Raporti i Komisionit pėr lirinė fetare qė iu paraqit dje Kongresit amerikan dhe presidentit Xhorxh Bush akuzon ndėrmjet shumė vendesh tė tjera, Arabinė Saudite, Pakistanin dhe Egjiptin se nuk mbrojnė liritė fetare.





Arabia Saudite, Pakistani dhe Egjipti aleatėt mė besnikė tė SHBA-sė nė luftėn kundėr terrorizmit, u akuzuan nga Komisioni pėr lirinė fetare se janė disa nga vendet ku liria e fesė dhunohet mė shumė se nė asnjė vend tjetėr. Raporti qė u paraqit nė Uashington vuri nė vėshtirėsi administratėn e presidentit Bush. Vendet qė shqetėsojnė mė tepėr diplomacinė botėrore janė: Birmania, Korea e Veriut, Eritrea, Irani, Pakistani, Kina, Arabia Saudite, Sudani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Vietnami. Gjithashtu edhe shtatė vende tė tjera janė nėn vėzhgim sepse nė to janė vėrejtur shfaqje tė vazhdueshme tė mosrespektimit tė lirive fetare. Ato janė: Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Kuba, Egjipti, Indonezia dhe Nigeria. Raporti nėnvizon nė mėnyrė tė posaēme Arabinė Saudite ku “liria e fesė nuk ekziston” dhe qeveria financon “mostolerancėn dhe urrjetjen fetare nė gjithė botėn”. Edhe Kina u vė kėtė radhė nė shenjestėr pėr shkak tė “njė vargu tė gjatė dhunimesh tė lirive dhe tė drejtave fetare”.
Komisioni, krijuar nga Kongresi amerikan nė 1988-ėn pėr tė garantuar se liria fetare do tė jetė objektiv i politikės sė jashtme tė SHBA-sė, harton ēdo vit njė raport tė tillė.