LETRA APOSTOLIKE RRUZARJA E VIRGJĖRĖS MARI
E PAPĖS SHENJTĖ GJON PALIT II
IPESHKVIJVE, KLERIT
DHE BESIMTARĖVE
MBI RRUZARĖN SHENJTE
Me rastin e fillimit tė 25 vjetorit tė Pontifikatit tė tij, Papa Gjon Pali II shpalli Vitin e Rruzarės prej tetorit 2002 deri nė tetor 2003. Nė bazė tė aktualitetit tė kėsaj Letre Apostolike ėshtė mė se e arsyeshme dhe e nevojshme qė me kėtė rast tė thuhen disa fjalė mbi pėrmbajtjen e kėsaj Letre e cila flet mbi Rruzarėn shenjte, lutje kjo shumė e dashur edhe nė popullin tonė. Kjo qė do tė thuhet mė poshtė, kryesisht ėshtė pėrkthim apo referim nė kėtė Letėr Apostolike.
Hyrje
Rruzarja e Virgjrės Mari qė gradualisht zhvillohet nė Mijėvjeēarin e dytė nė frymėn e Shpirtit tė Zotit, ėshtė lutje e dashur edhe e shumė shenjtėrve. Nė thjeshtėsinė dhe thellėsinė e vet mbetet edhe nė Mijėvjeēarin e tretė tė sapo filluar njė lutje me rėndėsi tė madhe qė pėr qėllim ka tė sjell fryte tė shenjtėrisė. Ajo inkuadrohet mirė nė jetėn e tė krishterit i cili edhe pas dymijė viteve nuk ka humbur asgjė nga freskia e prejardhjes, dhe ndihet i shtyrė prej Shpirtit tė Zotit qė ta dėshmoj nė botė Shpėtimtarin qė ėshtė Rruga, e Vėrteta dhe Jeta (Gjn 14, 6).
Kėsaj lutje i japin rėndėsi tė madhe Paraardhėsit e mi, shkruan Papa. Posaqėrisht Papa Luani XIII, pastaj Papa Gjoni XXIII, Pali VI nė Marialis cultus do tė theksojė karakterin ungjillor tė Rruzarės dhe orientimin kristologjik tė saj.
Papa i sotshėm thotė se qysh nė fėmijėrinė time kjo lutje ka pasur njė vend tė veēantė nė jetėn time shpirtėrore. Rruzarja mė ka pėrcjellur nė momente tė gėzimit e tė sprovės dhe nė tė gjithmonė e kam gjetur forcėn.
Tetor 2002 - tetor 2003 - Viti i Rruzarės
Papa thotė se kam ndie nevojėn tė bėj njė meditim mbi Rruzarėn. Kjo Letėr Apostolike kurorėzon dėshirėn e tij pėrmes sė cilės shprehet rėndėsia e kėsaj lutje. Tė thuash Rruzarėn ėshtė njė mėnyrė e tė medituarit bashkė me Marinė mbi personin e Krishtit. Papa dėshiron qė t`i ipet rėndėsi Rruzarės si nė bashkėsi tė ndryshme tė krishtera ashtu edhe nėpėr familje. Ai pėrmendė faktin se ky Vit i shpallur i Rruzarės vjen edhe me rastin e njė pėrvjetori tė rėndėsishėm qė ėshtė 40-vjetori i Koncilit tė II Ekumenik tė Vatikanit (11 tetor 1962) qė ishte hir i madh pėr Kishėn e sotme.
Rruzarja - lutje pėr paqe dhe pėr familjen
Pėr ta bėrė edhe mė aktuale thirrjen pėr kėtė lutje sillen disa fakte historike. Si e para ndėr to urgjenca qė prej Zotit tė lypet dhurata e paqes. Pėr Rruzarėn zakonisht thuhet se ėshtė lutje e paqes. Papa pėrmendė atentatin e 11 shtatorit 2001 si dhe rastet e dhunės nė vende tė ndryshme. Pėrmes Rruzarės duhet tė zbulojmė rėndėsinė e jetės me Zotin. Tė mposhtim armiqėsitė sepse nuk mundė tė lutet kjo lutje pa ndi nė shpirtė obligimin nė shėrbim tė paqes.
Qe nėna jote (Gjn 19, 27)
Nė mėnyra tė ndryshme dėshmohet se Virgjėra Mari, edhe sot, e tregon kujdesin e vet amėsor ndaj nesh. Krishti prej Kryqi na e jep Zojėn pėr Nėnėn tonė: Grua qe biri yt. Mė pas kujdesi i saj tregohet edhe me dėftimet e saja si nė Lurd e Fatime, qė sot janė shenjtėrore tė mėdha tė vizituara praj shumė shtektarėve.
Rruzarja ėshtė lutje qė na kujton misteret themelore tė shėlbimit tonė si dhe vlerėn e kėtij shėlbimi Ad Jesum per Mariam.
Kapitulli I
Tė meditosh mbi Krishtin me Marinė - Njė fytyrė e shndritur si dielli
Atėherė u shndėrrua ndėr sy tė tyre: Fytyra i shkėlqeu porsi dielli e petkat i`u bėnė tė bardha porsi drita (Mt 17, 2). Shndėrrimi i Krishtit para Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit mundė tė mirret si njė figurė pėr njė meditim tė mirė tė krishterė. Duhet tė lejojmė qė Krishti i shndėrruar tė na udhėheq dhe tė na shndritė.
Maria model i meditimit
Sytė e saj nė njė mėnyrė koncentrohen nė Krishtin qysh nė Dėftim kur zihet nė krahėrorin e saj pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. Butėsia dhe kujdesi i saj pėr Birin e vet bartet te secili prej nesh.
Rruzarja ėshtė lutje meditative. Papa Pali VI thoshte: Pa meditim, Rruzarja ėshtė trup pa shpirtė e recitimi i saj rrezikon tė bėhet njė pėrsėritje mekanike e formulave tė cilat bien nė kundėrshtim me ēortimin qė na e bėn Krishti: E kur tė thoni uratė mos teproni me fjalė tė kota porsi paganėt; ata besojnė se do t`u plotėsohet urata nėse thonė shumė fjalė (Mt 6, 7).
Mė pas nė kėtė Letėr flitet mbi rėndėsinė e lutjes si nė bashkėsi ashtu edhe nė mėnyrė individuale: Kur tė lutesh, hyr nė dhomėn tėnde... lutju Atit qė ėshtė nė fshehtėsi...(Mt 6, 6).
Kapitulli II
Misteret e Krishtit-Mistere tė Nėnės- Rruzarja pasqyrim i Ungjillit
Nuk mundė tė meditojmė mbi Krishtin, pėrpos pa e ndie nė shpirtė zėrin e Atit, sepse askush nuk e njef Birin pėrpos Atit (Mt 11, 27). Krishti kur i pyet apostujt mbi identitetin e tij, pas pėrgjigjes sė Pjetrit thotė: As mishi as gjaku nuk ta zbuluan kėtė por Ati im qė ėshtė nė qiell(Mt 16, 17). Pra, ėshtė e nevojshme shpallja prej sė larti, ndėrsa pėr tė pranuar ėshtė i nevojshėm dėgjimi. Pėrmes pėrvojės sė heshtjes dhe tė lutjes arrihet pjekuria e nevojshme e dijes mbi kėtė fshehtėsi.
Nė vazhdim flitet mbi disa momente tė rėndėsishme nga jeta e Krishtit, edhe atė qė nga fillimi i misionit tė tij. Pėrpos qė meditojmė mbi mishėrimin dhe jetėn fėmijėrore tė Krishtit (shenjat e gėzimit), apo mbi mundimet dhe vdekjen e tij (shenjat e mundimit) e deri te Ringjallja triumfale (shenjat e lumturisė), Papa dėshiron qė tė meditojmė edhe mbi disa momente nga jeta publike e Krishtit (shenjat e dritės).
Shenjat e gėzimit
Cikli i parė ėshtė i karakteruzuar me gėzimin pėr ngjarjen e Mishėrimit. Pėrshėndetja e Engjėllit Gabriel Virgjrės Mari nė Nazaret ėshtė pėrshėndetje qė shpreh gėzimin mesianik: Gėzohu o Mari; nė takimin e Marisė me Elizabetėn prapė shprehet gėzimi: Prej gėzimit i kėrceu foshnja nė krahėror (Lk 1, 44). Pastaj lindja e Jezusit e shpallur prej engjėjve si gėzim i madh (Lk 2, 10). Dy shenjat e fundit, paraqitja nė tempull dhe gjetja e Krishtit 12-vjeēar nė tempull, sa janė momente gėzimi aq janė edhe momente dramatike. Simoni plak profetizon se njė shpatė do t`ia shporojė zemrėn Zojės, ndėrsa Krishti 12-vjeēar nė tempull dėgjon, diskuton me dijetarėt, nė tė vėrtetė ai pėrgatitet qė me dijeninė hyjnore tė mėsoj tė tjerėt.
Shenjat e dritės
Prej jetės fėmijėrore tė Krishtit nė Nazaret arrijmė te jeta publike e tij, apo te shenjat qė mundė tė quhen shenjat e dritės. Ai ėshtė Drita e botės (Gjn 8, 12). Papa zgjedhė kėtu momente interesante nga jeta e Krishtit dhe i`a paraqet bashkėsisė sė krishterė pėr meditim. Kėto janė: 1. Pagėzimi nė Jordan (Ati e shpall Jezu Krishtin Biri im i dashur (Mt 3, 17); 2. Dėftimi nė dasmė nė Kanė ( Me intervenimin e Marisė Krishti shndėrron ujin nė verė dhe tė pranishmit aftėsohen qė tė besojnė (Gjn 2, 1-12); 3. Shpallja e Mbretėrisė sė Hyjit dhe thirrja nė kthim (Mk 1, 15), (bėhet fjalė pėr faljen e mėkateve pėr tė gjithė ata qė me fe e pranojnė Krishtin (Mk 2, 3-13; Lk 7, 47-48); 4. Shndėrrimi i Krishtit ( Shenjė e dritės shndėrrimi i Krishtit para apostujve nė malin Tabor. Zoti i porositė apostujt qė t`i mbesin besnik Krishtit edhe nė momente tė vėshtira (Lk 9, 35); dhe nė fund, 5. Themelimi i Euharistisė (shenjė drite dhe shprehje sakramentale e misterit tė pashkėve, sepse, pėrmes Euharistisė, Krishti na shndritė duke na ushqyer me Korpin dhe Gjakun e vet. Kėshtu Ai deri nė fund e shpreh dashurinė e tij ndaj nesh (Gjn 13, 1).
Shenjat e mundimit
Nė botėn e krishterė gjithmonė janė tė pranishme vepra tė mėshirshme, pėrkushti tė ndryshme qė vijnė nė shprehje sidomos gjatė kohės sė Kreshmėve, sidomos pėrmes Udhės sė Kryqes, gjatė sė cilės meditojmė mbi shenjat e mundimit. Krishti nė kopsht tė Gjetsemanit ndodhet para gjitha tundimeve dhe mėkateve tė njerėzimit pėr t`i thėnė Atit: U bėftė jo vullnesa ime, por vullnesa jote (Lk 22, 42). U dorėzohet njerėzve, tė cilat e rrahin dhe e mundojnė. Ngjitja e tij nė Kalvar me kurorė ferrash nė krye, kryqėzimi dhe vdekja e tij nė Kryq bėjnė qė pėr Krishtin tė thuhet: Ecce homo!
Kush don ta njohė njeriun, duhet ta ketė tė ēartė se ai na ka dashur, edhe atė mu deri nė Kryq (Fil 2, 8).
Shenjat e lumturisė
Meditimi mbi Krishtin nuk guxon tė ndalet te fakti se Ai ėshtė kryqėzuar, pėr arsye se edhe mė me rėndėsi ėshtė se Ai ėshtė Ringjallur. Pėrmes meditimit mbi Ringjalljen e tij mė mirė e zbulojmė arsyen e fesė sonė. Sikur Krishti tė mos ishte ngjallur i kotė ėshtė predikimi ynė - i kotė besimi juaj shkruan shėn Pali ( 1 Kor 15, 14). Nė qendrėn e kėtyre shenjave, pas Ringjalljes dhe Ngritjes nė qiell ėshtė ardhja e Shpirtit Shenjt Ditėn e Rrėshajėve. Apostujt e bashkuar dhe me ta Maria, me fuqinė e Shpirtit tė Zotit janė tė gatshėm pėr misionin e ungjillzimit. Shenja e katėrt dhe e pestė, Ngritja e Zojės nė qiell dhe kurorėzimi i saj Mbretėreshė e Engjėjve dhe e Shenjtėrve, janė si elemente tė cilat na bėjnė tė kuptojmė se si pjestarė tė Popullit tė Zotit, jemi shtektarė nė histori dhe presim bashkimin nė lavdi me Atin qiellor.
Kapitulli III
Pėr mua jetė ėshtė Krishti
Nė Kap. e tretė sillen pjesė tė cilat na dėshmojnė mbi dashurinė e Krishtit tė cilėn ai e shfaq ndaj nesh. Rruzarja na ndihmon qė tė thellohemi nė misteret e shėlbimit. Pėrsėritja e lutjes Tė falem Mari gjithėsesi dėshiron tė pėrforcoj nė ne edhe mė thellė programin e krishterė. Shėn Pali na e jep zgjidhjen me fjalėt: Vėrtet, pėr mua Krishti ėshtė jetė dhe vdekja fitesė (Fil 1, 21); mė tutje thotė ai: jetoj, por jo mė unė, nė mua jeton Krishti (Gal 2, 20).
Nė kėtė kapitull nė vazhdim flitet edhe pėr heshtjen dhe lutjet pėrkatėse qė thuhen gjatė Rruzarės, si: Ati ynė...; Tė falem Mari..., Lavdi Atit...etj.
Ndarja nė kohė
Tė hėnėn dhe tė enjten mirren shenjat e gėzimit, tė martėn dhe tė premten shenjat e mundimit dhe tė mėrkurėn, tė shtunėn dhe tė dielen shenjat e lumturisė. Ku tė vihen shenjat e dritės? E shtuna edhe tradicionalisht ėshtė ditė me karakter tė fortė marian, prandaj shenjat e gėzimit, nė tė cilat mė tepėr vjen nė shprehje prezenca e Marisė, e qė mirren tė enjten, barten nė ditėn e shtunė. Pra, e enjtja mbetet e lirė pėr meditim mbi shenjat e dritės.
Pėrfundim
Nė pėrfundim tė Letrės Apostolike Papa porositė qė Rruzarja tė lutet pėr paqe, dhe shton: Rruzarja ėshtė lutje e familjes dhe pėr familjen. Familja qė lutė bashkė, bashkė edhe mbetet. Mė tej Papa porositė qė Rruzarja tė lutet pėr fėmijė, aq mė tepėr me fėmijė qė kėshtu ata tė kenė njė edukim tė mirė.
Ati shenjt pėrfundon kėtė Letėr duke thėnė se Rruzarja ėshtė njė thesar qė duhet zbuluar. Njė lutje aq e lehtė e nė tė njėjten kohė aq e pasur, e meriton qė vėrtet tė jetė e zbuluar nė bashkėsitė e krishtera.
Ati Shenjt porositė si ipeshkvinjtė, ashtu meshtarėt, xhakonat, veprimtarėt nė jetėn pastorale dhe tė gjithė besimtarėt qė me devotshmėri tė lusin Rruzarėn Shenjte dhe pėrfundon kėtė Letėr me njė lutje drejtuar Virgjrės Mari.
Vatikan, 16. tetor 2002, nė fillimin e 25-vjetorit tė Pontifikatit.
GJON PALI II
Krijoni Kontakt