Historia e ndarjes ndermjet Kishes bizantine me Kishen e Ritit romak
nga Don Albert Jakaj, Prishtinė - Zllakuqan
Nese si date zyrtare e "skizmes" (ndarjes) ndermjet Kishes lindore me ate perendimore shenohet viti 1054, historianet kete e quajne thjeshtesim i gjerave, sepse ndarja ndermjet kishave ka si origjine shume kohe me pare se kjo date simbolike.
Me 11 maj te vitit 330 Konstantini ne ngushticen e Bosforit themeloi kryeqytetin e Perandorise romake te lindjes. Ne shenje nderi dhe respekti ndaj Mbretit ky qytetet morri emrin e tij, pra Konstantinopoja. Me vone do te fitoje edhe titullin e nderit "Roma e Re" dhe se shpejti do t'i shtohen edhe privilegjet e tjera qe gezonte Roma e lashte dhe do te behet qytet Metropol per mbare pjesen lindore te Europes. Kundershtimi dhe xhelozia nga Roma antike ishte normale per qytetin dhe kjo xhelozi ze fill qe nga themelimi i Romes lindore. Ne aspektin fetar e kishtar fillimisht Konstantinopoja nuk ishte shume e rendesishme, por vetem duke filluar nga data 315 qyteti i lashte Bizanci (mendohet se mbi kete qyteze eshte themeluar Konstantinopoja), do te jete serli Ipeshkvore.
Konstantinopoja nuk ka qene themeluar nga asnje Apostull dhe nuk mund te deshmonte asnje varr te ndonje apostulli qe te kete qene varrosur brenda mureve te saj. Pra shihet qarte se Konstantinopoja nuk kishte nivelin e selise Apostolike, sic kishte Roma, Aleksandria, Antiokia, Jerusalemi dhe ne kete menyre nuk mund te konsiderohej si mbrojtese e ortodoksise se fese se krishtere. Nga ana tjeter te gjithe Mbreterit lindor qendronin ne Konstantinopoje dhe luanin nje rol vendimtar brenda Kishes, me shume se mbreterit ne Perendim. Perandoret thirrnin dhe hapnin solemnisht Koncilet dhe udhehiqnin ato, poashtu jane mbrojtes dhe administrator te Kishes. Bashkimi i Kishes dhe bashkimi i pushtetit te Mbretit kushtezonin njera-tjetren ne menyre reciproke.
Perandori i krishtere konsiderohej si mbikqyres i bashkimit te Kishes dhe mbrojtes i ortodoksise se fese se krishtere, pra me pushtetin e tij te dhuruar nga Hyji mbreteronte ne Kishe dhe emronte ipeshkvinjte.
Ne kete kontekst ne Konstantinopje lind legjenda e shen Andrese, ku flitet se Apostulli Andre ka predikuar ungjillin dhe Bizanc (Konstantinopoja e lashte) dhe ka themeluar ne kete qytet nje seli Ipeshkvore. Sipas deshmise se Shkrimit Shenjt Andrea ka qene i thirrur nga Jezusi per te ushtruar sherbesen e tij apostolike me pare se vellai i tij Pjetri, duke lexuar Shkrimin Shenjt ne kete optike do te interpretojne se selia apostolike e Konstantinopojes mund te pretendonte "primatin" (paresine) ne mbare boten e krishtere.
Nga ana juridike ky pretendim do te konkretizohet ne Koncilin e Konstantinopojes ne vitin 381 (ne kanonin e trete shkruan keshtu: "ipeshkvi i Konstantinopojes ka primat nderi, pas ipeshkvit te Romes, ne fakt ky qytet eshte Roma e Re").
Roma kundershton kete pretendim, sepse nuk bazohej aspak ne Shkrimin Shenjt, por kishte qellime politike dhe strategjike ne lindje te Europes. Konstantinopoja kishte si qellim nenshtrimin e selive te tjera te lashta Apostolike: Antiokia, Aleksandria dhe Jersualemi, keshtu qe Konstantinopoja nuk eshte e vetdijshme per paresine qe do te gezoje ne aspektin politik. Ne te vertete qyteti nderohet nga prania e Perandorit dhe Senatit, ne kete menyre gezon privilegjet e njejta te Romes se lashte edhe ne aspektin kishtar dhe jo vetem ne aspektin politik.
Jo vetem kundershtimet e Romes, por edhe vendimet e Koncilit te Konstantinopojes dhe Kalcedonies hidhen poshte. Ne kete menyre selia ipeshkvore e Konstantinopojes merr titullin "Patriarkat Ekumenik" dhe sipas shume historianeve dhe studiuesve Patriarku i kesaj selie do te pretendoi te ushtroje ndikimin e tij ne mbare boten e krishtere, pra shihet qarte se behet fjale per nje konkurrence ndaj Romes.
Fillon procesi i largimit te Konstantinopojes ndaj Romes dhe ky largim eshte gjithnje ne rritje, megjithate duhet te themi se ky largim eshte fryt i qellimeve politike, kulturore dhe fetare.
Ne Koncilin e Kalcedonies ipeshkvi i Romes Feliēe II (483-492) nxorri nje dekret ckisherimi per Patriarkun Akaēi te Konstantinopojes, sepse behej fjale per nje formule te dyshimte monofiziste mbi fene e krishtere. Pas ketij gjesti Akaēi eliminon emrin e ipeshkvit te Romes ne lutjet e besimtareve dhe ne kete menyre thyhen marredheniet me Romen. Patriarket e Antiokise dhe Aleksandrise ndjekin shembullin e tij, keshtu qe kemi ndarjen e pare ndermjet Kishave qe zgjat deri ne vitin 519.
Kishat e lindjes ne kete periudhe kohore ndjenin veten shume superior ndaj Kishes se Perendimit, jo vetem se ne lindje flitej gjuha e Beselidhjes se Re, pra greqishtja, por konsiderojne Perendimin sikur kane thyer origjinen me fene e krishtere, sepse ne kete periudhe kemi ardhjen dhe sundimin e barbareve ne pjesen me te madhe te Perendimit.
Literatura latine ne lindje nuk mirret ne konsiderim fare (si psh. shen Agustini...), edhe pse ne Rome gjuha greke flitet si gjuhe e dyte (pas latinishtes). Se bashku me kulturen e kultin edhe menyra e jeteses zhvilloheshin ne menyre te pavarur. Kalendari kishtar dhe liturgjik, festat, dita e agjerimit... te lindjes dhe perendimit nuk perputheshin, poashtu edhe qe nga vendosja e ligjit te Celibatit ne Kishen e Perendimit, do te ndryshojne edhe veshja dhe menyra e jeteses e klerit kishtar.
Mbreti i mbreterise se lindjes arriti te shtrinte ndikimin e tij ne Italine e Jugut, atehere Papet kerkuan ndihme nga franket. Ne vitin 800 Papa Leoni III-te kurorezon mbret Karlin e Madh, kjo ngjarje konsiderohet nga Konstantinopoja si veper tradhetie nga ana e mbretit.
(vijon)
Krijoni Kontakt