E Hene, 15 Maj 2006
VRASJA ME HELMIM: NJE ART NE ROMEN E LASHTE
Helmi ishte arma me e preferuar e grave per te vrare. Pa perdorim te forces fizike, pa derdhje gjaku ne menyre joestetike, mjafton pak dredhi dhe rezultati sigurohet. Ku ta dime se mbreteresha e librave te verdhe, Agatha Christie, qe ne tere ato romanet e saj e zgjodhi helmin per vraseset e saja te pashpirta, e njihte perdorimin e urte te helmit, gje per te cilen shquheshin matronat e pasura romake.
Nuk eshte e nevojitshme te vijme deri ne prag te Rilindjes per te gjetur gjurmet e grave helmuese. Edhe paraardheset tona e mesuan shpejt artin e vrasjes ne menyre te rrufeshme. Ndoshta sepse burrat e besdisshem dhe merzite e jetes bashkeshortore, kane qene perhere te njejtet qekurse ekziston bota: eshte fakt se burimet antike na ofrojne shume raste vdekjesh te dyshimta.
Procesi i helmimit u kremtua ne Rome me 331 para Krishtit, gjate periudhes kur konsuj ishin Klaud Valeri dhe Valer Potini. Mbas vdekjes se disa personaliteteve te shquar, nje skllave i kishte treguar gjykatesit Kuint Fabius Masimus qe vdekjet nuk kishin qene natyrale, por si pasoje e nje muliebris fraus, nje kurth femeror.
Shkurt, nje grup bashkeshortesh te embla u kishin dhene bashkeshorteve te tyre nje pije eshte tamam rasti ta themi te mire per vdekje. Autoritetet kompetente bene kontroll neper banesa, ku gjeten shenja te dyshimta. Keshtu njezet gra u derguan drejperdrejt ne sheshin kryesor te qytetit per ti gjykuar. Kornelia dhe Servia, me origjine fisnike, u mbrojten duke thene se pijet e sekuestruara ishin venena bona, ose barna.
Skllavja, e sigurte per akuzen, i sfidoi qe ato ta pinin atyperaty ate lloj ilaci. Matronat pranuan, por, disa minuta me vone rane perdhe te vdekura. Si pasoje e kesaj ngjarjeje, u krijua nje komision i posacem qe kishte si detyre te hetonte dhe te gjykonte raste te tilla.
Rreth njeqint e shtatedhjete gra u denuan me vdekje. Se paku ne rastin e Kornelias dhe Servias jemi te prirur te hamendesojme qellimin e mire te dy grave fatkeqe. Ne fakt, eshte e mundur qe grate, asokohe te afta ne perpunimin e vajerave dhe te pijeve mjekesore me baze barerat natyrale, te kene sajuar pa dashje nje pije helmuese.
Nuk mund te shpjegohet ndryshe. Si valle kishte per te qene e mundur ta pinin ate pije publikisht duke e ditur se ishte helm. Por, pertej te gjitha hamendjeve, dihet me siguri se burrat romake druheshin vazhdimisht se mund te helmoheshin nga grate e pabesa, nese sic thote Katoni ne Rome nuk ka asnje grua qe ka kryer tradheti bashkeshortore qe te mos jete edhe nje helmuese.
Ne epoken republikane ishin te shumta grate e akuzuara per helmim: ne vitin153 p.K. radha u takoi Publilies dhe Licines, te akuzoheshin si fajtore se kishin vrare burrat e tyre, asokohe konsuj. Dy vraseset e pandehura (te vjen ndermend ideja e vrasjes me karakter politik), ashtu sic parashikonte edhe kodi antik, u mbyten nga pjesetaret me te afert te familjes.
Koha Jone.
Krijoni Kontakt