Xhorxho Napolitano ėshtė zgjedhur kryetar i ri i Italisė, pas rrethit tė katėrt tė votimit nė Parlamentin italian, bėri tė ditur kryetari i Dhomės sė Poshtme tė Parlamentit. Tre rrethet paraprake tė votimit kaluan pa sukses, pėr shkak tė synimit tė fuqishėm tė Silvio Berluskonit qė tė mos bashkėpunojė me tė majtėn. Sipas kushtetutės, nė rrethin e katėrt tė votimit pėr kryetar, mjafton shumicė e rėndomtė apo sė paku 506 vota prej gjithsej 1010 deputetėve.
Koalicioni i qendėrs sė majtė i Romano Prodit nė zgjedhjet e paradokohshme siguroi 541 deputetė. Sipas rezultateve zyrtare pėr Napolitanon vetuan 543 deputetė. Napolitano ka 80 vjet dhe nė postin e kryetarit tė Italisė ėhtė zgjedhur si kandidat i sė majėts.Ai ėshtė anėtar i partisė "Demokratėt e majtė", ndėrsa paraprakishtė me vite tė tėra ishte lider i krahut tė djathtė nė partinė autoritative komuniste tė Italisė.
Kryetari i ri italian nė karrierėn e tij tė pasur politike ka ushtruar poste tė rėndėsishme zyrtare, ndėr tė cilat si kryetar i Dhomės sė Poshtme tė Italisė, ministėr i Punėve tė Brendshme nė kabinetin e kaluar tė Romano Prodit (1996-98), mandej nė dy mandate ka qenė edhe deputetė nė Parlamentin Evropian.
Sipas Kushtetutės sė Italisė, kryetari i ri duhet t'i japė mandat fituesit nė zgjedhjet e fundit parlamentare, Romano Prodit pėr formimin e Qeverisė sė re. Prodi, pas emėrimit tė Napolitanos pėr kryetar deklaroi se Qeveria e re do tė mund tė formohet tashmė gjatė tė mėrkurės sė ardhshme.
Krijoni Kontakt