Close
Faqja 14 prej 66 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 651
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga darkman
    E di qe i ke hyre nje historie te veshtire. Per percaktuar origjinen e emrit duhen shume element. Jo vetem emri. Ka ndonje histori ky vend. Ne c'periudhe e ka marre kete emer. Jane gjera qe mund te ndihmojne ne percaktimin me te sakte te emrit.

    E thene keshtu cdo hipoteze eshte e mire.
    Po ke te drejt darkman,ama ashtu kot e dhash nje hipotez sa per ta e ber temen me te larmishme ,se kuptohet per prejardhjen e nje emervendi duhet studjuar shum aspekte.
    Duajeni njëri tjetrin.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga elen
    Ti me te vertete beson se gjuhet e tjera kane huazuar fjale nga gjuha jone ???????????HAHAHAHAHANe ate krah fli mor mik..
    Injoranca njeriun e qon aq posht(aq ne fund),sa qe nuk e kupton fare se ne qfar eshte shendruar...

    Un dhe shum tjer ketu kemi jap shembuj e qe mundemi(sidomos un them per shembujt e mi)ti argumentojm me baz te fort qe smunden te hudhen posht,se dhe popujt tjer kan mar nga gjuha jon mjaft.

    Ta e nenqmosh vetveten dhe gjuhen e kulturen e popullit tend eshte smundja me e keqe qe kaplon mendjen e nje njeriu.
    Duajeni njëri tjetrin.

  3. #133
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Ku e gjete ilirishten ti te greqishtja dhe cili grek ka pohuar nje gje te tille? Ajde tani mos u tall..
    Kete ma ka pohuar profesori im qe eshte grek i lindur ne ishujt e Jonit dhe banon ne Athine, te premten vjen ne Tirane dhe po deshe eja e takoje, do te rrije deri te shtunen ne darke.
    Dhe fjala e mesiperme qe e ke shkruar AJDE eshte hajde, ke harruar nje H.

  4. #134
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga banished

    Ku e blen buken i thone gegerisht kur degjon te tilla perralla!
    Mos t'i vije keq askujt qe toskerishtja eshte letrare e sotme, edhe thjesht per faktin se ajo nuk eshte gje tjeter vecse shqipe e paster; dhe qe nuk eshte as me teper e as me pak shqip sesa gegerishtja. Keshtuqe lerini budallalleqet krahinore e boll u munduat te thyeni lisa me pordhe.
    MA shpjego pak fjaline e pare se nuk po arrij t'ia nxjerr kuptimin...
    Nuk po them asgje kunder gjuhes letrare dhe sic e sheh cdo fjali e kam ne gjuhen letrare, por po thoja qe vepra e pare shqipe ishte ne nje dialekt te shqipes qe sot gjendet vetem Elbasan e siper. Cdo dokument i shqipes deri ne fund te shek 15 ka qene ne nje forme te ngjashme me gegerishten e sotme. Une mund ta lexoj shume lehte Mesharin e Gjon Buzukut, ndersa asnje prej shqiptareve poshte Elbasanit nuk mund ta lexoje me lehtesi.

  5. #135
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    MA shpjego pak fjaline e pare se nuk po arrij t'ia nxjerr kuptimin...Cdo dokument i shqipes deri ne fund te shek 15 ka qene ne nje forme te ngjashme me gegerishten e sotme. Une mund ta lexoj shume lehte Mesharin e Gjon Buzukut, ndersa asnje prej shqiptareve poshte Elbasanit nuk mund ta lexoje me lehtesi.
    Ja more xhan, ta shpjegoj une.
    Ke thene qe "TE GJITHE SHQIPTARET DERI NE SHEKULLIN E 15 FLISNIN GEGERISHT", nderkohe qe ta thashe fare mire, dhe qe per kete te mora dhe nje shembull qe eshte ende egzistent dhe objekt studimesh nga te gjithe albanologet e botes; - arbereshet e Italise! Te gjithe arbereshet konsiderohen te flasin toskerisht. E pra, ata kane ikur nga Shqiperia po ne shekullin e 15. Ka disa prej tyre, si ne fshatrat e Napolit, psh, qe kane ikur para shpernguljes se madhe, - qe u caktuan si mbrojtes te Napolit nga Skenderbeu, ne ndihme te mbretit te Napolit, i cili nga ana e tij, u fali disa fshatra dhe i vendosi aty. Edhe keta arbereshe(qe mund te jene vendosur rreth 50 vjet para shpernguljes se madhe) flasin poashtu toskerisht.
    Tani, problemi qendron se keta shqiptare nuk u zgjodhen nga Skenderbeu qe te ishin vecanerisht prej jugut. Ata duhet te ishin trupa te rregullt te "ushtrise" shqiptare.
    Por, vlen te permendet ketu nje nga gjerat me me vlere, qe ty ndoshta s'te ka shkuar ndonjehere mendja ta konsiderosh.
    Shqiptaret qe u vendosen ne Itali me shpernguljen e madhe, konsideroheshin qe i perkisnin katolicizmit te hershem shqiptar. Per kete aresye, vete kisha katolike e Vatikanit me dekret te vecante lejoi qe shqiptaret te kryenin sherbesat e tyre sipas "denominacionit" qe i perkisnin, i cili, nder te tjera nuk ishte dhe aq i ndryshem prej katolicizmit roman. (Kuptohet, edhe ketu pati kundershtime ne Vatikan, por kjo nuk eshte ceshtje bisede)
    Ne e dime fare mire qe veriu geg i Shqiperise ishte ne shumicen e vet katolik; por qe katolike ishin kryesisht zonat afer bregdetit, duke perfshire Shkodren, Ulqinin, Dubrovnikun, Raguzen(dhe ca qendra te tjera), - qofte edhe me ne jug te Shqiperise(influence venedikase me teper), ndersa ne brendesi te territorit, shqiptaret "fetarisht" perseri vareshin nga "Bizanti"(patriarkana e Stambollit). Si ka mundesi qe gjithe keta katolike shqiptare te shperngulur ne Itali, na flasin toskerisht dhe jo gegerisht? Kete pyetje ia ke bere ndonjehere vetes?
    2, 3, 4 dhe 100:
    Skenderbeu ishte me origjine nga Hasi, por, gjithsesi princ Kruje(Shkumbin e siper, apo jo?)... Si ka mundesi qe vete Skenderbeu deklaron qe: SE DHE NE JEMI EPIROTE!(nga jugu me duket si term, apo jo?)
    Tani, qe te kuptohemi drejte, e te mos dalim ne idjotesira heleno-sllave qe mundohen te na nxjerrin gege dhe toske te ndryshem nga njeri tjetri(sic na ka konsideruar "studiuesi" udhetar idjot evropiano perendimor deri ne shekullin e 19)... asnjeri more bir nuk ka ardhur nga tjetri. Ceshtja jone eshte shume e thjeshte, -JEMI NJE POPULL I VETEM qe nga kohet qe nuk mbahen mend nga fryma e njeriut, dhe mesharin nuk ke shance ta kuptosh ti me mire sesa une(nese une nuk jam injorant, gdhe) sepse na vike nga veriu. Kur ta lexosh vertete mesharin, me ato "ë"-te qe i gjen ne gjithe tekstin krejt pa karar, atehere do te te shpifet fare toskerishtja...(tosket tallen per "ë"-te qe i shtojne fjaleve nderkohe qe geget i thjeshtojne ne mjerim). Te njejten dukuri do ta vesh re te Barleti.
    Por ketu nuk do bejme analize gjuhe, se eshte dhe krejt ceshtje tjeter...
    -------------
    Dicka kisha per te thene per huazimet dhe kush ka marre nga kush...
    Eshte shume e thjeshte per shqiptarin injorant, qe mezi di shqip, e meqe na "meson" nje gjuhe te huaj(rrappashtrrappa dhe ate te shkrete), te dale ne perfundime qe shqipja paska marre nga e huaja. Kjo eshte per te ardhur keq me te vertete. Sic thote psh ajo guacka me siper qe nga greqishtja kane huazuar te gjitha gjuhet e botes. Ajo e shkreta e di aq mire greqishten, saqe tani po perdor greqishten te mesoje kinezcen, swahilin dhe hebraishten.
    -------------
    Te gjitha gjuhet kane nje sistem fjaleformimi te tyrin te cilin e ndjekin sipas nje skeme te percaktuar.
    Nese ne nje fjale dallojme nje "anomali" ne fjaleformim, atehere, jo vetem qe fjala e fromuar mund te mos jete aborigjene, por dhe fjalet prej te cilave mendohet se formohet mund te mos jene fare aborigjene, por te huazuara.
    Merr si shembull fjalen siperfaqe... atehere do te kuptosh kush ka marre nga kush, dhe nga na vijne edhe fjalet perberese te "siperfaqe"s ne gjuhet e tjera.(ka me qindra shembuj, me te cilet, shqipja shemb cdo gjuhe evropiane)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #136
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    MA shpjego pak fjaline e pare se nuk po arrij t'ia nxjerr kuptimin...
    Nuk po them asgje kunder gjuhes letrare dhe sic e sheh cdo fjali e kam ne gjuhen letrare, por po thoja qe vepra e pare shqipe ishte ne nje dialekt te shqipes qe sot gjendet vetem Elbasan e siper. Cdo dokument i shqipes deri ne fund te shek 15 ka qene ne nje forme te ngjashme me gegerishten e sotme. Une mund ta lexoj shume lehte Mesharin e Gjon Buzukut, ndersa asnje prej shqiptareve poshte Elbasanit nuk mund ta lexoje me lehtesi.
    me qe ra fjala per dialektet:
    Dialektet e shqipes mendohen te jene ndare ne shekullin e peste. Kjo perkon edhe me procesin e rotacionit ne toskerisht. Nje fakt interesant qe e perforcon kete eshte qe huazimet sllave nuk e kane pesuar kete rotacion.

  7. #137
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Kete ma ka pohuar profesori im qe eshte grek i lindur ne ishujt e Jonit dhe banon ne Athine, te premten vjen ne Tirane dhe po deshe eja e takoje, do te rrije deri te shtunen ne darke.
    Ma thuaj njecik emrin e ketij profesori ne privat apo ketu, te shikojme kush eshte ky. Nuk ia vlen te vij ne Tirane, mund ta takoj dhe ketu ne Athine.

    Dhe fjala e mesiperme qe e ke shkruar AJDE eshte hajde, ke harruar nje H.
    Nuk ka rendesi, fjale e huazuar eshte. Ne nga jugu (h)arrojme ndonjehere h-ne

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Nuk ka rendesi, fjale e huazuar eshte. Ne nga jugu (h)arrojme ndonjehere h-ne

    Jo "ju na jugu" po "ju greket" e ngaterroni perdorimin e h

    Ja c'thote Konica per kete :

    Kjo letrë më kalli në mejtime të thella, se javën e shkuar pashë një ëndër që s’harrohet. M’u çfaq një grua, e holl’ e e gjatë, plot me një hie fisnike, ndonëse e veshur me recka; unë, pa vënë re varfërin e veshjes saj dhe duke marë me mënt se sa e bukur do të dukej sikur t’ish e veshur me mëndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala. “Zonjë”, i thashë, “cila jini zotria juaj dhe pse dukeni aq e mallëngjyer dhe e ngrysur?”. “Unë” tha “jam Gjuha Shqipe dhe më sheh të hidhëruar nga mundimet që heq dhe nga rreziqet që më rrethojnë”.– “Kini mirësinë të flisni më çkoqur”, u luta unë. –“Do të flas”, tha Shqipia; “ do të kesh vënë re, se ty të di si njërin nga ata të pakët që më kuptojnë e më duan, do të kesh vënë re se ca njerës i kanë hapur luftë zërit h. Kushedi se për ç'arësye e ndjekin pa mëshirë këtë zë të mjerë dhe nuk e lënë të mbajë vëndin e tij të shënuar prej meje. Humba, hëngra, hodha bëhen umba, ëngra, odha në gojë të këtyre njerësve të çuditshëm; kurse ura, elbi, ara bëhen hura, helbi, ara. Si mjer' unë se ç' vuaj kur dëgjoj këto fjalë të shtrëmbëruara!". “Zonjë” thashë unë "mos u dëshpëroni, se në Shqipëri të sotme ka dy soj njerëzish: ata që dinë, pa mejtuar e pa kërkuar, vëndin e zërit h, ku duhet e ku s' duhet ky zë, dhe ata që nuk e dinë e nuk e kanë kurrë për të nxënë. Neve ky ndryshim nuk na hidhëron, po na gëzon, se ky ndryshim çquan bijt e tu të vërtetë. Zëri h është shënja që na bën, o Nënë, të njohim vëllai vëllanë në mes t' erësirës; zëri h është si shënja masonike e fsheftë, me anën e së cilës shqipëtari njeh shqipëtarin. Përandaj, Zonjë, mos rini më e ngrysur: se, sa të jemi ne të gjallë dhe sa të jenë të gjallë të tjerë si ne, zëri h do të ketë vëndin e tij të shënuar prej teje në fjalët: dëshërojmë, pra, Nëno, të të shohim buzëqeshur”.
    Dhe ashtu Shqipia u largua e kënaqur dhe unë u zgjova nga një gjumë aq’ i ëmblë.
    (Shtylla e Faik Konicës. Dielli, 10 nëntor, 1925)
    Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 31-05-2006 më 11:07

  9. #139
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga elen
    aman more Dardhanus paske bere tere ate mundim per te gjetur fjale qe kujton ti se jane marre nga shqipja....Kur ka ekzistuar shteti i pare grek shqiptaret nuk kane ekzistuar fare(mos shih greket e tanishem qe jane injorante) dhe shumica e fjaleve internacionale jane greke ( s do shume mend).Ne greqisht dhe shqip ka shume fjale te huazuara nga turqishtja po kjo vjen fale sundimit turk dhe prapeseprape jane fjale te fjalorit te perditshem dhe jo si fjalet nderkombetare qe vijne nga greqishtja si p.sh.telefoni ,zhelozia (zilia)gjithe emrat e mjekesise (pediater,orl(otorinolaringologos)etj.etj.Sa keq qe nuk kam kohe te te shkruaj me shume.
    Personalisht kam mbaruar gjuhe letersi shqiptare ,gjuhe letersi greke dhe angleze keshtu qe me vjen mire qe ti beson se gjuha shqipe eshte themeli i botes ama me vjen keq qe nuk eshte (per fat te keq joo ,
    Ti s'ditke te shkruash moj e mjere -- s'e ke idene e germes se madhe, kllapes apo presjes, apo pikes, apo hapesires qe respektohen NJESOJ ne te gjitha gjuhet, keshtu qe mos na nxirr preteksin se ke kohe qe ke ikur nga Shqiperia. Na paske mbaruar per letersira sa Shqiptare, sa Greke, sa Angleze ti zotrote? Po ti nuk ke kaq tru sa te kuptosh se njeriu qe e ka profesion gjuhen nuk e bastardizon kurre, qofte edhe ne nje liste sendesh per te blere ne dyqan, qofte ne forum, qofte edhe ne nje shenim ne nje leter post-it. Te mbarosh per letersi te cdo lloj gjuhe do te thote te besh hartime dite-nate sa te te dalin trute nga vendi, dhe jo te shkruash si kembet e pules pa pike kuptimi. Te jete ashtu, kam mbaruar dhe une per astronaute. Pika ty, qe ah te kripsha trute, qe s'ke patur nevoje te besh hartime sa te te dalin trute... ti me tru mangut ke lindur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 31-05-2006 më 12:04
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #140
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Tani mos lini nam... C'jane keto budallalleqe? Keni gje per te thene per temen? -Thojeni, mos u merrni me pislleqe. Nuk shahet tjetri per nje gje si kjo.
    Lerini keto pislleqe dhe pergjigjuni atij po patet gje per t'i thene.
    C'na qenka ky lloj diskutimi?
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 14 prej 66 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •