Transmetohet nga Ebu Derda [radijallaju anhu] se ka thënë: Më ka porositur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me nëntë gjëra: “Mos i bën shirk All-llahut edhe nëse coptohesh apo digjesh! Mos i le namazet e obliguara qëllimisht se kush e le namazin qëllimisht ngritet nga ai siguria! Mos e pi alkoolin sepse ai është çelësi i çdo të keqje! Respektoi prindërit e tu dhe nëse të urdhërojnë të dalësh nga kjo botë dil për hatër të tyre! Mos i kundërshto udhëheqësit edhe nëse e di se ti je më meritor se ata! Mos u largo nga beteja edhe nëse vritesh edhe nëse ikin shokët e tu! Shpenzo nga pasuria jote për familjen tënde! Mos e ngrit shkopin nga familja yte dhe frikësoi ata për All-llaun [azze ve xhel] [1]
Këto janë disa porosi të përgjithshme nga porositë e atij që Zoti i tij e dërgoi mëshirë për të gjith botrat, dhe e cilësoi atë se ai është i butë dhe mëshirues për besimtarët. T’i praktikosh këto porosi është lumturi në të dy botrat, dhe rehati. Dhe secila nga këto meriton të shpjegohet dhe sqarohet. Por, ne këto do t’i zbërthejm pa u zgjëruar shumë e as lënë mangut.
Porosia e parë:
Mos i bë shirk All-llahut edhe nëse coptohesh apo digjesh!
Shirku është padrejtësia më e madhe, humbje e qartë, i asgjeson të gjitha veprat dhe ofron humbje dhe dështim. Ai që bën shirk privohet nga Xhenneti dhe e shtihet në xhehhenem. Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“Vërtetë, shirku është padrejtësia më e madhe.” [Llukman, 13]
“Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos tij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej së vërtetës).” [En-Nisa, 116]
“E mos shoqëro me All-llahun ndonjë shok tjetër, e të bëhësh i qortuar i papërkrahur.” [El-Isra, 22]
“Të është shpallur ty e edhe atyre para teje: “Nësë i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjesuara dhe ti do të jeshë prej të humburve. Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohes!” [Ez-Zumer, 65-66]
“...ai që i përshkruan All-llahut shok, All-llahu ia ka ndaluar atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” [El-Maide, 72]
Shirku është dy llojësh:
· Shirk i vogël
· Shirk i madh
Nga shirku i vogël është syefaqësia.
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Më e frikëshmja që frikësohem për ju është shirku i vogël. Thanë: Cili është shirku i vogël o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Err-rrija-syefaqësia.”[2]
Poashtu, të betuarit pos All-llahut është prej shirkut të vogël.
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kush betohet pos All-llahut ka bërë kufër apo shirk.”[3] Është për qëllim shirku i vogël dhe kufër i vogël.
Ndërsa shirku i madh është kur njeriu i ofron rival All-llahut, e afron atë si afërsinë e All-llahut, e don atë si dashurinë ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], tek ai e mban shpresën kur është rehat, tek ai drejtohet kur ka ndonjë hall, afrohet tek ai me adhurime, të cilat nuk e posedon të drejtën e tyre pos All-llahut [subhanehu ve teala]; zotohet për te, flijon për te, i bën dua atij, e thërret atë. E nëse ka rënë në ndonjë vështirësi, thërret: O filan...! E nëse i ngushtohen atij punët drjetohet tek vorret e tyrbet.
“Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t’i bëjë as dëm e as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim.” [El-Haxh, 12]
“Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjet atij deri në kijamet, pse ata (që lutën) janë gafilë ndaj lutjes se tyre. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve). [El-Ahkaf, 5-6]
Andaj, o ti besimtar që ke bindjen vetëm në All-llahun Një, kur të lypësh diçka lyp nga All-llahu, kur të kesh nëvojë për ndihmë kërko ndihmë nga All-llahu. E nëse të godet ndonjë fatkeqësi thuaj: O All-llah! E nëse të ngushton kjo dunja drejtohu tek All-llahu.
“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni. Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka i përshkruajn shok. Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e rinjgjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: “Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!” [En-Neml, 62-64]
Porosia e dytë:
Mos i le namazet e obliguara qëllimisht se kush e le namazin qëllimisht ngritet nga ai siguria-premtimi!
All-llahu [subhanehu ve teala] i ka premtuar çdo besimtari, që kujdesët për namazin, ta shtie ne Xhennet. E kush e le namazin qëllimisht e ka hedhur vetën në shkatrrim, atë e ka nënçmuar All-llahu dhe për te nuk ka tek All-llahu premtim.
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Pesë namazet i ka bërë All-llahu obligim për robërit e vet. Kush i falë ato duke mos humbur asgjë nga ato e as përulur vlerën e tyre, ai ka premtim nga All-llahu që ta shtie në Xhennet. E kush nuk i falë ato nuk ka tek Allahu premtim, nëse do e dënon apo nëse do ia falë.” [4]
Andaj, kujdesu për namazet All-llahu të mëshiroftë! Sepse ato janë shtyllat e fesë. Kush i ka ruajtur ato e ka ruajtur fenë. E kush i ka humbur ato e ka humbur fenë. Është ibadeti i parë që është bërë obligim dhe vepra e parë që robi do të japë llogari. All-llahu i ka lavdëruar ata që kujdesën për namazin atyre dhe u ka premtuar xhennetin e Firdevsit-shkallën më të lartë të xhennetëve, që kumi i tij është Arshi i All-llahut [subhanehu ve teala]. Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“Dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.” [El-Mu’minunë, 9-11]
Dhe i ka nënçmuar ata që e humbin namazin:
“E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësi (trupore), e më vonë do të hidhën në Gaja (xhehenem).” [Merjem, 59]
“Pra, shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namzit të tyre janë të pakujdesshëm.” [El-Maunë, 4-5]
Ndërsa ata që nuk falën asnjëherë All-llahu [subhanehu ve teala] u ka premtuar Sekarin:
“E, ku e di ti se çka është Sekar? Ai nuk lë send të mbetët pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. Mbikëqyres mbi të janë nëntëmbdhjetë.” [El-Muddethir, 27-30]
“Secili njeri është pengë i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit: “Çka ju solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qënë prej atyre që falëshin (që bënin namaz).” [El-Muddethir, 38-43]
O ju robër të All-llahut [subhanehu ve teala], kujdesuni për namazin ashtu siç ju ka urdhëruar Ai. Dhe të jeni me dije se prej kujdesjes së namazit është që ta përkryesh marrjen e abdesit, të kujdesësh të falësh në fillimin e kohës së namazit, të prezantosh namazin me xhematë, të kesh frikërrespekt, ta bësh mirë rukun dhe sexhden, të lexosh mirë dhe të meditosh kuptimin e ajetëve të Kur’anit.
E kush e bën një gjë të till, ka premtim nga All-llahu [subhanehu ve teala] që ta shtie në xhennet. E kush e le namazin qëllimisht, nuk ka tek All-llahu premtin.
Porosia e tretë:
Mos e pi alkoolin sepse ai është çelësi i çdo të keqje!
Sepse ai ta mbulon trurin, dhe pastaj i dehuri dhe kafshët janë të njejtë. Nuk është në gjendje ta dallon gruan nga gruaja e as nën nga gruaja e tij, as tezen nga halla.
Transmetohet nga Othmani [radijallahu anhu] se ka thënë: “Largohuni alkoolit sepse ai është nëna e të këqijave. Vërtet ka qënë një njëri para jush që bëntë shumë adhurim dhe u distanconte nga njerëzit. Një grua e pamoralshme u dashurua në te dhe dërgoi tek ai një shërbetore që ta thërrasë për një dëshmi, dhe ai shkoi. Kur hyri me te, shërbetorja ia mbylli të gjitha dyert derisa e çoi te një grua bukuroshe, e cila pranë vetës kishte një djalosh dhe një gotë alkooli. Ajo tha: Pasha Zotin, unë nuk të thirra për dëshmi, por të thirra që të më afrohesh mua, apo ta vrasësh këtë djalosh apo të pish këtë alkool. E zgjodhi alkoolin. Ajo i dha të pijë alkool e ai kërkoi shtesë dhe nuk u ndal deri sa ra në kontakt me te dhe e mbyti dhe djaloshin. Andaj, largohuni alkoolit sepse nuk ka mundësi të bashkohet asnjëherë ai dhe imani, por secili prej tyre mundohet ta nxjerrë tjerin (nga zemra).[5]
Për këtë thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, larguhuni prej tyre që të jeni të shpetuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” [El-Maide, 90-92]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka tërhequr vërejtjen ndaj alkoolit dhe tepër ka frikësuar ndaj përfundimit të keq të tij.
Ndër fjalët e tija [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
“Alkooli është baza e çdo të keqeje. Kush e konsumon atë, nuk i pranohet namazi 40-të ditë. E kush vdes e ne barkun e tij gjindej ai ka vdekur me vdekje të injorueshme.”[6]
“konsumuesi i alkoolit është si ai që adhuron putat.”[7]
“Tre përsona nuk do të hyjnë në xhennet: Konsumuesi i akloolit, ai që nuk i respekton prindërit dhe ai që lavdërohet për atë që ka dhënë.”[8]
“Vërtet All-llahu ka dhënë premtim për atë që konsumon pije dehëse t’i jep të pijë nga Tinul-Habal. I është thënë: E ç’është Tinul-Habal? Ka thënë: Djersët e banorëve të zjarrit.”[9]
A ka mundësi të pijë kush pos kësaj përveç atij që ka injoruar vetën?!
Porosia e katërt:
Respektoi prindërit!
All-llahu të ka urdhëruar që t’i respektosh prindërit në çdo punë të mirë dhe në çdo vepër vullnetare, e jo në mëkate. Mirësitë e tyre ndaj teje janë shumë të mëdha. Dhe ke obligime të mëdha ndaj tyre. E kush në këtë botë të ka ofruar më shumë sesa babai i yt?! E kush në këtë botë të ka shërbyer më shumë se nëna jote?! Andaj, All-llahu [subhanehu ve teala] e bëri obligim respektin dhe mirësjelljen ndaj tyre.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ne njëriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy vitëve ia ndau gjinin. (e porosimtëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu, se vetëm tek Unë është kthimi i juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer nga Unë, mandej kthimi i juaj është tek Unë, e unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.” [Llukman, 14-15]
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që mos të adhuroni tjetër pos Tij, dhe që të sillëni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of-oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” [El- Isra, 23-24]
Dëgjoi prindërit! Dhe nëse të urdhërojnë të dalësh nga kjo botë dil për hatër të tyre! Pra, nëse ata duan tërë pasurinë tënde mos ua ndalo! Sepse siç ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Ti dhe pasuria yte jeni të babait tënd.” Çka të kërkojnë nga ti jepju atyre. Të jesh i bindur plotësisht se ti je shumë i mangët ndaj tyre. Dhe kur nuk ke mundësi t’ua kthesh hakun.
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Nuk ka mundesi biri t’ia kthejë hakun prindërit të vet asnjëherë, përveç nëse e gjën të robëruar, e blen atë dhe e liron.”[10]
Porosia e pestë:
Mos i kundërshto udhëheqësit edhe nëse e di se ti je më meritor se ata!
Nëse e vëren se ti je më i mirë se udhëheqësi që është prezent dhe më meritor që të udhëheqësh assesi mos e kundërshto e as mos ngre krye ndaj tij. Sepse stabilizimi i sigurisë është nga shkaqet që fuqizon adhurimin e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe mundëson shtrirjen e misonit, për të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] i ka krijuar krijesat. Nga të ngriturit krye nga prijestarët rrjedhin anarki, turbullira, çrregullime, që në këtë gjendje njeriut i vështirësohet mundësia t’i praktikojë urdhërat e All-llahu [subhanehu ve teala]. Mu për këtë, janë transmetuar hadithe të shumta, që flasin për respektin ndaj prijesave dhe ndalim nga kryengritja ndaj tyre edhe nëse janë mëkatarë (për derisa mëkatet nuk janë të llojit që nxjerrin nga feja, v. e p).
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
“Ju do të jeni shumë të kujdesshem të bëhëni udhëheqësa, e pastaj kjo do të jetë për ju dëshprim në Ditën e Gjykimit...
“Të jeni të dëgjushem dhe të respektueshem (ndaj udhëheqësave) derisa t’i përmbahen Librit të All-llahut edhe nëse udhëheqës i juaji do të jetë rob habeshij që nuk ka ndonjë autoritet.[11] I është thënë: “O Pejgamber i All-llahut! Po nëse na vijnë udhëheqësa, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre kurse na privojnë nga të drejtat tona, ç’na urdhëron të veprojmë? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk u përgjigj tre herë, pastaj tha: “Dëgjoni dhe respektoni! Ata do të përgjigjën për atë që bënë dhe ju do të përgjigjeni për atë që bëni.”[12]
“Tek Benu Israilët sundonin Pejgamberët. Sa hërë që vdiste një pejgamber e pastonte pejgamberi tjetër. Kurse pas meje nuk ka pejgamber. Por, pas meje do të ketë halife (pasues-udhëheqësa) të shumtë. Thanë: “Po çka na urdhëron të bëjmë?” Tha: “Mbahuni besëdhënies së parë dhe jepuani atyre të drejtat e tyre. Lutëni All-llahun atë që ju takon juve. Kurse All-llahu do t’i marr në pyetje për atë që kanë udhëhequr.”[13]
“Nëse besatohën dy udhëheqësa, vritëni të dytin nga ata!” [14]
Porosia e Gjashtë:
Mos u largo nga beteja edhe nëse do vritesh apo shokët tu do të largohen!
All-llahu [subhanehu ve teala] i ka cilësuar pabesimtarët si frikacakë.
“Ata të gjith se bashku nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden me ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri.” [El-Hasher, 14]
Arsueja:
“Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë poppull që nuk kuptojnë.” [El-Hasher, 13]
Na ka mësuar All-llahu se besimtari që duron ka mundësi t’i mund dhjetë pabesimtarë. Pastaj e zbriti dhe e bëri që një besimtar që duron të mund dy nga pabesimtarët.
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
“O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t’i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë). Tash All-llahu ju bëri lehtësim duke ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse prej jush janë një mijë, me ndihmen e All-llahut do t’i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm.” [El-Enfalë, 65-66]
Pastaj Ai na ka mësuar se gjithmonë fundi i jonë është i mirë.
Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“Thuaj: “Ç’pritni për ne tjetër, pos njerës nga dy të mirat (O fitues, o dëshmorë)?...” [Et-Tevbe, 52]
Pra, në gjithnjë jemi fitimtarë. Andaj, nuk ka pse të ikët atëherë. Pra, për këtë na ka ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe ka thënë:
“O ju që besuat! Kur të ndeshëni në turmën (që leviz ngadal) e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E ai është përfundim i keq.” [El-Enfalë, 15-16]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të larguarit nga beteja e ka numëruar ndër mëkatët e mëdha duke thënë: “Largohuni shtatë (veprave) shkatrrimtareve! Thanë: “Cilat janë ato o i Dërguari i All-llahut? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ceku ato dhe ndër to tha: “Të larguarit nga beteja.”[15]
Burrat si Sahabët e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishin shëmbulli më i lartë në përqëndrim para armikut.
Transmetohet se Enes ibën Malik [radijallahu anhu] ka thënë: “Xhaxhai im, Enes bin En-Nadir [radijallahu anhu] mungoi në luftën e Bedrit. Ia tha Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “O i Dërguari i All-llahut! Mungova në luftën e parë. Në të cilën i luftove mushrikët. Sikur All-llahu do t’ma mundësojë të marrë pjesë në një luftë tjetër, ku luftohen mushrikët do ta shohë All-llahu se ç’kam për të bërë. Kur erdhi dita e luftës se Uhudit u sbrapsen muslimanët, kurse ai tha: “O All-llah, unë të kërkoj ndjesë nga ajo çka vepruan ata (shokët e tij) dhe jam i pastër nga ajo çka vepruan ata (mushrikët).” Pastaj u nis drejt tyre. Në këtë moment e takoi Sa’d ibën Muadhin dhe i tha: “O Sa’d ibën Muadh! Xhennetin pasha Zotin e qabës, vërtetë unë e ndiej erën e xhennetit pas kodres se Uhudit”. Tha Sa’di: “O i Dërguari i All-llahu, unë nuk munda ta bëjë atë që bëri ai”. Tha Enesi: “I gjetëm në të (Enes bin En-Nadir) tetëdhjetë e më shumë të rëna me shpatë apo shpuarje me shtizë apo me shigjetë. E kemi gjetur të vrarë dhe të masakruar nga mushrikët. Nuk kishte mundësi ta njoh askush përveç motres se vet, e cila njohu nga majet e gishtave”. Tha Enesi: “Kujtuam se për te dhe shokët si ai zbriti fjala e All-llahut:
“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (a zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurfarë ndryshimi.” [El-Ehzabë, 23][16]
Porosia e shtatë:
Shpenzo nga pasuria jote për familjen tënde!
Shpenzimi për familjen, për gruan, për fëmijët dhe të ngjajshëm është obligim-vaxhib. Ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu siç është rregulli.” [El-Bekare, 233]
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Secili nga ju jeni çobanë, dhe cili nga ju do të jepni përgjegjësi për kopenë e vet. Burri në shtepinë e tij është çoban dhe ai do të jep përgjegjësi për kopenë e tij.”[17]
Andaj njeriu duhet ta kryej këtë detyrë në mënyren më të përsosur. Ta furnizojë famijën e vet nga ajo që All-llahu ia ka dhënë. E nëse ata nuk i furnizon dhe bëhët koprrac ka bërë mëkat.
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Mjafton për njeriun mekati ta humbë atë që ka për ta ushqyer.” [18]
E nëse ata i furnizon do të shpërblehet. Siç ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Kur burri furnizon familjen e vet me ndonjë furnizim, dhe për këtë shpreson llogarin e All-llahut, kjo për te është sadaka."[19]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha Sa’d ibën Vekasit: “Vërtet, çdo furnizim që ia bën familjes dhe këtë e bën për hirë të All-llahut do të shpërblehësh për këtë. Saqë edhe për kafshatën që ia jep gruas tëndë në gojë.” [20]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pelqente shumë të furnizimin ndaj familjes dhe fëmijëve. Thoshte: “Një dinarë që e ke shpenzuar për rrugë të All-llahut, një dinarë që e ke shpenzuar për të liruar një rob, një dinarë që e ke shpenzuar për të varfër dhe një dinarë që e ke shpenzuar për familjen tënde, shpërbimi më i madh ndër to që ke shpenzuar është për shpenzimin për familjen tënde.”[21]
Gjithashtu thoshte Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Dinari më i vlefshëm që shpenzon njeriu është ai dinarë që e shpenzon për familjen e tij.”[22]
Këtu patjetër duhet të sqarohet diçka rreth edukatës së të shpenzuarit. Shpenzimi për familjen duhet të marrë masë mesatare mes koprracisë dhe shpenzimit të tepërt.
All-llahut [subhanehu ve teala] thotë:
“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështengruar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” [El-Furkanë, 67]
Koprracia ndaj gruas dhe fëmijëve, e cila mund të shpie ndonjëherë në tredhëti apo edhe në ndonjë krim, është e ndaluar. E, gjithashtu është i ndaluar dhe teprimi në shpenzime, që kjo gruan dhe fëmijet i çon në fesad-prishje, siç ndodh me duhanin dhe të ngjajshme me te. Patjetër, kryefamiljari duhet të logjikojë dhe të shpenzojë me kujdes. T’i përgjuaj hollë punët, që të dijë se ku shkon kjo pasuri. Ç’bën fëmiu me pasurinë e babait te vet. Që të mos e devijojë atë pasuria.
Porosia e tetë:
Mos e ngrit shkopin nga familja yte!
“Vare kamxhikun tënd aty ku mund ta shoh familja yte!”[23] Që të kenë dro, e mos t’i shkelin detyrat e as mos t’i bëjnë veprat e ndaluara.
Porosia e nëntë:
Frikësoi ata për All-llaun [azze ve xhel]!
Frika është ajo që njeriun e drejton te adhurimi i All-llahut [azze ve xhel] dhe e largon nga mëkatet.
Andaj, o ti baba, kujdesu gjithnjë që të kesh frikërespekt mes familjes tënde, të ta kenë dronë i madhi e i vogëli. Të frikën nga dënimi yt e mos të lëjnë farzet e All-llahut e as mos të bëjnë mëkate.
Vërtetë, Zoti i shtëpisë është si kapiteni i anijes. Ai është përgjegjës për arrijten deri tek bregu i sigurisë të shpetuar. Njerëzit në këtë botë janë udhëtar, që udhëtojnë për Ahiret. Ose do të shpejtojnë e do rehatohen në xhennet ose do të fundosen e do të përfundojnë në zjarr. Zoti i shtëpisë është i obliguar që të kujdesët për shpëtimin e tyre nga fundosja.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“O ju që besuat, ruane vetën dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” [Et-Tahrimë, 6]
Ata ke mundësi t’i ruash duke i urdhëruar për të mirë dhe ndaluar nga e keqja dhe duke i dënuar nëse nuk i bëjnë ato që i urdhëron.
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, edhe ti vet zbatoje atë!” [Ta ha, 132]
Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namaz, kur ata t’i kenë mbushur shtatë vite, e rraheni ata për të (namaz) kur ata ti kenë mbushur dhjetë vite dhe ndani ata në shtretër.”[24]
Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje dëboni nga shtrati (e më në fund), edhe rraheni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as dëbimi).” [En-Nisa, 34]
Rrahja që është e përmendur duhet të jetë rrehje për edukatë dhe përmisim e jo për t’i lënduar apo hakmarrur. Rrahje që përmban mëshirë dhe afërsi, në mënyre që njeriu te arrije me gjithë familjen e vet në xhennet të shpëtuar.
(këtu është e cekur një varg i poezisë, nuk e kemi përkthyer, v. e p.)
Dhe kështu i përmblodha këto porosi dhe All-llahu i dërgoftë salavate dhe selame mbi atë që na ka porositur më këto dhe nga All-llahu kërkojmë që t’na mundësoje që t’i veprojmë këto.
Krijoni Kontakt