Close
Faqja 9 prej 66 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 651
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga vrojtuesi
    Pasi po vëreje se "po dini shum" për preardhjen e fjalëve të ndryshme dhe po brengoseni që secila nuk po e ka prejardhjen greke apo serbe(!) me tregoni se pse fshati i parë që kufizohet me qytetin e Gjakovës quhet BREKOC.

    Shikoni librat tuaj mos është edhe ky emërtim aty!!???
    Jo nuk e gjeta tek librat(te pakten tek kto qe kam un)

    Ama un ne ket toponim shof dy fjal Bre dhe koc besoj e kuptoni Bre i bie brerje(gryerje) dhe Koc-asht pra brejtje kocesh-brekoc.
    Duajeni njëri tjetrin.

  2. #82
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Bretkosa eshte prej burimit grek βατραχος qe e pranon Cabej dhe Demiraj.

    Kurse Bregu me lart sic thshe eshte nga fjalori i Cabej.
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Jo se eshte e mbare gjuhes dhe eshte e huazuar prej greqishtes se lashte. Keshtu qe shpjegohet perhapja edhe ne gegerishte.
    Mendoj se bretku i bretkut bie dhe në sy, dreqi e mori, ...n.q.s. di nga bretqit! Ka mundësi që Çabej të mos ketë dalë shpesh në natyrë, përkundër fjalëkrijuesve burimorë të kohës së liqenit me liqe në Liqni aty nga Ohri i sotëm, që ta romantizojme ca muhabetin. Se gjermanëve s'iu vë dot faj që nuk përtypin 100% shqip. Si vjen vallë bretk (1) nga vatrahos (3), mund të shpjegohet kjo nga kolltukrrënjësit hoxhianë me mendimet përgjithësuese të të tjerëve pa parë as ndonjë fotografi bretku shtazor a atij skeletor n.q.s. nuk ka ndonjë liqen afër për gjedhe të gjalla. Le pastaj si zbërthehet "vatrahosi" në gjuhën e vet, e çdreqin hyn derri me dosën e bretku me bretkosën, qeri me qeren me qerosin e krosin, jeta me jetosin, e kështu me radhë...

    Po qershori i importuar nga qershitë e "greqishtes" që s'e "fliste" njeri përveç papireve... përpara se të vinin ata të Romës me Junin dhe Julin e të na jepnin kalendarët. Çër lomshi... çër lomshi...
    Alle Serben müssen sterben

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ti byrazero s'e ke keq po ne na kane pushtuar soj e sorrollopa, gati tere bota...ce mos po bejne hajer ata te socmit...thuaj shyqyr me kaq se mund te flisnim edhe rusicka, ellinaqis apo turkiye 100% pa zene 'frena' tere kohes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 16-05-2006 më 11:26

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    ...double sh'it!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 16-05-2006 më 11:27

  5. #85
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga vrojtuesi
    Nuk e paskam ditur se këtu në forum paskemi edhe mjek të syve dhe të më tregojnë për atë fjalë që e kam shkruar vetë, se cilat germa janë në te!

    O Edvin më mirë do të kishhte qenë që vet të blesh njëpalë syze sepse unë i kam që moti dhe më ndihmojnë shum për të parë më mirë. Lexo edhe një herë pyetjen pa u ngutur.

    Poashtu nuk ka nevojë që të më tregosh për ZHABA, bile këte e di më mirë se ti!

    Nuk kamë lindur dje!
    Fale Zotit nuk kam nevoje per syze se syte i kam top fare, dhe ti i gezofsh syzet se duhet te te rrine shume mire. Ate fshat qe thua ti e kam pare se kam kaluar aty afer dhe bile atij i thone edhe Brekovc dhe ky eshte nje emer serb;nuk e di nese ia kane nderruar tani emrin atij fshati se shume fshatrave ua kane nderruar emrat ne ato ane.

  6. #86
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga bela70
    Jo nuk e gjeta tek librat(te pakten tek kto qe kam un)

    Ama un ne ket toponim shof dy fjal Bre dhe koc besoj e kuptoni Bre i bie brerje(gryerje) dhe Koc-asht pra brejtje kocesh-brekoc.
    E di qe i ke hyre nje historie te veshtire. Per percaktuar origjinen e emrit duhen shume element. Jo vetem emri. Ka ndonje histori ky vend. Ne c'periudhe e ka marre kete emer. Jane gjera qe mund te ndihmojne ne percaktimin me te sakte te emrit.

    E thene keshtu cdo hipoteze eshte e mire.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Fale Zotit nuk kam nevoje per syze se syte i kam top fare, dhe ti i gezofsh syzet se duhet te te rrine shume mire. Ate fshat qe thua ti e kam pare se kam kaluar aty afer dhe bile atij i thone edhe Brekovc dhe ky eshte nje emer serb;nuk e di nese ia kane nderruar tani emrin atij fshati se shume fshatrave ua kane nderruar emrat ne ato ane.
    Sëpari po më habit shumë siguria yte lidhur me emrin BREKOC si dhe kurreshtja e madhe e yte "se mos i kanë ndërruar emrat serb!" E SIDOMOS insistimi yt dhe shokëve tu, që të gjeni GJITHSESI prejardhje greke e serbe TË FJALËVE SHQIPE!

    Tanimë me siguri, "edhepse pa syze!" do ta kuptosh se nuk e dërgova pa qëllim këte emërtim, herën e kaluar!

    Desha që të marr spjegimet e juaja "shkencore" greko - serbe!!!!!!

    (Njëherit iu pyes: Gjer kur do të jeni të tillë?????!!!!!)


    Tani edhe pak për BREKOC - in.


    Vendbanimi apo fshati BREKOC nga banorët shqiptar VENDAS apo ata që jetojnë afër me te, shpesh quhet edhe BËRKOC, BARKOC apo edhe BRETKOC ndërsa serbët zyrtarisht e kanë quajtur BREKOVAC !

    Sa për njohtim është e vërtetë se në fillim të këtij fshati është një lum i vogël që serbët e emërtunan si VOGOVICA (me siguri sipas vendbanimit VOGOVË - VOGOVICA) e që më pas ky bashkohet me lumin ERENIKU. Në këte pjesë të këtij lumi është e vërtete se ka pasur shum BRETKOCA e me siguri ka edhe sot.

    Dhe prap sa për njohtim i gjithë populli nuk mirret me probleme të gjuhësisë dhe vendin e vet e quan si të dojë vetë apo sipas trashigëmisë ose imponimit të pushtuesit.

    Gjithashtu po të njotoi se në të njëjtën kohë edhe BRETKOCAT në këte anë quhen: BËRKOCA, BARKOCA ose BREKOCA !!!!

    SA PËR NDËRRIMIN E EMRAVE JANË SERBËT ATA QË KANË NDËRRUAR EMRAT DHE KUR NUK KANË MUNDUR I KANË PËRVETËSUAR NË SHQIPE POR IU KANË VËNË PRAPSHTESA.

    Gjersa po ti shkruaj këta rreshta "dashnije" përpara kam HARTAT SERBE TË SHKRUARA NË ÇIRILICË dhe nëse prap kalon kah BREKOCI ndalu edhe në Gjakovë dhe eja në zyrën time që ti tregoj si dokument.
    Ja edhe disa shembuj dhe po i shkruaj me alfabet latin e jo grek e as arab!

    Emrin e qytetit GJAKOVA e kanë shëndrruar në DJAKOVICA,

    FERIZAJIN në UROSHEVAC

    kurse emrin e vendbanimit QAFË THANË në QAFA SAN (!)

    Kur nuk e kanë pa shumë të arsyeshme apo nuk ia ka penguar e kanë lënë edhe në serbishte emërtimin enjëjtë porse i kanë ndërruar vetëm shkronjat(!)

    "nga LATINICA në ÇIRILICA"

    shembull: vendbanimi KODRA E HUTIT!

    Interesant apo jo!?

    Dhe në fund për qejfin tënd ka në komunën e Gjakovës edhe vendbanim - fshat me emrin ZHABEL - ZHABELJ. Besoj se këtu mund ti përdorësh ato ZHABAT serbe.

  8. #88
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    per fjalen bir vjen direkt nga nje forme IE bhi(H)-ro- pa ndonje ndermjetesim turk.


    Page in Demiraj AE: 101
    Page in Pokorny: 117

  9. #89
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ishte interesante se ndersa po bisedoja me nje Grek dhe po krahasonim fjalet pashe qe shume nga fjalet ne greqishten e vjeter ishin shume te ngjashme me formen e tyre ne shqip ose kishin rrenje te perbashketa.

  10. #90
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Ishte interesante se ndersa po bisedoja me nje Grek dhe po krahasonim fjalet pashe qe shume nga fjalet ne greqishten e vjeter ishin shume te ngjashme me formen e tyre ne shqip ose kishin rrenje te perbashketa.
    Na sill ndonje shembull te bejme krahasimet.

Faqja 9 prej 66 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •