Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29

Tema: Sonila Meēo

  1. #11
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Meqe me Sonilen jemi kolege dhe kemi punuar rreth 4 vjet sebashku ne te njejten redaksi informacioni doja te thoja vec dicka: eshte e vetmja prezantuese qe kur flet nuk shikon promterin (pajisjen e vecante ku shkruhen me germa te medha lajmet qe lexojne folesit dhe qe vihet perballe tyre gjate transmetimeve)...Dhe megjithate ka rekordin e numrit te fjaleve te sakta per minute nga te gjitha foleset e televizioneve shqiptare.
    Nje fakt: Diten e 11 shtatorit te tragjedise ne redaksine e Top-it ishin mobilizuar njekohesisht rreth 6 gazetare(perkthyese) te lajmit te jashtem dhe po pergatisnin specialen sa me shpejt te ishte e mundur. Perfundimi: materiali i perkthyer nga Sonila ishte me shume se gjysma e speciales per te cilen punuan 5 koleget e tjera! E pershendes Sonin kudo qe te jete dhe suksese te Vizion+ !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 08-05-2006 mė 16:53
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shume e bukur qenka kjo Sonila. Te pakten zigomat i ka te larta, buzeqeshjen e embel, shikimin depertues, dhembet e bukur, dhe mbi te gjitha, nuk ka mustaqe (shqiptaret ndonjehere kan raport i cik problematik me te rrujtmen e qimeve te teperta ).

    Plus duket goce e zgjuar.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #13
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Eneida Tarifa eshte simpatike, talent ka e me ka habitur (dhe e respektoj per kete) por nuk eshte me e bukur se sa Sonila Mece (qe eshte yll dhe ka tamam pamje modele sfilatash, shalegjate dhe krahe elegante sic i ka). Ajo qe s'me pelqen nga Sonila eshte menyra se si qendron. Mbaj mend qe kerruseshe mjaft, s'e di pse. Tani s'di ne ia kane vene ne dukje sepse s'e kam pare, por ashtu e bente dhe me cudiste se si ka mundesi nje prezantuese te kerruset ashtu (mgjs c'them dhe une... kush e di si e ka hallin goca se s'besoj se do te duket keq). Ben dhe ca levizje nervoze, she doesn't flow on the screen, por ecen e lekundet vrullshem padashje. Po qe eshte yll, eshte... s'ke c'i shan (vec ne qofsh mashkull i shkurter... lol).
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #14
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105
    Si shembull i mar simpatike ,megjithate ka dhe me te bukura
    Pavlina Mani prezantuse e talentuar dhe shum e popullarizuar dhe folja e saj shum fantastike

  5. #15
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga LOTI_NE_SY
    ...megjithate ka dhe me te bukura
    natyrshem qe ke te drejte te shprehesh mendimin tend, por po ashtu edhe une timin, qofte edhe per te komentuar mendimin tend lol

    keto qendrimet gjithmone-kritikuese dhe shprehjet e tipit "ka edhe me te bukura", "ka edhe me te zgjuar" nuk shprehin gje tjeter vecse nje shabllonllėk dhe kompleks inferioriteti (yes, it is a word now, after I use it lol)

    nuk ishte aspak pyetja nese ky njeri qe po diskutohet ketu eshte njeriu me perfekt

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Sonila Meēo:Pushtuesi qė rikthehet me telenovela…

    Pyetėsori 33, revista Mapo numri i qershorit

    Ajo ėshtė njė nga ‘gratė e forta’ tė televizionit. (Ndoshta e vetmja grua e fortė e televizionit!) E tillė sepse i pėrket njė race tjetėr: vjen nga bota akademike dhe arrin tė bėhet televizive. Dhe, ky ėshtė pothuajse njė kalim ylberi: pėrgjatė tij mund tė zhbėhesh, shndėrrohesh ose zhdukesh. Sonila Meēo ia ka dalė qė thelbit dhe kryeneēėsisė akademike t’i veshė shpejtėsinė dhe formėn televizive. Ėshtė njė lidhje e lumtur, siē e dėshmon edhe intervista mė poshtė.



    1- Dita e Ēlirimit: 28 apo 29 Nėntori?

    Dy dekada nė kėrkim tė njė date qė prodhon konsensus, dy dekada pėr t’u dhėnė ngjyrė fituesve tė luftės, dy dekada pėr ta degjeneruar debatin nė dy tė vėrteta e nė fund tė ditės bilanci: bojė e letėr harxhuar pėr tė dėshmuar se kur u largua i fundmi gjerman. Rrekja pėr tė politizuar njė datė, qė, megjithėse produkt i njė dekreti, ėshtė simbol, ka harxhuar kaq shumė energji sa mė shumė ngjan se po siglojmė ndarjen pėrtej bashkimit. Ēdo shtet ka nevojė pėr datat, sado sforcueshėm e imponueshėm vendosur, nuk duhet humbur rasti qė pėr pėrplasje identitetesh ideologjike t’i mėsyjmė historisė pėr t’u pozicionuar secili nė istikamin e vet. Nė ditėt kur pėrmendet mė shumė se ‘buka’ fjala ‘kompromis’ ne e kemi tė pamundur ta gjejmė atė edhe pėr festat. Me apo pa ‘apo’, le ta gjejmė kurajėn tė biem dakord pėr njė akt formal, pa harruar kthimin e Gjergj Kastriotit nė atdhe, pavarėsinė, ēlirimin pavarėsisht ē’solli ai mė pas. Qofshin kėto nė njė datė a dy, do tė mbeten aty si shenja tė forta tė historisė sė pėrbashkėt tė shqiptarėve.

    2- Shenjat e cilit pushtues duken mė qartė nė fizionominė sociale shqiptare?

    Pushtimet nė shekuj tė shqiptarėve, sundimet e gjata, lufta e qėndresa pėrgjatė tyre kanė ngjizur ndėr ne nevojėn e formimit tė njė identiteti tė ndryshėm nga ai i pushtuesit. Ngjan se njė enzimė e fortė ka ndikuar nė unifikimin e kulturės identitare. Nga luftėrat ballkanike tek ato botėrore kemi dėshmuar se nuk kemi ndenjur urtė, se kemi ditur tė bėjmė rezistencė. Edhe nė amullinė e kaosin pesėshekullor, nė periudhėn e zymtė e tė errėt pas vdekjes sė Skėnderbeut, kur jetuam gjatė nėn perandori, megjithėse nė periferi tė saj, gjithherė jemi pėrpjekur t’u rezistojmė pasioneve tė fqinjėve pėr territoret tona. Shumė sjellje tona kushtėzohen nga rezistenca e gjatė kundrejt pushtimit, por kur ky i fundit ėshtė i gjatė, shumė i gjatė, pėr shekuj me radhė, nuk na lė dhuratė veē toponime, emra, ndėrtesa e fjalė, por edhe dėshirė pėr tė parė nė masė telenovelat nė gjuhėn e tij (qesh).

    3- Kur themi ‘qytet’ nė kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton kėtė emėrtim?

    Nėse niveli i urbanizimit do tė konsiderohej si tregues i mjaftueshėm pėr zhvillimin e njė polisi, Tirana ėshtė ende me njė draft plani rregullues, e paqartė, e turbullt, e shfrenuar. Por ende me shanset pėr ta merituar pėrcaktimin.

    4- WikiLeaks, mirė apo keq?

    Wikileaks ėshtė i sikletshėm pėr diplomacinė, bezdisės pėr politikėn, shqetėsues nė termat e sigurisė, fotosintezė pėr spekulatorėt mediatikė, motiv pėr gazetarinė investigative, me efekt 0 pėr politikėn e jashtme. Megjithatė, zelli pėr tė zhvendosur gjykimin dhe verdiktin pėrfundimtar te njė entitet jashtė nesh nuk qenkėrka karakteristikė veē e shqiptarėve.

    5- Gegnishtja apo standardi?

    Dy hapėsira tė ndėrlidhura, po japin e marrin me mė shumė guxim tani. Konvencion i shpirtit, gjuha, shtresėzon shekuj historie e kulture, ēdo huamarrje kėsisoj duhet bėrė me shumė kujdes se tė dyja mund tė lėndohen, standardi prej njė ēekuilibrimi nga dyndja e beftė e gegnishtes, por edhe gegnishtja nga fyerja e gjatė akumuluar prej njė vendimi deri diku tė dhunshėm. Duam apo nuk duam, ashtu si edhe nė kėto radhė shkruar nga njė pėrmetare, nė media, art e kulturė bujtja e gegnishtes po bėhet e pashmangshme, por jo kėrcėnuese pėr standardin, qė gjithsesi mbetet pėrbashkues.

    6- Shqipėri etnike, apo kėshtu si jemi mjafton?

    Bashkimi ekonomik e kulturor ngjajnė tė mundur karshi njė teze pretenduese deri nė delir si kjo e Shqipėrisė etnike. Nė kėtė vendin tim kam miq edhe nga minoritetet qė e duan Shqipėrinė, e pėr kėtė jam e bindur qė kjo e fundit nuk u pėrket vetėm shqiptarėve. Ndėrsa politikanėt gjithnjė e mė shumė flasin pėr bashkimin fizik me hyrjen nė Europė, pres ende tė bindem e jo thjesht frymėzohem pėr njė kryeministėr, njė president e njė qeveri mbarėshqiptare.

    7- A ka njė rrezik neo-otoman pėr Shqipėrinė?

    Neo-otomanizmi si slogan propagandistik i rri mirė kohėrave tė krizave, kur tė mėdhenjtė humbasin vėmendjen ndaj rajoneve tė vogla si Ballkani, pėr t’u marrė pak mė shumė me veten. Nė kėtė pluhur dhe re paqartėsie e pasigurie, nostalgjia formėzon krijesa deri diku garantuese si Fuqitė e Reja Rajonale. Nėse nėnkuptohet Turqia si njė prej tyre, mė ngjan keqkuptim i madh pėrcaktimi ‘neo-otomanizėm’. Otomanizmi mė shpie te perandoria, gjasat e sė cilės nuk i shoh kurrkund. Shqipėria, konceptuar historikisht mes Lindjes e Perėndimit, nuk vuan as rėnie entuziazmi pėr t’iu bashkuar Europės e as paragjykim pėr tė bashkėpunuar me miqtė nga lind dielli. Le t’i gjejmė diku tjetėr motivet e perspektivės sė zhvillimit nė Ballkan.

    8- A ka pasur njė rrezik anglo-amerikan pėr Shqipėrinė?

    ‘Rreziqet’ e shpallura publikisht janė mė shumė pjella tė propagandės sė pushtetit. Aq mė tepėr kur ky pushtet ėshtė edhe diktatorial. Nė ndryshim nga rreziku i mėsipėrm qė i mėsyhet Europės pėr ta shantazhuar nė dobėsi e sipėr, ai anglo-amerikan u injektua pėr tė justifikuar vetizolimin. Ishim shumė tė vegjėl pėr tė pretenduar pushtimin nga mė tė mėdhenjtė.

    9- Si do i pėrshkruanit gjurmėt nė histori tė Ahmet Zogut, Enver Hoxhės, Sali Berishės?

    Materia ku shkel gjykimi im ėshtė ende e nxehtė dhe gjurmėt nuk dallohen dot lehtė pa u ftohur ajo. Pėrshkrimi im personal ėshtė i parėndėsishėm, sepse nxėnėse kam mėsuar me librat e historisė sė fillim viteve ’90, ku ideologjia komuniste e kish ende bojėn e freskėt mbi to; u bėra gazetare me perceptimet mbi historinė nė vitet 2000, ku persekutuesit konfondoheshin pa problem me tė persekutuarit dhe ende nuk kam guxim tė besoj atė qė shkruhet prej atyre qė gjykimin e kanė artikuluar nė tė nxehtė. Nė kėtė ‘pėrvėlim’ shqisash e lėnde historia tė paktėn ka rėnė dakord tė pagėzojė mbret tė parin dhe diktator tė dytin. Teksa pėr Berishėn, ende nuk kanė nisur tė flasin historianėt, por vetėm kundėrshtarėt apo mbėshtetėsit e tij politikė. Ēfarė doze objektiviteti mund tė kenė bashkėkohėsit, qė mė sė shumti njihen pėr dellin kryqėzues? Kjo vlen pėr ēdo politikan tė tranzicionit, pak mė shumė pėr mė jetėgjatin e periudhės sė pluralizmit

    10- Ballist, i/e Legalitetit, partizan apo asnjanės?

    Gjyshi im u aktivizua me Ballin, pėr kėtė hoqėn keq tre breza deri nė vitet ’90. Xhaxhai im doli shumė i ri partizan, pėr kėtė mundėn tė shpėtojnė diēka tre breza pėr tė njėjtėn periudhė. Teksa i pari vuajti pėr diēka qė besonte, tė dytit iu shpėrblye besimi. At e bir sot nuk jetojnė, u ndanė nga jeta pa ardhur demokracia. Jam e bindur qė nuk do habiteshin po tė mėsonin se njė prej nipėrve ėshtė anėtar i Partisė Lėvizja e Legalitetit. Pėr kėtė nuk di nėse beson, apo e bėn sepse tė jesh asnjanės nuk ėshtė as nė modė e as shpėrblyese. Nė kohėt e sotme tė merr malli pėr njė kauzė tė denjė, paragjykohesh keqas t’i japėsh zė njė opinioni, por gjithsesi ia vlen tė ‘digjesh’ edhe sepse deklarimi ėshtė mbrojtja mė e mirė. Andaj me kėdo, veē jo asnjanėse.

    11- A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepėr e jugosllavėve?

    Lėvizjet komuniste nė rajon e patėn kėtė ndikim. Nuk di tė them a qe vepėr plotėsisht e tyre, por di se ai qė e gėzoi bėri shpejt tė vetėn.

    12- Nė rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?

    Tė ēdokohshėm. Hamza historia ka plot, madje nuk di nėse do kishte histori pa Hamza. Me lindjen e Gjonit, djalit tė Skėnderbeut, Hamzai, nipi i tij, humbi ēdo shpresė pėr trashėgimin e principatės sė Kastriotėve. Nisi gjithēka nga frika, pėr tė marrė formėn e zemėratės dhe frustrimit. Kėshtu ndodh mė sė shumti. Tė paktė janė ata qė ia kanė dalė tė kenė sukses pa njė akt tradhtie.

    13- Po mbretėreshėn Geraldinė?

    Njė histori e trishtė e fisnikes sė bukur, viktimė e njė eksperimenti tė dėshtuar monarkik, mbretėrim vetėm pėr 354 ditė, dashuri e besnikėri pėr gjithė jetėn. Hollywood-i nuk e bindi dot, pavarėsisht tundimit tė saj, tė bėnte njė romancė frymėzuar prej historisė sė Geraldinės. Bekim pėr ēdo krijues fati i saj.

    14- Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

    Zhgėnjyese me dhimbje, nuk e ndjek sot Superligėn apo Kategorinė e parė. Por mė kujtohet kur me njė radio tė vogėl, dhuratė nga kushėrinjtė prej Shkupi nė vitet ’80, tė shtunat dhe tė dielat buēisnin nga zėri i Ahmet Shqarrit dhe Ismet Bellovės pėr tė shoqėruar rrjetėn e Shehut, Kolės, Demollarit. Me zemėr Partizani, me arsye Dinamo, pėr spektakėl Tirona. Kur im atė mė tregon se ē’bėnte pasioni i Demnerit tė dikurshėm me njė top llastiku, zerot pas shifrės sė trajnerėve nuk i bėjnė drejtėsi futbollit, por basteve.

    15- A ėshtė frymėzuese figura e Krishtit?

    Krishti pėr njė muslimane si unė nuk provokon dilemėn profet apo bir i Zotit, por mė frymėzon pėrtej ēdo besimtari qė kam njohur. Jo pėr mrekullitė, se ato ndodhin e lindin edhe prej nesh, mjafton tė shoh Amarisin ēdo ditė. Besimi ynė sfidohet ēdo herė nga tė paudhėt, por urtia e Krishtit, si edhe e profetėve tė tjerė, tė ndihmon tė gjesh ekuilibrin e ēmuar mes besimit, familjes dhe punės.

    16- Nėse do i pėrballnit si simbole fetare, historike, sociale, por edhe kulturore, cili ka ndikuar mė shumė historinė e njerėzimit, Krishti apo Muhameti?

    Pyetje enciklopedike, tė bėsh njė krahasim relativ tė influencės sė tyre ėshtė proces subjektiv. Zoti e di mė mirė se pėrse ka zgjedhur t’i sjellė tė dy mesazherėt e tij, secili nė pjesė tė ndryshme, secili nė kohė tė ndryshme, secili i adhuruar e paragjykuar njėkohėsisht. Nė njė perceptim tė shpejtė Muhamedi qe themelues i njė besimi tė madh botėror e lider politik e ushtarak. Krishti themelues i Krishterimit, figurė qendrore e tij. Por sot influenca e tyre ndihet pak atje ku shtrihet pushteti i vėrtetė (tokėsor tė kuptohemi).

    17- Besėtytnitė: i njihni, i sundoni apo ju sundojnė?

    Tė paarsyeshme nė ekzistencėn e tyre, shkenca nuk ka mundur t’i sundojė. Unė rrekem t’i njoh, pranoj e jetoj me to. Nė njė mėnyrė a tjetėr janė tharm i pėrjetimit dhe komunikimit social.

    18- Si do e pėrkufizonit Haxhi Qamilin?

    Kopuk, finok, megjithėse analfabet, ngritur mbi bashkėfshatarėt e pagdhendur, mishėrim i mentalitetit tipik tė kohės, shaka e historisė, ironi e sistemit komunist, krah i armatosur i injorancės, prodhim mediokėr i ēdo kohe.

    19- A ėshtė Gjergj Kastrioti mishėrimi i pragmatizmit dhe njėkohėsisht indiferencės fetare tė shqiptarėve?

    Debati pėr Skėnderbeun ėshtė ndezur kaq shumė sa ēdo ashkėl qė mund tė hedh unė nė pak radhė mund tė pėrfshijė edhe tė tjera pėrcaktime nė kėtė zjarr tė madh nga i cili nuk privojmė as heronjtė tanė. Pėr disa ėshtė shpikje e shqiptarėve nė kohė tė ndryshme nė emėr tė kombit, mit nė mbrojtje tė Europės pėr tė ankoruar shpresat te kjo e fundit pėr mbėshtetje nė pavarėsi, mit i krishterimit, huazuar nga nacionalistėt, e kanė pėrdorur komunistė e fetarė. Nė betejėn pėr t’i vėnė sfond mitik a historik, mėnyra e gjykimit tė tij nė kohė tė ndryshme ėshtė mishėrim i pragmatizmit dhe indiferencės fetare tė shqiptarėve. Ai ėshtė marrė e rimarrė pėr tė paqtuar interesat e veta ēdo sistem, rrymė, pėrkatėsi a individ pa u shqetėsuar se me kalimin e shekujve, kohėve dhe epokave ai po zhvishet nga konteksti ēdo herė, pėr t’i veshur fenomenit atė qė shqiptarėt dinė tė bėjnė mė mirė, harresėn

    20- ‘Mbahu nėno mos kij frikė, se ke djemtė nė Amerikė’…premtim romantik apo pėrshkruese e rolit tė Diasporės nė jetėn e Shqipėrisė?

    Patriotizėm folklorik pėr disa, ėndrra e diasporės sė dikurshme tretur metropoleve amerikane pėr tė tjerė, premtim i dilutuar me shumėfishimin e numrit te diasporės. Ekzistenca e saj para dhe gjatė komunizmit artikulohej nė terma tė tjerė nga ata qė sot mishėron njė grupim mė i madh, por mė pak i organizuar, madje i ndarė sipas orekseve politike nė mėmėdhe.

    21- Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria! A ėshtė njė kredo e tejkaluar?

    Nga koha e artikulimit tė Pashko Vashės ka rrjedhur shumė lėng historik, nuk ka mė pushtues perandorakė apo komunistė nė pushtet. Por njė soj rilindjeje mbi kėtė katrahurė vlerash e bjerrjeje morali po e lusim tė gjithė (tė paktėn publikisht). Droja qė kam nė shprehje tė ngjashme ėshtė se kodoshėt populistė pėrfitojnė nga situatat kaotike, tė krizės sė besimit e vlerave, pėr tė rimarrė kredo tė sė shkuarės e pėr tė pėrligjur kėsisoj pushtetin e sė nesėrmes. A nuk po pėrmenden ca si shumė sulltanėt e portat e larta?????

    22- Pėr kėtė diell! Pėr ideal tė Partisė! Pėr nder tė familjes! Pėr Shqipėri apo, pėr Zotin?

    Pėr Zotin, nuk po di si tė tė gjegjem (qesh)!

    23- Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritėn dhe jo duelin. Pse?

    Vetėm ai shqiptar, thua? Pėr mė tepėr qė nuk gjej bazė krahasimore tė rasteve tė shprehura nė traditė e folklor pėr pritėn kundrejt duelit. Prita ėshtė njė formė zgjedhjeje pėr tė realizuar hakmarrjen, qė nė kushtet e mungesės sė njė autoriteti tė lartė ndėshkues tė gjithėpranuar i lihet nė dorė palėve tė pėrfshira. Njė formė ekzekutimi qė shmang pėrballjen. Dueli ėshtė kalorėsiak, mė shumė ndėr fisnikėt apo aristokratėt qė e zgjodhėn si formė pėrballje nė mejdan, siē i thonė fjalės, fiton mė i forti e jo ai i zėnė nė pusi. Tė ndikuar nga kanunet, ligjet zakonore, folklori dhe tradita njohin kėto parime dyluftimi. Tjetėr gjė se ēfarė kanė bėrė shqiptarėt nė kohė tė ndryshme pėr tė mbijetuar, pėr tė vėnė nderin nė vend, pėr t’i shpėtuar rrezikut, herė kanė zgjedhur befasinė e pusisė e herė pėrballjen nė duel. Kjo nuk se ndryshon gjė nė pasojė, qėllimi ėshtė ekzekutimi.

    24- A ėshtė Kanuni libri mė pak i lexuar dhe mė shumė i interpretuar ndėr shqiptarė?

    Pėrēudnim me kosto tė frikshme edhe nė shek. XXI. Nė vend qė tė ruhej si njė relikte e rregullave tė pashkruara qė normuan sjelljen shoqėrore nė breza tė tėrė, si njė trashėgimi kulturore pėr muze e aq, ai keqinterpretohet, keqpėrdoret. Pėrmbledhja e ligjeve, rregullave, normave e zakoneve mbi nderin, mikpritjen, sjelljen e fisin dhe trashėgimi i tyre dėshmojnė urtinė e brezave, ndėrsa fytyra e tij sot, pėrtej frėngjive tė ngujimit dėshmon injorancėn dhe paburrėrinė e atyre qė nuk njohin shtet dhe ligj.

    25- A keni menduar ndonjėherė ‘ky vend nuk bėhet’?

    Shpirti nuk kontrollohet nga gjeografia, por unė kėtu kam prindėrit, miqtė, punėn, shtėpinė. Gjithsesi kėto arsye nuk kanė mjaftuar tė mos pėshpėris qoftė njė herė tė vetme ‘ky vend s’bėhet’. Por, qėkurse kam sjellė nė jetė Amarisin, energjia ėshtė orientuar pozitivisht drejt idesė si ta bėjmė nga pak kėtė vend. Kushdo qė vendos tė rrisė fėmijė nė Shqipėri, i bėn nga pak mirė vendit dhe vetes.

    26- Kur dėgjoni ‘o sa mirė me qenė shqiptar!’ sikletoseni apo rrėqetheni?

    Kam njė ndėrgjegjėsim kozmik qė shkon pėrtej flamurit: ‘o sa mirė me qenė njeri!’. Ta nisim nga parimet bazė, se tek e fundit vijmė nė jetė pa tė drejtė zgjedhjeje shqiptarė, gjermanė, britanikė…

    27- Poet Kombėtar: Fishta apo Naimi? Pse?

    Nuk di pse kjo zgjedhje e kufizuar, o njėri o tjetri. Qė nga gjuha e pėrdorur, nė gjallimin e mrekullueshėm tė dialekteve, metaforave e figurave tė tjera letrare, pėr atė pasuri tė shprehuri, por edhe dėshirė pėr tė mos shterur lėngu i poezive tė tyre, do t’i pagėzoja poetė kombėtarė, pa qenė shumė e sigurt nėse kemi tė dy tė njėjtin koncept pėr kėtė pėrcaktim.

    28- Ē’do tė thotė pėr ju ‘e djathtė’ dhe a ekziston e djathta shqiptare?

    E djathta shqiptare ėshtė ajo qė ulet nė krahun e djathte nė Parlament (qesh). Ndėrtuar prej dy dekadash, pluralizmi shqiptar ende nuk ėshtė vetėdijesuar pėr identitete tė qarta politike. Qeveri tė majta kanė aplikuar politika tė djathta e vice versa nė funksion tė interesave tė pushtetit. Nuk ia vlen tė bėjmė teori pėr tė djathtėn dhe format e saj, por njė raport i drejtė me periudhėn e komunizmit, me pronėn, iniciativėn e lirė orientojnė disa prej qėndrimeve programore qė do tė ishin pėrcaktuese pėr votėn majtas a djathtas tė shqiptarėve. Modeli qeverisės ėshtė mė shumė traditė e kėtu merr vlerė ai 45-vjeēar qė krijoi hendekun nga i cili ende nuk kemi bėrė shkėputjen e plotė.

    29- A shihni vazhdimėsi tė PPSH nė PSSH?

    Shoh gjurmė mentaliteti kudo, nė ēdo organizim tė madh a tė vogėl, vullnetar a tė detyruar, majtas e djathtas, nė qendėr e nė ekstrem. ADN-ja jonė do ende breza pėr t’u shpėtuar aleleve dominantė e atyre tė fshehur tė asaj trashėgimie.

    30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit tė mbrapshtė’?

    Vitin, kur pasojat erdhėn kryekėput pėr fajin tonė.

    31- Ka njė alarm rreth ekzistencės sė shtypit tė shkruar. A do dhe si mund tė mbijetojė?

    Alarm i justifikuar qė nė vitet ’90, kur interneti nisi tė pėrdorej. Por edhe kur lindi tv tė gjithė menduan se radio mori fund, nuk ndodhi kėshtu. Kostot e medias on line janė jashtėzakonisht tė ulėta, ato tė prodhimit dhe shpėrndarjes, konkurrenca nė kėtė pikė ėshtė nonsens. Teknologjia e ndėrlidhja avancojnė shpejt, mundėsia e rifreskimit tė informacionit, shpejtėsia e publikimit, mundėsia pėr tė kėrkuar, interaktiviteti favorizojnė median on line. E megjithatė, asgjė nuk zhduket, siē ndodhi me radion. Pėrmbajtja do tė mbetet arsyeja pėr tė cilėn shtypi do tė konkurrojė. Dhe nėse ka njė alarm thelbėsor pėr tė cilin mediat duhet tė shqetėsohen, ai nis te produkti dhe jo thjesht forma e shfaqjes sė tij. Edhe pėr ca kohė, pėr shkak tė aksesit tė vėshtirė nė internet, shqiptarėt do tė favorizojnė shtypin e shkruar, por a jemi tė sigurt se ai blihet edhe tani gjithsesi???

    32- Cila ėshtė pyetja qė gjithmonė keni dashur tė bėni dhe kujt?

    Mbi lindjen, misterin e ardhjes nė jetė, krijimin. Ia kam bėrė kėtė pyetje Halim Kosovės e mė ka rekomanduar Zotin.

    33- Cila ėshtė pyetja qė gjithmonė keni dashur t’ju bėjnė?

    Pėr ēfarė ia vlen tė jetosh?

    MAPO
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Ne look s'me ngjit,sidomos pas fryrjes se buzeve.

    Ne profession me duket e zonja.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush ma gjen nje skec te devoles me ate humoristin qe esht dhe komentator futbolli?
    gazetari qe interviston tranierin..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    kjo sonila,per e informuar boll,per prezantuese dhe intervistuese talent boll
    amaaaa po e mori fjalen kjo,aaa zor se ja leshon tjetrit....edhe kur ta interviston dikend vet pyet vet pergjigjet...bashkbiseduese vetem aty te "publiciteti" ka shansin e fjales

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ne shqiperi nuk jane aspak natyrale gazetaret ,shume artificiale jane kur flasin ...me japin idene te disa fyēkave agresive gjoja te emancipuara intelektuale :P
    diēka eshte ajo e topit qe gjeti burre tani nga fundi lol
    nuk po me kujtohet emrin ..kam filluar te harroj lol
    e kam marre inat kur intervistoi kanibalen Nexhmije ...nuk i beri asnje pyetje qe ta injoronte per krimet qe kishin bere ..
    po e la ne gjith komoditetin e saj te genjente sa i desh qefi ...
    gazetari e pjerdhur ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sonila Reka
    Nga Mr_Right nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 14-01-2009, 04:06
  2. Sonila Reka "Suksesi im me poezi nė anglisht"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 08:53
  3. Mes grave tė burgosura qė kanė harruar erėn e burrit....
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 22:38
  4. Grekėt: Shqiptarja mos prekė flamurin
    Nga zeus nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  5. Vetėvaret 9-vjeēarja nė Durrės dhe njė 24-vjeēar nė Tiranė
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-05-2005, 23:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •