-
9 Maj: Shen Pakomi Abat
Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Pakomin Abat
( 09. 05. 06 )
A mund tė pohojmė se jeta e jashtzakonshme e eremitėve, me vetminė e plotė, pendesėn e thellė, agjėrimin e tepruar, mundimin e trupit, netėt e kaluara pa gjumė nė lutje, ishte zbatim pikė pėr pikė i Ungjillit tė Krishtit? A nuk ekzitonte rreziku qė pas vetmisė sė tyre tė fshihej kurthi i tekave, krenaria e njeriut qė dėshiron tė bėjė diēka tė jashtzakonshme ose qė nuk mund ti durojė tė tjerėt, sepse e konsideron veten pėrmbi ta? Pėr ta zhdukur njė rrezik tė tillė, njė murg egjiptian i shekullit IV, Shėn Pakomi, organizoi njė formė tė re tė jetės murgare: ēenobitizmin ose jetėn e pėrbashkėt, nė tė cilėn disiplina dhe autoriteti zevendėsonin anarkinė e vetmitarėve. Lutja, meditimi, puna ishin nė bazė tė kėsaj jete.
Ai i edukoi dishepujt e tij pėr jetė tė pėrbashkėt, duke themeluar jo larg brigjeve tė Nilit, koinoninė e parė, siē u quajt bashkėsia e tij e krishterė, qė i pėrngjiste bashkėsisė sė themeluar nga Apostujt nė Jeruzalem, bazuar nė lutjen, punėn e ushqimin e pėrbashkėt dhe konkretizuar nė shėrbimin e anasjelltė. Dokumenti kryesor qė rregullonte kėtė tip jete ishte Shkrimi Shenjt, tė cilin murgu e mėsonte pėrmendėsh dhe e thoshte me zė tė ultė gjatė punės sė pėrditshme. Kjo ishte edhe forma kryesore e lutjes: lidhja me Zotin pėrmes sakramentit tė Fjalės sė Tij.
Shėn Pakomi lindi nė Egjiptin e Epėr nė vitin 287 nga prindėr paganė. I detyruar tė shėrbente nė ushtrinė perandorake nė moshėn 20 vjeēare, pėrfundoi nė burg sė bashku me tė gjithė rekrutėt e tjerė. Disa tė krishterė, tė mbrojtur nga errėsira e natės, shkuan ti vizitonin e tu ēonin pak ushqim. Gjesti i kėtyre njerėzve tė panjohur, plot dashuri pėr tė afėrmin, e preku nė shpirt Pakomin, i cili nuk mundi tė mos i pyeste ēi shtynte ta bėnin kėtė veprim kaq tė guximshėm e tė rrezikshėm. Zoti i qiellit qe pėrgjigja e tė krishterėve. Atė natė Pakomi iu lut Zotit tė tė krishterėve ta lironte nga zinxhirėt, duke i premtuar se do tia kushtonte gjithė jetėn. Zoti ia dėgjoi lutjen! E edhe ai e mbajti premtimin. U bashkua me tė krishterėt e njė fshati jugor, qė sot njihet me emrin Kasr-es-Sajad, ku u pėrgatit pėr tė marrė Pagėzimin. Pėr njė farė kohe jetoi si asket, duke u shėrbyer njerėzve tė vendit, pastaj u bė pėr shtatė vjet dishepull i murgut plak, Palamonit. Nė sa jetonte pranė tij nė vetminė e shkretėtirės, njė zė misterioz e ftoi tė ngulte banesėn nė kėtė vend, ku shpejt rreth tij do tė mblidheshin shumė dishepuj. Kur vdiq, la pas nėntė kuvende mashkullore e njė femėror. Nuk dihet ku u varros, sepse nė shtratin e vdekjes kėrkoi qė trupi i tij tė pushonte nė paqe nė njė vend tė fshehtė. Nuk deshi qė mbi reliket e tij tė ngrihej ndonjė kapelė ose kishė, siē ngrihej zakonisht mbi eshtrat e martirėve. Ishte shenjė pėrvujtėrie: ashtu si kishte jetuar, ashtu edhe vdiq, duke lėnė pas atė Kishė madhėshtore, e cila nuk ndėrtohet me gurė, por me shpirtrat e njerėzve qė fitohen pėr Krishtin.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt