...sa po lodheni ju te dy. Po ju le, sherr te mbare![]()
qe kur jane emancipuar femrat divorcet jane shtuar, ky eshte fakt
Personalisht, nëse një ditë krijoj familjen time, dhe im shoq mbulon shpenzimet për një jetë dinjitoze, nuk do e kisha problemin më të vogël që të fusja për ca vite në sirtar diplomën, derisa fëmija im të bëhej për shkollë. Mgjs e di që ata që më njohin as do të më imagjinonin dot që ta bëja një gjë të tillë duke flakur karrierën për ca vite, por nuk besoj se ka karrierë apo arritje më të madhe e më me vlerë, sesa të jesh nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar.
Fëmija që në fazat e para, ka nevojë për prindin, dhe asnjë nuk mund të bëjë rolin e tij, as gjyshja e as gjyshi, apo ndonjë dado e punësuar. Se pastaj kur është ende foshnje, dhe ti del nga shtëpia që pa shkuar ora 8 e mëngjesit dhe kthehesh në orën 4 e ca të pasdites e rraskapitur nga puna, dhe do jesh si me qenë në kaos: jo nga njëra anë të merresh me fëmijën, jo të sistemosh ndonjë gjë në shtëpi, pastaj edhe yt shoq ka nevojë për përkushtim - se jo më kot gjatë asaj kohe edhe bashkëshortët çuditërisht krijojnë edhe një farë xhelozie ngaqë i lë pas dore duke u marrë veç me fëmijën, etj etj etj...
Është më ndryshe pastaj kur fëmija fillon e rritet dhe futet në shkollë, ku do kalojë goxha kohë në shkollë, dhe pastaj kur kthehet do merret me mësimin. Në atë kohë kur ai pothuajse ka kryer detyrimet në lidhje me të mësuarin, i bie pak a shumë që të kthehen nga puna si nëna dhe babai - e kështu e mblidhet e gjithë familja dhe jeni më pranë njëri tjetrin, madje edhe ndihmoni njëri tjetrin...dhe lidhja në familje bëhet më e fortë.
Yes*, ke ndermend te behesh superwoman =)
"It takes a village to raise a child", mendoj qe angazhimi i te gjitheve eshte me i shendetshem per femijen. Sidomos gjyshja eshte nje ndihme e pa zevendesuar per nje nene te re.
Edukimi fillon kur shkojne ne shkolle. Ne vitet e para te jetes quhet perkujdesje. Kur fillojne shkollen fillon I gjithe procesi I edukimit. Atehere I bie nese ke me shume se 1 femi, te mos punosh kurre.
Per edukimin, apo mesimet e shkolles, eshte mire qe te merret babai me femijen. Keshtu i le nenes hapesire te kujdeset per ushqimin dhe gjerat e tjera qe i nevojiten te mbaj familjen.
Shyqyr ekzistojne çerdhet e kopshtet. Aty femija edhe meson edhe i jep mundesine prinderve qe te punojne qe te dy.
La vita non si spiega, si VIVE!
Krijoni Kontakt