-
Pėr: Alergjia
Stina e Alergjive tė Forta – Si tė Mbroheni nga Sėmundjet e Vjeshtės
Vonė ose jo, vjeshta erdhi duke shėnjuar nisjen e njė stine tė mundimshme sėmundjesh dhe teshtimash.
Tėshtima ėshtė njė shpėrthim i fortė i trupit qė arrin tė shpėrndajė viruse dhe baktere nė njė largėsi prej 2 metrash dhe me njė shpejtėsi tė madhe.
Sidoqoftė, tėshtimat janė vetėm njė prej simptomave drobitėse tė alergjive tė vjeshtės.
Bllokimet dhe rrjedhjet e hundėve, skuqjet dhe kruarjet e syve janė simptoma tė tjera po aq tė vėshtira tė kėtyre alergjive.
Gjėrat Qė Nuk I Dinit Pėr Alergjitė E Vjeshtės
Vjeshta ėshtė njė stinė shumė e vėshtirė pėr njerėzit qė kanė ndjeshmėri tė lartė ndaj mykut dhe polenit tė bimėve.
Fėmijėt ekspozohen ndaj pluhurit tė shkumėsit nė shkollė.
Rėnia e gjethėve tė pemėve gjithashtu mund tė shkaktojė alergji nė vjeshtė.
Kjo ndodh sepse me rėnien e tyre, ato nxisin qarkullimin e polenit dhe mykut nė ajėr duke shkaktuar alergji dhe azėm.
Pėr mė tepėr, shiu ėshtė gjithashtu njė nxitės i alergjive sepse shpėrndan mė shumė polenin dhe mykun.
E keqja e alergjive tė vjeshtės ėshtė se ato nisin shumė herėt dhe zgjasin mė gjatė.
Nė kėtė artikull tė AgroWeb.org do tė mėsoni pėr disa kėshilla praktike se si tė pėrballoni stinėn e vjeshtės dhe alergjitė.
Kujdesuni Pėr Stomakun
Nė pėrballjen me alergjitė ėshtė shumė e rėndėsishme qė njeriu tė kujdeset pėr florėn bakteriale nė stomak.
Njerėzit qė vuajnė nga alergjitė e vjeshtės duhet tė marrin ēdo ditė probiotikė qė tė garantojnė mbrojtjen e organizmit.
Kujdes Me Ushqimet
Ushqimet e pėrpunuara, tė modifikuara gjenetikisht, sheqeri, bulmeti, gluteni, alkoli pėrmbajnė substanca irrituese pėr organizmin.
Kėto substanca pėrkeqėsojnė simptomat e alergjisė.
Nė Tetor duhet tė shmangni bananet, shalqinin, pjeprin, kastravecin, domatet dhe kungujt e njomė qė mund tė preken nga disa lloje barishtesh tė cilat shkaktojnė alergji.
Gjithashtu kujdes duhet tė tregoni me ēajin kamomil dhe tė rubinit tė kuq pėr tė njėjtat arsye si mė lart.
AgroWeb.org ju rekomandon qė nėse vėreni shenja alergjie pas konsumit tė tyre, konsultohuni me njė mjek.
Ushqehuni Me Perime Ngjyra
Nė kėtė stinė duhet tė merrni me shumė vitaminė A, C dhe antioksidantė qė luftojnė inflamacionin.
Konsumoni mė shumė brokoli, barishte tė egra, karrota, selino, kungull tė verdhė, qepė dhe hudhėr.
Higjena
Pėrpara se tė bini pėr tė fjetur, mirė ėshtė tė bėni dush qė tė largoni sa mė shumė elementė alergjikė nga trupi dhe flokėt.
Ndėrroni rrobat dhe ēarēafėt mė shpesh dhe sidomos kėllėfėt e jastėkėve me tė cilėt goja dhe hunda janė mė shumė nė kontakt.
Nėse punoni nė kopsht, mbani doreza dhe maskė.
Pėr Frymėmarrjen
Pėrdorni solucione me kripė pėr pastrimin e hundėve.
Bėni avull pėr tė zhbllokuar rrugėt e frymėmarrjes dhe pėrmirėsuar imunitetin.
/ AgroWeb.org
https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...jive-mbroheni/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt