Close
Faqja 11 prej 30 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 297
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    At Nikolla Marku: Janullatosi, biznes me eshtrat e Shqiptarëve

    At Nikolla Marku: Janullatosi, biznes me eshtrat e Shqiptarëve

    Kisha Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” Elbasan me drejtues At Nikolla Markun Ka reaguar dje ndaj skandalit të trafikut të eshtrave në Kosinë të Përmetit. Në një mbledhje të Këshilli i Kishës Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” Elbasan mbledhjen e jashtëzakonshme të tij, janë analizuar veprimet e ulëta antihumane e antishqiptare të ndodhur në fshatin Kosinë të Përmetit, si vijim i skandalit që kishte në krye z.Anastasios Janullatos, si kryebekues i ushtrive pushtuese në Shqipëri. Sipas një njoftimi për shtyp, nga ana Kishës së Elbasanit, hidhen akuza të forta në adresë të kryepeshkopiut të Shqipërisë Janullatos.Në të thuhet se ky i fundit ka për qëllim që të zhdukë edhe kishën autoqefale të Shqipërisë. “Kriza më e fundit që ka përfshirë filialin grek të Tiranës, e ka zbuluar akoma më tepër misionin e mbrapshtë helenist sistematikisht antishqiptar “Janullatos”, si një mision që ka pasur në qëllim të tij gjithnjë zhdukjen e autoqefalisë së ortodoksisë shqiptare duke ecur ngushtësisht me çështjet e ashtuquajtura “vorioepirote”.”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në mbledhjen e djeshme është vlerësuar se rasti i fshatit Kosinë në Përmet tregoi se gjendja ka arritur në një pikë të padurueshme me provokime nga më të ulëtat ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, duke prekur madje tani së fundi edhe varret. “Duket që z.Janullatos nuk ngopet në procesin e tij greqizues ndaj të gjallëve, por po kërkon të na greqizojë edhe të vdekurit, së bashku me shoqata minoritarësht, që më së shumti i ngjajnë sillogjeve “vorioepirote” sesa emrit që mbajnë”, vazhdon njoftimi. Sipas kishës së Elbasanit, Janullatos që pret gjithnjë zyrtarët politikë grekë që vizitojnë Shqipërinë, apo që pret e përcjell aktivistët “vorioepirotë” që iu “këputet” shpirti për këtë vend, nuk mund të mospërfshihej në një çështje shoviniste si kjo e fundit që në dukje është çështje eshtrash, por në brenda të saj përmban pastër pretendimet e vjetra “vorioepirote” kundër Shqipërisë, përmban një aspekt tjetër të luftës së qarqeve shoviniste greke kundër Shqipërisë: Greqia kërkon të na pushtojë edhe me kocka. Për fat të keq, kishat e drejtuara nga filiali grek i Tiranës, që nuk marrin kurrë mundimin të nderojnë për shembull klerikun martir Papa Kristo Negovani, po kthehen në qendra të magazinave të inventarit të kockave, duke sjellë ndër të tjera edhe “biznesin” e turpshëm të kockave në vend. Sipas njoftimit, “Veprimet e drejtuesve të fililialit grek të Tiranës, të mbuluar nën maskën “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”, duke u përzier me të vdekurit, e duke trazuar të gjallët janë çështje të ulëta, antihumane, antifetare, duke qenë në vetvete më afër djallit sesa Zotit”. Veprimet në fjalë konsiderohen nga Këshilli i Kishës Ortodokse Autoqefale “Shën Maria” Elbasan si veprim poshtërues, që nuk përputhet me asnjë mision fetar dhe për këtë gjë kërkojmë nga autoritetet shtetërore marrjen e masave përputhshmërisht me ligjin. Konvertimi i fshatarëve të vdekur vite e vite më parë në “luftëtarë” grekë, mund të na sjellë në episode të tjera që do të mund të ishin akoma më të rëndë si ky i fundit. Akoma më e rëndë konsiderohet ndërhyrja në punët e brendshme të Shqipërisë si rasti i konsullit grek të Gjirokastrës, ndërsa gjejmë rastin të përshëndesim qëndrimin kombëtar të disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

    Gazeta Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Diplomaci Me Raso Fetare.kemi Pare, S'kemi Pare, Shkon I Vdekuri Me Te Gjalle...

    E Merkure, 31 Maj 2006


    DIPLOMACI ME RASO FETARE.KEMI PARE, S'KEMI PARE, SHKON I VDEKURI ME TE GJALLE...

    Zhvarrimi i qindra eshtrave te mocme nga nje kishe e Permetit, pa dijenine e autoriteteve dhe per nje qellim monstruoz, sic eshte tjetersimi i identitetit, ka nxjerre serish ne pah ngercin e radhes ne marredheniet shqiptaro greke.

    Ne fakt, vetem nje naiv mund ta thjeshtezoje kete ceshtje, duke menduar si protagonist kryesor nje prift te nje fshati te humbur e duke i veshur atij, si mekat te vetem, injorancen ndaj legjislacionit te shtetit shqiptar.

    Vjedhja e eshtrave shekullore te banoreve te fshatit Kosine ne rrethin e Permetit eshte nje skandal qe shtrihet ne dimensionin historik, fetar, te shtetit ligjor dhe, mbi te gjitha, te identitetit kombetar.

    Zhvarrimi i eshtrave pa lejen e autoriteteve, ne Shqiperi, ashtu sikurse ne te gjithe boten, perben shkelje te ligjit dhe penalizohet ne baze te tij. Per te realizuar kete proces, nevojitet leja e pushtetit lokal, policise dhe mbi te gjitha zhvarrimi nuk mund te realizohet duke pajtuar 5 punetore krahu, por punonjesin pergjegjes te bashkise apo komunes.

    Ne rastin konkret, rrethanat i rendojne te akuzuarit duke pare se keto eshtra nuk i perkisnin p.sh te afermve te tyre dhe, mbi te gjitha, duke ditur qellimin e ketij akti: "vaftisjen" e eshtrave te fshatareve te Permetit dhe konvertimin e tyre ne eshtra heroike ushtaresh fqinj, te rene gjate luftes italo greke.

    Nje tjeter dimension i ketij skandali, eshte pengimi i hetimeve te organeve te policise nga konsulli grek i Gjirokastres, i cili, pervec te tjerash, deshmoi edhe nje here kompleksin tone te inferioritetit perkunder te huajve.

    Kristo Mandella zuri porten e kishes se fshatit Kutal dhe "u kerkoi policeve te mos prekej Kisha". Incidenti mori trajten zyrtare kur zedhenesi i kesaj konsullate e justifikoi aktin duke deklaruar se "nje veprim i tille ka ndjeshmeri historike (vini re!) per popullin grek".

    Zot na ruaj, nuk iu tek ambasadorit iranian ne Tirane te zinte porten e Komunitetit Musliman ne vitin 2002 dhe te pengonte hetimin e vrasjes se ish sekretarit te pergjithshem te ketij komuniteti, Sali Tivari, ne emer "te ndjeshmerise historike te popullit iranian".

    Fale Zotit, ambasadori italian nuk vendosi te zere porten e Katedrales Katolike ne Shkoder, kur policia nisi te hetoje disa te paudhe qe kishin thyer xhamat e jashtem te saj.

    Por konsulli grek, ne ato momente, nuk po mbronte hic "ndjeshmerine historike te grekeve", por turpin e asaj Kishe dhe atij shteti qe ne respekt te tradites antishqiptare, bashkepunuan ne krimin e grabitjes se eshtrave dhe tjetersimit te identitetit.

    Incidenti i eshtrave te Kutalit e Kosines, pervecse hodhi edhe nje here dyshimet mbi rolin dhe veprimtarine e segmenteve te importuara ne Kishen shqiptare, zbuloi serish prepotencen e shtetit grek ndaj ceshtjeve te brendshme te vendit tone.

    Mbi te gjitha, ajo edhe perforcoi idene shekullore se vendi fqinj e ka perdorur dhe vazhdon te keqperdore Kishen Ortodokse me aq sa mundet, per te greqizuar ate qe eshte e paster shqiptare. Deklarata e zedhenesit te konsullates greke se "nderhyrja e policise ne Kishe do te cenonte ndjeshmerine historike greke", eshte sa diabolike aq edhe invazive.

    Zedhenesi ben sikur harron se kishat ndodhen ne Kosine e Kutal, keto fshatra ndodhen ne Permet, e Permeti ne Shqiperi. Po te ekuivalentonim deklarata te tilla, diplomatet shqiptare mund te merrnin te drejten te mbronin "ndjeshmerine historike te popullit shqiptar" sa here do te ndodhnin incidente ne xhamite e vendeve fqinje.

    Perkunder ketij qendrimi te konsullates se Gjirokastres, minimumi qe duhet te beje qeveria shqiptare eshte te artikuloje nje note proteste ndaj veprimtarise se diplomateve greke ne vendin tone, te cilet, duke shkelur ligjet e vendit, pengojne hetimet e nje krimi.

    Dimensioni tjeter qe ka ky skandal, gjendet ne qellimin e aktit te shemtuar te zhvarrimit. Do te jete nje fyerje dhe do te rendoje ne ndergjegjen tone, nese respektohet kerkesa greke per te ndertuar varreza ushtaresh sa here dhe ku te na e kerkojne ata.

    Cdo shtet ka te drejte te nderoje te renet e tij, ne cdo kohe. Ne kete kuptim, Greqise, ashtu si Anglise apo Austrise, mund t'i jepet e drejta te te ndertoje tek ne nje memorial ne nderim te ushtareve qe lane kockat larg atdheut.

    Por, ky eshte me teper nje gjest mirenjohjeje, simbolik dhe, si i tille, duhet te mbetet simbolik edhe ne permasat fizike. Nuk mund te ndertohen varreza ushtaresh greke ne cdo cep te Shqiperise, sa here qe qeveria e Athines e kerkon kete.

    Imagjinoni nese kancelarja gjermane, Angela Merkel i ben presion Rusise te ndertoje varreza per 2 milione ushtaret gjermane te rene ne betejen e Stalingradit. Imagjinoni nese kryeministri turk, Erdogan i kerkon Shqiperise te ndertoje varreza otomane per dhjetera mijera jenicere, eunuke e vezire qe mund te kene lene kockat ne muret e keshtjellave shqiptare.

    Ne fund, megjithese cudia me e madhe tri dite zgjat, mbetet i pakuptueshem qendrimi i institucioneve te opinionit publik, profesoratit, akademikeve, OJF ve etj. Eshte interesant se si ata qe nuk lene rast pa dale neper televizione per te mbrojtur te drejtat e homoseksualeve, skafisteve, te shqetesuar per shpyllezimin apo amendamentin "Lesi", heshtin sa here qe thirren te mbrojne integritetin e cenuar kombetar.

    Nje thenie e Kadarese mund te jete alibia per heshtjen e tyre: Vetem nje popull qe nuk e meriton lirine mund t'i ngreje shtatore pushtuesit te vet.

    Nga Erl Murati

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    INTERVISTE/ Flet prokurorja e Përmetit, Silva Poni: Po hetojmë edhe telefonatat kërcënuese

    Zhvarrimi, nis hetimi për skandalin

    Prifti Themollari refuzon të merret në pyetje nga Prokuroria


    PERMET/ Piro Nase

    Eshtrat e zhvarrosura kanë dosjen e tyre penale tashmë. Prokurorja e rrethit të Përmetit, Silva Poni ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur dhe dëshmitë e para janë regjistruar.

    Por ajo që pritet të jetë më interesante dhe të zbardhë këtë skandal, marrja në pyetje e priftit Vasil Themollari, nuk është bërë. Ikonomi i fshatit Kosinë, e ka refuzuar të marrë në dorëzim letër-thirrjen e prokurorisë së rrethit. Sipas prokurores Poni, kjo çështje do të ndjekë të gjitha etapat ligjore dhe do të hedhë dritë mbi atë që po ndodh në fshat. Dosja “eshtrat”, u hap menjëherë pas kallëzimit penal që bëri kryetari i komunës Karafil Pasho, mjat i revoltuar për atë që po ndodhte në fshatin Kosinë. Ja si shprehet më tej prokurorja Poni për këtë çështje, të cilën e kanë intriguar akoma më shumë edhe telefonatat kërcënuese, që kanë marrë fshatarët që kundërshtuarn priftin Themollari.

    A është depozituar në Prokurorinë e Përmetit ndonjë kallëzim penal mbi ngjarjen e ndodhur në Kosinë e Kutal, ku janë zhvarrosur eshtrat në disa varre?

    Në radhë të parë dua të shprehem se gjatë dy ditëve të fundit kam qenë tepër e angazhuar rreth kësaj ngjarjeje, që duket se ka marrë përmasa serioze. Veç të tjerave, edhe media ka nxituar të japë variante nga më të ndryshmet, të cilat më pas mund të keqinterpretohen në forma të ndryshme nga të interesuarit rreth kësaj ngjarjeje. Para pak ditëve, pranë zyrës sime ka mbërritur denoncimi nga ana e kryetarit të komunës së Piskovës, Karafil Pasho. Ai ka denoncuar punimet e ndërmarra në territorin pranë kishës së Kosinës nga persona, që, sipas tij, nuk kishin marrë leje përkatëse nga Këshilli Komunal.

    Kush janë denoncuar konkretisht me emra?

    Ai ka denoncuar priftin e fshatit, at Vasilin, dhe personat e tjerë që e shoqëronin atë në ndërhyrjen që po bënin në territorin pranë kishës për të nxjerrë eshtrat. Unë e kam çelur dosjen penale dhe nuk kam aspak ndërmend ta pushoj çështjen nga ç’mund të mendohet, sepse ajo përbën vepër penale.

    Atëherë, përse nuk është lëshuar ndonjë urdhër ndalimi për personat përgjegjës në këtë çështje?

    Unë mund të them se asnjë lloj veprimi nuk ndërmerret në mënyrë të parakohshme. Prokuroria ka afate ligjore për të vepruar dhe në këtë kuadër, ne jemi ende në fazën e marrjes në pyetje të personave që kanë lidhje me këtë çështje. Të tjerët që ende nuk janë pyetur do të pyeten më vonë, sipas radhës.

    Deri më tani cilët janë marrë në pyetje nga ana juaj?

    Deri më tani janë pyetur punëtorët që kanë punuar në zhvarrosjen e eshtrave, ndërmjet të cilëve edhe një varrmihës i ri, rreth 34 vjeç, një i moshuar nga fshati Kosinë, kryeplaku i fshatit, kryekomunari Pasho.

    Cilat kanë qenë deklarimet e punëtorëve që janë marrë me zhvarrosjen e eshtrave?

    Ata kanë deklaruar në Prokurori se ishin marrë në punë nga at Vasil Themollari për të gërmuar në kishën e Kosinës, me qëllim marrjen e eshtrave të ushtarëve grekë kundrejt të hollave të premtuara nga ai. Ndërsa një i moshuar ka deklaruar se në kishën e Kosinës absolutisht nuk kanë qenë varre të ushtarëve grekë, por vetëm të banorëve të hershëm të fshatit. Ndërsa kryeplaku i fshatit i kishte thënë priftit, që para se të ndërmerrte ndonjë veprim konkret duhej të merrte leje sipas rregullave në komunën e Piskovës.

    Njëri nga personat, që ka marrë pjesë në zhvarrim ka deklaruar se është kërcënuar nëpërmjet telefonit. Si është e vërteta?

    Eshtë e vërtetë që këtë fakt e kanë deklaruar, por deri më tani ende nuk kemi asnjë person të identifikuar se kush mund t’i ketë bërë këto kërcënime.

    Eshtë pyetur prifti Thomollari?

    Presim të marrim në pyetje edhe priftin Vasili, i cili është denoncuar nga kryetari i komunës dhe nga fshatarët që po gërmonin. Atij sot i është dërguar fletëthirrja dhe e ka refuzuar ta marrë në dorëzim, gjë që të lë të dyshosh se nuk do të paraqitet në seancën pyetësore.

    Çfarë do të bëhet më pas nëse ai nuk paraqitet në Prokurori?

    Ka afate ligjore për paraqitjen e personave e njëkohësisht dua të them se dëshmitarët, madje dhe të akuzuarit konkretë në një proces penal, mundet të merren në pyetje edhe në gjendje të lirë, mjafton që ata të paraqiten. Dhe më pas ligji i përcakton mjaft mirë afatet ligjore dhe mënyrat e veprimit për paraqitjen e dëshmitarëve dhe të akuzuarve konkretë.

    Sa kohë do t’ju duhet për të identifikuar autorët përgjegjës të kësaj ngjarjeje, që ka tronditur opinionin e komunës së Piskovës?

    E them edhe një herë se po merremi seriozisht me këtë çështje dhe se ka vetëm tri ditë që ajo ka filluar të merret në shqyrtim. Kjo ngjarje do të zbardhet. Këtë e them me garancinë që jep ligji.

    Panorama

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    At.Vasil Thomollari akuzon autoritetet se ky presion ndaj kishës ortodokse nuk është bërë as në kohën e Enver Hoxhës

    Prifti: Familjarët e ushtarëve grekë erdhën me harta e skica

    Ened Janina

    PËRMET- Prifti i akuzuar për zhvarrosjen dhe përdhosjen e eshtrave të fshatarëve të Kosinës tregon për herë të parë, në një intervistë për “Shekullin” të vërtetën e tij në lidhje me këtë ngjarje tronditëse. At Vasil Thomollari rrëfen të gjithë ngjarjen si dhe problemet që ka pasur gjatë kësaj kohe me një pjesë të banorëve të fshatit si dhe me policinë. Duke pranuar se ka marrë pjesë në zhvarrim, prifti tregon se është thirrur nga disa qytetarë grekë, të cilët kanë ardhur në vendin tonë për të kërkuar eshtrat e të afërmëve të tyre të rënë në luftë. “Unë jam thirrur dhe kam bërë vetëm shërbesën fetare, pasi çdo njeri meriton t’i bëhet kjo shërbesë”, -pohon prifti.

    At Thomollari, si është e vërteta e pranisë tuaj në zhvarrimin e trupave në kishën e fshatit Kosinë?

    Prania e priftit gjatë zhvarrimit të trupave është kërkuar nga persona të tjerë. Unë jam thirrur si prifti i kësaj zone që të kryej shërbesën fetare. Zakoni kërkon që në zhvarrosjen e trupave të jetë i pranishëm edhe prifti, i cili mban një shërbesë fetare. Unë po bëja trisaisë, që do të thotë një shërbesë që i bëhet të vdekurve. Për këtë arsye isha atje.

    Atëherë, kush i ka urdhëruar zhvarrimet?

    Zhvarrimet e trupave po bëhen me kërkesë të disa shtetasve grekë. Këto trupa janë të ushtarëve grekë që janë vrarë gjatë luftës greko- italiane. Këta njerëz kanë ardhur këtu për të gjetur trupat e të afërmëve të tyre. Të gjithë ato varre që kam parë unë, kanë eshtrat e ushtarëve grekë.

    Po nga e kuptoni ju se janë eshtrat e ushtarëve grekë dhe jo varret e të parëve të fshatarëve të zonës?

    Personat që kanë gërmuar më treguan se çfarë kishin gjetur në to. Ata që kishin ardhur nga Greqia kishin me vete një skicë që tregonte se ku ishin vendosur varret. Edhe nga ajo që kam parë unë, jam i bindur se bëhet fjalë për ushtarë grekë të vrarë në vitin 1943 dhe jo për fshatarë të zonës. Madje, ne kemi gjetur edhe disa sende që tregojnë se bëhet fjalë për ushtarë.

    Mund të na tregoni se ç’janë këto sende?

    Punëtorët më thanë se kanë gjetur disa copa rrobash ushtarake, më saktësisht xhaketa. Ndërkohë, ata kanë gjetur edhe këpucë ushtarake, plumba dhe sende të tjera. Në një rast është gjetur edhe një gradë e ushtrisë greke. Është një stemë me një flutur dhe një kryq të vogël në anë si dhe tre zinxhirë që tregojnë gradën.

    Fshatarët e zonës ju kanë akuzuar se ju keni urdhëruar zhvarrosjen e trupave të të afërmëve të tyre. Si është e vërteta juaj?

    Kjo është një gënjeshtër, e thënë vetëm nga familja Ballabani, e cila është një nga familjet e fshatit. Si ka mundësi që vetëm ajo familje më akuzon mua. Djali i kësaj familjeje ka punuar aty dhe ka bërë zhvarrime por ai ka dashur që të vjedhë gjëra nga varret. Ne e kemi përzënë dhe për këtë gjë ai ka shpikur gjithçka. E vërteta është që aty ndodhen trupat e rreth 200 ushtarëve grekë, të vrarë në vitin 1943.

    Një nga akuzat është se ju keni paguar nga 15 mijë lekë të vjetra për çdo varr. Si e komentoni këtë?

    Nuk është aspak e vërtetë. Edhe kjo akuzë është bërë nga familja Ballabani. Unë nuk kam paguar asnjë njeri për të bërë zhvarrimet, por vetëm kam bërë shërbesën fetare. Nuk di asgjë në lidhje me çështjen e pagesës.

    Tashmë, në kishën tuaj ndodhen eshtrat e 69 njerëzve. Çfarë do të bëhet me këto eshtra?

    Kisha ortodokse ka për zakon që të mbajë eshtrat e besimtarëve të saj. Këto eshtra do të qëndrojnë në kishë derisa familjarët e tyre të interesohen dhe t’i marrin. Ata mund të bëjnë çfarë të duan me njerëzit e tyre. Në rast se nuk i marrin, ne do t’i varrosim në kishë. Ky është zakoni i fesë.

    Gjykata e Përmetit ka lëshuar një urdhër për kontroll në kishë, por kjo gjë nuk është lejuar nga ju. Si janë marrëdhëniet tuaja me institucionet e shtetit?

    Kisha jonë po dhunohet me armë. Jemi si në shtetrrethim. Policë me armë rrinë tërë kohën përpara kishës dhe terrorizojnë besimtarët. Kjo nuk është e drejtë. Të shtunën erdhi policia dhe më kërkoi të shkoj me ta. Unë nuk shkova, se nuk kishin mandat. E njëjta gjë ndodhi edhe të dielën dhe të hënën. Policia dhe prokuroria po i bëjnë presion Kishës Ortodokse. Kryetari i degës më tha se do të kontrollojë kishën. Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjë herë më parë, madje as në kohën e Enver Hoxhës.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-06-2006 më 02:05

  5. #105
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Shume ketu bejne pyetjen pse jane varrezat greke ne Shqiperi dhe pse nuk i merr greku.

    Pyetja eshte shume naive kur behet duke injoruar situaten nderkombetare. Afersisht, c'do ushtri ne bote i ka vendosur ushtaret e vet ne varreza rreth vendit ku ata kane rene (po flas per dy luftat boterore, I dhe II).

    Ne Greqi ndodhen varreza te gjermaneve nga lufta e dyte boterore (ne Krete, Athine etj) ku ato mirembahen dhe c'do vit behen homazhe perkujtimore nga ish luftetaret dhe gjeresisht nga pala gjermane dhe me pjesetare nga pala greke.

    Po ashtu gjenden ne Greqi varreza te aleateve (Angleze, nga Zelanda e Re, Australeze etj) ne Krete (LIIB) si dhe varrezat aleate nga lufta e I boterore ne Selanik (me varreza franceze, angleze etj).

    Ne Egjipt, El-Alamein fjenden varreza Gjermane, Angleze, Greke etj te rrene ne betejen e El-Alamein.

    ne vendet e ish Bashkimit Sovjetik ishin krijuar bile edhe ne qytetin e Moskes varreza gjermane qe nga viti 1976 (dy varreza), tre te tjera me 1982, dhe kater te tjera me 1989 ne vende te ndryshme. ne 1996 ne tokat e ish bashkimit Sovjetik ishin krijuar apo ndertoheshin 36 varreza kryesore (nder te cilat 3 gjendeshin ne Volgograd, ish Stalingrad)gjermane me prespektive te shtoheshin sepse kane rrene ne ato vende (si ushtare ose rober) rreth 2.800.000 gjermane.

    Shoqata Popullore Gjermane e Varrezave Ushtarake raporton se ka ne mirembajtje 836 varreza ne 44 shtete te ndryshme me plan qe ti shtoje.

    Ne Poloni gjenden varreza Ruse nga LIIB, ne Monte Casino dhe Ortona (Itali) gjenden varreza aleate (Poloneze, Angleze, Indike, Kanadeze) si dhe Gjermane.

    Ne France (kryesisht Normandi) gjenden varreza te Aleateve (Kanadeze, Amerikane, Angleze etj) si dhe Gjermane.

    Pra shikojme se afersisht ne dy luftrat boterore qe jane zhvilluar te gjithe ushtaret e rrene gjenden te varrosur atje ku rrane. Dhe sot perkujtohen me homazhe edhe nga ish armiqet, jo vetem nga njerezit e tyre.

    Nje rast i vecante ka qene Italia, e cila qysh nga vitet '50 morri eshtrat e ushtareve te saj nga Shqiperia (por jo nga Afrika e Veriut) per shume arsye dhe kryesisht se kishte presione nga publiku.

    Deri ne vitet '90 as shteti Shqiptar e as ai Grek ishin te interesuar per ceshtjen e varrezave ne Shqiperi pasi marredheniet midis dy shteteve nuk ishin te mira. Pas viteve '90 filloi kerkimi per varrezat me iniciative kryesisht nga KOASH dhe vendosja e tyre ne ne vende te posacme (ne Bularat, Kelcyre etj).

    Nje pyetje e dyte eshte se mos ngaterrohen gje eshtrat me eshtra shqiptareve.

    edhe kjo eshte naive pasi ka eksperte qe mund te identifikojne nga eshtrat gjinine edhe moshen e te vdekurit. Keshtu nje grua 70 vjecare nuk mund te merret kursesi si ushtar. Tjeter eshte se shume varre jane masive, apo kane sende metalike nepr eshtra.

    Eshtrat as mund te flasin e as kane pretendime. E vetmia qe kerkojne eshte respekt.

    Une do ta mbyll kete shkrim me frazen qe eshte shkruar ne Monumentin e Ushtarit te Panjohur ne Athine. Eshte nga fjala mortore e Perikliut (Epitafi) qe mbajti per ushtaret e rrene ne Luften Peloponeze e Athines me Sparten perpara 2400 vjeteve:

    Per burrat e shquar gjithe toka eshte varreze.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Pyetja eshte shume naive kur behet duke injoruar situaten nderkombetare. Afersisht, c'do ushtri ne bote i ka vendosur ushtaret e vet ne varreza rreth vendit ku ata kane rene (po flas per dy luftat boterore, I dhe II).
    Ne fakt pergjigja jote eshte shume naive. As Gjermania, as Anglia nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqise. E ne situaten tone greku i terbuar ende enderron per jugun e Shqiperise. Kelyshat grekofila bejn propaganda te ndryshme, po qellimit nuk kan per t'ia arrit kurre, se Shqiperia nuk ka mbet ne meshiren e disa bythshitsve, po ate pellembe toke jemi gati da mbrojm te gjithe kudo qe ndodhemi. Situata nuk eshte e njejte si ajo para 10 vjeteve, qelbersirat greke duhet ta ken njer e pergjithmone te qarte, se Shqiperise nese i vodhen Camerine para 50 vjet sot koherat kan ndryshuar..

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Ata qe bejne masakra nuk jane ushtare, ashtu sic nuk ishin ushtare serbet ne Kosove. Prandaj per burra te tilla e gjitha toka nuk i pranon ato.
    Ata qe renditen perkrah masakruesve dhe perdhunuesve te shqiptareve duke i mbrojtur ato, duhet te konsiderohen pa me te voglin dyshim si tradhetare te nencmuar.
    Por ata qe mbrojne perdhunimin e kufomave shqiptare per se vdekuri pasi i kane perdhunuar per se gjalli, jane edhe me perverese dhe te humbur.

    Turp, sa keq tingellon shqipja ne gojet e tyre.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Greqia nuk njeh kufirin me Shqiperine

    INTERVISTA/ Historiani në News24 për skandalin e eshtrave


    “Greqia ende nuk njeh kufijtë me Shqipërinë”


    Xhufi: Grekët duan një vijë tjetër kufiri



    --------------------------------------------------------------------------------

    Artemida Çollaku
    a.collaku@gazetashqiptare.com

    Mes Shqipërisë dhe Greqisë ende nukështë nënshkruar një marrëveshje për kufijtë dhe pala greke ende nuk pranon që ta nënshkruajë atë. Kështu u shpreh dje gjatë një interviste për News 24 ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi i cili është edhe historian. Xhufi u shpreh se nuk është e rastësishme përsëritja disa herë e ngjarjeve të tilla si ndërtimi i dy shkollave në mënyrë ilegale dhe më pas legalizimi apo edhe ndërtimi i memorialit të varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë prej më shumë se një viti, ndërkohë që qeveritë e dy vendeve nuk kanë nënshkruar një marrëveshje. “Dhe unë besoj se grekët po mendojnë që të ndërtojnë një tjetër vijë kufiri duke përdorur të tilla gjëra, varreza, objekte të tilla që i japin zonës një fytyrë tjetër”, - tha Xhufi. Ai ka fajësuar qeveritë shqiptare të cilat nuk kanë qenë asnjëherë këmbëngulëse për të kërkuar ato çka i takojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Zoti Xhufi, çfarë po ndodh në Përmet?
    Po ndodh ajo që është përcjellë në mënyrë shumë të qartë nga ju si televizion dhe nga “Gazeta Shqiptare”. Po ndodh një ngjarje që ka tronditur thellë ndërgjegjen e opinionit publik shqiptar. Është një ngjarje që zhvillohet në dy apo tre plane. Plani i parë është ajo e një historie makabre dhe vulgare, një prift nga Kutali është angazhuar me zhvarrimin e shumë varreve përreth kishës së Kosinës që si historian më vjen vërtetë keq, sepse ajo është një nga perlat e kulturës bizantine të paleologëve e shekullit të XIV, nga të rrallat që janë në të gjithë rajonin e Ballkanit. Varre shumë të vjetra janë dhunuar dhe kockat janë dërguar në kishën e priftit, i kanë futur në arka që nuk janë bërë nga prifti, por kanë ardhur nga jashtë.

    Cilat janë autoritetet që e kanë për detyrë për të ndërhyrë në këtë situatë zoti Xhufi?
    Aktualisht ne dimë që policia e Përmetit është paraqitur në vend pas sinjalizimit të autoriteteve lokale, të cilat nuk kanë dhënë lejë për një gjë të tillë dhe si rezultat, kemi të bëjmë më një akt të paligjshëm. Por ajo që është interesante është prifti grek dhe një diplomat grek, i cili çuditërisht ndodhet në atë vend dhe nuk e lejojnë Prokurorinë që të bëjë detyrën e saj dhe të hetojë këtë ngjarje.

    Në këto kushte, si duhet veprojë Prokuroria dhe policia?
    Historia e priftit të fshatit është më vete. Ky njeri ka qenë edhe më parë i akuzuar për vepra penale ordinere dhe sjellja e tij shpjegon edhe origjinën e tij. Eprorët e këtij prifti duhet të kuptojnë se historia e zhvarrimeve po mban erë dhe se po prish harmoninë sociale në një zonë të tërë dhe më gjerë, ndaj është momenti që ata të ndërhyjnë dhe të lejojnë hetimet. Ngritja e varrezës monumentale është një temë që diskutohet që nga viti 1995, në momentin kur filloi ringrohja e marrëdhënieve. Kërkesa e parë që është kërkuar nga pala greke ka qenë ngritja e kësaj varreze monumentale. Ka shumë arsye që qeveritë shqiptare nuk e kanë lejuar një gjë të tillë dhe aktualisht, ne dimë që një marrëveshje e tillë nuk është nënshkruar akoma dhe rasti i ministrit grek që anuloi vizitën e tij, ishte pikërisht për këtë çështje, pasi u tha se nuk ishte gati protokolli për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Një gjë e tillë tregoi se ato varre që janë ngritur, në mënyrë të paligjshme.
    Qeveritë nuk e kanë pranuar një marrëveshje të tillë deri më tani, por realisht de fakto manastiri është ndërtuar...
    Po e di, të paktën unë e kam parë që prej një viti në gjendje të përfunduar, të paktën nga ana e jashtme. Ata kanë rënë heroikisht dhe ata janë tërhequr nga familjarët e tyre dhe ka pasur raste të identifikuara që para viteve 90 e pas viteve 90. Në momentin që pala greke pretendon se këta ushtarë kanë rënë në tokën greke, pasi e konsiderojnë të tillë që nga Korça që del në Këlcyrë dhe del deri në Himarë si një tokë greke, këtu kemi një problem shumë të mprehtë politik dhe nuk mund të trajtohet çështja si një çështje humanitare, siç shprehet ndonjë ministri ynë. Kjo është një çështje politike dhe ka një nëntekst të caktuar dhe ndërthuret me një sërë çështjesh të tjera që janë zhvilluar në të kaluarën dhe po zhvillohet edhe sot në territoret shqiptare, të cilat qeveria dhe qarqe të caktuara greke i cilësojnë si territore greke.
    Ju u shprehët se është një çështje politike, që do të thoshte ndërhyrjen e tre instancave më të larta, Presidenca, Kuvendi dhe qeveria. Në fakt ne nuk kemi pasur asnjë reagim nga këto institucione, por vetën reagime të shkëputura të disa deputetëve...
    Kjo nuk është fare e çuditshme, sepse prej kohësh nuk ka reagime të tilla nga asnjë prej këtyre institucioneve. Në fakt në Kuvend ka pasur një debat që mendoj se do të vazhdojë. Do të duhej të ishte shprehur qeveria greke, pasi ajo është e përfshirë. Duhet të ishte shprehur kreu i kishës ortodokse autoqefale shqiptare. Sepse nuk është rasti i vetëm, pasi kemi hapjen e shkollës greke në Korçë në 2004 hapja e shkollës greke në Himarë pa marrë asnjë lloj leje dhe ishte një hapje në mënyrë skandaloze, dhe kjo është një sjellje si në tokën e tyre. E njëjta gjë po ndodh edhe për këto marrëveshje, ky është një nonsens pasi duket sikur është një marrëveshje xhentëllmenësh, por që realisht nuk është fare e tillë që ti bën çështjet fakt të kryer dhe më pas kthehemi për t’i legalizuar ashtu si edhe me ndëtrimet pa leje. Por sjellja në këtë mënyrë e një shteti është fare e padenjë dhe mendoj se për një gjë të tillë duhet të reagojnë mediat, pasi është një çështje që ka të bëjë me paqen tonë pasi po vihemi kundra njëri-tjetrit nga të tjerë të huaj dhe po të shkoni në Përmet ju do të shihni se ka tentativa për të ndryshuar peisazhin e vendit pra gjëra të cilat nga popullsia krijonë shqetësime dhe përplasje mes banorëve të Kutalit. Ndërkohë vetëm pak më tutje ne kemi varrezat e shqiptarëve të fashtarëve të fshatit Kodër 290 njerëz të cilët janë masakruar nga trupat greke dhe për ta është bërë një lapidar i mjerë dhe qeveria nuk merr asnjë veprim për ta restauruar dhe për ta bërë pjesë të memories kolektive ndërkohë që jemi duke parë se si mbillen mitet të paqenë në historinë tonë dhe shuhet historia shqiptare. Por nuk e dimë ende nëse do të rrijë flamuri 24 orë me 24 i ngritur se në rast se ndodh një gjë e tillë atëherë kemi të bëjmë me një çështje ekstraterritoriale. Kjo nuk quhet më tokë shqiptare, se ka ligje ndërkombetare dhe nuk e di se cili do të jetë statusi që do të marrin këto varreza dhe këto gjera janë bëra pa dijeninë e askujt.
    Brokaj ka thënë se Janullatusit duhet ta kishte mbaruar misionin e tij...
    Jam shumë dakort me deklaratën e bërë nga zoti Brokaj dhe kam qenë më kohë. Hirësia e tij ka ardhur në vendin tonë në një mënyrë aspak korrekte. Ai erdhi si i dërguar i kishës së Patrikanës pra një lloj ambasadori dhe një ditë të bukur gushti dhe në prezencën e autoriteteve të huaja u kurorëzuar si kreu i kishës se Shqipërisë. Dhe ishte një dhunim që i bëri kishës autoqefale shqiptare dhe figurës së Fan Nolit. Më duket se ai e ka rreshtuar veten në atë traditë të keqe greke që ortodoksët janë grekë dhe këtë e ka bërë në mënyrë të përsëritur dhe nuk e kam parë të ndjeshëm ndaj problemeve edhe të natyrës humanitare të vendit sigurisht ai ka ndërtuar një numër të madh kultesh dhe kisha dhe për fat të keq që nuk i përshtatën as me infrastrukturës e kishave të vendit tonë. Implikimi i tij në këtë çështje nuk i bën nder as vetes dhe as kishës shqipatre. Në këtë aspekt duke pasur parasysh edhe ngjarje të tjrea dhe aktiviteti i tij më shumë si emisar i Athinës kjo ngjarje i ka vënë kapakun.
    Marrëdhëniet mes dy vendeve. Të gjitha qeveritë e konsiderojnë Greqinë si një nga partnerët tanë strategjikë ndërkohë që në fqinjin tonë ekziston ende ligji i luftës. A mos duhet që të kemi një politikë të ndryshme partneriteti me Greqinë?
    Greqia është realisht një partner i fuqishëm, por ka edhe një reminishëncë të tillë. Greqia e ka deklaruara se ajo duhet ta shfrytëzojë pozitën e saj në organizmat ku është anëtare për të zhvilluar axhendën e saj me fqinjët kjo në raport me Shqipërinë Maqedoninë dhe Turqinë. Autoritet greke nuk e fshehin por deklarojnë se do të japin votën e tyre pro psh për Turqinë nëse ajo do të heqë dorë nga disa çështje që realisht jënë në interes vetëm të Greqisë. E njëta gjë ndodh edhe me Shqipërinë por do të thoja se këtu janë më të shumta këto reminishenca pasi e tillë ka qenë edhe këtu situata, korrupsioni që ka shfaqur politika, pasi korrupsioni tek politikanët nuk shikohet se sa para kanë në banka por lëshimet që ata bëjnë në dëm të vendit dhe kjo është shfaqja më e padukshme dhe më e rënda për vendin. Dhe unë mendoj se grekët po mendojnë që të ndërtojnë një tjetër vijë kufiri dhe duke përdorur të tilla gjëra varreza objekte të tilla që i japin një fytyrë tjetër. Këto ekuivoke politika shqiptare duhet ti kishte zhdukur. Por ne nuk kemi instistuar, për këto çështje kardinale duhet të ishin zgjidhur, ashtu si ata i kërkojnë çështjet e tyre. Politika e strucit dhe të bësh sikur nuk sheh se po ngrihen shkolla dhe komplekse të paligjëshme mua më dukjet se ështe e pafalshme dhe është një gë që e tillë dëmton shtetin së tepërmi, dhe duket se kemi hequr dorë nga çdo e drejtë që kemi

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Varezat Greke

    MJAFT: Berisha fol për zhvarrimet në Përmet





    --------------------------------------------------------------------------------

    Lëvizja MJAFT ka reaguar pas informacioneve të botuara në media në lidhje me skandalin e zhvarrimeve në Kosinë të Përmetit. “MJAFT po ndjek e shqetësuar zhvillimet në fshatin Kosinë të Përmetit. Ajo e konsideron këtë ngjarje të paprecedentë si një skandal të mirëfilltë, që shkel të drejtat e njeriut dhe që, për fat të keq, po dëshmon paaftësinë e autoriteteve shqiptare për të mbrojtur ligjin, të drejtat e shtetasve shqiptarë dhe, mbi të gjitha, identitetin kombëtar. Lëvizja MJAFT i bën thirrje kryeministrit Sali Berisha që të prononcohet publikisht për këtë skandal dhe të sqarojë menjëherë qëndrimin e tij personal dhe të qeverisë shqiptare në këtë ngjarje. Heshtja e kryeministrit për këtë ngjarje mund të jetë gjithashtu një qendrim i patolerueshëm. MJAFT i konsideron të pajustifikueshme dhe të pafalshme edhe përpjekjet e Konsullatës Greke dhe të vetë konsullit Kristos Mandella, për të penguar autoritetet shqiptare që të hetojnë mbi bazën e ligjit. MJAFT kërkon gjithashtu që Kisha Autoqefale Shqiptare të sqarojë në mënyrë të qartë, qëndrimin e saj në këtë çështje si dhe të shpjegojë se cfarë qëndrimi mban ajo në lidhje me veprimet e priftit Vasil Thomollari”, thuhet në deklaratën zyrtare të Lëvizjes MJAFT.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Varrezat Greke

    Politika: Grekët të marrin ushtarët e tyre





    --------------------------------------------------------------------------------

    Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Petro Koçi, e ka cilësuar aspak serioze përfshirjen e trupit diplomatik grek në skandalin e zhvarrimit të trupave në fshatin Kosinë. Sipas tij, shteti shqiptar duhet të tregojë integritet dhe sovranitet për një çështje, e cila prek jo vetëm ndjenjat humanitare por edhe fetare. Koçi reagoi dhe në lidhje me pozicionin e priftit duke thënë se “sjellja e priftit është shumë kompromentuese”. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila i bëri thirrje dje qeverisë, që të fillojë hetimin e menjëhershëm të situatës së krijuar me zhvarrosjen e varreve në fshatin Kosinë dhe Kutal. Duke e cilësuar një trill nacionalist, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se qeveria shqiptare duhet të shikojë dhe të ridimensionojë marrëveshjen për memorialin e ushtarëve grekë.

Faqja 11 prej 30 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •