Sot kisha katolike pėrkujtoi Shėn Jobin



( 10. 05. 06 )

Jobi, figurė tepėr e njohur nė Bibėl e nė traditėn e krishterė si model i shenjtėrisė dhe i durimit, lindi e jetoi nė viset e Husit, tė cilat shumė autorė i identifikojnė me zonėn ndėrmjet Idumesė e Arabisė veriore. Gjithēka tė bind se ai nuk ishte hebré, por thjeshtė “njeri i drejtė qė jetonte me frikėn e Zotit”. Prej Shkrimit Shenjt mėsojmė se ishte njeriu mė i pasur i Lindjes: kishte deve, qé, gomerė e skllevėr tė panumėrt. Ishte nė kulmin e pasurisė dhe tė lumnisė, kur papritmas i ranė mbi kokė fatkeqėsi tė tmerrshme njėra pas tjetrės. Nė njė kohė tepėr tė shkurtėr humbi gjithēka kishte: pasuri, skllevėr, bij e bija. Tė thjeshta e kuptimplote fjalėt qė tha, kur e pa veten duke u rrogomisur nga kulmi i begatisė nė greminėn e mjerimit: “Jahveh m’i dhuroi e Jahveh m’i mori. Bekuar qoftė emri i Jahveh!”.
Sikur tė mos mjaftonin gjithė kėto kobe, ashtu i mjerė e i vetmuar, u prek nga njė sėmundje qė ia shndėrroi gjithė trupin nė plagė. Por ai s’e humbi duresėn, as atėherė kur e shoqja, qė ishte ende gjallė, nisi tė tallej keqas me tė. I dėbuar nga shtėpia, u detyrua t’i kalonte ditėt maje njė grumbulli plehrash. Aty e gjetėn tre miqtė e tij tė ngushtė tė cilėt, tė njoftuar pėr mjerimet qė i kishin rėnė mbi kokė, vrapuan ta ngushėllonin. Ishin Elifazi Temianit, Baldadi Suhit dhe Safari Naamatit. Kėtu, nė Librin e Jobit, njė nga librat e Shkrimit Shenjt, nis njė dialog tepėr i gjatė ndėrmjet tyre. Diskutohet me frymė tė lartė poetike pėr problemet mė tė mprehta e mė fisnike qė kanė munduar mendjen njerėzore nė shekuj: pėr zanafillėn e dhimbjes nė botė, pėr lidhjen ndėrmjet njeriut e Zotit, lumninė e fatkeqėsinė, pėr fatin e njeriut dhe kuptimin e jetės sė tij.
I pari e merr fjalėn Jobi i cili, nė njė monolog sinqerisht dramatik, shfren gjithė dhimbjen qė e bren, duke mallkuar ditėn kur lindi e duke i bėrė vetes pyetjen e pėrjetshme: “Pse vjen njeriu nė jetė, kur ėshtė i dėnuar tė jetė fatkeq!”. Atė ēast ai nuk e di se ėshtė djalli qė e ka vėnė nė njė provė, tė cilėn Zoti e ka lejuar, duke pasur besim tė patundur nė duresėn e Jobit. Prova ėshtė e gjatė dhe e vėshtirė. Asaj i kushtohet pjesa kryesore e Librit tė Jobit. E fjala e fundit i takon pikėrisht Zotit. Atėherė Libri i Jobit i afrohet me shpejtėsi fundit. Jeta e Shenjtit qė pėrkujtohet sot, pas provės, pėrmblidhet nė pak versete (42. 11-17). Zoti ia shpėrblen durimin. Ia kthen rishtas tė gjitha pasuritė. I fal shtatė bij e tri bija e i jep jetė tė gjatė e tė lume derisa vdes nė moshėn 140 vjeē, i ngopur me tė mira e me ditė.