Close
Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 297
  1. #61
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Lexoj ne balkanweb,qe te implikuarit ne zhvarrosje kishin pothuajse nje muaj qe zhvillonin kete "aktivitet" neper fshatrat e Permetit.

    Nje muaj..?!Edhe keta tani e moren vesh...por dhe kesaj rradhe ne rruge "operative"...

    Une ne ato zona kam pasur xhaxhain e vrare(qe nga lufta e 2 Bot) e mbaj mend te mijte ju desh te nxirrnin lloj lloj autorizimi (se me zor gjetem vendin),e ne prani te kryeplakut te fshatit te merrnin eshtrat e tij.Kurse keta bandillat na i benkan punet tak fap...ne prani dhe te atij mjekercjapit.

    Cfare polici "syshqiponje" kemi.Hallall
    .........................

  2. #62
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Per me teper, eshte e vertete qe varferia e ctjeterson njeriun, por deri ne kete fare feje? Do shesim te vdekurit tani bashke me shpirtin?
    Dikur në Korçë, ishte një mirditor, punonjës i komitetit egzekutiv të Korçës, që zhvarroste dhe vidhte kufomat natën. U ruajt dhe u kap në flagrancë nga policia... dënimi... ME VDEKJE.
    Si munden këta njerëz të zhvarrosin eshtrat e atyre që kanë dhjetra vjeçarë që prehen në ato varre, plus që ndonjë prej tyre, mund të jetë dikush nga paraardhësit e tyre apo diçka tjetër e afërt??!!
    A ka ndonjë emrër përcaktues për këta lloj personash??!!

    Për personin që ju tregova më sipër :
    kur e pyetën kur ishte ndjerë keq apo i frikësuar, ai tha:
    një herë të vetme jam zbrapsur për disa sekonda... kur gjeta një vajzë të re, me sytë hapur.
    Ky birbua, shkonte në shumë varrime (paraprakisht në shtëpitë e të vdekurve) dhe shikonte sa pasuri ( kostume, fustane, ndonjë gjë të vogël floriri, këpucë të reja etj etj) kishte ai/ajo që do varrosej... pra në bazë të pasurisë, ai vendoste në ja vlente apo jo që të hapte varrin dhe të vidhte kufomën.

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga Humdinger

    Ai denimi me vdekje me duket ca si ekstrem sepse eshte nje hap mbrapa. E vertete qe duhet te "flasesh gjuhen qe kuptojne" por ama edhe nje denim nja 30 vjet nuk do ishte keq.

    Ky shembulli i mirditorit nuk ishe shume i goditur. Nuk mund te krahasosh nje njeri me nje oganizate te tere. Qellimet a atij dhe qellimet e ketyre jane krejtesisht te ndryshme. Prandaj i lutem te gjitheve te mos ta trajtojne kete teme si vjedhje ordinere.

    Diku me para dikush shpjegoi se si mund te merreshin eshtrat bazuar ne ligj dhe dikush tjeter tha se kemi polici koti. Nuk eshte se policia eshte koti por sic e pate, ai qe foli, morri ca telefonata. Te jeni te bindur qe telefonatat nuk i ka marre vetem ai. Siper gjithe shqiptareve ka ca re te zeza qe vijne nga jugu i larget ...
    Me sa duket po vjen koha te tregohet se kush jane shqiptaret e vertete.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zhvarrosjet në Përmet, SHISH informoi

    zhvarrosja e ushtareve
    informacioni

    Shërbimi Sekret Shqiptar kishte të dhëna për gërmimet që po realizon kisha e Shën Mërisë

    Zhvarrosjet në Përmet, SHISH informoi

    Informacioni para 5 muajve në Ministrinë e Brendshme e Kryeministri

    Shërbimi Informativ Shqiptar ka sinjalizuar muaj më parë për zhvarrimin e eshtrave në fshatrat e Përmetit.

    Organet e sigurisë, nëpërmjet komunikimit në rrugë zyrtare, kanë lajmëruar Kryeministrinë rreth pesë muaj më parë, për ngjarjet që po ndodhin në fshatrat e Përmetit. Rreth pesë muaj para se të fillonin gërmimet në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë, Shërbimi Informativ Shqiptar ka lajmëruar nëpërmjet një raporti të veçantë edhe Ministrinë e Brendshme. Sipas njoftimit të bërë rreth pesë muaj më parë, ishte bërë i njohur fakti se kisha po planifikonte edhe zonat ku do të bëheshin gërmime në kërkim të ushtarëve grekë të varrosur pas luftimeve me formacionet e ushtrisë italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht kanë qenë vetë banorët e fshatrave të komunës së Sukës, të cilët të çuditur për planet e kishës, mohonin se në tokat e tyre të ishin varrosur ushtarë grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Informacioni i përcjellë nga Përmeti në Tiranë për disa ditë u bë objekt pune i shumë zyrtarëve, duke u përcjellë më pas në Ministrinë e Brendshme dhe më vonë në instanca të tjera qeveritare. Por, edhe pse kaluan pesë muaj, asnjë masë nuk është marrë për të parandaluar atë që aktualisht po ndodh në fshatrat e Përmetit. Një vizitë në Tirane e ministrit grek të Mbrojtjes, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në ditët e para të muajit maj, u shty, pasi memoriali i ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, i planifikuar që të ndërtohej në grykën e Këlcyrës, nuk kishte përfunduar ende. Fakti se Shërbimi Inteligjent Shqiptar ka lajmëruar pesë muaj më parë kryeministrin për ngjarjet që po ndodhin në fshatrat e Përmetit, është konfirmuar për gazetën “Panorama” nga burime qeveritare në Tiranë. Ato kanë pohuar se të dhëna të tilla kanë mbërritur në qelinë qendrore të ekzekutivit në kuadër të procedurës së zakonshme të punës së Shërbimit Informativ, i cili periodikisht informon kryeministrin dhe Presidentin e Republikës, për çështje të caktuara. Një rast i tillë, kur është ndjekur procedura e zakonshme e informimit të kryeministrit, ka qenë edhe plani për zhvarrosjet në fshatrat e Përmetit.

    Planifikimi
    Gjatë vizitës së kreut të shtetit grek, Stefanopulis, u diskutua ideja e ngritjes së një memoriali të ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore kundër ushtrisë italiane. Madje, Stefanopulus në vitin 2004 mori pjesë në ceremonitë përkujtimore që u bënë për disa ushtarë grekë të varrosur në Bularat. Memoriali do të ngrihej në qytezën e Këlcyrës nën kujdestarinë e Kishës Ortodokse. Pas prezantimit të projektit për të cilën mësohet të ketë edhe një marrëveshje, pala greke ka filluar punë për gjetjen e vendeve ku dyshohej se ishin varrosur trupat e ushtarëve grekë. Banorët e zonës ku do të kryheshin gërryerjet e varreve konstatuan të parët, se në varret e tyre nuk kishte ushtarë grekë, por fshatarë përmetarë të vdekur para viteve 1930. Pala greke pretendon se janë të paktën 8 mijë ushtarë grekë që janë vrarë në Shqipëri gjatë Luftës I dhe II Botërore. Informacioni pas një reaksioni zinxhir u përcoll nga Shërbimi Informativ në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera qeveritare deri në Kryeministri. Megjithatë, reagimi i policisë ka ardhur vetëm pas pesë muajve, kur qindra varre u hapën në fshatin Kosenë pranë kishës së Shën Mërisë. Punëtorët deklaruan se kanë gjetur eshtra femrash dhe fëmijësh, si dhe janë hapur varre që i përkasin shekullit XIX. Ministri grek i Mbrojtjes, Vangjelis Meimarakis, ka anuluar vizitën e tij në Shqipëri, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në datat 9-10 maj 2006. Sipas mediave greke, shkak i anulimit të vizitës ishte mungesa e vullnetit nga autoritetet shqiptare për të zgjidhur çështjen e varrezave të ushtarëve grekë të Luftës së Dytë Botërore. Të paktën kështu shkruante gazeta “Adhezmestos Tipos” më 8 maj 2006. Dhe duke qenë “i pakënaqur me këto zhvillime”, ai ka deklaruar se nuk është i predispozuar të përfaqësojë qeverinë greke në një udhëtim që, si “qëllim do të ketë fillimin dhe zbatimin e programeve ndihmëse ndaj Shqipërisë, pa pasur asnjë përfitim të tillë për vetë shtetin grek”. Ndërkohë që vetë presidenti grek Papulias, në vizitën e anuluar në Sarandë pas protestave të komunitetit çam, kishte planifikuar një vizitë në memorialin kushtuar të rënëve grekë në Këlcyrë. re.kr

    5 muaj
    më parë, Shërbimi Sekret Shqiptar ka lajmëruar Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me projektin e gërmimeve për ushtarët grekë
    2 institucione
    konfirmohet se kishin marrë dijeni për ngjarjet që po ndodhin në fshatrat e Përmetit, ku po kërkohen eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në luftë

    Shefi i komisariatit: Vetëm 70 varre të hapura në këtë fshat

    Prokuroria e Përmetit heton zhvarrimin e eshtrave në Kosinë

    PERMET - Skandali me zhvarrimin e eshtrave të të parëve në fshatin Kosinë të komunës Piskovë-Përmet është marrë në konsideratë nga organet hetimore. Prokuroria e Përmetit, pas hetimeve të bëra dy ditët e fundit, pritet të lëshojë mandate arresti për personat që janë implikuar në këtë ngjarje të paprecedentë. Burime nga Komisariati i Policisë së Përmetit kanë konfirmuar për gazetën, se deri tani janë hapur rreth 70 varre në ish varrezat e fshatit Kosinë, të cilat datojnë në shekullin e XIX-të. Emrat e autorëve përgjegjës për momentin ende nuk bëhen të ditura për arsye hetimi deri sa të bien në rrjetën e policisë. Hapat e matura të prokurorisë së Përmetit janë në një fazë të brishtë sepse po shqyrtohen të dhënat konkrete për të vërtetuar nëse kjo ngjarje përbën vepër penale apo jo. Në vendngjarje ditën e djeshme ka shkuar edhe grupi hetimor, i cili ka marrë në konsideratë dokumentet, skicat dhe të dhëna të tjera analitike, që plotësojnë dosjen e kësaj çështjeje. Nga të dhënat e rezervuara prej organit të akuzës së Përmetit, mësohet se personat përgjegjës mendohet të jenë vendalinj, të cilët kanë mbajtur lidhje me Mitropolinë Greke dhe përfaqësues helenë në vendin tonë. Megjithatë hetimet ende vazhdojnë për të mësuar më tepër rreth personave të implikuar. Shefi i Komisariatit të Policisë Përmet, Petrit Halo pohon për “Panorama”-n se përveçse në fshatin Kosinë të komunës Piskovë, nuk është identifikuar ndonjë rast i ngjashëm i hapjes masive të varreve të vjetra në ndonjë zonë rrotull. Kreu i policisë thotë se banorët, ndryshe nga çfarë është thënë prej tyre në media, nuk është bërë asnjë lloj kallëzimi në organet kompetente për dhunim të varreve të të parëve të tyre. Zoti Halo ka garantuar se eshtrat e nxjerra nga 70 varret e vjetra ndodhen brenda territorit të Përmetit dhe nuk janë transportuar përtej zonës apo dhe jashtë kufirit shtetëror. Ato sipas tij mbahen në një vend të fshehtë, i cili nuk bëhet i ditur për momentin ku po vëzhgohen nga uniformat blu. Këto të fundit nga çasti në çast pritet të kryejnë arrestimet e para në mbrëmje. p.n

    Panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Une mendoj se shteti shqiptar (jo vetem qeveria por edhe parlamenti e prokuroria), duhet me u shkunde mire e te bajn punen e vet... e mos te mshifen si strucat...

    Kur nje shkelje ashiqare ban muuuuuuuu... ligji e shteti duhet te veprojne pa i marre leje konsullit grek... ose te thone qe ligjin ne Permet e Gjinokaster e ban konsulli grek, e aty kena qeveri Athinen e jo Tiranen.

    Qysh kur konsullata greke mbuloka edhe kujdesin per kishen ortodokse shqiptare? Qe policia njoftohet qe ka 70 arka me eshtra te zhvarrosuna ne kishen e fshatit.. e megjithese ne kushte flagrance ... nuk guxon te hyje sepse... pritet te vije e te verifikoje konsulli grek.... i cili vjen ... keqyr kishen i shef stiven me arkat e eshtrave... e iken... nderkohe qe prifti "i trimeruar" i ven drynin deres e iken ne shtepi te vet, duke u talle me policet e shkrete qe bajne turnin perjashta oborrit ... presin te vije letra prej Prokurorise shqiptare... e cila ka "humbur" e nuk gjindet tash sa dite.....

    Edhe dicka tjeter (qe tregon se sa shperfillet shteti shqiptar):

    Ka disa muej qe greket hedhin pare me ndertu mauzoleun por edhe me hape varre duke pagu mijra EURO pa begenise me i marre leje shtetit shqiptar.

    Kur italianet moren eshtnat e veta ata ju drejtuan shtetit shqiptar.
    Shteti ngriti komision qe u ba dypalesh, asnji varr i vetem nuk u hap e as nji arke nuk u plotesua pa firmen e prezencen e perfaqsuesit shqiptar....

    Italianet ndryshe prej grekeve kishin lista te sakta me emra e mbiemra per ushtaret e vet, data e vend varrosje...
    Greket as nuk edine (ose nuk u intereson) te ndjekin ket procedure...

    Ne keto kushte shteti shqiptar duhet te bahet "i gjalle" pak e ta pezulloje kete farse qesharake... e ti kerkoje Greqise te paraqese listen e ushtareve me gjeneralitetet... e mandej me komision te hapen varret... per ti percjelle ne Greqi e jo per te kriju varreza ne Shqiperi se 10km ma tutje e kane vendin e vet e jo ne Kine...

  6. #66
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Kinezi

    Ky shembulli i mirditorit nuk ishe shume i goditur. Nuk mund te krahasosh nje njeri me nje oganizate te tere. Qellimet a atij dhe qellimet e ketyre jane krejtesisht te ndryshme. Prandaj i lutem te gjitheve te mos ta trajtojne kete teme si vjedhje ordinere.
    .
    Shëmbujt, i solla për të vënë në dukje, se kjo dukuri (zhvarrimi për përfitime) nuk është e vetmja dhe se në atë kohë, ai që i zhvarroste u dënua për veprën e tij makabre... dhe sot, jo vetëm që nuk kanë frikë nga dënimi, por shesin eshtrat e të parëve, për ti bërë mirë atyre që para 62 vjetësh, erdhën dhe vranë njerzit tanë, paraardhësit tanë.
    Nuk po krahasoj një njeri, me një organizatë të tërë, por po krahasoj gjestin, veprimin... njeriu nuk dënohet si individ dhe e çojnë në burg, por dënohet gjesti i tij nga ligji.
    Besoj se më kuptove se ku desha të dal.

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Ajo qe me shokon mua ne kete lajm, qe nuk e ka vendin ne krye te gazetave shqiptare por ne faqet e fundit te saj, tek rubrika mortore, eshte mendjelehtesia e te gjitheve ju qe gelltisni pa pertypur ate qe lexoni, dhe detyrimisht ju jeni viktimat e gjalla dhe jo te vdekura te ketij lajmi mortor.

    Se pari, qe ushtaret e vrare greke kane mbetur te varrosur neper fshatrat e Permetit, ky nuk eshte lajm, ky eshte nje relike e historise me te cilen ata banoret e atyre zonave i njohin shume mire. Ata qe shokohen nga lajmi, jane ata qe per here te pare ne jeten e tyre mesojne qe paska eshtra ushtaresh te vrare greke ne toke shqiptare. Pra shokimi buron nga injoranca tuaj historike.

    Se dyti, ato segmente te mediave qe duan te perdorin edhe eshtrat e vdekura per te sulmuar klimin e normalizimit te maredhenieve shqiptaro-greke, gjejne si shkak per te bere lajm "numrin e varreve". Cfare ndryshimi ben nese ka 10, 100, apo 1000 ushtare greke te vrare ne toke shqiptare? Mos valle shteti grek apo ata familjaret e atyre viktimave duan te varrosin eshtrat e shqiptareve me te afermit e tyre? Apo mos valle Tirana apo Athina duhet ti shpallin lufte njera tjetres se nje qerre budallenjsh ne rruget e Tiranes e Athines duan te kthejne edhe eshtrate e te vdekurve ne nje "axhende politike"? Por parodia nuk perfundon me kaq.

    Ne qender te artikujve te "Gazetes se Duces", eshte At Vasil Thomollari, qe niperit e mbesat e gjysherve komuniste, duan ta shesin si nje "agjent grek". At Vasil Thomollari vete eshte me origjine vllahe, arrumun dhe nuk eshte as nje agjent grek dhe as nje kapobanda qe kercenon dhe mashtron njerez. Ai eshte nje prift i thjeshte nga fshati Kutal i Permetit qe ofron sherbimet kishtare per te zhvarrosuit. Arsyeja tjeter perse kane zgjedhur At Vasilin eshte se vete fshati ne fjale, fshati Kosine eshte nje fshat vllenjsh, te cilet At Vasili i njeh mire pasi i perket atij komuniteti vete. Ai mbetet nje prift i respektuar per nje dekade e gjysem tashme per te gjitha besimtaret e zones qe nuk jane vetem orthodhokse ne emer, por jane orthodhokse ne zemer dhe i ndjekin nga afer sherbimet dhe jeten e Kishes.

    Perse jeni ju viktima ne kete mes?

    Jeni viktima te paragjykimeve tuaja qe nuk ju lene te qete qe te pertypni edhe lajmin qe lexoni. Si na u rrezikoka interesi kombetar i Shqiperise se na qenkerkan zhvarrosur 60 apo 100 ushtare te vrare greke ne toke shqiptare? Perse valle Gazeta e Duces ne Tirane, ve ne shenjester te perseritur here Himaren, here Korcen, here Permetin, here prifterinj e here ministra te besimit orthodhoks? Po ta kishit marre mundimin qe te lexonit pak me shume histori, se si perfunduan dhe pse ndodhi lufta italo-greke, dhe si perfunduan shqiptaret ne ate lufte, do te dinit pergjigjet e te gjitha pyetjeve.

    Ajo dore qe firmosi pushtimin e Shqiperise ne 1939, ajo dore qe firmosi fillimin e luftes italo-greke me pretekst "clirimin e Camerise dhe bashkimin me Shqiperine", ajo dore qe helmoi plakun Ismail Bej Vlora, ajo dore eshte ajo qe paguan edhe ata tellallet ne Tirane per te bere lajm atje ku nuk ka lajm.

    Ne fakt, ju duhet te qeshni me injorancen tuaj kur degjoni nje lajm te tille. Pasi po te lexonte nje i huaj reagimet tuaja ne kete forum per kete lajm, ai do te bente dy pyetje retorike: I mbaruat zenkat me te gjallet, i filluat edhe me te vdekurit? Kur numri qenka kaq i vogel, perse nuk i keni bere zhvarrimet kohe me pare, duke hequr vize te kuqe keshtu nje prej problemeve me te lehta midis dy popujve?!

    E verteta si gjithmone eshte e thjeshte dhe e hidhur per shumicen e njerezve: nuk jane ushtaret e vrare greke dhe eshtrat e tyre burimi i reagimit tuaj, burimi i reagimit tuaj eshte realiteti i maredhenieve shqiptaro-greke, realiteti i vitit 2006. Dhe si ato viktimat e indoktrinuara qe si qender referimi kane gjithmone "armikun (imagjinar) te popullit", po ua hoqe kete armik nga horizonti, ata kalojne ne krize te thelle psiqike dhe nuk e dine se cfare flasin.

    Sa me pare eshtrat e ushtareve te vrare greke te zhvarosen dhe te vendosen ne kishen e re ne Gryken e Kelcyres, aq me mire per familjet e atyre viktimave, aq me mire per faqet e gazetave, aq me mire per kryeministrat e te dy vendeve, aq me mire edhe per tensionin e "nacionalisteve te rruges". Kuptohet, kur eshtrat te kene dale nga skena dhe nga faqet e gazetave, vendin do ta zene floket e Karamanlis dhe hunda e Berishes.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-05-2006 më 00:26

  8. #68
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Kjo puna e varreve po merr formen e nje skandali me te madh dhe po i rendon gjithmone e me teper qeverise se Berishes. Zhvarrosjet qe po behen, dhe sic po tregohen ne shtyp, flasin per mungese organizimi, mungese kontrolli nga organet shteterore si dhe mungese rrespekti per varret jo te duhura qe po trazohen. Fakti qe personi denoncues i skandalit kercenohet dhe i vidhet nje prove [guri i varrit i vitit 1871], nuk do shume mend qe te con ne mendime per duar te erreta te perfshira ne kete eufori germimesh per te gjetur ushtrine e vdekur greke. Nuk duhen lene te livadhisin te lire ne kerkimet e tyre keta varrmihesit me prijesat e tyre lekemedhenj, pasi duket se po perdhosen varret e te tjereve dhe nuk po perfillen ligjet. Packa se marrdheniet Shqiperi-Greqi kane nevoje per normalizim, disa qarqe zyrtare te Greqise dhe te diaspores, e kane treguar se vazhdojne te ushqejne endrrat e vjetra "vorioepirote", duke bere qe shqiptaret te mos te ndihen dot si francezet per gjermanet. Vete togfjaleshi Epir i Veriut eshte jo vetem fyes por shovinist pasi eshte term grek qe rivendikon jugun tone dhe perdorimi i togfjaleshit gjithmone eshte pare si nje term provokues qe duhet te lihet i vdekur me te kaluaren.

    E Marte, 30 Maj 2006
    TE TJERA KUTI ME ESHTRA NE PERMET. REAGON KUVENDI

    Dje jane zbuluar ne Kishen e Kutalit, edhe 69 kuti te tjera me eshtra te gjetura.
    Kuti te tjera me eshtra jane gjetur edhe ne kishen e Kutalit. Behet fjale per 69 kuti te tjera, pervec 137 kutive qe u gjeten ne Kosine. Banoret nga ana e tyre, te alarmuar si edhe ne rasttin e Kosines, thone se keto eshtra do te perdoreshin per te mbushur varret bosh te ushtareve te manastirit te Kelcyres.

    Eglantina Nasi
    Ceshtja e nxjerrjes se eshtrave te te vdekurve ne fshatra te Permetit, eshte kthyer tashme ne nje shqetesim edhe per Kuvendin shqiptar. Pas alarmit te krijuar ne fshatrat e Kosines, Kutalit dhe perreth tyre, tashme kane filluar te reagojne edhe perfaqesuesit e shtetit shqiptar, sic jane te paret ligjvenesit.

    Ne seancen e djeshme parlamentare, ata kane kerkuar qe kjo ceshtje te zbardhet sa me pare ne menyre qe te mos lihet me vend per dyshime. Nga ana e tij, deputeti i zones se Permetit Flamur Hoxha, ka ngritur zerin duke i kerkuar sa me pare Prokurorise qe ta sqaroje kete problem.

    Nga ana tjeter, ka kerkuar qe te zbardhet sa me pare ceshtja e mprehtee cila ka tronditur jo vetem qytetaret permetare, por edhe mbare opinionin publik shqiptar. Por edhe deputete te tjere kane ngritur zerin si deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Sabit Brokaj. Sipas tij, duhet zbuluar pike se pari nese ka nje marreveshje mes pales shqiptare dhe asaj greke per nxjerrjen e ketyre eshtrave.

    Por ka kerkuar qe te behet edhe nje ligj i posacem per fete, ne menyre qe te percaktohet qarte roli i saj ne zhvillimet e ndryshme. Brokaj, u ka bere thirrje edhe institucioneve te reagojne per kete ceshtje

    Kryekomunari: Prifti nuk mori leje për zhvarrimin
    Entela Bani

    Kryetari i komunës së Piskovës, Karafil Pasha, pranon se prifti ka marrë iniciativën e zhvarrimit, pa marrë leje në komunë. Ai thotë se asnjë nga përfaqësuesit e kishësh, nuk e kishin njoftuar. “Jam njohur në mënyrë verbale, rreth datës 20 maj, që papai i kishës dhe dy persona të Mitropolisë, po zhvarrosnin eshtrat e ushtarëve grekë. Më pas mësova që në datën 23 prill, këta persona kishin marrë takim me kryeplakun dhe se kishin dokumente. Unë vetë nuk e kam parë dokumentacionin që ata dispononin, sepse nuk janë paraqitur fare në komunë për të marrë leje”, thotë kryekomunari, Karafil Pasha. Ai thotë se prifti duhet të kishte marrë leje në komunë përpara se të niste zhvarrimet. “Të shtunën kanë ardhur policë dhe Prokurorë, dhe pasi kemi zhvilluar takim, kanë filluar hetimet. Tani gjithçka është në dorën e tyre. Logjikisht, nëse donin të bënin zhvarrime, duhet të merrnin leje në komunë dhe në bazë të ligjeve shqiptare, ekipi që do të punonte për këtë çështje, do të kishte edhe përfaqësues të prokurorisë e policisë”,- thotë për “Shekulli”-n, Karafil Pasha. Kryetari i Komunës thotë se në këtë zonë, ka ushtarë grekë të varrosur, por varrezat e tyre janë të veçuara. “Këto janë varrezat e vjetra të Kosinës dhe sipas tregimeve të të parëve tanë, ka edhe varre të ushtarëve grekë, por që gjithsesi janë të veçuara”, thotë kryekomunari.

    Banorët: Këtu nuk ka eshtra ushtarësh grekë

    Duket se fenomeni i zhvarrosjes më shumë se habi ka shkaktuar fyerje të banorët e Kosinës. Të pyetur rreth kësaj çështjeje e kanë dënuar më forcë dhe e kanë cilësuar, si akt të shëmtuar. Madje janë të bindur se nuk ka ushtarë grekë të varrosur. “Nuk është aspak e rregullt kjo që është bërë. Këtu nuk ka pasur varre të ushtarëve grekë, por vetëm të të krishterëve të hershëm të Kosinës. Ushtarët grekë le t’i gjejnë në malin e Kajcës, në Kiçok dhe në Sevranj, se aty janë vrarë. U hapën 140 varre dhe nuk është gjetur asnjë gjurmë ushtari”,- shprehet Fore Naqellari. Ndërsa për nënën e Altin Ballabanit, që denoncoi ngjarjen, Lefterinë, “shteti duhet të vërë dorë. Nga shteti kërkojmë të rivarrosen eshtrat dhe çdo gjë tjetër që kanë marrë, qoftë edhe një kopsë. Atyre që u preken interesat nga kjo gjë, na shikojnë shtrembër, se thamë të vërtetën. Nëse shteti ka nxjerrë ndonjë ligj, që të zhvarrosen eshtrat, të paketohen e të dërgohen nuk e di se ku, le të na e thotë. Aty kanë dalë eshtra fëmijësh, pse çilminj ishin ata që u vranë në luftë. I kërkoj gjithashtu shtetit të mbrojë familjen time, se ndihemi të frikësuar”,- thotë Lefteria. Tashmë territori përreth kishës duket si "këndi i lojërave" më i preferuari për fëmijët, një kënd ku duhet të ecësh me kujdes për të mos shkelur eshtra.

    Kisha “Shën Mëria”, një histori 6- shekullore

    “Shën Mëria e Kosinës” quhet kisha e këtij fshati, ku ndodheshin varret, e dyta për nga vjetërsia në Ballkan. Banorët tregojnë se në vitet 1960, në këtë kishë, kishin ardhur një grup arkeologësh çekosllovakë, që e kanë përcaktuar atë si një ndërtim të vitit 1460. Ajo ka një moshë 546 vjeçare. Është e ndërtuar sipas stilit biznatin, vetëm me qemere dhe në anën veriperëndimore, ka disa mbishkrime të panjohura. Madje edhe në kohën e Enver Hoxhës, kisha nuk u prish, por ishte shpallur si “monument kulture”

    29/05/2006
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermal 22 : 30-05-2006 më 01:07

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ajo qe me shokon mua ne kete lajm, qe nuk e ka vendin ne krye te gazetave shqiptare por ne faqet e fundit te saj, tek rubrika mortore, eshte mendjelehtesia e te gjitheve ju qe gelltisni pa pertypur ate qe lexoni, dhe detyrimisht ju jeni viktimat e gjalla dhe jo te vdekura te ketij lajmi mortor.
    Kjo mund te jete e vertete per ty. Ka njerez qe psh duan ta bazojne gjithcka ne fakte te mirefillta, psh nqs u thojne "shiko ujkun" ata kerkojne edhe gjurmet.

    Se pari, qe ushtaret e vrare greke kane mbetur te varrosur neper fshatrat e Permetit, ky nuk eshte lajm, ky eshte nje relike e historise me te cilen ata banoret e atyre zonave i njohin shume mire. Ata qe shokohen nga lajmi, jane ata qe per here te pare ne jeten e tyre mesojne qe paska eshtra ushtaresh te vrare greke ne toke shqiptare. Pra shokimi buron nga injoranca tuaj historike.
    Kete e dinim. Gjithashtu e dime qe edhe ne Cameri SHUME ME TEPER te vrare shqiptare.

    Se dyti, ato segmente te mediave qe duan te perdorin edhe eshtrat e vdekura per te sulmuar klimin e normalizimit te maredhenieve shqiptaro-greke, gjejne si shkak per te bere lajm "numrin e varreve". Cfare ndryshimi ben nese ka 10, 100, apo 1000 ushtare greke te vrare ne toke shqiptare? Mos valle shteti grek apo ata familjaret e atyre viktimave duan te varrosin eshtrat e shqiptareve me te afermit e tyre? Apo mos valle Tirana apo Athina duhet ti shpallin lufte njera tjetres se nje qerre budallenjsh ne rruget e Tiranes e Athines duan te kthejne edhe eshtrate e te vdekurve ne nje "axhende politike"? Por parodia nuk perfundon me kaq.
    Maredheniet shqiptarore-greke jane vetem marrje ose dhenje, varet se nga e shikon. Rendesi e numrit te varreve eshte aq e madhe sa nuk besoj se "te ka shpetuar" rastesisht. Shteti grek nuk interesohet ne te vertete per ushtaret e tij sepse SHIKO shembullin se si e bene italianet. Greket nuk do tu vinte hic keq nqs do te varrosnin edhe gjysmen e Shqiperise aty, kuptohet, nen flamurin grek.

    Ne qender te artikujve te "Gazetes se Duces", eshte At Vasil Thomollari, qe niperit e mbesat e gjysherve komuniste, duan ta shesin si nje "agjent grek". At Vasil Thomollari vete eshte me origjine vllahe, arrumun dhe nuk eshte as nje agjent grek dhe as nje kapobanda qe kercenon dhe mashtron njerez. Ai eshte nje prift i thjeshte nga fshati Kutal i Permetit qe ofron sherbimet kishtare per te zhvarrosuit. Arsyeja tjeter perse kane zgjedhur At Vasilin eshte se vete fshati ne fjale, fshati Kosine eshte nje fshat vllenjsh, te cilet At Vasili i njeh mire pasi i perket atij komuniteti vete. Ai mbetet nje prift i respektuar per nje dekade e gjysem tashme per te gjitha besimtaret e zones qe nuk jane vetem orthodhokse ne emer, por jane orthodhokse ne zemer dhe i ndjekin nga afer sherbimet dhe jeten e Kishes.
    Prifti Thomollari nqs do te ishte i shqiptar i mire si po na thua zotrote, nuk do ti fshihej policise, nuk do te shkonte dhe ti lepihej konsullit grek dhe mbi te gjitha nuk do te bente kete turp te papare, kete tradheti te pashembullt. Jane pikerisht njerezit si ai qe me kane shtyre te jem ateist.

    Perse jeni ju viktima ne kete mes?

    Jeni viktima te paragjykimeve tuaja qe nuk ju lene te qete qe te pertypni edhe lajmin qe lexoni. Si na u rrezikoka interesi kombetar i Shqiperise se na qenkerkan zhvarrosur 60 apo 100 ushtare te vrare greke ne toke shqiptare? Perse valle Gazeta e Duces ne Tirane, ve ne shenjester te perseritur here Himaren, here Korcen, here Permetin, here prifterinj e here ministra te besimit orthodhoks? Po ta kishit marre mundimin qe te lexonit pak me shume histori, se si perfunduan dhe pse ndodhi lufta italo-greke, dhe si perfunduan shqiptaret ne ate lufte, do te dinit pergjigjet e te gjitha pyetjeve.

    Ajo dore qe firmosi pushtimin e Shqiperise ne 1939, ajo dore qe firmosi fillimin e luftes italo-greke me pretekst "clirimin e Camerise dhe bashkimin me Shqiperine", ajo dore qe helmoi plakun Ismail Bej Vlora, ajo dore eshte ajo qe paguan edhe ata tellallet ne Tirane per te bere lajm atje ku nuk ka lajm.

    Ne fakt, ju duhet te qeshni me injorancen tuaj kur degjoni nje lajm te tille. Pasi po te lexonte nje i huaj reagimet tuaja ne kete forum per kete lajm, ai do te bente dy pyetje retorike: I mbaruat zenkat me te gjallet, i filluat edhe me te vdekurit? Kur numri qenka kaq i vogel, perse nuk i keni bere zhvarrimet kohe me pare, duke hequr vize te kuqe keshtu nje prej problemeve me te lehta midis dy popujve?!

    E verteta si gjithmone eshte e thjeshte dhe e hidhur per shumicen e njerezve: nuk jane ushtaret e vrare greke dhe eshtrat e tyre burimi i reagimit tuaj, burimi i reagimit tuaj eshte realiteti i maredhenieve shqiptaro-greke, realiteti i vitit 2006. Dhe si ato viktimat e indoktrinuara qe si qender referimi kane gjithmone "armikun (imagjinar) te popullit", po ua hoqe kete armik nga horizonti, ata kalojne ne krize te thelle psiqike dhe nuk e dine se cfare flasin.

    Sa me pare eshtrat e ushtareve te vrare greke te zhvarosen dhe te vendosen ne kishen e re ne Gryken e Kelcyres, aq me mire per familjet e atyre viktimave, aq me mire per faqet e gazetave, aq me mire per kryeministrat e te dy vendeve, aq me mire edhe per tensionin e "nacionalisteve te rruges". Kuptohet, kur eshtrat te kene dale nga skena dhe nga faqet e gazetave, vendin do ta zene floket e Karamanlis dhe hunda e Berishes.

    Albo
    Viktima ne kete mes jemi ne por mos u mundo te hedhesh balte aty ku ha. Nuk ka gazeta perfekte ashtu si nuk ka gazetare perfekt, por keto aludimet e tua jane "fjale te liga". Prite kur te na nxjerrin grekerit ndonje lajm ne gazetat greke ku eshte lista e ushtareve, pikerisht 137+60. Sado qe ti bien rrotull, jane kapur me presh ne duar. Me keto qe kam shkruajtur nuk po mundohem te te tregoj ndonje gje pasi nuk ka fare kuptim. Une po mundohem ti tregoj atyre qe lexojne qe duhet ti hapin syte mire.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Albo
    dhe detyrimisht ju jeni viktimat e gjalla dhe jo te vdekura te ketij lajmi mortor.

    ....

    Pra shokimi buron nga injoranca tuaj historike.
    S'ka nevoje per koment....

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Cfare ndryshimi ben nese ka 10, 100, apo 1000 ushtare greke te vrare ne toke shqiptare?
    Si nuk ka ndryshim? E po edhe te marresh shqiptaret per budallenj fare....

    Citim Postuar më parë nga Albo
    E verteta si gjithmone eshte e thjeshte dhe e hidhur per shumicen e njerezve: nuk jane ushtaret e vrare greke dhe eshtrat e tyre burimi i reagimit tuaj, burimi i reagimit tuaj eshte realiteti i maredhenieve shqiptaro-greke, realiteti i vitit 2006.
    Tamam ky eshte burimi. Fakti qe Greqia sot, ne vitin 2006 kerkon te mashtroje per numrin e ushtareve greke te vrare ne Shqiperi per qellimet e saj shoviniste, per t'i paraqitur neser si heronj te luftes per çlirimin e "Vorio-Epirit". Prandaj i duhen 8 mije.
    E po kjo pune Greqise me shqiptaret, mire qe i shfrytezon ne pune te gjallet, por kerkon te shfrytezoje edhe te vdekurit. Edhe eshtrat e te pareve tane nuk po i le rehat atje ku jane, por po i merr gjoja si ushtare greke!!!!!
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •