Close
Faqja 13 prej 30 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 297
  1. #121
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ja dhe "përgjegjësia" e Berishoviçit ti zotnia g8:

    Berisha:Përgjegjës për varret ata që denoncuan

    Tiranë- Reagimi i kreut të qeverisë lidhur me skandalin e trafikut të eshtrave pritej por ky ka qenë tërësisht absurd dhe i pambështetur në fakte. Kryeministri ka bërë përgjegjës kryetarët e komunave të Përmetit ku ka ndodhur ngjarja për shitblerjen e eshtrave, duke treguar se nuk ka asnjë lloj dijenie mbi këtë skandal. Në të vërtetë, kryetarët e komunave kanë qenë denoncuesit e ngjarjes së kobshme ku janë përfshirë banorë të zonës por edhe njerëz të kishës. Prokuroria e Rrethit të Përmetit ka lëshuar një urdhër sekuestrimi të arkave me eshtra në kishën e Kutalit, por procesi ka mbetur i bllokuar nga Mitropolia e Gjirokastres. Prokuroret jane duke zhvilluar negociata me perfaqesues te Mitropolise se Gjirokastres prej se ciles kerkohet qe nje perfaqesues i saj te jete i pranishem ne momentin qe do te nderhyhet per te sekuestruar arkat me eshtra qe ndodhen ne kishen 'Shen Mihali' ne fshatin Kutali. Burime nga kjo prokurori bejne te ditur se nuk ka ende asnje pergjigje nge Mitropolia, ndersa thekson rendesine qe ka per hetimin sekuestrimi i ketyre eshtrave ne cilesine e proves materiale, ku sipas saj Policia Gjyqesore e ka marre tashme urdhirn per sekuestrimin e tyre. Jo vetem leja per te kontrolluar kishen por edhe fakti qe prifti i kishes se Kutalit At Thomollari nuk ka dhene ende deklarimet e tij ne polici jane bere pengese per procesin e hetimit. Në lidhje me hetimin e këtij skandali ndodhen ne Permet edhe 2 prokurore te Prokurorise se Pergjithshme.

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Komunikata e Mitropolise se Gjirokastres.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #123
    Shume mire ben kisha ortodokse qe proteston. Bravo iu qofte edhe grekeve, kur gjejne shesh dhe bejne pershesh.
    Vetem tek ne mund te lejohen thyerje te tilla te ligjit ne menyre kaq flagrante. Eshte nje nga ato ngjarje qe Berisha nuk duhet t'i thote gjerat me gjysem zeri, por te tregoje qendrimin e shtetit ndaj shkeljeve te tilla te integritetit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #124
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Vetem tek ne mund te lejohen thyerje te tilla te ligjit ne menyre kaq flagrante. Eshte nje nga ato ngjarje qe Berisha nuk duhet t'i thote gjerat me gjysem zeri, por te tregoje qendrimin e shtetit ndaj shkeljeve te tilla te integritetit.
    E din Perishici mej shigeta, e din ai me mire se neve se c'duhet bere, por s'ka c'te beje i shkreti se greqerit ia kane shtire te dy kembet ne nje kepuce, dhe 'krieministri ine' s'ka ku leviz. Eshte i vetedijshem ai, se po te tentoje te kundershtoje Greqine, Shqiperia do te marre flake perseri ashtu sic mori me 1997, ndoshta edhe me keq .... Greqerit ja kane mbjellur Shqiperise si Kalin e Trojes ashtu edhe Kolonen e Peste, prandaj edhe luajne ko*qe me shqiptaret ashtu sic ua do qejfi atyre ..... edhe pse te mos luajne ?!

  5. #125
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Komunikata e Mitropolise se Gjirokastres.

    Sulmet nuk behen as ndaj Kishes ortodokse,e as nda komunitetit artodoks...por ndaj atij mjekrroshit arrogant qe sfidon shtetin dhe nuk bashkpunon me organet kompetente per zbardhjen e situates.Madje nje pjese e reagimit te sinqerte e spontan vjen dhe ana e besimtareve ortodokse te cilen nuk e ndjejne veten te perfaqsuar as nga ai mjekercjapi,e as nga kjo komunikate per shtyp e keqformuluar.

    Mbani duart larg mjekercjapa (nga te dyja anet...) nga shteti,mos tentoni ta beni Shqiperine nje "Liban" ne zemer te Europes..
    .........................

  6. #126
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Une se kuptoj pse kisha nderhyn tek ushtaret greke.Clidhje ka kisha ortodokse me ushtaret greke.
    Nese jane ushtare atehere kjo behet ndermjet dy ministrive te mbrojtjes se shteteve.Pse duhet te nderhyje Janullatosi dhe garda e tij ne kete rast.Gjenerali i ushtrise se vdekur tani eshte kthyer ne agjent kunderzbulimi.

    Imagjinoni sikur komuniteti musliman Shqiptar te kerkonte ngritjen e varrezave te cameve ne Janine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 02-06-2006 më 13:47
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #127
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Une se kuptoj pse kisha nderhyn tek ushtaret greke.Clidhje ka kisha ortodokse me ushtaret greke.
    Ti nuk kupton se nuk je besimtar orthodhoks dhe nuk e njeh Kishen Orthodhokse. Per Kishen Orthodhokse nuk ka as "greke" e as "shqiptare", as "ushtare" e as "partizane", ka vetem shpirtra njerezish qe kane nevoje per shpetim. Dallimet i bejne njerezit me shpirt te vogel qe nuk njohin as friken dhe as vullnetin e Perendise.

    Ashtu sic nuk kupton se c'pune ka KOASH me varret e ushtareve greke, ashtu ti nuk kupton se c'pune ka prifti ne varrosjen e gjithe besimtareve orthodhokse. Ashtu si nuk kupton se perse trupi Gjergj Kastriotit, vellait te tij Reposh dhe babait te tij Gjon prehen ne kisha dhe manastire orthodhokse.

    Madje nje pjese e reagimit te sinqerte e spontan vjen dhe ana e besimtareve ortodokse te cilen nuk e ndjejne veten te perfaqsuar as nga ai mjekercjapi,e as nga kjo komunikate per shtyp e keqformuluar.
    Deri me sot, pervec familjes Ballabani nga fshati Kosine Permet, nje fshat arrumunesh, asnje "besimtar orthodhoks i indinjuar" nuk ka akuzuar priftin e zones. Ata qe e akuzojne priftin jane njerezit e rruges qe nuk kane as besim, nuk duan as te mesojne te verteten, nuk presin as te degjojne verdiktin e hetimeve te prokurorise, por jane gati te shpalosin arsenalin e paragjykimeve dhe injorances se tyre.

    Nga eshtrat e ushtareve te vdekur, u kalua tek kreu i KOASH, tek dy shtetet perkatese, e deri tek "ceshtja came". Pra varret rreth Kishes se Shen Marise se Kosines jane vetem nje shkak per njerezit e rruges dhe gazeten e Duces qe te shprehin mllefin e brendshem ndaj hapave perpara ne maredheniet midis dy fqinjeve ne nivelin e duhur institucional, dhe ndaj KOASH qe eshte historia e vetme e suksesit ndaj te gjithe komunitetet e tjera fetare ne vend ne keto 2 dekada tranzicion.

    Lerini rradhen drejtesise shqiptare qe te thote fjalen e vete.

    Albo

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ashtu si nuk kupton se perse trupi Gjergj Kastriotit, vellait te tij Reposh dhe babait te tij Gjon prehen ne kisha dhe manastire orthodhokse.
    Gjergj Kastrioti vdiq si katolik me shartet e kishes katolike, ne Lezhe dhe u varros ne KATEDRALEN KATOLIKE te shen Kollit te atij qyteti, i cili ne ate kohe ashtu si edhe Shkodra ndodhej nen zoterimin e Venedikut.

    Ne Lezhe as atehere as me vone nuk ka pse kishe ortodokse.

    Mbas ranies se qytetit nja 10 vjet ma vone ne duart e turqve varri i Gj,K. u hap prej tyne dhe eshtnat e tij flitet se i moren si hajmali ushtaret turq.
    Kisha katolike u kthye ne xhami prej pushtuesve turq (ashtu si edhe kisha katolike e Sh'Shtjefnit ne Shkoder). Mbas nja 200 vjetsh edhe xhamija (ish-kisha katolike e shen Kollit) u braktis.

    Sot Kisha katolike e Shqipenise con per cdo vit me 17 Janar meshe tek vorri i Gj.Kastriotit.

    ndersa kisha ortodokse (qe po ban namin per vorret e pushtuesve grek) as qe i ka ra nder mend ndonjihere per te (te pakten zyrtarisht).


    Nga eshtrat e ushtareve te vdekur, u kalua tek kreu i KOASH, tek dy shtetet perkatese, e deri tek "ceshtja came".
    KOASH po del ne mbrojtje te priftit, dmth q asht ne dijeni te cashtjes.
    Prifti thote shkova se me thirren e nuk di se te kujt ishin varret, po nga ana tjeter i mban ne kishe per humanizem???!!!!

    Kur italianet moren eshterat e ushtareve te vet, (ne prani dhe me firme te perfaqsuesit SHTETEROR shqiptar), rreth vitit 1960, atehere kishat ishin te hapura ne Shqiperi.

    Megjithate edhe priftin katolik e sollen me vete nga Italia e nuk i kerkuan kishes katolike ne Shqiperi tu jepte ndonji prift... ndonese nga pikpamja fetare ishte njisoj.
    Per mendimin tem KOASH ka ba shum gabim qe asht perzie ne ceshtje politike, duhet te kishte ndeje ne pozicionin e vet e jo ti ktheje kishat ne depo eshtrash te ushtrise greke ne Shqipeni.


    Lerini rradhen drejtesise shqiptare qe te thote fjalen e vete.
    Drejtesia shqiptare asht nji peng i politikes... shpresojm te jet forcue pak... qysh me ceshtjet e 5 minoritareve e vrasjeve te peshkepise (1994) si zor se mund te shpresohet shum...
    Mgjate nuk duhet te mbyllim gojen... ashtu si per shume ceshtje te tjera...

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Labeat, Gjergj Kastrioti nuk ka qene labeat, ka qene epirot e ta ka thene me gojen e tij qe edhe ti ta mesosh. Sa per fene e tij dhe te gjithe familjes se tij, ti kemi renditur te gjitha faktet historike te cilat jane pak me kokeforta se sa kokefortesia e perbotshme e pasardhesve te Leke Dukagjinit.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=37527

    Sot Kisha katolike e Shqipenise con per cdo vit me 17 Janar meshe tek vorri i Gj.Kastriotit.
    Ne ate temen me lart, te kam sjelle edhe deshmine e atij ungjillorit protestant qe e vizitoi i pari varrin e Gjergj Kastriotit qe ne shekullin e XIX, dhe per nga arkitektuar qe pa ne ate kishen e kthyer ne xhami, ai tha se nuk ishte e ritit latin por "kishe greke".

    Nese Kisha jote Katolike ben nje meshe per Gjergj Kastriotin ne 17 janar, Kisha Orthodhokse mban ne gjirin e nje prej manastireve me te vjeter ne Malin e Shenjte Athos eshtrat e te vellait te Gjergj Kastriotit, Reposhit, dhe te babait te tij, Gjon Kastrioti, te dy te varrosur ne manastirin e Hilandiarit, manastir te cilit i dhuruan edhe "pirgun shqiptar" qe quhet edhe sot e kesaj dite i tille nga murgjit orthodhokse.

    Kur italianet moren eshterat e ushtareve te vet, (ne prani dhe me firme te perfaqsuesit SHTETEROR shqiptar), rreth vitit 1960, atehere kishat ishin te hapura ne Shqiperi.
    Italianet nuk ishin ne gadishullin e tyre apenin, ishin ne gadishullin matane "Mare Nostro", ne gadishullin ballkanik. Dhe italianet ishin ne Shqiperi si pushtues, packa se ne mendjen tende italianet ishin ne pozitat e "shpetimtarit". Sa per ushtaret greke, atyre bravo u qofte se i vune perpara pepinot dhe i hodhen ne det duke mos i lejuar qe ti pushtonin sic na pushtuan ne shqiptaret. Edhe pse te rene ne toke te huaj, ushtaret greke jane perseri ne gadishullin e tyre.

    Mua me behet qejfi kur shtetas greke therrasin prifterinj shqiptare te zones qe te bejne rritet e duhura fetare, pasi deshmon respektin e ketyre grekerve per Kishen Orthodhokse dhe klerin e ri orthodhoks shqiptar. Dhe do te fyesha nese vendin e atij priftit orthodhoks shqiptar, ta zinte nje prift i ardhur nga Greqia posacerisht per ate pune, pasi do te ishte nje perbuzje per klerin dhe KOASH.

    Kuptohet, ty nuk te shqeteson fakti qe italianet e sollen priftin me vete duke anashkaluar klerin katolik shqiptar.


    KOASH po del ne mbrojtje te priftit, dmth q asht ne dijeni te cashtjes.
    Prifti thote shkova se me thirren e nuk di se te kujt ishin varret, po nga ana tjeter i mban ne kishe per humanizem???!!!!
    Cili eshte ai ligj qe i pengon priftit qe te beje ritin fetar te pershpirtjes per nje vdekur? Hajatet e gjitha atyre kishave shekullore orthodhokse ne Shqiperi, jane te mbushura me eshtrat e prifterinjve dhe besimtareve qe kane sherbyer ne ato kisha ne shekuj.

    Albo

  10. #130
    Shqiperia eshte nje shtet laik dhe si e tille udhehiqet nga shteti dhe ligjet, ligje te cilat miratohen nga parlamenti, perfaqsues i vullnetit te shtetasve. Eshte e drejta e cdo besimtari te kerkoj bekimin e perfaqsuesit fetar ne fene qe beson per ceremoni te ndryshme, gezimi apo hidherimi. Por cdo qytetar ashtu sic ka te drejtat ka edhe detyrimet ndaj shtetit ku jeton, perfshi ketu kleriket dhe besimtaret. Zhvarrosja nuk mund te behet sepse i teket dikujt, aq me shume ne nje shtet tjeter. Me kerkese te kujt autoriteti u rihapen keto varre? Ri-hapja e varrit nuk eshte nje ceremoni e zakonshme (e aq me shume kur kjo behet masive). Prifti pergjigjet para ligjeve te perendise, por si cdo shtetas pergjigjet gjithashtu perpara ligjeve te shtetit. Perse ai nuk ka kerkuar autorizimin e zhvarrimit gjate ketyre ceremonive? Pse nuk ka bere lajmerim para autoriteteve per cfare po ndodhte? Dhe mbi te gjitha me cfare te drejte mban akoma eshtrat?

    Fejer pozita e Berishes nuk eshte e lehte ne situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia, per arsye te ditura tashme. Por nese do te rrime gjithmone me friken se si do sillet greku atehere i bie qe jugu i Shqiperise, te quhet Greqi, ne menyre qe te kenaqen kerkesat e tyre (qe duket nuk bejne ndonjehere pushime ...). Ky rast nuk ka vend per interpretime, ka te bej direkt me zbatimin e ligjit te shtetit brenda kufirit te vet.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 13 prej 30 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •