Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222

    Poeteke Patetike me Poete Hipotetike

    Shpetim Kelmendi - Koha Jone

    Poeteka. Poeteka e Arianit. Poeteka e Arian Lekes. Poeteka e Arian Lekes qe s’di kush e ka mashtruar dhe ia ka mbushur mendjen se eshte ne lartesine e gjerave qe pretendon. Poeteka e Arian Lekes, i cili ka hyre ne godinen e shenjte te letersise duke u pervjedhur nga catia, duke, bere vrima urithore, ose ne rastin me te mire duke vershuar nga dritarja, mbasi ia ka thyer me pare xhamat me llastik.

    Kur Ariani organizoi poeteken e vjetshme, u thashe miqve se ‘e paska mire me socialistet ky medioker’, ndersa kur ia doli edhe sivjet, u thashe: ‘E paska mire edhe me demokratet ky medioker”. Tashti them: ‘Ky medioker do te jete i afte ta kete mire me kedo qe vjen ne pushtet.

    Sepse Ariani ka respekt per njerezit qekane pushtet, sepse eshte i apasionuar pas ligjit dhe rregullit. Vertete nuk ka talent ne letersi, por ka goxha talent per te jetuar! Nder te gjithe individet me shpirt praktik dhe qe dijne ta gjemojne lekun, i vetmi qe cuditerisht pretendon te jete edhe artist, eshte Arian Leka: nje qenie (sic e thame edhe mesiper) krejtesisht mediokre qe s’ka asnje lidhje te qendrueshme dhe te besueshme me artin e fjales se shkruar.

    Ky individ i paisur me nje konformizem te lengshem, ka prirjen te pershtatet dhe te marre formen e cdo konjukture brenda te cilave mund te ndodhet. Si prozator, eshte krejtesisht i pakonsiderueshem, i dobet, llafollog e patetik, me tere ato faqe te mbushura me ding me llogje te tipit korr e mos lidh. Kurse si poet s’vihet fare ne hesap sepse vargjet e tij jane nje proze e merzitshme e prere ne rriska te holla.

    Me pak fjale nuk me ka bere ndonjehere vaki te shoh ndonje tip si puna e kesaj krijese racionale, qe gjithe duke mos pasur kurrfare shkrepetime talenti, ia del jo vetem te artikulohet aty ketu, jo vetem te fitoje cmime (!) por edhe te marre persiper nje festival poezie! Nje festival nderkombetar poezie per me teper! Por a e di Ariani se festival nderkombetar poezie nuk do te thote thjesht te ftosh ca te huaj?

    Por a e di Ariani se keta te huaj duhet te jene poete, e se duhet te jene poete me se paku ne nivelin me te mire te poezise shqipe, e edhe pertej madje? Se eshte duke perdorur termin nderkombetar? Mos valle Ariani mendon se shqiptaret jane idiote dhe se u mjafton qe, te ftuarit nga jashte thjesht te dine te flasin gjuhe te huaj? Apo zoteria thjesht perpiqet ta ‘zhvase’ termin nderkombetar, duke menduar se kesisoj ka per ta veshur me dinjitet aktivitetin e tij.

    Interesante m’u duk lista e poeteve te ftuar nga jashte, prania e te cileve synon dhenien e karakterit nderkombetar ketij festivali poezie. Po them interesante per te mos thene skandaloze. Kam pershtypjen se, nese behen festivale kombetare ne vendet ku keta poete “te medhenj” banojne, asnjeri prej tyre nuk ploteson kriteret per t’u ftuar.

    Sepse ne vendet e tyre keta vetem autoritete s’jane. Po atehere si mund te thirren poete te cilet nuk sjellin kurrgje te re ne kete Poeteke? Si mund te thirren poete te cilet jane me te dobet (padiskutim me te dobet!) se poetet tane mesatare? Cili eshte qellimi? Thjesht per ta quajtur Poeteken e Arian Lekes festival nderkombetar, dhe poezie madje? Po si mund te quhet festival poezie nje tubim njerezish ku rralle e tek ka ndonje poet?

    Une nuk e kuptoj si mund te ftohen ne nje festival poezie poete te paperkthyer e absolutisht te panjohur nga vete poetet shqipter pjesemarres ne kete festival, se me nga lexuesi jo se jo. Mire kjo, por a nuk do te ishte e udhes qe te ftoheshin personalitete te dores se pare ne poezi, e jo ca krunde te mbledhura andej kendej, te cileve nuk ua var njeri ne vendet e tyre. Me c’ma merr mendja, pak a shume eshte fjala per ca vjershetare qe, jo vetem s’i meritojne harxhimet e parave te shtetit tone te varfer, por u del si detyre te sjellin me vete ca parį per ta merituar nderin qe u behet duke i ftuar ne nje festival shqiptar.

    Tashti, meqe keta poete ne shqip nuk jane te perkthyer, duam s’duam do konsultohemi me ser Google, i cili do na tregoje se sa u vlen lekura dhe do na informoje mbi jehonen qe ka poezia e tyre ne bote.

    Nje nga poetet e ftuar nga vende te tjera, e vetmja e dores se pare na me vlere te theksuar eshte Olga Sedakova, me gjase me autoritarja, sepse eshte e vleresuar edhe me cmime nderkombetare. Me c’me pane syte, (kerkoj ndjese per ndonje gabim) asnje tjeter nuk kishte fituar cmime nderkombetare dhe, vetem disa prej tyre kishin arritur te fitonin qofte edhe cmime kombetare.

    (Ftohen poete qe kane fituar cmime kombtare ne vende te tjera, e s’ftojme poete qe kane fituar ne Shqiperi, ne vendin organizator te festivalit!) Duke folur me gjuhen e ser Google vleresohej disi edhe Titos Patrikios, ndersa Fiona Sampson, Paul Vinicius, Ioan Es Pop, Mario Papp, thjesht kishin te dhena ne gjuhen e tyre amtare, gje qe flet per nje jehone te kufizuar ne gjuhe te tjera.

    Klikova emrin e Mario Rakovac, por desh m’u cmend kompiuteri, sepse ketij zoterie nuk i doli emri absolutish kurrkund. Vras mendjen mos ka ndodhur ndonje ngaterrese dhe kane ftuar ndonje marangoz ne vend te poetit. Klikova Boris Biletic, emri i te i cilt m’u shfaq diku e mandej me humbi nga syte si… kripa nde ujet…si gramatika e Ndre Bogdanit.

    Anonim edhe ky Boris Biletici i gjore, qe me gjase rri dhe vret mendjen se perse do ta kene ftuar! Klikova te gjoren Elena Vladereanu, e edhe ky emer me rezultoi krejtesisht flluske sapuni: asnje e dhene, zero! Ta lumsha Arian, thashe me vete, ti po qe di t’i besh punet, dhe vijova me Eugenius Kasjanieitsz: bosh edhe ky. Kurrkushi. Mendova se mos ia kisha shkruar emrin gabim, por prape me doli kurgjesend, asnje gjurme poeti. Jevrem Berkovic kishte vec disa te dhena ne serbokroatisht e, tungjatjeta.

    Po te mos ia kisha lexuar ca poezi te perkthyera ne shqip, te cilat me paten rezultuar te nje niveli modest, do te thosha se virtualisht nuk ekziston. Edhe Georg Aichinger me rezultoi mjaft zhgenjyes: te dhenat mbi te ishin vetem gjermanisht, sic jane vetem ne shqip te dhenat e vete Arian Lekes. Meqe s’di gjermanisht, s’munda te sigurohem nese vertete ka fituar ndonje cmim ne vendin e tij, apo jane thjesht llogjet e drejtuesit te festivalit.

    Maria Luisa Spaziani. Arritja e saj me e madhe poetike, mund te konsiderohet fakti se ka qene nje mike intime e Montales. Ne faqen kulturore te nje gazete shqiptare, ne nje nga numrat e diteve te fundit, thuhej se kjo poeteshe kishte qene dy here kandidate per Nobel! Maria Luisa Spaziani ka fituar cmimin “Viareggio” dhe nje cmimi karriere ne vitin 1988.

    Thuhet se ka fituar cmimin Montale, gje e cila s’eshte e vertete; zonja eshte presidente e qendres nderkombetare Montale dhe e cmimit Montale, por per ta fituar nuk e ka fituar ndonjehere, cka se nje gazetare shqiptare e kultures ia kepuste rromapertoma. Cmimin Montale ka pase nderin ta fitonte para ca kohesh poeti shqiptar Gezim Hajdari, me banim ne Itali.

    Por a e ka ftuar valle G. Hajdarin, Ariani? Zahmet! Hajdari eshte padiskutim me poet se kjo Spaziani . Ja ca vargje nga vargjet e kesaj zonje: “Peme te zhveshura brenda nje kohe te zhveshur/ Mbi qiellin e vendlindjes se nenes sime./ Ku vorbullon ujet nder kanale/ Mes barit te thare/ Dhe hardhia mbeshtillet ne mjegull/ Me duar te deshperuara./”. Derr poezie e! Kam lexuar nje dore antologjish te mira italiane, por kete zonje te nderuar s’ma ka zene kund syri. Por ajo eshte me fat, sepse e pikas Ariani.
    Me c’merret vesh ky asht, pak a shume festival i nahijeve poetike te vendeve te ndryshme.

    Arian Leka e quan festivalin e tij nderkombetar! Domethene kombetar po e po. Po cilet jane ata qe ka thirrur. Mund te jene vetem dy a tre qe kane lidhje me poezine e vertete, ndersa te tjeret jane thjesht gallavites dhe shkrues te palodhur qe punojne per planet e ardhshme pesevjecare, si shoferet e dikurshem te skodave e tatrave.

    Biri i botes organizon festival nderkombetar, e organizon ne Shqiperi, dhe nuk fton fitues te cmimeve kombetare! Mire qe nuk i fton ata, por fton vjershetare te realizmit socialist, e madje me te dobetit e tyre, borizanet e PPSH se! Sigurisht, une do te isha kunder pranise se shkrimtareve te realizmit socialist, por me qe ti Arian i ke ngulur rrenjet ne realsoc si kau ne gjol, dhe e ke ndare mendjen t’i ftosh perfaqesuesit e tij, fto se paku ata me te rendesishmit si, Dritero Agolli, Fatos Arapin etj.

    E fto sidomos Moikom Zeqon, te cilit, qe ta dish, nje muaj me pare i eshte botuar nje vellim poetik nga nje shtepi botuese prestigjioze amerikane.
    Poeteka e Arianit te shkathet dhe praktik u organizua edhe vjet dhe, kini mendjen!, nuk qe ftuar as poeti me i madh shqiptar, Frederik Rreshpja! Ky po qe eshte nje nga turpet e medha te ketij organizatori te vockel provincial dhe meskin! E pra, e gjithe poeteka, me gjithe te ftuarit, nuk vlente as sa nje poezi e Fredit plak. Por Ariani eshte vete Ali e vete Kadi.

    Pjesen kryesore te shumes gjigande per poeteken e tij, Ariani i merr nga shteti shqiptar (ministria, bashkia e Durresit, etj), kurse per te ftuar fton ata qe ia do qejfi atij. Dakord, fto ke te duash, por me pare sheno: Festivali privat i Poezise! E po, kjo eshte c’eshte: Ariani qe ben ftesa! Pyetja eshte: Po Arianit vete kush ia dha ftesen, xhanem, sepse ai eshte i pari qe nuk e meriton te jete aty!

    Nje i paftuar qe ben ftesa! Qe fton 70 poete, ne nje kohe kur vetem dy a tre prej tyre mund te jene perfaqesues reale te asaj qe ndodh ne poezine shqipe. Kurse pjesa tjeter jane aty per statistike.

    Por, mesa di une, nje festival nderkombetar poezie duhet t’i kete doemos ca poete brenda! Epo, mesa duket kjo qe kerkoj une eshte luks, heperhe.
    Ministria jone e Kultures, tradicionalisht qe nga 1990, nuk ka ditur te ngrihet asnjehere ne lartesine e emrit qe ka. Ikin ca te paafte, vijne ca te paafte te tjere. Te krijohet ideja se aty eshte nje strofull ku fshihen individe qe perpiqen t’i shmangen kultures.

    Mesa duket, celesat e arkes se kesaj ministrie i mbajne nje grupim i erret individesh, qe per cudi metojne te jene letersia e re shqipe! Nese nuk i njeh keta tipa, as mos kuturis te dorezosh ndonje projekt, sepse s’ke per te fituar kurre. Aty eshte keshilltari i pakeshillueshem Mark Marku, aty eshte drejtori i librit Gentian Cocoli krejtesisht fiktiv, i paafte dhe lehtesisht i manipulueshem, aty vertitet Kopisti dhe kopjaci i deshtuar Agron Tufa, e po aty shfaqet e zhduket here mbas here me nga nje shuk lekesh Arian Leka, ja! ky Ariani qe na beka festivale poezie, e edhe nderkombetare po deshe! Pyetje: pse duhet nje festival poezie ne Shqiperi?

    C’te reja na sjell? Cila eshte dobia? Cili eshte rezultati? Sa jemi me te mire e me te poetizuar mbas nje festivali arianor? Si ka mundesi qe te derdhet nje shume kaq e madhe per vetem kater pese dite zderhallje, kur me keto para do mund te behej dicka me madhore: mund te startonin tri revista te mira kulturore e artistike. Kjo po qe do kishte dobi, sepse me se pari, perpara se te bejme festivale poezie, duhet ta marrim vesh se ku jemi me poezine. E, per ta realizuar kete, duhen organe kulturore, apo jo.

    Poetet nuk kane ku te botojne dhe, po nuk botuan si do ta marrim vesh qe ekzistojne? Ku jane revistat kulturore e artistike sot? Ketu eshte nje rrumpalle, qe s’e merr vesh i pari te dytin. Pse ju mohua revistes Ars nje subvencion i miratuar prej 1 milionesh leke te reja. Pse u refuzua projekti per reviste i Azem Qazimit?

    Ua them une: Sepse nuk donte Agron Tufa, Mark Marku, Gentian Cocoli, Arian Leka e ndonje medioker tjeter qe per momentin nuk me kujtohet. Vini re! Nuk kemi as edhe nje reviste poetike dhe bejme festivale poezie patetike! Poetika dhe patetika kane marredhenie te mira ne poeteken hipotetike te ketij qatipi me emrin Arian Leka. Te rruat pra, o njeri qe organizon festivale nderkombetar patetik ne Katmandune e lagjes tende poetike!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    POETEKA, FITON ME E MIRA

    Nga Shpetim Kelmendi

    Edicioni i dyte i Poetekes se Arianit u mbyll me sukses. Rezultate? Rezultate nuk ka. Perfitimet qe pati poetet dhe poezia shqiptare? Epo, mos e teproni: prape nuk ka. U muar vesh: vjet fitoi nje poeteshe e huaj, sivjet fitoi nje poeteshe e huaj.

    Vitin tjeter (se me keto derr politikash kulturore qe kemi ne e me kete lloj vetedijeje kulturore, ky aktivitet do vijoje) do te fitoje nje tjeter e (i) huaj. Cili na qenkerka pra qellimi i Poetekes? Jua them une: promovimi i poezise se huaj ne Shqiperi. Urra! Na u shtuan ne kete vend edhe ca misionare te tjere te kultures se huaj!

    Pra, Poeteka eshte ne sherbim te poeteve kroate, polake, italiane, ruse, etj. Po poetet shqiptare, a fitojne gje ne tollovine e kesaj magazine poetike (shih: Poeteka)? Jo, nuk fitojne. Po pse nuk fitojne? Pergjigje: sepse poetet e huajt jane me te mire se tanet! E sakte! Duke patur parasysh nivelin mjeran dhe skandaloz te perfaqesimit te poezise shqipe ne kete palo festival, poetet e huaj jane ku e ku me te mire.

    Mjafton t’i hedhesh nje sy revistes Poeteka dhe bindesh se ne cfare rangu perfaqesohet poezia shqipe. Shatra patra! Kriteri i perzgjedhjes? Cili kriter, mor aman? Mjafton te kesh nja dy a tre poezi te perkthyera ne nje gjuhe te huaj dhe voila!, mund te kercesh zhyt ne revisten Poeteka. Kam gjetur ca emra aty, qe per bese t’Zotit s’meritojne as zanatin e Eumeut, se me te krekosen si poete me ca poza meditativo komiko estetiko patetike, lere c’e pyet! Reviste e forte, kjo Poeteka!

    E kam fjalen per kopertinen, sepse sa u takon perzgjedhjes, lluce e gjalle. Qe ne ate reviste perfshirja eshte thjesht dhe vetem rrethanore, neve na bind fakti se disa nga poetet e botuar aty, nuk jane ftuar fare ne aktivitet! Pra, pare nga cilesia e perfaqesimit te poezise sone, te huajt (edhe po t’i marresh me lopate nga perendimi) rezultojne ku e ku me te mire se tanet.

    Pyetja eshte: Po, atehere, nese te huajt jane me te mire, me poete, nese ne shqiptaret nuk jemi konkurrente ne poezi, pse valle na kruhet te bejme festivale nderkombetare poezie? Ne pamje te pare duket sikur kemi te bejme me nje mister, por ne fakt, vetem mister nuk eshte. Ky lloj aktiviteti, ne fund te fundit si te gjitha aktivitetet nderkombetare qe zhvillohen ketu,, ka prirje te qarta personalizuese.

    I zoti i Poetekes, organizatori pra, te cilit s’di kush i ka dhene uje te keq duke ia mbushur mendjen se eshte poet, mundohet qe nepermjet nje aktiviteti te amplifikoje e t’i jape ze egos se vet te vockel poetike. Po therras ca poete te huaj, thote me vete, qe ata, jo vetem te binden se une ekzistoj, por edhe ta hedhin ndonje fjale te mire per mua ne ndonje reviste apo ne veshin e ndonje studiuesi, kritiku, perkthyesi, etj; vec kesaj edhe te mund te perfitoj ndonje ftese ne aktivitetet qe ata bejne ne vendet e tyre, ndonje vize, ndonje fjale te mire, ndonje…kush dreqin e merr vesh se c’punon mendja e shqipos.

    Me pak fjale organizatori i ketij aktiviteti ka nevoje per famen, ka shume nevoje per famen, ka nevoje te babezitur per famen, andaj ia ben hyzmetin punes me te gjitha forcat e mjetet e adetet. Ndonje nga ata qe jetojne te zhytur ne psikologjine provinciale, ne ate psikologjine e nenshtruar te rajase qe mjerisht nuk na u nda si komb, thone: “i lumte! i Zoti!”. Si mor, i lumte? Si mor, i zoti! Kush eshte ky tip qe guxon te talle prapanicen me poezine shqipe dhe me parate e shqiptareve?

    Ose: Le ta beje, le ta beje, por me pare duhet te mos i kerkoje parate nga shteti shqiptar, e sidomos te mos guxoje ta emertoje kete palo aktivitet si “Nderkombetar”, por “Nderprivat”, “Nderpersonal”, i “Mendermethenshem”, ose i “Menderosur”! Pare nga ky lloj kendveshtrimi mund te beje cfare t’i doje kokrra e qejfit.

    Mandej vini re se cfare rrokopuje babelike poetesh e gjuhesh “poetike” u krijua ne Poeteken reviste dhe Poeteken festival. Aty kishte: poete (me falni per fjalen e madhe) qe bejne ca zbulime teknike te cilat bota i ka bere qysh me 1905, poete qe imitojne dhe plagjiatojne ne menyre te pacipe poezine anglosaksone, italiane, franceze e me radhe,

    romantike te lyrshem dhe patetike qe u ka kaluar koha qysh me 1835, imazhiniste te tejkaluar qe me 1920, poete te idealeve komuniste, realsocialiste dhe proletariste kokengjeshur, futuriste te vonuar e te pabotueshem edhe me 1915, akmeiste te tipit Makondo qe u ka mbetur sahati tek Gorodeskij e Gumilevi, postmoderniste te keqkuptuar, dadaiste e surrealiste te karramboluar; ku ma merr kur jane naimiste, migjeniste, agolliste, ismailiste, se me (qe do ishte me e mira) mjedjane, reshpiane, poradeiste, camjane, shkreliane, etj.

    Dua te them: nje tubim risajkellbinor qe ka nga te gjitha, por as edhe nje ze autentik! Zera plot, mocalore e te gatshem te reshtin saora, per te degjuar poezine e mrekullueshme, te jashtezakonshme, brilante dhe te papare te, fjala vjen, Maria Luisa Spazianit, apo te ca poeteve te tjere qe s’di ku dreqin i kane psonisur.

    Po, zoteria na bind se ka inteligjence, por mjerisht nje inteligjence te lexueshme dhe me rreze te shkurter veprimi. Gjerat qe thote e sidomos ato qe ben rezultojne krejt te qarta. Ja se c’kullandrisi kesaj radhe A. Leka!: Cmimin e madh ia dha hic me pak se poetes italiane Maria Luisa Spaziani t! Tashti, simbas pikepamjes sime personale (shija nuk gjykohet, e?) por edhe simbas disa te dhenave te tjera zyrtare ose jo,

    kjo poete nuk perben ndonjefare autoriteti te vecante ne poezine italiane te shekullit XX (sqarojme se poetja ka lindur ne vitin e larget 1924). Por, qe s’e pelqej une poezine e saj, kjo nuk ka rendesi. Nuk ka rendesi edhe ne e pelqefte organizatori. Ajo qe ka vertete rendesi eshte fakti se zj. Maria Luisa Spaziani eshte presidente e jurise ne Qendren Montale te Romes.

    Kjo eshte vertete dicka fantastike. Nese Olga Sedakova eshte nje poete e vertete dhe e padiskutueshme, se paku ne rrafshin zyrtar, dhe njekohesisht fituese e disa cmimeve te rendesishme nderkombetare, (them se do vleresuar edhe zotesia qe ka treguar A. Tufa duke ia dale mbane ta sjelle ne Shqiperi), teksa Spaziani s’ia del te hyje as ne njezet poetet me te mire ne Itali. Pare ne planin praktik, pra nga kendveshtrimi i A. Lekes, doemos qe duhej te fitonte Spaziani!

    Ka kater dite qe u them miqve te mi se, ajo qe ka per ta fituar Poeteken e Arianit do te jete Maria Luisa Spaziani. Ishte e ditur.

    Vras mendjen nese sugjerimi per t’ia dhene cmimin Spaziani it ka ardhur nga Instituti Italian i Kultures. Kjo do te ishte disi me e justifikueshme! Por ama, nese Ariani ka bere zgjedhjen vet, ma do mendja se ceshtja perben nje handikap te vertete. Konflikt interesash! Ma ha mendja se keshtu do ta kishte quajtur nje politikan nje fenomen te tille.

    Une te jap nje cmim e, ku i dihet, mbase edhe ti e hedh ndonje fjale te mire per mua ne lidhje me cmimin Montale. Mos e merrni me shaka: edhe Spaziani nga ana e saj eshte shume e nderuar qe ia ka dale mbane te fitoje perballe Olga Sedakoves, sepse fakti ne fjale perben nje nga arritjet me te medha ne karrieren e kesaj poeteje!

    Ne vijim, sa per ta vene ne dijeni lexuesin, Cmimi Montale i sivjetshem, do te jepet me 5 qershor 2006. Nese organizatori e cmimedhenesi A. Leka i ka dale punes para dhe i ka marre masat duke e perkthyer me kohe ne italisht librin e tij, do te jete duke dritheruar nga emocionet e 5 qershorit te ardhshem, kohe kur, sic e theksuam, do te jepet cmimi Montale.

    Nese s’e ka perkthyer ende, natyrisht qe do ta perktheje dhe do te debutoje vitin e ardhshem. Por…iluzione, iluzione, sepse per te fituar s’mjafton deshira, vullneti dhe perpjekjet e vockla provinciale; duhet edhe poezia, poezia e vertete qe e meriton emrin e madh qe ka cmimi: Montale.

    Festivale poetike shqiptaresh! Festivale arianlekiste arlekiniste! Festivale qe personalizohen e vihen ne sherbim te interesave vetiake. Medet!
    Afro nje vit e gjysme me pare, me kujtohet promovimi i nje autori te huaj, perkthyer nga A. Qazimi, nje djalosh i ri, nj poet qe vlen sa e tere pjesa shqiptare e magazines poetike qe quhet Poeteke.

    Organizatorja foli e foli e u perjarg duke lartesuar e duke levduar te huajt qe qene ftuar aty. Asnje fjale per poetin dhe perkthyesin qe e kishte sjelle autorin mrekullisht ne Shqip. I pata thene organizatores (shkrimtare, medemek!) se jane njerezit si puna juaj, servile, te perunjur dhe te mbarsur me psikologjine rajā, qe e ndotni emrin e shqiptareve dhe te vlerave te tyre…

    Njerezit si puna e asaj zonje jane me thase ne kete vend: krijesa te vockla dhe meskine qe synimet e tyre thjesht praktike dhe dobiprurese i mveshin me gjithfare patetizmash, butaforishe, fjalimesh, idealizmash, atdhetarizmash e turli termash te buhavitur nga babezia e veterealizimit.

    Sepse te jesh i parealizuar eshte denim. Me kujtohet, Frederiku i Madh i Poezise…Kur e pyesja se cilen do te zgjidhte mes parealizimit dhe paralizimit, nese do te qe i detyruar te zgjidhte, me pergjigjej: “paralizimin, mor bir.”.
    Poeteka u dha fund me sukses punimeve, ashtu si pleniumet e dikurshme te PPSH. Ne fund te fundit ato qe kane ndryshuar jane vetem termat. Substanca mbetet e njejte dhe e pandryshueshme. Ku e lame? Po, tek Poeteka.

    Po rezultati, cili eshte rezultati: fiton Spaziani. C’eshte Spaziani pervecse nje nga poetet e Italise? Presidente e jurise ne Qendren Montale te Romes! Epo, kur them kete, i kam thene te gjitha… E atehere, as vete nuk e di pse u zgjata kaq shume.

  3. #3
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Shkrime te forta!

  4. #4
    Shqiperise i nevojiten kritike te artit. Njerez qe nuk kane frike te jene te sinqerte dhe qe vleresojne pikerisht: artin.
    Jane gati ata qe mendojne se e praktikojne artin te marrin vleresime te sinqerta???

    Urime per shkrimet!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Dy shkrime shume, teper, plotesisht, krejtesisht, teresisht, jashtezakonisht, absolutisht NEVERITESE !

    Kritike arti kjo ? Bah, gjyshja ime astronaute...

    Sulme, fyerje, shpifje ndaj nje njeriu publik qe as e njoh as e di kush eshte e ēfare ben.

    Duke lexuar keto dy paēavure, me erdhen zorret perpjete, me keq se kur shkonim ne banjot e shkolles tetevjeēare...

    Emri i autorit te shkrimeve nuk me intereson aspak, por nqs pyjet tona rrafshohen e sakatohen per te shtypur keto "gjera", atehere edhe pak dhe do te dalim lakuriq... Dhe vijne e na tregojne pastaj qe jemi vend ekologjik ! Po ore po, te gjitha i kemi, ekologjik, higjienik, profilaktik, antiseptik, ik-ik...

    Shkurt, mendoj qe autori i ketyre "gjerave" me lart duhet paditur per ndotje mjedisi, aq me teper nese ka dhe nje makine fuoristrada per te kryer hetimet e tij, sa ne Itali, sa ne Rusi e nganjehere dhe ne Malesine e Madhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 10-05-2006 mė 07:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •