Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68

Tema: Sufizmi

  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Sufizmi

    Definicioni
    "Sufizmi eshte serioziteti ne moral drejt "Mbretit te mbreterve".
    thuhet se: "Sufizmi eshte pajtimi me realitetin"
    thuhet perseri se: "Sufizmi eshte quajtur keshtu per pastertine (Safa) ne misteret e saj dhe ndricimin e influences se saj".
    Ka deklaruar el-Harith se: "Sufizmi eshte prej pastertise (safa) se zemres per Allahun"
    Eshte pyetur imami Ebu Ali er-Rewdhebarij per Sufizmin dhe ka thene:
    "Eshte ajo qe e vesh te leshten (es-Suf, kuptimore) me pasterti, dhe duniaja per te eshte ndaluse, dhe ndjek udhen e te zgjedhurit (Mustafa) a.s."
    Eshte pyetur imam Sehel ibn Abdullah en-Nesterij per Sufizmin dhe eshte pergjigjur:
    "Kush pastrohet prej pluhurit dhe eshte mbushur me hulumtime dhe per te jane te barabarta floriri me teneqen".
    Eshte pyetur hoxha Muhamed Mubareh el-Malikij ne shpjegimin e "el-Murshid el-Mu'ajjen": Per prejardhjen e Sufizmit ka shume thenie, ai qe e zhvillon eshte i atribuar me levdata, dhe lenien e atributeve ofenduse, dhe thuhet prej pastertise (es-Safa), thuhen edhe te tjera te cilat jane te fshehura ne librat e kombit (arab)".
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Realiteti i Sufizmit

    Sufizmi eshte i bazuar ne "Liber" dhe ne "Sunnet", sic ka thene zoteria e grupimit sufist el-Xhunejd el-Bagdadij r.a.:
    "Udha jone eshte e perftuar prej Kur'anit dhe Sunnetit, kur udha drejt Allahut eshte e veshtire perpos atyre qe i permbahen tradites se te Derguarit a.s." perfundoi
    Ka thene Hoxha Taxhuddijn es-Subkiju: "Shohim se udha e hoxhes Xhunejd dhe vellazeria e tij eshte revolucionare"
    Ka thene hoxha Sehel en-Nesteri: "Shkolla jone - Sufizmi - shembullimi i Profetit, ne Moral dhe Vepra, te ushqyerit prej Hallallit, dhe sinqeriteti i Nijetit ne te gjitha veprat". perfundoi
    Ka thene hoxha Ebu el-Hasan esh-Shadhilij: Kjo udhe nuk eshte murgjeri, e as ngrenie te thekes dhe uthulles, ajo eshte e ndertuar mbi bazat e durimit ndaj urdherave si dhe bindjes ne udhezim, ka thene Allahu: "Dhe beme prej tyre udheheqes (imame) qe udhezojne me urdherin tone gjat durimit dhe ishin ndaj treguseve tona te bindur" suretu Saxhdeh: 24. perfundoi
    Ka thene Sejjidi, imami i madh, Ahmed er-Rifa'i: Dije se cdo rruge qe bie ndesh me sheriatin eshte Zendekah (udhe kafire).
    Ka thene perseri Ahmed er-Rifa'i: "Sufisti eshte ai i cili hulumton (fekijh), dhe veprues me dijen e tij."
    Ka folur el-Arif bil-lah (grede levdate- njohesi i Allahut), esh-Sha'ranij ne parathenien e librit te tij "et-Tabekat Ixhma' el-Kawmi" se nuk eshte e drejte te paraqitet ne udhen e sufizmit vetem se ai i cili eshte i ditur (sa deti) ne shkencen e sheriatit, shkencen e llogjikes se tij, kuptimit te tij, vecantine e tij dhe pergjithesine e tij, Nasikh dhe Mensukh-in e tij (zevendesuesi dhe i zevendesuari), i dijshem ne gjuhen e arabeve, deri ne metafora dhe retoriken e saj, etj si keto.
    Urtesia e kesaj Ixhmaje qe paraqiti Sha'raniju eshte tregues se personi i cili paraqitet me Meshjekhah (hoxhellik, ose sheh) merret shembull prej muridineve, reference, duke iu referuar atij ne ceshtjet e fese dhe nese nuk eshte i qendrueshem ne dijen e tij te sheriatit, hulumtues ne te, mund ti humbase (udhe te humbur) muridinet me shembullin e tij duke bere haramin hallall dhe te kunderten duke mos e ndjere kete situate.
    Gjithashtu prej shumices se Bidateve te keqia dhe trillimeve kane hyre neper tarikate per shkak te shume sheherlereve qe i kane hyre kesaj valle pa patur dituri ne shkencat e fese, dhe duke u paraqitur ne pavertetesi ne kete pozicion te nderuar.
    Keshtu, gjen shume prej atyre qe jane aderuar ne Sufizem sot, i ka verbezuar injoranca dhe pretendojne se me marrjen e kesaj udhe apo tarikat te vecante do te ngjiten ne shkallet me te larta. Keshtu qe hyne ne grupet e bidatit te prishur me fetvate te trilluara, me thenie te humbura, te cilat nuk i zbritur Allahu si shembuj dhe pretendojne se keto jane prej Mistereve te cilat nuk i shohin vetem se Isoteriket (ehl el-Batin) dhe nuk i kuptojne idhtaret e sheriatit te cilat jane Eksoteriket (ehl edh-dhahir).
    Nese iu paraqet dikush nje keshille dhe thone: "nuk mund ta kuptoni sepse ju jeni Eksoterike dhe ne jemi Isoterike", keshtu qe idhtaret e shkences se Sufizmit i kane konsideruar keta njeres si Mutesawifeh dmth ata qe vetquhen sufiste.
    Mjafton te replikohen Mutesawifet me fjalen e te madhit Ahmed er-Rifa'i:
    "Cdo Tarikat qe kundershton Sheriatin eshte Zendekah (kufer)"
    Ka thene Ahmed er-Rifa'i: "mbroni bazat e udhes muhamedane o ringjalles se Sunnetit"
    Ka thene gjithashtu:
    "Cdo kulture qe xhvillohet me ndjekjen e mesimeve te Profetit eshte prej fjaleve, veprave, situatave dhe moraleve te tij, Sufisti kultura e tij eshte tregues i ketij stacioni, peshoni fjalet e tij, veprat, situatat dhe moralin e tij me etalonin (peshoren) e Sheriatit"
    Gjithashtu Ahmed er-Rifa'i thote: "Mos thoni sic thone Mutesawifet: ne jemi Isoterike ndersa ju Eksoterike, kjo eshte fe e pergjithshme isoteriku mbeshtillet perj eksoterikut, nese nuk do te ishte eksoterizmi nuk do te ekzistonte isoterizmi, perderisa eshte realitet se zemra nuk ekziston pa trupin per me teper pa trupin do te prishej dhe zemra eshte drita e trupit, kjo eshte shkenca e cila eshte quajtur prej disave shkenca isoterike, eshte permiresimi i zemres."
    po e perfundoj Realitetin e Sufizmit me fjalen e ketij Imami te madh:
    "Shpetoi popullit gjendjen e tyre, pa patur kundershti me sheriatin, nese do te kete kundershti, beju me Sheriatin"
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Me te njohurit e Sufizmit

    1- Hafizi Ebu Naijm
    2- Muhaddithi dhe Historiani Ebu el-Kasim en-Neserrabadhij
    3- Ebu Ali er-Rewdhebarij dhe Ebu el-Abbas ed-Dejnurij
    4- Ebu Hamid el-Gazaliju
    5- Kadiu Bekar ibn Kutejbeh
    6- Kadiu Ru'jem ibn Ahmed el-Bagdadij
    7- Ebu el-Kasim Abdulkerijm Hewazin el-Kushejrij
    8- Shejkh, Fekijh Muhammed ibn Khafijf esh-Shijrazij esh-Shafi'ij
    9- Hafizi, Posedusi i Mustefateve ne Hadith dhe "Rixhal" (burrat e transm.) Ebu el- Fadel Muhammed el-Makdesij
    10- Izzuddijn ibn Abdusselam el-Malikij
    11- Hafizi Ibn Salah
    12- en-Newewij
    13- Tekijuddijn es-Subkij
    14- i biri Taxhuddijn es-Subkij
    15- Ebu el-Hasen el-Hejkarij
    16- Fekijhu Nexhmiddijn el-Khabushanij esh-Shafi'ij
    17- Fekijhu, Muhakkik-u, Siraxhudijn Ebu Hafs Omer, i njohur si Ibn el-Mulakkan esh-Shafi'ij
    18- Hafizi Xhemaludin Muhamed ibn Ali es-Sabunij
    19- Hafizi Sherifudin Ebu Muhamed Abdulmu'min ed-Dimjatij
    20- Hafizi Ebu Tahir es-Selefij
    21- Musnedi, el-Muammer Xhemaludin Ebu el-Mehasin Jusuf el-Hanbelij
    22- Kryegjyqtari Shemsudin Ebu Abdilah Muhammed el-Makdesij
    23- Myftiu, Sherifudin Ebu el-Berekat Muhamed el-Xhedhamij
    24- Imami Behaudin ebu el-Hasen Ali ibn Ebu el-Fada'il Hebbetullah ibn selameh
    25- Hafizi Ebu el-Kasim Sulejman et-Tabranij
    26- Myftiu, Xhemaludin Muhamed i njohur si Ibn en-Nakijb
    27- Kryegjyqtari, Izudin Abdulazijz
    28- I Ati, Kryegjyqtari, Bedrudin Ebu Abdilah Muhamed
    29- I ati, Shejhul-Islam Burhanudin Ibrahijm ibn Sa'd ibn Xhema'ah el-Kenanij esh-Shafi'ij
    30- Ebu Abdullah Muhamed el-Furat
    31- Kryegjyqtari, Tekijudin Ebu Abdullah Muhamed ibn el-Husejn ibn Ruzejn el-Hamewij esh-Shafi'ij
    32- Shejhul-Islam, Sadrudin Ebu el-Hasen Muhamed
    33- Shjhu i gjith shejhave te koses se tij Imadidin Ebu el-Fet'h Omer
    34- Shejhul-Islam, Mu'ijnudin Ebu Abdullah Muhamed
    35- Shejhu Mufesir, Linguisti, Ebu Hajjan el-Andelusij
    36- Kutbudin el-Kastelanij el-Mesh'hur
    37- Mufesiri, Kemaludin Ibn en-Nekijb
    38- Hafizi Ebu Musa el-Medijnij
    39- Dijetari, Nexhmudin Ebu Nu'man i njohur si Ibn Ebu Beker el-Xhuba'berij et-Tebrijzij
    40- Hafizi, Xhelaludin es-Sujutij
    41- Shejhu Abdulwahid ibn Ashir el-Ensarij el-Malikij
    42- Dijetari, Shejhu, Ahmed ibn el-Mubarek el-Lemtij
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33
    Si filloi Sufizmi?


    Kur filloi pėr herė tė parė Sufizmi nuk ishte tėrėsisht i ndryshėm dhe i veēuar, por thjesht njė teprim nė distancimin nga kjo botė, nė qėndrueshmėrinė nė dhikr (pėrkujtim tė All-llahut) dhe nė pėrjetimin e njė frike tė madhe gjatė pėrmendjes sė All-llahut, saqė i bėnte disa njerėz tė binin tė pavetėdijshėm apo tė vdekur kur dėgjonin ndonjė ajet qė pėrmendte kėrcėnimin pėr ndėshkim. Kjo ėshtė parė nė rrėfimin e Zurare ibn Afvasė, gjykatėsit tė Basras, i cili lexoi:

    "E, kur tė fryhet nė Sur." (el-Mudethithir: 8)

    nė namazin e sabahut dhe ra i vdekur. Ngjashėm ėshtė edhe ngjarja e Ebu Xhehrit, tė verbėrit, kur Salih el-Murri i lexoi atij dhe ra i vdekur. Tė tjerė nga ta mbetnin tė shtangur kur dėgjonin qė lexohej Kur’an. Shejhul-Islam Ibn Tejmije thotė gjatė komentimit tė kėsaj:


    "Kjo nuk ka ngjarė nė mesin e Sahabėve, kėshtu qė kur kjo u shfaq, njė grup nga Sahabėt dhe tabi’inėt si Esma, e bija e Ebu Bekrit, Abdullah ibn ez-Zubejri dhe Muhammed Sirinė e kritikuan kėtė, meqė e panė se ajo ishte njė risi dhe nė kundėrshtim me atė qė e dinin nga zakonet e Sahabėve."

    Gjithashtu Ibn Xhevzi thotė nė "Telbisė Iblisė":

    "Sufizmi ėshtė njė rrugė, fillimi i tė cilės ishtė tėrėsisht shmangie nga ēėshtjet e kėsaj bote, pastaj ata tė cilat iu bashkuan asaj u bėnė tė shkujdesur nė lejimin e kėndimit dhe vallėzimit. Prandaj kėrkuesit e Jetės sė Pastajme (Ahiretit) nga njerėzit e thjeshtė u joshėn nga ata pėr shkak tė shmangies nga kjo botė, tė cilėn (veti) e shfaqnin, dhe kėrkuesit e kėsaj bote gjithashtu u joshėn nga ata pėr shkak tė jetės sė shkujdesur dhe kotėsisė, (jetė) tė cilėn (shihej se) e jetonin." (Telbis Iblis, f.161)

    Shejh Ebu Zehra rahimehullah ka thėnė lidhur me arsyen e shfaqjes sė Sufizmit dhe burimet prej nga tė cilat ai mori hov:

    1. Burimi i parė: Disa nga adhuruesit nė mesin e muslimanėve e kthyen tėrė vėmendjen e tyre nga largimi nga kjo botė dhe abstenimin e veteve te tyre me qėllim tė adhurimit. Kjo sė pari filloi gjatė kohės sė Pejgamberit alejhis-selam, kur disa sahabė vendosėn tė kalonin natėn duke u pėrpjekur (munduar) me namaz dhe duke e lėnė gjumin (duke qėndruar pa fjetur). Tė tjerė vendosėn tė agjėronin ēdo ditė pa pushim. Tė tjerė vendosėn t’i ndėrprenin marrėdhėniet martesore (seksuale) me gratė. Kur Pejgamberi u njoftua pėr kėtė tha:

    "Ēka ėshtė me njė popull qė thotė kėshtu e kėshtu. Unė agjėroj dhe ndalem (pushoj) sė agjėruari, falem dhe flej, dhe martohem me gra. Kėshtu qė kushdo qė ia kthen shpinėn Sunneti tim, ai nuk ėshtė prej meje.” (Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim)

    Pėr mė tepėr, risia e tė jetuarit si murgjėr (murgėria) ėshtė e ndaluar nė Kur’an. Aty thuhet:

    "...Murgėria tė cilėn ata e shpikėn pėr vete..." (el-Hadid: 27)

    Mirėpo, kur Pejgamberi iu bashkangjit shoqėrisė sė engjėjve tė lartė dhe njerėzit kaluan nė Islam nga fetė e mėparshme, atėherė numri i atyre qė tejkaluan kufijtė nė shmangien nga jeta e kėsaj bote dhe tė mirat e saj u rrit, dhe Sufizmi gjeti vend nė zemrat e kėtyre njerėzve, meqė hasi nė njė ‘tokė tė plleshme.’

    2. Ēėshtja e dytė e cila i tėrhoqi shpirtėrat e njerėzve ishte diēka qė u shfaq nė mesin e muslimanėve nė formė tė dy ideologjive. Njėra nga to ishte filozofike, ndėrsa tjetra ishte nga fetė e mėparshme. Sa pėr tė parėn, atėherė ishte pamja e shkollės iluministe tė filozofėve, e cila konsideronte se njohuria dhe tė qenėt i informuar shkaktohen nė shpirt me anė tė ushtrimeve shpirtėrore dhe pastėrtisė sė shpirtit. Sa i takon ideologjisė sė dytė, atėherė ishte besimi se Perėndia jeton nė shpirtėrat e njerėzve, apo se Perėndia ėshtė personifikuar (mishėruar) nė njeriun. Kjo ide filloi tė gjejė vend nė mes tė atyre sekteve qė rrejshėm ia atribuonin vetes Islamin nė kohėrat e hershme, kur muslimanėt u pėrzinė me tė krishterėt. Kjo ide u shfaq nė mesin e Sabianėve dhe disa nga Kejsamijebėve, pastaj Keramitat, Batinitė, pastaj nė trajtėn e saj pėrfundimtare u shfaq nė mesin e disa Sufive...

    Ėshtė edhe njė burim tjetėr nga i cili ai (Sufizmi) mori dhe i cili shkakton shfaqjen e tendencave tė Sufive, qė ėshtė ideja se tekstet e Librit dhe Sunnetit kanė njė kuptim tė jashtėm, tė dukshėm, dhe njė kuptim tė brendshėm, tė fshehtė... duket qartė se ata e morėn kėtė ide nga Batinitė. (Libri, ‘Ibn Tejmije,’ tė Ebu Zehre, f.197-198)

    Kėshtu qė tė gjitha idetė u pėrzienė, nga ekzagjerimi i shmangies nga kjo botė deri te hapja e derės ideve qė Perėndia ėshtė e personifikuar nė krijimin, deri nė idenė se i tėrė krijimi ėshtė njė realitet i vetėm, qė ėshtė All-llahu (vahdetul-vuxhudė). Nga pėrzierja e tėrė kėtyre mendimeve erdhi Sufizmi, i cili u shfaq pėrbrenda Islamit. Ai u bė mė i ashpėr nė shekullin e katėrt dhe tė pestė dhe arriti kulmin e tij pas kėsaj, duke qenė sa mė larg qė ėshtė e mundur nga udhėzimi i Kur’anit Fisnik dhe Sunnetit tė pastėr. Ai arriti nė atė pikė saqė pasuesit e Sufizmit, kėdo qė pasonte Kur’anin dhe Sunnetin, i quanin ‘njerėz tė sheriatit’ dhe ‘njerėz tė asaj qė ėshtė e dukshme’ (ehlul-dhahir), derisa e quanin veten ‘njerėz tė realitetit tė njėmendėt (tė vėrtetė)’ dhe ‘njerėz tė njohurisė (diturisė) sė fshehtė’ (ehlul-batin).

    Marre nga : www.kurandhesunet.net

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    disa poste i fshiva une, do ju lutesha ti permbaheshit temes duke lene gjykimet personale.

    Rapsod je i lire te sqarosh ceshtjet e sufizmit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    HamatieL!!
    Une me siper e kam shkruar qe nuk behet fjale ketu per ata qe jane quajtur "Mutesewifeh", pra ate qe thjesht pretendojne se kane te bejne me mistiken apo me sufizmin por s'kane asgje prej tyre, Kur diskutojme per Sufizmin real duhet te diskutojme per ate udhe e cila nuk shkeputet prej kesaj bote por per ate udhe qe perpiqet te rregulloje kete bote ne menyren e hikmetit dhe urtesise qe permban ne vetvete feja jone, Islami. Sufizem eshte t'i largohesh epsheve te kesaj bote, te jesh i devotshem, te pastrosh nefsin ndaj kerkesave "abstrakte" te kesaj bote, por te gjitha te jene konform Sheriatit sic e kam cituar prej Ahmed Rifait qe cdo veprimduhet peshuar me peshoren e Sheriatit, ose cdo udhe qe eshte ne kundershti me sheriatin eshte udhe qe te con ne kufer etj etj thenie te Rifaiut r.a.. Ketu nuk ka asgje per te qene joislame, perkundrazi, askund ne sufizem - jo ne pseudosufizem- nuk eshte pare murgjeria, pra te qenit larg jetes reale qe jetohet ne bote, ndarja nga kjo bote do te thote shmangie e jetes reale e cila ndertohet brenda kornizave te Sheriatit (per muslimanin), pra me nje fjale nuk po diskutoj ketu mutesewifeh por sufistet.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #7
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Librat me te njohur qe jane shkruajtur per Sufizmin

    Rapsodi: Para se te filloj dua te them se ne kete forum cdo ceshtje qe po trajtohet gjithmone eshte vene ne diskutime fjalet te cilat nese nuk i jane referuar prej Ibn Tejmijeh apo Xhewzijeh dhe Ibn Abdulwehabi eshte e kote apo eshte nje flluske ne oqean dhe po pyes, a mos valle shkencat Islame jane te ndertuara prej Ibn Tejmijes dhe nxenesve te tij? (S'dua pergjigje!!!)

    Librat

    "Tabekat es-Sufijeh" shkroi Muhadithi dhe Hafizi Ebu Abdurahman Muhamed es-Sulemij en-Nijsaburij
    "Tabekat es-Sufijeh", Hafizi Ebu Sa'ijd en-Nikash el-Hanbelij
    "Tabekat es-Sufijeh", el-Hakijm et-Tirmidhij
    "Tabekat es-Sufijeh", Hafizi Ibn el-Mulekkan esh-Shafi'ij
    Te gjithe keta jane prej dijetareve te hadithit,.....
    Ndersa el-Bejhekiju me se shumti transmetimet i ka prej Shejhut te tij Ebu Ali er-Rewdhebarij, nje nder lideret e Sufizmit i cili ka qene nxenes i el-Xhunejd r.a..
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  8. #8
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Mjafton per te percaktuar miresine e Sufizmit ajo qe eshte permendur per Imam Ahmedin se i eshte drejtuar Ebu Hamzeh es-Sufij "c'fare thua o sufist"?
    Sufizmi per ate qe e njeh ate, eshte veprusi meLibrin dhe Sunnetin e pejgamberit, i kryen obligimet dhe u largohet harameve, le pas cdo kenaqesi te ushqimit dhe te veshjes etj si keto, keto cilesi ne te vertete jane cilesi te kater Khalifeve te Drejte.
    Hafizi, Ebu Na'ijm ka nje liber voluminoz qe e ka titulluar "Hal-lijet el-Ewlija", ku ne te ka deshiruar te vecoje Sufistet e vertete prej jo te verteteve per arsye se ne kohen e tij ishin shtuar spekullime dhe genjeshtra per Sufizmin, dhe propaganda e pseudosufisteve te nje grupi kundra te tjereve eshte diverse nga Sufizmi real ne kuptim, keshtu qe hoxha i madh, Ebu Na'ijm, e filloi me kater Khulefai Rashidijn.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  9. #9
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Mendimi i Imam Ahmedit per Sufizmin

    Ka thene Shejhu el-Buhutiju el-Hanbelij ne librin e tij "Keshaf el-Kina'a 'an Metni el-Ikna'a" (5/184):
    "Ka cituar Ibrahim ibn Abdilah el-Kalansij se Imam Ahmedi r.a. ka thene per Sufistet e vertete: "Nuk njoh njerez me te mire se ta",
    i eshte thene: Ka prej tyre qe degjojne dhe qe levizin?
    tha: Leri te gezojne me Allahun nje far kohe (Sa'ah, ساعة),
    i eshte thene: Ka prej tyre qe vdesin ka dhe prej tyre qe shpifet per ta,
    tha: "Ka filluar prej Allahut ate qe ata nuk e llogarisin" (zumer 47)
    kete e ka thene per degjimin e Kur'anit duke justifikuar me fuqine e Wirdit (ritualit te Dhikrit) kjo shprehja e fundit eshte thene ne el-Furu'a" perfundoi

    Autori i librit "el-Furu'a" eshte Shemsudin ibn Mekla' nje nder nxenesit e Ibn Tejmijes
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #10
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Dijet e Sufisteve dhe njohjet e tyre

    Dije se Sufizmi eshte nje shkence e cila me te njihet menyra e moralit, fillimi i saj eshte Dije, mesi i saj eshte Veper dhe fundi Dhurim.
    Dhurim do te thote: c'ka i jepet atij qe ndjek udhen, frytin e devocionit te tij ne poziten qe meriton (Mekam) dhe ato jane "Gjendje (Ahwal)" dhe ahwalet jane dhurime, ndersa Mekamet perfitime, sepse Ahwali vjen, ndersa Mekamet ndodhin.
    Kane thene: Ahwalet jane ashtu sic quhen, dhe quhen keshtu per shkak te ndryshueshmerise se tij, ndersa Mekami eshte vend per qendrimin e tij ne poziten qe meriton.
    Ka thene Shejhu Ebu Beker el-Kelabadhij ne librin e tij "et-Te'aruf li Medh'heb Ehli et-Tesawuf": Dije se shkenca e Sufizmit jane dijet e Ahwaleve, dhe Ahwalet jane trashegimia e Veprave, dhe nuk e trashegon Ahwali vetem se ate qe i ka veprat korrekte, e para e korrektesise se veprave eshte njohja e shkencave te saj, qe jane shkenca e dispozitave te Sheriatit, prej bazave te Fik'hut deri ne deget e saj si Namazi, Agjerimi dhe te tjerat deri ne shkenen e Mardhenieve Civile si Martesa, Divorci dhe Marrveshjet etj prej cka ka obliguar Allahu. Dhe askush nuk shpeton prej ceshtjeve te jetes kjo eshte prej shkencave "Meso dhe Perfito". ............me pas me trajtimin vetjak apo spiritual, mashtrimit te Dynjase dhe mbrojtjes prej saj, kjo eshte shkenca e Hikmetit (Urtesise), nese evolucionohet vetvetja apo spiritualiteti ndaj Vaxhibeve (obligimeve) lehtesohet per te permiresimi i moralit te tij. Pastrimi eksoterik prej Dynjase, kundershtimi i Fitnes se saj dhe keshtu mundet per robin te ruhet prej rreziqeve, kjo eshte shkenca e Ma'rifetit (NJohjes), me pas eshte shkenca e rreziqeve (per tu ruajtur nga to) shkencat e pamesise dhe zbuleses kjo eshte ajo qe personifikohet me shkencen e Isharetit (Treguesit), sepse pamesia e zemres dhe zbulesa e mistereve, veshtiresohet analogizmi prej saj ndaj hetimit, per me teper dija per Munazelatet (zbritjet) dhe gjindjes nuk mund ti njohe vetem se ai te cilit i kane zbritur Ahwalet dhe merr ato Mekame. perfundoi

    vazhdon...............
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė Sufizmi?
    Nga ocean nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-11-2017, 01:42
  2. c'shte tarikati?
    Nga ruela nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 07:12
  3. Nje pyetje
    Nga albani1 nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 15:28
  4. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  5. Misticizmi Islamik - Sufizmi
    Nga Hyllien nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 15:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •