Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    E Diela e IV e Pashkeve!

    Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė IV tė kohės sė Pashkėve.

    (Leximet biblike nga: Vap 4,8-12; Ps 118(117); 1Gjn 3,1-2; Gjn 10,11-18)





    Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė Liturgjisė Hyjnore tė sė dielės. E diela e 4-tė e Pashkėve ėshtė e diela e “bariut tė mirė”: vėrtetė, nė ungjill, Jezusi prezantohet porsi bari i mirė qė e “ofron jetėn pėr delet”. Ai ėshtė bariu i mirė qė na mbledhė e bashkon pėr tė formuar prej popullit tė tij njė grigjė tė vetme. Ta dėgjojmė zėrin e tij, tė mblidhemi rreth tij, duke jetuar si bijė e bija tė Zotit e tė zbulojmė kuptimin e vėrtetė tė jetės sonė.
    Cdo tė dielė nė kohėn e Pashkėve, leximet biblike na flasin pėr dashurinė, pėr mirėsinė dhe pėrdėllimin e Zotit Jezus. Kėtė Ai e ka treguar e pohuar me mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e Tij. Ky ėshtė misteri i Pashkėve. Dashurinė qė Jezusi e ka pėr ne, nė pjesėn ungjillore tė kėsaj sė diele, e shfaq pėrmes shembullit tė Bariut tė Mirė, titull me tė cilin Ai paraqitet si Udhė, e Vėrtetė dhe Jetė pėr njerėzit. Bukuria magjepsėse e Bariut ėshtė mirėsia e tij e guximi i tij. Ai i mbron delet kundėr ujqve duke e ofruar, madje dhuruar jetėn e tij pėr jetėn e tyre, sikur dėshmon kryqi i tij.
    T’i dėgjojmė leximet biblike tė kėsaj sė diele nga: Vap 4,8-12; Ps 118(117); 1Gjn 3,1-2; Gjn 10,11-18 e pastaj komentin.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E DIELA E KATERTĖ E PASHKĖVE -B-

    "E DIELA E BARIUT TĖ MIRĖ" DITA E "THIRRJEVE SHENJTA"



    07 Maj 2006

    L 1: Vap 4, 8-12; L 2: 1 Gjn 3, 1-2; Ungjilli: Gjn 10, 11-18


    Kjo e dielė e katėrtė e Pashkėve ėshtė e kushtuar “Bariut tė Mirė dhe thirrjeve tė shenjta”. Ēka janė thirrjet e shenjta? Thirrjet e shenjta janė brum nė botėn krishtere, janė poashtu njė shenjė pėr tė mbinatyrshmėn, pėr Zotin, janė edhe ardhmėria e kishės nė shėrbimin baritor, pėr tė mirėn e kishės dhe popullit.

    Asgjė mė tė vlefshme pėr njeriun nuk ka se jeta, dhe kėshtu njė jetė tė mirė, tė lumtur, tė shėndosh kulturore, morale e fetare. T'a jetosh dhe t'i shėrbesh jetės ėshtė diēka shumė e madhe dhe e ēmueshme, ēka njė njeriut i dhurohet dhe ēka njė njeri mund tė bėjė pėr tė tjerėt dhe pėr Zotin si dhurues i jetės njerėzore.

    Jezusi ėshtė Bariu i mirė, qė e jep jetėn e vet pėr ne, pėr tė vetėt. Kėtė e ndėgjuam nė ungjill tė sotėm. Ai na thėrret nė emėr dhe me emėr, na zgjedh secilin prej nesh me emėr nė mėnyrė tė veēantė, sepse na njef. Ai ėshtė Bariu i mirė dhe neve na merr dhe na fton, na thėrret nė jetė dhe nė shėrbim.

    Jezu Krishti ėshtė mbret dhe udhėheqės i popullit tė kohės sė re dhe ai ėshtė Bari i mirė. Nė kėtė dritė tė Pashkėve, e zbulon kjo fjalė tė vėrtetėn e vet, Bariun e mirė qė jep jetėn e vet pėr ne qė ne tė kemi bijesi nė shpirt. Nė kėtė mėnyrė „Bari“ do tė thotė tė jetosh, tė punosh, tė sakrifikohesh pėr tė tjerėt dhe t'i shėrbesh jetės, tė vėrtetės dhe bashkimit. Nėpėrmes Jezusit e kemi njė bashkėsi me Atin.

    Tė gjithė ne e kemi obligim tė lusim Zotin pėr thirrje tė reja shenjte dhe tė jemi tė ftuar qė ta bėjmė gjithmonė gjatė jetės sonė. Ne duhet qė t'ia paraqesim vėshtirsitė, lutjet dhe falėnderjet tona, pra mos tė lodhemi tė jetojmė me Zotin, pa marr para sysh se a jemi tė fortė, tė qėndrueshėm, apo tė ligshtė nė jetėn tonė. Ne nė jetėn tonė duhet qė ta ndėrtojme, ta rindėrtojmė, si tė thoja, njė urė-lidhėse ndėrmjet neve e Atit tonė qiellor, gjegjėsisht ndėrmjet qiellit e tokės. Kjo urė-lutjeje na lidhė dhe na bashkon tė dyve, pra kjo duhet edhe tė jetohet dhe tė kultivohet pėr ēdo ditė pa ndėrprerė.

    „Ne jemi tė lindur, sepse Zoti neve na donė, ne jemi tė pagėzuar, sepse kėtė e dėshiruan prindėrit, prej dashurisė sė Zotit, Kishės, ne jemi tė thirrur, sepse Zoti na gjen, ne jemi tė zgjedhur, sepse kisha ka nevojė pėr ne, pėr fuqitė, entuziazmin dhe pėr idealet tona. Kisha ka nevojė pėr ne tė gjithė qė t'a takojmė Jezu Krishtin dhe t'i mbetemi atij besnik pėrgjithmonė“.

    Ne tė gjithė, si vėllezėr e motra, kemi pjesėmarrje nė thirrjen dhe nė dėrgimin e Krishtit nė kishė dhe nėpėrmes kishės dhe kjo pjesėmarrje e jonė e gjallė e pėrbėnė kishėn. Kjo kishė jemi ne si njė pjesėmarrje e gjallė nė dėrgim tė Krishtit. Shpeshherė ne gjindemi nė dilemė, gjindemi nė udhėkryq, kur mendoj nė vetvetė se kah mė duhet tė shkoj? Ta marrė kėtė rrugė tė bėhem meshtar, apo motėr e nderit? Jam i aftė apo e aftė tė vendosi pėr kėtė rrugė, apo ndoshta mua mė kaplon frika pėr vetvendosje? Nėse e ndie nė vetvete zėrin e Krishtit: „Eja e mė ndiēė“, atėherė mos ta heshtim atė, por ta zhvillojmė dhe ta edukojmė deri nė pjekuri tė thirrjes sė vėrtetė.

    Prandaj, tė bashkohemi me lutje, uratė qė t'i mbetėmi besnik kėtij zėri e detyre tė Krishtit, pėr Zotin, pėr tė mirėn e kishės, pėr pupullin vet tė zgjedhur.

    Nėse dėshirojmė, atėherė Jezusin mund ta ndjekim nė mėnyra tė ndryshme: "Ne i kemi mėnyrat e ndryshme tė thirrjes sonė, por vetėm njė ėshtė Ai, i cili na thirrė; qėllimet e njėjta, por rugėt e ndryshme; dhuratat e ndryshme, por vetėm njė Shpirt Shenjt; popuj tė ndryshėm, por vetėm njė Kishė e vetme, shenjte, katolike dhe apostolike”.

    Kisha ka nevojė pėr ne dhe pėr veprat tonė nė kisha qė t'mund tė depėrton ungjilli i jetės nė strukturat kulturo-sociale dhe morale dhe qė t'mund t'i shėndrron zemrat tona njerėzore dhe tė shoqėrisė e tė mund tė rilind njė kulturė njerėzore me njė fe, shpresė dhe dashuri.

    Tė lusim pėr thirrje tė reja shenjte nė ipeshkėvinė tonė, qė tė jemi tė begatuar me udhėheqės tė mirė e tė shenjtė qe te mund ta udheheqin popullin e Zotit nė rrugė tė mirė e tė drejtė.

    Tė dashur, besimtar nė Krishtin, t'i bashkojmė tė gjithė lutjet tona nė njė qėllim tė vetėm qė Zoti ta mbush vneshtėn e vet me puntorė tė mirė e tė zellshėm, qė tė rinjėt e tė rejat tė vendosin dhe t'i pėrgjigjen thirrjes sė Krishtit! Amen

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė gatuhet pėr festėn e Pashkėve
    Nga LAINA nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 02-05-2021, 10:28
  2. Qėndrimi zyrtar i shteteve tė huaja mbi pavarėsinė e Kosovės
    Nga MaDaBeR nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 456
    Postimi i Fundit: 13-08-2014, 22:23
  3. Kontraditat e Pashkeve ndermjet Biblave
    Nga Muslim nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-12-2012, 00:07
  4. E Diela e V e Pashkėve “B”
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 17:56
  5. Gezuar Pashket !!!
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •