Close
Faqja 4 prej 34 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 333
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Pilivesa
    Une, personalisht mbroj ne menyre te verber te drejtat edhe poziten se gruas. Une do i pergjigjesha pyetjes me pyetjen:

    A mund te kete vlere nje mashkull impotent?

    P.S.
    Po refuzoj te shkruaj me teper pasi do te jem shume subjektive, gje e cila nuk ehste shume optimiste. Thjesht shtrimi i pyetjes me ngre kacurrelat perpjete. Jo ofendim te drejtuar ndaj nismetares, eshte pyetje me vend, thjesht me prek pak ne tela.
    Pyetja qe ke zgjedhur te besh nuk eshte e gjetur mire, pothuajse s'ka lidhje fare. Sidoqofte, lejon te kuptosh qendrimin tend.

    Per mendimin tim, nuk ben mire ta nenvleresosh aq shume rolin e femres shtepiake. Edhe ti nje dite mund te behesh e tille, madje me shume mundesi, qofte edhe per nje kohe te shkurter, do te behesh. Ta uroj! Diku thoje qe do te kesh 4 femije. Si mendon t'i rritesh keta femije? A mendon se mund t'i rrise ata dikush tjeter me mire se ti qe do jesh nena e tyre?

    Edhe sikur te arrish majat e karrieres, edhe sikur te sjellesh ne shtepi lek me bollek, nese nuk arrin t'u japesh hakun femijeve, nuk do kete vlere aspak...Nejse...une mendoj se ti do behesh nje grua shtepiake shume e mire.

    E rendesishme do jete si do te shohi ai shoku qe do kesh afer. Nese do te vleresoje, athere do jesh shume e lumtur çfaredo qe te besh. Po te jete ndonje rronxho-ponxho, si shtepiake, si gru "e famshme" kot do jete.


    P.S. Mos te keqkuptohemi. Nuk dua te them qe gruaja nuk duhet te shkoje ne shkolle, nuk duhet te kete nje profesion te mire, nese deshiron, ose edhe nje pune qe e pelqen. Thjeshte jam kundra keqkuptimit qe ka ne lidhje me gruan shtepiake.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 02-03-2006 më 21:40

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    pikerisht une nuk do perjashtoi mundesin e shkollimit te femres.Po gjithsesi duhet perqendruar me perkushtimin ne (maxsimum) ndaj femijes.
    Pavaresisht se me qka jeni e ngarkuar me punet shtepijake,apo shterore padushim se kur jeni e punsuar, ateher dyfishohet dhe ajo shtepijake fizikisht dhe psiqikisht..e pse?se gjith ajo nan qe lind, ajo po krijon nje frymzim ne shpirtin evet dhe anasjelltas zemra eshte eperkushtuar dhe pose nuk ekziston mundesia e plot mbi kujdesin e femijes se vete!
    do t'thot patjeter femija kerkon ndihmen e nenes, me se shumti se e kujt do tjeter ne Bot! duke mos perjashtuar dhe ate prej babe, po me se shumti lypet ndihma e nenes dhe ne raste, te tilla...Qe te jesh krenare eshte se kur behesh nene i nje femije, qoft e gjitnis femrore apo mashkullore..qe te jesh e lumtur eshte gjeja me e shtrenjt ne kete bote kur te behesh nen. dhe kur lind dhe rrit femijen e dukuar ne "syt e tu" dhe ne "syt" e Botes...Kjo eshte krenaria e Femres qe sjell shembull...flm,

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #33
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Pili po ku te ka vajt mendja ama te keqen .. e une poi pergjigjem kesaj pyetje ...! Gruaja shtepiake ka aq shue vlera sa grate e tjera sikunderse vlerat e nje mashkulli impotent ne krahasim me ata potente pili behu pak me shume me e qarte per ata qe nuk dine pikpamjen tende.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #34
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga bjondina
    Ne shume raste gruaja eshte e detyruar (me deshire apo nga halli) te rrije ne shtepi e te kujdeset per shtepine e femijet. Por ajo qe dua te di une eshte se sa vlere ka kjo pune e gruas, ndonese nuk sjell fitime monetare?A mund te thuhet se vetem burri punon pasi ai sjell para ne shtepi?A duhet te ndihet femra indiferente ne kete rast?
    Sa vlere ka gruaja qe nuk sjelle fitime monetare???
    Kemi shkuar aq large qe te vleresohet cdo gje qe sjell vetem te mira materiale sot ? A mund te blihet edukata e femijeve me para? A duhet qe prindi blej dashurine e femiut dhe familjes? Kjo eshte e pabesueshme vertete!
    Eshte e vertete qe per te krijuar familje duhet nje baze materiale,por kjo nuk do te thote qe ai qe mbetet ne shtepi ,qofte gruaja apo burri ( qe sot behet me marveshje) te kete vlere me pak.Perkundrazi,pasuria me e madhe eshte edukata ,kujdesi qe i ofrohet femiut nga prindi.
    Them te drejten kur e lexova kete teme me shkoi mendja tek nena ime.Edhe ajo ishte amvise,nuk punonte diku, nuk sjellte para ne shtepi.Por ajo kishte dhe ka vleren me te madhe ne jeten time qe nuk paguhet me asnje pasuri te botes.Une per veten time punoj,por kjo nuk do te thote qe disa lek qe i marr ne fund te muajit te me shtojne vleren time si grua,si nene apo bashkeshorte.Por mundohem qe kohen qe e kaloj me familje te e shfrytezoj ne maximum duke dhuruar dashuri e jo para.

  5. #35
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Pyetja qe ke zgjedhur te besh nuk eshte e gjetur mire, pothuajse s'ka lidhje fare. Sidoqofte, lejon te kuptosh qendrimin tend.

    Per mendimin tim, nuk ben mire ta nenvleresosh aq shume rolin e femres shtepiake. Edhe ti nje dite mund te behesh e tille, madje me shume mundesi, qofte edhe per nje kohe te shkurter, do te behesh. Ta uroj! Diku thoje qe do te kesh 4 femije. Si mendon t'i rritesh keta femije? A mendon se mund t'i rrise ata dikush tjeter me mire se ti qe do jesh nena e tyre?

    Edhe sikur te arrish majat e karrieres, edhe sikur te sjellesh ne shtepi lek me bollek, nese nuk arrin t'u japesh hakun femijeve, nuk do kete vlere aspak...Nejse...une mendoj se ti do behesh nje grua shtepiake shume e mire.

    E rendesishme do jete si do te shohi ai shoku qe do kesh afer. Nese do te vleresoje, athere do jesh shume e lumtur çfaredo qe te besh. Po te jete ndonje rronxho-ponxho, si shtepiake, si gru "e famshme" kot do jete.


    P.S. Mos te keqkuptohemi. Nuk dua te them qe gruaja nuk duhet te shkoje ne shkolle, nuk duhet te kete nje profesion te mire, nese deshiron, ose edhe nje pune qe e pelqen. Thjeshte jam kundra keqkuptimit qe ka ne lidhje me gruan shtepiake.
    Faleminderit per kendveshtrimin teper optimist ndaj meje si nene . Gjithashtu dua te theksoj qe me ate pyetje kam dashur te them qe rendesia e femres eshte e pamase. Pikerisht ajo eshte bazamenti i edukumit te brezit te ardhshem. Analogjia me pyetje qendron ne faktin qe nje mashkull edhe pse mund te jete impotent perseri do te kete vlere ne shoqeri.

  6. #36
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anëtarësuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    pfffffffffffffffffff
    te pakten e gjej dreken shtruar, darken po ashtu, e di se e kam gjithmone ne shtepi, eshte e palodhur edhe per naten :P .
    pastaj te tjerat jane njesoj per te gjitha grate.
    (sjam martuar akoma un eeeeeeeee) jam vetem 20 vjec ;P
    all u need is love

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga bjondina
    Ne shume raste gruaja eshte e detyruar (me deshire apo nga halli) te rrije ne shtepi e te kujdeset per shtepine e femijet. Por ajo qe dua te di une eshte se sa vlere ka kjo pune e gruas, ndonese nuk sjell fitime monetare?A mund te thuhet se vetem burri punon pasi ai sjell para ne shtepi?A duhet te ndihet femra indiferente ne kete rast?


    Indiferente qe burri sjell para ne shtepi? Apo indifirente ndaj jetes se saj?

    Per opinionin tim, kjo eshte vetem zgjedhje personale. Nese preferoni te rrini ne shtepi, shop in HSN me parate e burrit, chat and cheat lol, that is perfectly fine.

    perse duhet te pyesesh nese ka vlere? ne kohen kur telecomuting dhe working from home eshte so easy, pyetaj me e sakte eshte : cfare u terheq me shume te beni ne jeten teuaj?

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Ketu ka te beje shume edukata dhe mentaliteti ne vleresimin e gjerave

    Ka shume rendesi pavaresia ekonomike.Kjo per njemije e nje aresye

    Ne fakt do te thoja qe ka shume e shume rendesi perputhja ne pothuajse ne te gjitha aspektet deri diku, se nuk eshte e mundur 100%.

    Te kene te dy prinderit nivel arsomor te barabarte per te kuptuar rendesine e gjerave ne te njejtin kendveshtrim

    Te kontribojne te dy ne familje per te ardhurat dhe per edukimin, per respekt e dashuri reciproke se edhe vleresimi eshte i dyanshem domosdo.

    Edhe bashkeshorti vlereson me shume nje grua qe eshte e arsimuar, qe kontribon ne familje me te gjitha mundesite qe ka....etj por kjo kuptohet nqs e ka edhe ai ate ngritje qe te arrije te vleresoje kete. Keshtu edhe ai e kuton me mire te mirat dhe pasojat e nje nene qe rri ne shtepi pa angazhime shoqerore.

    Pas ca vitesh edhe femijet jane krenare per prinder qe kane bere dicka qe ai vlen ne jete.
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Është e nevojshme të theksohet se secili anëtarë i familjes e ka rolin e vet, mu sikur hallkat e një zingjiri, sepse cilado nga këto hallka që të këputet, zingjiri nuk ekziston, apo nuk e kryen funksionin e vet. Është patjetër e nevojshme në kohën e sotme, nëse ekziston mudnësia, që secili të ketë lekun e vet, dhe të ndjej në një mënyrë pavarësinë shpirtërore dhe ekonomike, por edhe nëse këtë mundësi nuk e ka (fjala është për gruan si pjesëmarrëse e ndërtimit të familjes) atëherë kontributi i saj si EDUKATORE E FËMIJËVE është diçka që nuk mund të paguhet me kurfar parash (edhe pse në edukim pa dyshim se merr pjesë edhe burri-babai, mirëpo duke e ditur se ata kalojnë më pak kohë brenda katër mureve dhe se fëmijët në hapat e tyre të parë janë shumë më të lidhur me nënën se sa me babain, kujtoj se barra e edukimit më shumë iu bie nënave). Prandaj vlera dhe roli i gruas në familje është i padiskutueshëm dhe mund të them shumë i vlefshëm. Besoj se poashtu të gjithë pajtohemi se pa të ardhura, familja nuk mund ti plotësoj nevojat elementare, por edhe nëse ato të ardhura janë minimale, disi do të lidhen skaji me skaj, por nëse fëmijët lindin dhe rriten pa edukatën e duhur atëherë varfëria e familjes është më e madhe se sa ajo ekonomike, prandaj vlerësoni vet…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #40
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Une mendoj qe çdo femer lidhja me femijen kur eshte foshnje e detyron qe te jete per nje periudhe te ndryshueshme shtepiake....problemi nuk ekziston per sa kohe femra s'humbet vetevleresimin,sepse po ishte ajo e para qe rolin si shtepiake ta shikoje si me te ulet sesa ate te nje femre ne karriere, ath te gjithe do e shikojne keshtu,deri edhe vete femijet kur rriten....
    Shumica e njerezve(ose tamam tamam te gjithe) femijet i bejne per egoizem, per arsye se kjo u kompleton ciklin e jetes dhe i ben te konfirmojne qenien femer apo mashkull ne teresine e vete,ajo qe ne gjuhen e perditshme do quhej femijet jane kenaqesi,pas kesaj do duhej dhe te mendohen qe s'eshte vetem kenaqesi po eshte detyre dhe pergjegjesi per qenie te tjera, te paafta per te jetuar vetem dhe qe s'kane nevoje vetem per para,por kane nevoje per ekuiliber dhe dashuri.
    Femra per mendimin tim s'humbet vlere duke qene shtepiake, po duke mos qene nene e denje per kete emer, njesoj si mashkulli nese s'eshte prind i denje...
    Shoqeria e sotme ofron shume mundesi per te dhene vetes vendin qe meriton, edhe duke qene ne shtepi, ajo qe s'te ofron eshte te kthesh kohen pas nese gabon me femijet dhe ia le kujdesin ne dore babysitterit te pare qe gjen....

    Personalisht nese do dua karriere, s'do bej femije, se s'do toleroja dot qe ti rrise dikush tjeter per arsyet qe thashe me lart dhe shume shume te tjera...

Faqja 4 prej 34 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fjalet dhe shprehjet me te cilat njeriu komunikon me kafshet shtepiake
    Nga DYDRINAS në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 00:53
  2. Firma më e mirë për pajisjet shtëpiake
    Nga Fiori në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:10
  3. Vetmi Gruaje
    Nga SkenderRusi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 06:25
  4. Kafshet shtepiake
    Nga Pogradecari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 22:54
  5. Arome gruaje...ne policine rrugore
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-08-2003, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •