Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Kur ishim fëmijë!

    Kush ka kujtime, endera apo brenga nga femijeria te cilat ia vlejne te shkruhen dhe te lexohen le ti sjelli ketu!

    flm

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Femijeria ..
    Kam lindur dhe rritur ne nje pallat ne kate te trete ,qe kishte edhe ballkon.Ai ballkon kishte pamjen mbi rruge dhe per mua ka qene dritarja e pare e botes.Aty kalonin makina keshtu qe hobi im i pare kane qene makinat dhe deshira ime ka qene te behesha shofer.Ne moshen 4 vjec njihja afersisht te gjitha markat e makinave qe qarkullonin ne Shqiperi.Urreja makinat qe nuk kishin targen e KO dhe i gjuaja nga ballkoni im me cte mundesha.Nje here prinderit e mij kishin lene ne ballkon nje arke me patate dhe u habiten se si mbaroi aq shpejt.Lodra ime e preferuar ka qene nje Fiat i kuq ,te cilin mund ta kurdisje.Por nuk e pati jeten e gjate dhe shume shpejt i mbeti vetem skeleti.Kenga e pare qe ka qene hiti im ka qene "dy lule te bardha moj, nje kurore per vajzen/ta marr moj nene ta marr mos e marr/merre bije e nenes moj /djalit mos ju ndaj".Me pelqenin shume filmat me partizane dhe gjermane dhe filmi im i preferuar ka qene "Prita".Nga kjo me lindi deshira per te vizatuar dhe arrita te vizatoj shume mire Hitlerin apo nje fushe beteje midis gjermaneve dhe partizaneve.Prinderit me blene nje biciklete Fatosi.Shume shpejt arrita qe tja hiqja ato rrotezat anash dhe ta ktheja ne nje biciklete shpejtesie.Keshtu arrita te merrja pjese ne garat e ciclizmit ndermjet kopshteve te qytetit.Erdhi edhe edukatorja ime, qe une e kisha frike shume.Dhe nisi gara ...Une as qe e diskutoja vendin e pare.Por kur isha nga mezi i gares dhe udhehiqja ndjeshem edukatorja ime filloi te therriste emrin tim aq fort dhe une kujtova se kisha bere ndonje gabim dhe u ndala dhe ktheva koken pas, por ajo ja bente me duar qe te vazhdoja..E grate ! Atehere nuk e dija se si ishin grate.Dhe keshtu qe ma kaluan dhe arrita ne vendin e dyte....


    vazhdon...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Eh, sa kohë e bukur ka qenë! Lagjia gumezhinte gjithmonë nga zërat e fëmijëve. Sa ndryshme me kohët e sotme!

    Me kujtohet kur doja të bëja mësimet, por sapo dëgjoja zërat e disa shokëve të mi jashtë duke u pregatitur per të filluar një loje futbolli, dilja në dritare dhe u thoja që të bëjnë edhe një vënd për mua. Mund ta merrni me mënd se sa mirë i bëja mësimet. Mëndjen e kisha që të mos humbja as një minut nga loja që sapo kishte filluar.

    Diçka tjeter që më pelqente shumë dhe që sot nuk egziston, ishin sinjalet me fishkëllima që i bënim njëri-tjetrit. Siç e dini pallatet tona nuk kanë pasur zile në hyrje të shkallës, kështu që do ishte shumë e lodhshme të ngjiteshim, p.sh. në katin e tretë për t'i trokitur derës, por nga ana tjetër nuk na pëlqente që të thërrisnim në emër me të madhe që ta marrin vesh të gjithë. Ne kishim sinjalet tona me fishkëllimë. Një sinjal tjetër kisha me shokun më të ngushtë p.sh. dhe tjetër sinjal me shokë të tjerë. Kështu që sapo dikush fishkëllente e dija menjëherë se kush po më kërkonte. E forta ishte se këto fishkëllima i kishte mësuar edhe mami, kështu që kur unë flija dilte mami dhe përgjigjej në vendim tim.

    Çfarë të them për lojërat kolektive që bënim?! Të shumta; nuk më kujtohen emrat e të gjitha lojrave, por po përmënd vetëm disa prej tyre; topa gropash, topa rrasash, koman, me litar, akoma edhe me peta (lojra që i luanim me gocat :-) ) etj. Sa here që shihnim ne televizor ndonje filme me shpata bënim edhe ne shpata dhe luftonim me njëri-tjetrin. Kur shihnim, psh filmin Shigjeta e Zeze, bënim shigjeta, kur shihnim filmin Spartaku, bënim shpata druri, kur shihnim Tre Muskëtjeret, shpata teli.

    Ndërsa luanim nuk mungonin edhe grindjet me njëri-tjetrin. Në shumicën e rasteve nuk ziheshim aty ku luanim, por pas kopshtit të lagjes. Më kujtohet shprehja që përdornim, kur donim të ziheshim atje: "Ke naj kunj me mu ti? Po ta majti by... hajt t'shkojm mas kopshtit."

    Eh, mund ta imagjinoni se ç'ndodhte pastaj. Vinin të gjithë çunat e lagjes për tifozllik. "Ça do," pyeste njëri, "mundje apo grusht?". Kuptohet se në shumicën e rasteve bënim mundje, vetëm në raste ekstreme fillonte grushti deri sa plaste gjaku dhe futej dikush që t'i ndante.

    Këto ndeshje kishin rëndësi shumë të madhe pasi ai që fitonte kishte një farë autoriteti me vonë mbi atë që humbte.

    Lojrat me kopaca dhe zara kanë qenë gjithashtu lojra shumë të preferuara. Zakonisht kishim ndonjë ortak dhe mundoheshim të fitonim sa me shume kopaca/zara.

    Ah, po karrocat me guzhineta që bënim? Më kujtohen kthesat e menjëhershme që bënim me karrocat kur ishim në kulmin e shpejtësisë, më kujtohen përplasjet që bënim për të parë se kush e kishte karrocën më të fortë, sikurse më kujtohen edhe zbukurimet e shumta që u bënim karrocave tona.

    Më vonë kur shkuam në gjimnaz, filluan lojra më të rrezikshme, në fakt ato nuk ishin lojra por bixhoz. Shkonim pas ndonje qosheje te ndonjë pallati, apo në ballkonet e kopshteve, (ata që kanë jetuar në Tiranë e dinë se si janë ato ballkone) dhe hidhnim zarat me shpresën se do fitonim ndonjë lek. Eh, sa here plaste grushti për 10 apo 30 lek, sa herë na gjëmonim policët dhe nuk linim mur pa kapërcyer për t'u shpëtuar atyre. Fatmirësisht pothuajse gjithmonë humbja kështu që nuk më ngeli si ves kjo lojë.

    Më vonë filloi lëvizja studentore dhe shkoja pothuajse në çdo miting që bëhej në qytetin e studentave deri në rënjen e bustit dhe në luftën e shkollës së bashkume,(aty banoja atëhere) por këto janë një histori tjetër, pasi nuk i përkasin fëmijërisë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e keis
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    31

    Fëmijria

    C'mund te na thoni per femijerine? si ka qene ajo? emocionet e saj..si ndiheni kur i kujtoni? c'iu ka lene me shume mbresa dhe kujtime te paharrueshme?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    ka qene e bukur!

    ...........................
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #6
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Ne pergjithesi ka qene e bukur .Rrofte Fb qe na jep mundesine te gjejme prape miqte e vjeter sepse jeta reale na ka cuar shume larg.Kujtojme me mall ato vite , ato qe kemi bere ca i mbajme mend dhe ca jo .Kur me kujtojne ndonje fragment qe se mbaj mend qesh me te madhe .

  7. #7
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ah kam shume kujtime te bukura,por do ceki keta qe akoma i kujtoj dhe i permendim cdo here me familjen.
    Kur isha e vogel per te me mare gjumi cdo here kerkoja nga mami te me kruan shpinden,
    Por ne gjuhen time i thoja mam kruma shpija
    Dhe kur vinte Sueda per te me kerkuar te luajm ne obor,me veti mirja pjata gota pem perime jastak makiazhin sandalet fustanat e mamit, dhe kur dilte mami vetem e mbante koken me dore duke me then te gjitha ne vend te vet ti vesh pasi te mbaron loja.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Ka qene gazep
    Buka me vaj e nje koker kripe persiper futboll luanim me cizme carapet gjithmone te grisura e themra si papate deri sa ika ushtar

  9. #9
    i love my friends Maska e *romantiku*
    Anëtarësuar
    25-01-2011
    Vendndodhja
    mes luleve...
    Postime
    176
    ka qene e bukur ,por ka pas dhe momente te veshtira......
    NE QOFTE SE NJEREZIT FLASIN PRAPA KRAHEVE TE MI,ATEHERE DO TE THOTE QE UN JAM NJE HAP PERPARA TYRE.?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    a sa shume kujtime te bukura kemi kur ishim te vegjel sa me pa djallezira dhe pa probleme......
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •