Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68

Tema: Sufizmi

  1. #61
    Perjashtuar Maska e ReNTiSi
    Anėtarėsuar
    20-02-2006
    Vendndodhja
    Nė Tokėn e gjėrė tė Krijuesit
    Postime
    33
    Shfaqja e Sufizmit pėr herė tė parė

    Nėse shikohet me kujdes shfaqja e Sufizmit, atėherė fjala "Sufizėm" nuk ka qenė e njohur nė kohėn e Sahabėve. Nė tė vėrtetė, ajo nuk ishte aq e njohur nė shekullin e parė dhe nė tre shekujt mė tė mirė. Mė saktė, ajo u bė e njohur pas pėrfundimit tė tre shekujve tė parė.

    Shejhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, pėrmend se Sufizmi u shfaq pėr herė tė parė nė Basra tė Irakut, ku disa njerėz shkuan tejkaluan kufijtė nė adhurim dhe nė shmangien nga jeta e kėsaj bote, nė njė shkallė qė nuk ėshtė parė nė vende tė tjera. (el-Fetaua 11/6)

    Si filloi Sufizmi?

    Kur filloi pėr herė tė parė Sufizmi nuk ishte tėrėsisht i ndryshėm dhe i veēuar, por thjesht njė teprim nė distancimin nga kjo botė, nė qėndrueshmėrinė nė dhikr (pėrkujtim tė All-llahut) dhe nė pėrjetimin e njė frike tė madhe gjatė pėrmendjes sė All-llahut, saqė i bėnte disa njerėz tė binin tė pavetėdijshėm apo tė vdekur kur dėgjonin ndonjė ajet qė pėrmendte kėrcėnimin pėr ndėshkim. Kjo ėshtė parė nė rrėfimin e Zurare ibn Afvasė, gjykatėsit tė Basras, i cili lexoi:

    "E, kur tė fryhet nė Sur." (el-Mudethithir: 8)

    nė namazin e sabahut dhe ra i vdekur. Ngjashėm ėshtė edhe ngjarja e Ebu Xhehrit, tė verbėrit, kur Salih el-Murri i lexoi atij dhe ra i vdekur. Tė tjerė nga ta mbetnin tė shtangur kur dėgjonin qė lexohej Kur’an. Shejhul-Islam Ibn Tejmije thotė gjatė komentimit tė kėsaj:

    "Kjo nuk ka ngjarė nė mesin e Sahabėve, kėshtu qė kur kjo u shfaq, njė grup nga Sahabėt dhe tabi’inėt si Esma, e bija e Ebu Bekrit, Abdullah ibn ez-Zubejri dhe Muhammed Sirinė e kritikuan kėtė, meqė e panė se ajo ishte njė risi dhe nė kundėrshtim me atė qė e dinin nga zakonet e Sahabėve."

    Gjithashtu Ibn Xhevzi thotė nė "Telbisė Iblisė":

    "Sufizmi ėshtė njė rrugė, fillimi i tė cilės ishtė tėrėsisht shmangie nga ēėshtjet e kėsaj bote, pastaj ata tė cilat iu bashkuan asaj u bėnė tė shkujdesur nė lejimin e kėndimit dhe vallėzimit. Prandaj kėrkuesit e Jetės sė Pastajme (Ahiretit) nga njerėzit e thjeshtė u joshėn nga ata pėr shkak tė shmangies nga kjo botė, tė cilėn (veti) e shfaqnin, dhe kėrkuesit e kėsaj bote gjithashtu u joshėn nga ata pėr shkak tė jetės sė shkujdesur dhe kotėsisė, (jetė) tė cilėn (shihej se) e jetonin." (Telbis Iblis, f.161)

    Shejh Ebu Zehra rahimehullah ka thėnė lidhur me arsyen e shfaqjes sė Sufizmit dhe burimet prej nga tė cilat ai mori hov:

    1. Burimi i parė: Disa nga adhuruesit nė mesin e muslimanėve e kthyen tėrė vėmendjen e tyre nga largimi nga kjo botė dhe abstenimin e veteve te tyre me qėllim tė adhurimit. Kjo sė pari filloi gjatė kohės sė Pejgamberit alejhis-selam, kur disa sahabė vendosėn tė kalonin natėn duke u pėrpjekur (munduar) me namaz dhe duke e lėnė gjumin (duke qėndruar pa fjetur). Tė tjerė vendosėn tė agjėronin ēdo ditė pa pushim. Tė tjerė vendosėn t’i ndėrprenin marrėdhėniet martesore (seksuale) me gratė. Kur Pejgamberi u njoftua pėr kėtė tha:

    "Ēka ėshtė me njė popull qė thotė kėshtu e kėshtu. Unė agjėroj dhe ndalem (pushoj) sė agjėruari, falem dhe flej, dhe martohem me gra. Kėshtu qė kushdo qė ia kthen shpinėn Sunneti tim, ai nuk ėshtė prej meje.” (Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim)

    Pėr mė tepėr, risia e tė jetuarit si murgjėr (murgėria) ėshtė e ndaluar nė Kur’an. Aty thuhet:

    "...Murgėria tė cilėn ata e shpikėn pėr vete..." (el-Hadid: 27)

    Mirėpo, kur Pejgamberi iu bashkangjit shoqėrisė sė engjėjve tė lartė dhe njerėzit kaluan nė Islam nga fetė e mėparshme, atėherė numri i atyre qė tejkaluan kufijtė nė shmangien nga jeta e kėsaj bote dhe tė mirat e saj u rrit, dhe Sufizmi gjeti vend nė zemrat e kėtyre njerėzve, meqė hasi nė njė ‘tokė tė plleshme.’

    2. Ēėshtja e dytė e cila i tėrhoqi shpirtėrat e njerėzve ishte diēka qė u shfaq nė mesin e muslimanėve nė formė tė dy ideologjive. Njėra nga to ishte filozofike, ndėrsa tjetra ishte nga fetė e mėparshme. Sa pėr tė parėn, atėherė ishte pamja e shkollės iluministe tė filozofėve, e cila konsideronte se njohuria dhe tė qenėt i informuar shkaktohen nė shpirt me anė tė ushtrimeve shpirtėrore dhe pastėrtisė sė shpirtit. Sa i takon ideologjisė sė dytė, atėherė ishte besimi se Perėndia jeton nė shpirtėrat e njerėzve, apo se Perėndia ėshtė personifikuar (mishėruar) nė njeriun. Kjo ide filloi tė gjejė vend nė mes tė atyre sekteve qė rrejshėm ia atribuonin vetes Islamin nė kohėrat e hershme, kur muslimanėt u pėrzinė me tė krishterėt. Kjo ide u shfaq nė mesin e Sabianėve dhe disa nga Kejsamijebėve, pastaj Keramitat, Batinitė, pastaj nė trajtėn e saj pėrfundimtare u shfaq nė mesin e disa Sufive...

    Ėshtė edhe njė burim tjetėr nga i cili ai (Sufizmi) mori dhe i cili shkakton shfaqjen e tendencave tė Sufive, qė ėshtė ideja se tekstet e Librit dhe Sunnetit kanė njė kuptim tė jashtėm, tė dukshėm, dhe njė kuptim tė brendshėm, tė fshehtė... duket qartė se ata e morėn kėtė ide nga Batinitė. (Libri, ‘Ibn Tejmije,’ tė Ebu Zehre, f.197-198)

    Kėshtu qė tė gjitha idetė u pėrzienė, nga ekzagjerimi i shmangies nga kjo botė deri te hapja e derės ideve qė Perėndia ėshtė e personifikuar nė krijimin, deri nė idenė se i tėrė krijimi ėshtė njė realitet i vetėm, qė ėshtė All-llahu (vahdetul-vuxhudė). Nga pėrzierja e tėrė kėtyre mendimeve erdhi Sufizmi, i cili u shfaq pėrbrenda Islamit. Ai u bė mė i ashpėr nė shekullin e katėrt dhe tė pestė dhe arriti kulmin e tij pas kėsaj, duke qenė sa mė larg qė ėshtė e mundur nga udhėzimi i Kur’anit Fisnik dhe Sunnetit tė pastėr. Ai arriti nė atė pikė saqė pasuesit e Sufizmit, kėdo qė pasonte Kur’anin dhe Sunnetin, i quanin ‘njerėz tė sheriatit’ dhe ‘njerėz tė asaj qė ėshtė e dukshme’ (ehlul-dhahir), derisa e quanin veten ‘njerėz tė realitetit tė njėmendėt (tė vėrtetė)’ dhe ‘njerėz tė njohurisė (diturisė) sė fshehtė’ (ehlul-batin)...

    Marr ne: http://www.forumislamik.com/forum/showthread.php?t=105

  2. #62
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Rentisti!!!
    S'ka dijetare te tjere pos Ibn Tejmijes qe mund te referohesh? Nuk eshte shume interesante te referohesh nga ai pasi kundershtite e Ibn tejmijes me Sufistet dihen dhe cdo idhtar i tij kundershton Sufizmin dhe cdo pikpamje qe kundershton Ibn Tejmijen, sa per referencat nga el-Fetawa, s'besoj ta kesh lexuar rrenjesisht sepse aty gjenden edhe fjale te Ibn Tejmijes qe s'kane baze ne Islam, e sidomos ku ka te beje me ceshtjet e akijdes te cilat i kam permendur ne temat e mia te meparshme, si mund te referohesh nga nje person i cili vetem per ceshtje te sheriatit ka kundershtuar Ixhmane ne 50 ceshtje!!!!! Pastaj vjen e me thua "Shejhul Islami"!!!!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    selamualejkum musliman

    Mir e ka thene Indriti me nje postim me heret nje fjale nga Profeti alejhiselam qe vlene te jete thelle ne zemrat tona, e jo vetem te kaloj sikur te mos ishte gje.

    Ajo qe me shtyri te shkruaj , pas nje kohe te gjate je vellait Rapsod ti dhe askush tjeter.E pikerisht ne shkrimin e fundit per Iben Tejmijen rahimehullah.
    Po nese e ka kundershtu ixhman ne 50 apo 100 qeshtje qka do te thuash me kete more .Ai ka qene dhe mbetet njeri nga Alimat e paket qe ka pa kjo fetyre toke qe nga koha e Pejgamberit alejhiselam.Dhe ixhtihadi i ti ndaj methehebeve ka qene shume i suksesshem dhe sahih.Dhe tek e fundit ai qe ja qillon nga dijetaret ka 2 shperblime e ai qe gabon ka 1.
    A thua nuk paska argumente Shejkh per ato qeshtje a , haj vellait haj , kjo eshte kur njeriu mendon se Ehlil suneti eshte vetem Muteridi dhe Esharij. E po ti hyme akides se tyre shume probleme do na dalin para, qe edhe ti i din dhe kemi fole per disa nga to , saqe nuk pranoje fjale dijetaresh dhe u detyrova ta postoj nje postim vetem me ajete e hadithe vetem per te pare qendrimin tend ,por me kerkuan vellezrit tefsir te tyre dhe e pruna pastaj. Une po i kthehem hadithit te Indritit qe e pruni dhe po e le me kaq.Duke lutur Allahun subhanehu we teAla te na i hap zemrat ndaj argumeteve sahih dhe ti pasojm ato .

    Selamualejkum musliman
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

  4. #64
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Gjall qeke ti?

    Citim Postuar mė parė nga hasanii
    selamualejkum musliman

    Mir e ka thene Indriti me nje postim me heret nje fjale nga Profeti alejhiselam qe vlene te jete thelle ne zemrat tona, e jo vetem te kaloj sikur te mos ishte gje.

    Ajo qe me shtyri te shkruaj , pas nje kohe te gjate je vellait Rapsod ti dhe askush tjeter.E pikerisht ne shkrimin e fundit per Iben Tejmijen rahimehullah.
    Po nese e ka kundershtu ixhman ne 50 apo 100 qeshtje qka do te thuash me kete more .Ai ka qene dhe mbetet njeri nga Alimat e paket qe ka pa kjo fetyre toke qe nga koha e Pejgamberit alejhiselam.Dhe ixhtihadi i ti ndaj methehebeve ka qene shume i suksesshem dhe sahih.Dhe tek e fundit ai qe ja qillon nga dijetaret ka 2 shperblime e ai qe gabon ka 1.
    A thua nuk paska argumente Shejkh per ato qeshtje a , haj vellait haj , kjo eshte kur njeriu mendon se Ehlil suneti eshte vetem Muteridi dhe Esharij. E po ti hyme akides se tyre shume probleme do na dalin para, qe edhe ti i din dhe kemi fole per disa nga to , saqe nuk pranoje fjale dijetaresh dhe u detyrova ta postoj nje postim vetem me ajete e hadithe vetem per te pare qendrimin tend ,por me kerkuan vellezrit tefsir te tyre dhe e pruna pastaj. Une po i kthehem hadithit te Indritit qe e pruni dhe po e le me kaq.Duke lutur Allahun subhanehu we teAla te na i hap zemrat ndaj argumeteve sahih dhe ti pasojm ato .

    Selamualejkum musliman
    E kemi diskutu nje here ceshtjen e Ibn Tejmijes dhe s'ka pas idhtar te tij qe i ka mbrojt dot doktrinat joislame te tij, nese nuk e mban mend mund t'i rikthehesh temes time per Ibn Tejmijen ne forum dhe rifreskoi pak kujtimet, per Kidem el-Alem, Uljen e Allahut mbi Arsh, Amshueshmerine e Incidentales etj budalliqe si keto. Ndersa persa i perket Ixhmase mos harro se eshte "Baze ne Sheriat" dhe ixhma-ja edhe pse eshte menyre absolute konsensusi shkencor islam ngelet gjithmone i argumentuar ne baza te Kur'anit dhe Sunnetit, une po te tregoj vetem ceshtjen e "Divorcit" ne Islam qe nuk pranon Divorcin si te ngritur ne 3 here ku i eshte bere gjygj Ibn Tejmijes nga 4 Mez'hebet dhe eshte denuar per te.

    Je i mireseardhur te sjellesh gabimet e Esh'arive dhe maturidive por ne nje teme te vecante qe te mos i ngaterrojme, por dua te ngre nje "bast" me ty qe pas debatit nese Esh'arite dalin triumfues t'i kthehesh shkolles esh'arite, ne te kundert do te hedh une poshte shkollen esh'arite dhe maturidite.

    ps/ ne teme mos bej cercafe me copy/paste
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Postime
    52
    selamualejkum musliman

    Rapsod me ke pru mendimin e divorcit qe qdo i dyti nga populli jone e din , po vall a nuk pate argumente Iben tejmiju a , ai nuk e ka kundershtu ate nga mendja ore, por me argumente .Askush nuk tha qe ixhmaja nuk eshte jashte sheriatit ore por ja fute kote ketu, por te thash se ixhtihadi nuk do te ndalet kurre deri ne diten e gjykimit , e posaqerisht ne qeshtjen e fikhut.
    Une te kame kthy pergjigjien per ato genjshtra qe iu jane bere iben Tejmijes se gjoja ne hytbe eshte zbritur e ka thene at qe e the ti e te tjera , me nje carcaf te gjat mirpo bashkmendimtaret e tu te asaj kohe mi kane larguar shkrimet si per ate si per keto kshillat e alimit tan qe na i ke pru .
    Une skam nevoj me hape teme se nuk jame ne gjendje ti rri gati shkrimeve tua se jame i zene , por keto 4 dite kame pushim dhe dola ketu, per ato esharit dhe muteridit ,une nuk kthehem kurr te theme se Allahu subhanehu we teAla eshte gjithkund siq eshte ne akiden tende .Por vetem te tregova kete sa per perkujtim, madje edhe Eshariu Allahu e meshirofte u pendu ne Irak , ne hutbe per ate qe e ka thene me heret dhe u kthy ku shkrujti akiden e ti ne dy librat e ti te fundit dhe e beri nje lutje mbi Imam Ahmedin rahimullah(pasi e mesoj hakun nga ai) qe pak nga ne e bejm kur te na sqaron dikush hakun.

    Thuaj ati moderatorit qe ka qene ateher me prirje esharite dhe muteridite ne njeren ane dhe shiite ne tjeteren ti kthene postimet e mia ne vendin e ku kane qene te postuara ateher do flasim, se pikerisht veprimet e ti me ben qe te ndaloj shkrimet ketu .
    Ke frike Allahun kudo qe te jesh.
    Andaj llogarite vehten vella para se te llogaritesh

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Eshariu eshte penduar prej mendimit mutezil e jo prej mendimit eshari!
    Mendimet e Ibni Tejjmijes dhe individave te tjere jane shume te dobeta ne krahasim me shkollat e akides Islame si qe jane Maturidit dhe Esharit. Vet emri shkoll tregon se sa jane te fuqishem, Besimi ne Allahun eshte aq i lart dhe i vlefshem, dhe nuk ka ardh ne ate gjendje me u bazu ne mendimet e nje individi, por nje besim i tille mbeshtetet ne shkolla te fuqishme akaidologjike.
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  7. #67
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Hasanii!!!
    Me trego ti se perse eshte burgosur Ibn Tejmijeh me shume se nje here dhe derisa u burgos perfundimisht derisa vdiq aty? A nuk ishte burgosja e tij per fitneh?!?!
    Pastaj shkolla Esh'arite dhe Maturidite nuk pretendojne qe Allahu eshte gjithkund, kjo shkolle meson qe Allahu nuk ka vend ku rrin por kjo nuk do te thote qe Allahu eshte gjithkund, do te thuash ti se nuk ka llogjike? ka llogjike por jo imagjinate, atehere jepi ti imagjinate dickaje qe ka ndodhur si psh. nje gjendje pa drite dhe pa erresire! edhe pse ka ndodhur ti nuk mundesh kurre ta imagjinosh, e le pastaj te ekzistencen e Allahut pa vend!!! Ata qe marrin vend jane krijesa se marrja vend do te thote ndryshim dhe ndryshimi nuk i perket Allahut xh.sh.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2009
    Postime
    16
    sdi bre pse po kani per do sene palidhje Allahu weq ni fe n aka lon edhe ska nevoj mem gjete mu ti argumete per suzizmin se mu um mjafton fjala e Allahut "per fe tuajen Zgjodha Islamin" ska nevoj islami per sufizma e shija e kena ni emer ma t bukurin si e kziston MYSLIMAN e sa per sufistat si po thoni e keni nga Alija ai ju ka luftu mas pari se Havarigjet nese ke lexu e tnaja pej atyne 700 si kan met hale n qat grup jon formu sufistat.weq tju kallxoj per menjdelehtsin e tyne "t krishterin e kan rrespektu teper se ka thon Muhamedi duhet me i respektu edhe ska kurrgjo t keqe a myslimanin e kan vra weq pse nuk i ka fal namazet me koh qfar mendjelhtsie. ka thon Muhamedi ka me ardh ni grup si mi pa n ibadet ki methon ska ma besimtar se kta e me kqyr n kokat e tyna i kan t zbrazta. selam alejkum e kthenu n rrug t drejt sa nuk osht von s epo shihet si je i mequm e thirri n rrug t drejt n rrugen e islamit e jo te sufizmit

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė Sufizmi?
    Nga ocean nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-11-2017, 01:42
  2. c'shte tarikati?
    Nga ruela nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 07:12
  3. Nje pyetje
    Nga albani1 nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 15:28
  4. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  5. Misticizmi Islamik - Sufizmi
    Nga Hyllien nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 15:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •