Manifestime solemne me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës dhe fitores mbi fashizmin, sot do të mbahen në kryeqendrat evropiane. Austria, e cila në qershor do t'ia dorëzojë kryesimin rrotues Finalandës, kremtimin e sivjemë do ta shfytëzojë me paralajmërimin për ide të reja përmes të cilave Evropa sërish do të dinamizohej.
Me nismë të Austrisë në 27 byfe të fashme nëpër secilën kryeqendër të vendeve të BE-së dhe dy anëtareve të ardhshme, Rumanisë dhe Bullgarisë, do të organizohen debate "të lira" për idenë evropiane. Në Vjenë, krahas solemniteteve tjera, shkrimtari austriak Jozef Vinkler, do të lexojë tekste për Evropën në byfenë "Central", ndërsa për debatin në Paris është zgjedhur i famshmi "De Mago".
Kafeneja "Ajnshtajn", në Berlin, po ashtu, do të shndërrohet në "byfe evropiane", ku tekste autoriale do të lexojë shkrimtarja Eva Demski. Në kryeqendërn polake Varshavë për sot është paralajmëruar hapja e "Godinës së BE-së", ndërsa nuk do të mungojë as "debati letrar" për Evropë të përbashkët.
Në Lisbonë, të gjithë të interesuarve do t'u mundësohet ta "shkruajnë historinë personale mbi Evropën". Nënkryetari i Komisionit Evropian (KE), italiani Franko Fratini, do t'i bëjë thirrje qytetarëve në Romë që të marrin pjesë në kornkursin për fotografinë më të mirë e cila shprehë dashurinë ndaj Evropës.
Në Barcelonë, për nder të 20 vjetorit nga aderimi i Spanjës në Bashkimin, është bërë një hartë gjigante e këtij vendi, me sipërfaqe prej nëntë metra katrorë. Shumë manifestime simbolike planifikohen të bëhen edhe në kreyqendrën e Francës në të cilën Dita e Evropës në mënyrë popullore quhet edhe si "Shën Shumani" sipas emrit të njërit nga themeluesit e BE-së, francezit Roben Shuman.
Në mbarë Parisin do të shiten bileta të posaçme me ngjyrë të kaltërt për metro me mbishkrime "Festë e Evropës", nëpër rrugë do të shpërndahen flamuj të Bashkimit, ndërsa Kulla e Ajfelit brenda 24 orëve do të ndriçohet vetëm me drita të kaltërta. Institucionet e Bashkimit Evropian në selinë në Bruksel sot do të jenë të hapura për të gjithë vizitorët e interesuar, ndërsa në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg do të organizohen projekte për 25 filma nga secili vend anëtar i Bashkimit.
Paralelisht me manifestimet e shumta për hir të ditës evropiane, në Sheshin e Kuq në kryeqendrën ruse të Moskës sot do të mbahet paradë ushtarake me rastin e shënimit të 61 vjetorit nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe ngadhnjimit mbi fashizmin.
Makfax
Krijoni Kontakt