dyshimin e identitetit të shqiptarëve të vdekur të praktikuar nga ndonjë “baba” shpirtëror në formën makabre të përdhunimit të varreve shqiptare. E përbashkëta e këtyre të dyjave në thelb është diversifikimi identitar , lubia e të cilit nuk kursen as të vdekurit, ku simboli i përbashkët i tyre është kryqi, i cili për të gjallët duhej të vendosej në gjoksa, ndërsa për të vdekurit mbi kokat e varreve të tyre, por kësaj rradhe nën petkun e ushtarëve fitimtarë në tokën e një populli me identitet “të pacaktuar”..
    Analogjia e tentativave për ndryshueshmëri identitare të shqiptarëve të shprehur në forma krejt të kundërta nga ana praktike por krejtësisht të ngjashme nga ana ideologjike, bën të qartë faktin se Shqipëria dhe shqiptarët po ndodhen vërtet përballë një sfide të re. Përpjekjet e sforcuara për t’i pajisur shqiptarët me një identitet të ri kjo edhe jashtë dëshirës së tyre i ngjan atij injeksioni që i bëhet njeriut në mënyrë të dhunshme, por që më vonë i shkakton reaksion dhe kundërveprim.
    E përbashkëta tjetër e të dy fenomeneve të përmendura më sipër është dhuna, ku e para karakterizohet nga dhuna intelektuale, që në shumë raste na shafqet në formën e imponimit të tezave identitare dhe çdo kundërshti ndaj tyre apo hartuesit të tyre konsiderohet herezi, ndërsa e dyta na shfaqet në dhunë konkrete fizike si ndaj të vdekurve por edhe ndaj të gjallëve. Madje dhuna nuk lë pa prekur edhe insitucionet të ashtuquajtura autoritare shtetërore si policia dhe prokuroria. Me pak fjalë një shtet i hutuar përballë një sulmi identitar.
    Me të vërtetë është jo pak e rëndë nëse dikush me insistim vë në dyshim prejardhjen tënde nga familja apo fisi, duke deklaruar si ti nuk je pjesë e kësaj familje. Gjëja e parë që të ndodh është hutimi, që pason me dyshimin dhe pastaj kalon në një krizë identitare. Tollovia identitare thellohet edhe më tepër kur “miq” të servirin ca të ashtuquajtura prova mbi parardhësit e tuaj.
    Territori është e përbashkëta tjetër e këtij fenomeni të diversifikimit identitar të shqiptarëve. Nëse teza intelektuale sfiduese identitare mbi “identitetin evropian të shqiptarëve” vë si parësore përkatësinë territoriale të shqiptarëve ndaj botëkuptimit personal shpirtëror, veprimi i dhunimit fizik të varreve bëhet në emër të vendosjes së piketave territoriale për një territor të ri me një identitet të ri. Fakti që ushtarët grekë erdhën në Shqipëri për të çliruar Vorio-Epirin, është tashmë i ditur nga dokumetet historike dhe nga kërkesat e Kryeministrit grek të asaj kohë që i bënte autoriteteve angleze për të lejuar një gjë të tillë. Këta ushtarë bënë spastrime etnike të mirëfillta jo vetëm ndaj njerëzve por edhe ndaj institucioneve të kultit në Shqipërinë e Jugut për të pastruar terrenin, në mënyrë që të vendosej rendi i ri helen.
    Prof.dr.Beqir Meta në veprën e tij me titull “Tensioni greko-shqiptar (1939-1949)” na jep fakte rrënqethëse:
    “U vërtetua një veprim sistematik dhe i qëllimshëm i shkatërrimit të kishave dhe të xhamive të shqiptarëve në zonat ku u fut ushtria greke. U dëmtuan dhe u shkatërruan të dyja kishat ortodokse shqiptare në Rehovë ,kishat në Selenicë, në Mileci, në Plasë, në Ersekë, në Boboshticë, në Dardhë, në Kapshticë, në Voskop, në Turan, Katedralja Ortodokse, kisha e Shën Trinisë dhe Pallati i priftërinjve katolikë në Korçë, katedralja e Shën Marisë dhe kisha e Shënkollit në Drenovë; kuvendi Shën Ilia në Vloçisht dhe 11 kisha ortodokse në Voskopojë. Grekët shkatërruan edhe xhamitë e Ersekës, të Vloçishtit, të Pogradecit, të Turanit, të Leskovikut, të Mborjes, të Floqit, të Zvezdës dhe të Gjonomatit. Kjo e fundit u shndërrua nga grekët në stallë kuajsh” (f.50-51).


    Të morën kockat, atëherë pij lëngun


    Sfidat të cilat i përmendëm më sipër në radhë të parë më shumë se për individin shqiptar janë për shtetin dhe qeverinë shqiptare. Aleanca e këtyre të fundit në lidhje me këto sfida kanë qenë të shprehura në forma të ndryshme duke filluar nga heshtja institucionale qe na serviret si diplomaci e matur e autoriteteve, që më shumë ka të bëjë me paaftësinë dhe frikën, e deri tek deklaratat sfiduese për diversifikimi identitar të kreut të shtetit në ndonjë organizëm apo institucion ndërkombëtar. Madje heshtja institucionale shtrihej edhe atëherë kur në mënyrë të hapur simbole fetare sfidonin territore të tëra shtetërore të një shteti laik në letër, konfuz në mendim dhe totalisht të paaftë në veprim
    Ngjarja horror e Kosinës në mënyrë të përsëritur çertifikoi këto që thamë më sipër, por e veçanta kësaj radhe ishte se tregoi mprehjen gjithnjë e më të madhe të armëve dhe intensitetin kulmor të sfidës.
    Qeveria shqiptare duhet njeherë e mirë të dalë nga pozicioni i saj i kahershëm i kafshës për kurban dhe të bëjë gjënë më normale që duhet të bëjë çdo qeveri përfaqësuese politike por edhe e ndjenjave shpirtërore të popullit të vet, t’i mbrojë ato me çdo kusht.
    Frika të tilla mbi atë së sa ngjarje të tilla do të ndikojnë mbi firmosjen apo jo të MSA për Shqipërinë, mendoj se janë të pa baza. Ne duhet të dalim njëherë e mirë nga pozicioni inferior identitar dhe nga frika identitare, për arsye se qenia apo jo në organizmat evropianë nuk është e lidhur me to dhe se përkatësia identitare përbën boshtin individual të secilit, ndërsa përkatësia institucionale e shtetit shqiptar në respektimin e reformave dhe kuadrin ligjor evropian, përbën boshtin integrues të Shqipërisë.
    Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë duke respektuar të gjitha normat dhe ligjet e shtetit shqiptar.
    Ndoshta ato eshtra kanë shumë për t’i treguar sfidantëve të identiteteve të shqiptarëve. Kanë për t’i treguar se realiteti të cilën ato e morën me vete shekuj e dekada më parë është krejt ndryshe nga teza e sfiduesit. Kanë për të treguar se edhe të vdekur dinë të mbrojnë identitetin e vet. Rivrasja që iu bë të zhvarrosurve jo rastësisht përkon me një poemë të sfiduesit ku citohej pikërisht “...të rivrasim të rënët..” Koncepti i rivrasjes identitare ndryshon pak me rivrasjen e të zhvarrosurve.

    Ato eshtra kanë shumë për të treguar...

  14. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Albo,
    pse na i censuron keto temat per Janullatosin?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga fejer_nagy
    E din Perishici mej shigeta, e din ai me mire se neve se c'duhet bere, por s'ka c'te beje i shkreti se greqerit ia kane shtire te dy kembet ne nje kepuce, dhe 'krieministri ine' s'ka ku leviz. Eshte i vetedijshem ai, se po te tentoje te kundershtoje Greqine, Shqiperia do te marre flake perseri ashtu sic mori me 1997, ndoshta edhe me keq .... Greqerit ja kane mbjellur Shqiperise si Kalin e Trojes ashtu edhe Kolonen e Peste, prandaj edhe luajne ko*qe me shqiptaret ashtu sic ua do qejfi atyre ..... edhe pse te mos luajne ?!
    Mender muhabetit qe po behet ktu te na hane mun greket.Ti vene flaken dhe njehere shqiperise po ke per te pare qe tymi do dale ne athine,edhe grekerit kete e dine mire ndaj nuk e bejne.
    Ky muhabeti i eshtrave me duket si puna e atyre qe u kane futur nje hu nga prapa dhe diskutojn cfar ngjyre eshte huri.
    Ne kete moment ka dy grupe njerezish.Jane disa qe u pelqen huri si puna e ktij qe paska dhe emrin albo ka dhe te tjere nuk u pelqen dhe reagojne.
    QEVERIA NUK PO REAGON.
    Shqiperia nuk po jep as shenjen me te vogel te nje shteti te pavarur.
    Ne mes te shqiperise vjen nje konsull me ca trima dhe nuk lejon televizionet te filmojne(vizion plus),vjen nje i ashtuquajtur prift dhe vjedh eshtra femijesh,behen denoncime publike dhe ne prokurori dhe nuk veprohet.

    ps. Ku eshte ajo tema per janullatosin????!!!!!!!!
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  16. #136

    Varrezave u duhet Dale per Zot!

    Varret duhen ruajtur prej prishjeve te pa-autorizuara, prej njerezve dhe prej natyres; ato duhen mbrojtur, ruajtur prej shkraterrimit si cdo gje tjeter qe eshte e pa pranueshme prej nje shoqerie te civilizuar. Ketu persona, apo edhe subjekte publike, pervec te tjerave, tregojne se cfare perfaqsojne dhe sa te pa civilizuar jane.

    Varrezat, thuajse kudo ne Shqiperi jane lene pas dore - nuk ka fonde te mjaftueshme, nuk ka nje linje shteterore publike te duhur e te ndjeshme ne kete drejtim. Kete pike e shfrytezuan me mjeshteri greket e implikuar - futen edhe klerin fetar ne loje - shfryetzuan edhe vendet ku besimtaret shkojne per tu falur e te adhurojne Perendine, dhe jo greket apo idhujt.

    Varrezat perbejne nje kujtim te arritjeve te njerezve te thjeshte qe kane jetuar e punuar atje, duke dhene ndihmese te madhe ne kulture e zhvillim, per ta shkuar drejt nje vendi me te mire per ata qe vijne prapa.

    Le te sherbeje ky rast i shemtuar i nderhyrjes greke per te rritur ndjeshmerine e ndergjegjesimin per ruajtjen e varrezave si nje burim i krenarise lokale e kombetare, duke nxitur nje qendrim respekti, dhe per te inkurajuar ruajtjen e metejshme te ketyre burimeve unike historike, me qellim qe brezat qe vijne te mesojne e te vleresojne para-ardhesit.

    Ne se shoqeria Shqiptare nuk arrin te merret si duhet me kete ceshtje,nepermjet veprimeve ligjore, ligjevenese, e tjeter cfare eshte e nevojshme, do te kete jo vetem demtim te pariparueshem te burimeve historike e gjenealogjike, pro edhe humbje te mundshme te burimeve te cmuara per te bere udhen e pafund ne analet e historise njerezore.

    Po e mbyll me nje thenie si kjo: "Me deftoni varrezat, e une do t'u rrefej se cfare lloj njerezish keni." - B. Franklin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxh Xhumaku : 03-06-2006 më 11:15

  17. #137
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ti nuk kupton se nuk je besimtar orthodhoks dhe nuk e njeh Kishen Orthodhokse. Per Kishen Orthodhokse nuk ka as "greke" e as "shqiptare", as "ushtare" e as "partizane", ka vetem shpirtra njerezish qe kane nevoje per shpetim. Dallimet i bejne njerezit me shpirt te vogel qe nuk njohin as friken dhe as vullnetin e Perendise.

    Albo
    Si "nderin e kishes Orthodokse Greke" ndaj 200 çameve te djegur pabesisht nga fashistet e... , si ja thone emrin se e
    harrova ... Metaksa??? S'ka problem se pyes Ademin, gjitonin nje çam rreth te qintave
    deshmimtar okular; gra, femije, moshatare te djegur te gjalle!!!! Kuptohet pasi
    greket (banditet e fashos per me sakt, se nuk me pelqejne pergjithesimet) u
    "premtuan" se "s'kishin pune me gra, femije e pleq ..." nejse, per te qene
    realist pati mes çamerve kriminele lufte qe meritonin ndeshkimin ligjor per
    bashkepunim me nazizmin, por kjo nuk justifikon gjenocidin dhe "shpelarjen
    etnike" ndaj "turqeve" siç ju pelqen ti quajne "myslymanet nga halli" Shqiptare nje pjese e Ortodokseve edhe sot e kesaj dite.

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ti nuk kupton se nuk je besimtar orthodhoks dhe nuk e njeh Kishen Orthodhokse. Per Kishen Orthodhokse nuk ka as "greke" e as "shqiptare", as "ushtare" e as "partizane", ka vetem shpirtra njerezish qe kane nevoje per shpetim. Dallimet i bejne njerezit me shpirt te vogel qe nuk njohin as friken dhe as vullnetin e Perendise.
    Albo
    Ca ortodoksi je ti?!.......qe mbron ata qe dhunojne, vjedhin a shesin varret e nje kishe fshati??!!

    Qe vet fshataret i identifikojne me emra si paraardhesit e tyre, madje me detaje e nje per nje.

    Ne qe jemi nga jugu te varet e kishes nuk vinte dore njeri......se qe turpi me i madh NE JETE......qe mund te kishte nje familje e nuk i shqitej ne breza.........per cdo njeri cado feje besimi etj kishte.

    Plus hipokrizia........ti Albo ........etiketoje ata qe kishin denoncuar ......si ''arumun.''.......Kur ti nuk njihje 'grek' 'shqiptar' ne ortodoksi ...pse i etiketon keta..Kur ta do interesi?!

    Si ai ekstremizmi grek qe ti mbron, dikure etiketonin shqiptaret e gjuhen shqipe si inegzistente e jo te zotit.

    Hipokrizia e njerezve qe manipulojne me nje nga deget e krishterimit.

    E ca respekti ke per fene, e per nje nga deget me te vjetra te kristianizmit,ortodoksine, kur ti dhunon varret e kishes?!

    Njemije shkrime be............po dhunove varet e kishes........nuk e lan dote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 03-06-2006 më 12:53

  19. #139
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Te njejten gje mund te thote edhe ai greku ne mes te Athines. Perse duhet te mbajme ne ne mesin tone 600 000 shqiptare qe punojne/jetojne/mesojne ne Greqi, kur keta nuk na mbajne 100 varre ushtaresh te vdekur ne token e tyre?!
    A thua mund t'a thote ai greku ne mes te athines, qe te ikin shqiptaret?! Po llacin ne shpatullat e zbathura kush do t'a coje ne katin e peste te nje ndertese? Po kepucet plot pluhur te grekeve kush do t'i pastroje? Po arat kush do t'i punoje?

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Problemi i varreve te ushtareve greke ne toke shqiptare nuk do te ekzistonte, nese Italia fashiste nuk do te kish pushtuar Shqiperine dhe nuk do te kish goditur Greqine gjoja "per clirimin e Camerise". Ishte nderhyrja e pushtuesit italian, ashtu sic ishte edhe nderhyrja e Turqise per 500 vjet, qe prishi bashkejetesen midis dy popujve me te lashte te Ballkanit.
    Kjo eshte hipokrizi e paster. Te rrofte qe e demostron qe nuk e di historine armiqesore midis ketyre vendeve.



    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ministri grek i mbrojtjes ka maredhenie te shkelqyera me ministrin shqiptar te mbrojtjes ashtu si kryeministri shqiptar ka maredhenie te shkelqyera me ate grek. Ata qe mundohen qe te bejne "lajm" ate qe nuk eshte lajm, eshte Gazeta Shqiptare ne Tirane, gazeta e propagandes se matane Adriatikut ne Shqiperi, qe nuk i sheh me sy te mire frymen e re te mirekuptimit e bashkepunimit ballkanik midis Shqiperise dhe Greqise.
    Po keto genjeshtra kush mendon se mund t'i haje!!! Si harrove more i uruar qe po ky kryeminister e coi ne gjendje lufte shqiperine dhe greqine ne vitin 96.


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Rikthimi ne krye te qeverise italiane te mikut te Zan Caushit, vetem sa ka per ti dhene nje hov te ri maredhenieve shqiptaro-greke dhe ka per te nxjerre ne plan te pare rendesine kombetare (jo thjeshte diplomatike) qe ka mbajtje e maredhenieve te fqinjesise se mire me te gjithe fqinjet ballkanike, jo vetem Greqine.
    Ketu po me ke pelqyer vertet, sepse ke treguar qe je i afte te besh krahasime te denja per nje njeri qe e vlereson nje europe e tere. Si nuk te vjen turp xhanem te krahasosh Prodin me Zan Caushin?

    Ka ardhur koha qe Greqia dhe Shqiperia duhet te lene menjeane ideologjite e vjeteruara nacionaliste, dhe per me teper kete duhet t'a beje greqia sepse eshte nje interlekutor i dalluar i armiqesise me fqinjet.


    Dito.

  20. #140
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    vangjel dule ne emisionin e fevziut doli hapur duke mbrojt palen greke dhe kishen ortodokse...

    po kush eshte kisha greke qe te kete influence ne shqiperi?
    po kujt ja ndjen per janullatosin?

    JAM KRENAR QE JAM SHQIPTAR DHE PER ARMIQTE I DON'T GIVE A ****

    I'M PROUD OF MY ALBANIA
    vari leshte

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •