Kuptimi i Marksizmit per Historine nuk eshte asgje tjeter vecse prodhimi nje feje me baze herezite e krishterimit dhe menyren e mendimit oriental. Marksi, kaloi frymen hebraike te messianizmit, te profecizmit, te zbuleses, dhe te kesmetit ne menyren sesi shikonte dhe kuptonte Historine.
Ne te vertete botekuptimi marjist per historine eshte nje teologji orientale e lidhur me herezite e krishterimit dhe judaizmin dhe keshtu ka disa tipare te njejta.
1. Dualizem
Shoqeria perbehet gjithmone nga dy klasa qe luftojne njera me tjetren (sklleve-skllavopronare, fshatare-feudarke, proletaret-kapitalistet).
2. Elemente mitologjike
Njeriu jetoi i lumtur ne komunizmin primitiv, kur nuk kishte klasa dhe shfrytezim.
3. Determinizem
Ne bote mbizoteron determinizmi absolut. Do behet c'fare eshte programuar per tu bere. Fati yne varet vetem nga ligjet e historise. Kushdo qe i kundershton eshte i denuar.
4. Es'hatologji
KKy determinisem do sjelli, e duam apo jo, shoqerine pa klasa. Atje historia ndalon. Gjendemi ne Parajse dhe nuk na duhet levizja historike.
5. Zbulese
Materializmi historik eshte e vetmia dhe e vertete e plote. Pervec ketij, asgje. Kur e kupton te zbulohet e verteta e plote-absolute per Historine.
6. Elemente ekstatike
Zoterimi i materializmit historik-dialektik nenkupton zoterimin e te vertetes absolute. Kjo arrihet me besimin tek feja marksiste ku Determinizmi=Perendi, Komunizmi primitiv=Edhem, Prona=Mekati i te pareve, Socialistet utopike=Profetet, Marksi=Messia, Manifesti Komunist=Bibla, Proletariati=Populli i zgjedhur, Revolucioni=Ardhja e dyte, Shoqeria pa klasa=Parajsa.
Vizioni i kesaj shoqerie eshte ekstatizonte njerezit qe e besonin deri ne pranim te vdekjes.
Kush jetoi ne shoqerine komuniste shqiptare mund ti kuptoje lehte paralelizmat.
Krijoni Kontakt