Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Tony Blair nën presion për t'u larguar!

    Kryeministri, Tony Blair, është vënë nën presion për të dhënë një datë të caktuar se kur ka ndërmend të largohet nga detyra.

    Presioni erdhi pas rezultateve të dobta të laburistëve në zgjedhjet lokale të javës së kaluar. Por mbështetësit e zotit Blair i kanë akuzuar disa anëtarë të qeverisë së tij, se janë duke komplotuar për të detyruar largimin e kryeministrit.

    Zoti Blair ka degjuar edhe më parë thirrje për dorëheqje.Disa anëtarë të partisë Laburiste në pushtet gjithnjë e kanë patur të vështirë ta pranojnë atë si udhëheqës. Por numri i kritikëve të besueshëm ka filluar të rritet, në kohën që popullariteti i kryeministrit ka filluar të bjerë në mesin e elektoratit.

    Pas paraqitjes së dobët të laburistëve në zgjedhjet lokale, disa kritikë të tjerë të panjohur më parë iu bashkuan grupit të zakonshëm.Kundërshtarët thonë se janë duke mbledhur firma për një kërkesë ndaj kryeministrit që të vendosë deri në verë një program të qartë për dorëzimin e pushtetit.Ministrat besnikë ndaj zotit Blair i akuzojnë kritikët se janë duke luajtur një lojë të rrezikshme dhe po përgatisin një grusht ndaj kryeministrit.

    Zoti Blair e ka bërë të qartë programin për largimin e tij. Ai ka thënë se nuk do të luftojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e përgjithshme.Por kritikët e tij duan që ai të largohet më shpejt. Prapa përpjekjes për pushtet është ministri i Financave Gordon Brown, i cili ka bërë thirrje për një tranzicion të qëndrueshëm dhe pa probleme. Zoti Brown dëshiron detyrën e kryeministrit dhe ndoshta është i mërzitur me pritjen, por nga ana tjetër ai nuk dëshiron që të asociohet me kritikë. Të qënit i pabesë do ta ndante partinë dhe zoti Brown e di mirë se pa unitet e ka të vështirë të fitojë zgjedhjet
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ndryshime dramatike në qeverinë britanike

    Kryeministri britanik, Toni Bler ka bërë ndryshime dramatike në qeverinë e tij pas rezultatit katastrofik në zgedhjet lokale të partisë së tij laburiste.
    Zoti Bler ka shkarkuar sekretarin e brendshëm, Charles Clarke si dhe ka ulur në post sekretarin e jashtëm, Jack Straw.

    Ndryshimet pasojnë një sërë skandalesh që kanë dëmtuar dukshëm qeverinë e tij. Këto ndryshime në qeveri janë më të mëdhate gjatë nëntë viteve të fundit të udhëheqësjes së Toni Blerit. Sekretari i brendshëm, Charles Clarke u shkarkua rreth drejtimit të çështjes së të burgosurve me nënshtetësi të huaj që nuk janë deportuar pasi kanë përfunduar dënimin e tyre dhe kanë arritur të qëndrojnë në Britani.

    Ai është zëvendësuar nga John Reid i cili ka qenë ministër i mbrojtjes. Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw gjithashtu lë postin e tij për tu bërë udhëheqës i Dhomës së Deputetëve. Ai është zëvendësuar nga ministrja veterane e partisë laburiste, Margaret Beket, që do të jete gruaja e parë që do të mbajë këtë post në Britani.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Golden Brown duhet te ishte krye-minister qe ne votimet vjet- por Blair nuk e la karrigen-tani po vuan keq-edhe po ben edhe partin e tij te vuaj. Ne votimet locale ato kan humbu 319 vende, kjo humbje mendoj se do e ket zgjuar nga gjumi Blairin, mbase ndryshimi i gabinetit me te vertete do ndihmoj edhe pse personalisht nuk mendoj- Ai hoqi Sekretarin e jashtem Jack Straw,duke vendosur Margaret Beckett. Jack Straw ka qene avokat i US-UK i rregullave ne Iraq, shok i ngusht me Condoleezza Rice- gjynah qe e hoqi.

    Kurse per Charles Clark- nuk mu duk e drejte heqja e tij- ai ka qene i ri ne post- porblemet qe ai u akuzua kane qene aty me vite edhe vite- nuk jane bere mbrenda 6muajve- kshq heqja e tij nuk mu duk aspak e drejte. Plus ai ishte gati qe te jepjte doreheqje- qe te mos krijonte probleme- Tony i tha jo jo nuk ke pse- edhe 1 jave me pas- kur ra ngushte- e hoqi .

    Tony Blair po mbahet per nje fije peri- kshq sesa mund ta mbaje peshen e tij- nuk e dime- por nuk do shokohem aspak nqfse ai jep doreheqje-edhe pse mendoj qe krenaria e tij nuk do e lej kurre.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  4. #4
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anëtarësuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Citim Postuar më parë nga bunny
    Golden Brown

    Gordon Brown.
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

Tema të Ngjashme

  1. Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  2. Familja kërkon djalin e larguar, Zyber Lleshi nga Luma
    Nga _MALSORI_ në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-10-2006, 01:00
  3. Ismet Muçka, larguar nga familja në 1996
    Nga fation2006uk në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 06:04
  4. PD, 1 vit në pushtet, 10.000 të larguar nga puna
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 05:30
  5. Duhet larguar sindromi i mjekut-biznesmen
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •