Normale qe kane huazuar, bile greqishtja e vjeter bazohej shume ne Ilirishten dhe kete e pohojne dhe greket.Postuar më parë nga elen
Normale qe kane huazuar, bile greqishtja e vjeter bazohej shume ne Ilirishten dhe kete e pohojne dhe greket.Postuar më parë nga elen
Italisht kuzhines i thone la cucina qe shqiptohet kuçina dhe ne e kemi huazuar nga italianet.Postuar më parë nga alko71
Sa per fjalen gote, keshtu i thone edhe ne Kuvajt dhe me sa duket vjen nga turqishtja e vjeter apo arabishtja e vjeter, per kete nuk jam i sigurte por po te shkosh ne Kuvajt i thone gota si ne
Si eshte kjo e folura se prapthi??Postuar më parë nga alko71
Op =po
Oj=jo
A op joshkum=a po shkojme etj,nejse nuk i permbahet pike per pike por i parshtatet .
Jush som lof=shuj mos fol etj etj.
Une kam qene me dhjetera here ne Prishtine, bile kam tre jave qe kur isha per here te fundit, kam dhe kusherij aty e shume e shume miq por per here te pare po e degjoj kete (!!!!!?????)Postuar më parë nga alko71
Nuk besoj qe ekziston nje e folur e tille, edhe po te jete eshte nje shpikje e kush e di ndonje grupi te vogel personash
Jo Edvin,se kur kemi mysafire nuk flasim ashtu me te.Por pyeti tjera here ata dhe do te tregojne se eshte e vertete se ne raste te caktuara ,sidomos ne shoqeri,kur nuk deshirojne qe ndonje person (i cili nuk eshte nga rrethi i Prishtines apo eshte fshatare) te kuptoje atehere e perdorin.
Nuk eshte shpikje e ndonje grupi te vogel jo.Ekziston edhe me heret nga gjeneratat e mehereshme (Une jame 71-sh) e kendej.Vetem se ka pesuar ndryshime ,dhe eshte e folur e lire dhe pa rregulla.Sot perdoret me se shumti nga te rinjet e ashtuquajtur coolera(1988-89 e me vone) e qe mendojne se gjenerata e tyre e ka shpikur.
Une edhe ketu ku jam e shti ne funksion me motren per te mos na kuptuar femijet e saje.Ose kur dyshojme per ndonje ne rruge se mos eshte shqiptare,per t'ija bere me dije njeri tjetrit themi JUSH SE RAPTISH PO ME DOKET ose RAPT shkurt e qe d.t.th. SHUJ SE SHIPTAR.Nejse per me shum hyn te sofra prishtinase se ke me bollek fjale te tilla.
Keto fjale qe i thua 3 vitet e fundit e perdorin vetem rinia e Kosoves...keto fjale perdoren per humor per biseda serioze nuk perdoren.....pra rinia me qellim i degjeneron keto fjale qe te jete me humor debati.Postuar më parë nga alko71
Me vjen shume keq qe me duhet te kundershtoje, por fjalen "Kuzhine" e kan marr italianet (dhe te tjeret) nga shqipja, dhe nuk eshte e mundur qe te kemi marr ne nga ata kete fjale, pasi qe ne gjuhet e tyre nuk spjegohet dot domethenje e kesaj fjale, kurse ne shqip po.Postuar më parë nga Edvin83
Sepse :
Cucina (ita.), Cuisine (fra.), Küche (gjer.), Kuhina (ser.) quhet vendi Ku Zinë qe e themi ne sot ne nje forme pake me ndryshe Kuzhinë.
Pra vendi apo dhoma Ku Rrin, dhoma Ku Flen, dhoma Ku Punon, dhoma Ku Zin, dhoma Ku Han, dhoma Ku bene kete e dhoma Ku bene ate.
Pastaj kemi fjalen Figurë qe e kan huazuar te gjith nga Shqipja. Sepse FI i thone ne gegerisht Gacës se shymure dhe Gurë (i thone gurit hehehe), pra me ate kuptimin te vizatosh me FI në GURE.
Fjala Gaide (instrument) eshte po ashtu e huazuar nga Shqipja, sepse ne gegerisht nje gjëje qe eshte shume interesant e qe eshte diçka karakteristike i thone Kaide, pra ky lloj instrumenti eshte shume interesat, eshte Kaide.
Fjala Kapito eshte po ashtu e huazuar nga shqipja, sepse Kap (get ne anglisht), kapitoj, kaptoj, kuptoj, a po ta kap .
Fjala idiot eshte po ashtu e huazuar nga shqipja, sepse ne frangjisht lexohet idijo dhe do te thot i padijshem, pra i di jo, jo i dijshem
Fjala Animal po ashtu vjen nga Shqipja, a-ni-mal, ne gegnisht thuhet ā = është (p.sh. ā i madh = eshte i madh, ā i menqum = eshte i menqur, ā shkue, ā kanë, ā rrite ose kush ā ky ktu = kush eshte ky ketu, kush ā kanë sot = kush ka qene sot kush ā me ty = kush eshte me ty etj.), pra animal = ā ne mal (eshte ne mal).
Fjala Autokton vjen po ashtu nga Shqipja, u + tok + ton , ne gegnisht thuhet U = Unë, pra u + n’tok(ë) + ton(ë) = Unë në tokën tonë.
Fjala Dinar apo Denar eshte poashtu nga Shqipja qe do te thot Dhën Ar, Arë per te Dhën e jo per stolisje. Kurse Shkronja DH ndryshohet nga te tjeret ne D.
Fjala Arian (raca e bardh) vjen nga Shqipja, Ar + ian = Arë + jan, pra jan te arte apo jan njerz me floke te arte (te verdha) ose jan njerz me ngjyre te arte (te verdh, te bardh).
Fustan vjen po ashtu nga shqipja, fus + tan, fus tan trupin ne te, pra nje pelhure qe fut tere trupin ne te. Me vone vijne Fustanellat qe do te thot fustanell = fustan i vogel.
Lingua eshte nga Shqipja, lin + gua, lin(d) + gu(h)a, gjuha e lindur.
Lagun vjen nga Shqipja, lágun ose lagur, pra nje vend qe laget nga uji, uji i detit ne kete rast.
Periode vjen nga shqipja, per + i + ode, per + i + udhe, ne gegnisht numri një thuhet edhe vetem i ( pur i njéri = per nje njeri, per i popull = per nje popull), pra fjala periode = per i udhe = per nje udhe.
Region vjen nga shqipja, fjala Regjë ka kuptimin e pastrimit apo perpunimit, p.sh. me regjë konopin (kanabisin) te pastrosh apo te perpunosh kanabisin per litar, pra regj + ion = regj + jon do te thot vendi i pastruar apo i perpunuar i jonë.
Terror vjen nga Shqipja, therrur, me therrë derrin apo qingjin, qe ka ndryshuar pak nga domethenja dhe ka tash kuptimin Terror = “kasaphane”. (megjithse nuk e paska ndryshuar edhe aq shume kuptimin)
Treasure, tesoro vjen nga shqipja, Thesar, thes me arë.
Tradition vjen nga shqipja, Traditë, t’rodit, të rodit, te fisit, ku argumentohet ne nje far menyre qe sllavet e kan marr fjalen Rod nga shqiptaret qysh ne arrdhjen e tyre ne Europe, pra shume heret.
Tragedia, Tragödie vjen nga Shqipja, trag + e + di, trag e di, e dijë tragun e ketij rrefimi a ku ta di une.
Traitor vjen nga shqipja, trathtar, tradhtar ku vet fjala tradhtar eshte nga fjala tradh, tredh, me tredh (p.sh. a e pe çka i bani atina, e ka tredh = a e shikove se çka i beri atije, e ka tredhur = e ka tradhtuar), ketu eshte shkronja DH te cilen shume popuj nuk munden ta theksojn si p.sh. Latinet.
Track vjen nga shqipja, trakë, trakat ne fabrika qe vjen nga fjala e vjeter shqipe trag (gjurmë).
Truble vjen nga shqipja, trubull, tru + bull, trurin si bull, pra i rende nga mendja (keshtu ka qene burimi i fjales) ndersa me vone perdoret kjo fjale p.sh. per ujin e trubullt.
Value vjen nga shqipja, vlerë, vyer, gjerat qe vyejn, vlejn.
Vampir vjen nga shqipja, Vam + pir, Dham pir(s), pra nga fjala Dham per arsye te dhembeve te medhenje dhe pirë per arsye te pirjes se gjakut, ku shkronjen DH nuk munden ta theksojne shume popuj, keshtu qe Dhampir ndryshon ne Vampir dhe thuhet gabimisht se vjen nga Rumania. Edhe sot Shqiptaret e vjeter qe nuk kann pare filma me Vampia ne televizor dhe nuk kan pesuar kete asimilim te vogel ne kete fjale, thone Dhampir (ne Kosove thuhet Dhompir) e jo Vampir.
Zeal, zealous vjen nga shqipja, zell, i zellshem, ku nga fjala zell rrjedh fjala ziell (zhgedha e kafsheve per te terhequr karrocen) pra zell = pune, njeri i zellshem = njeri punetore apo njeri qe punon shume.
Feniker, Fenici, Phönizier vjen nga shqipja, fé-nik = njeri religjioz, fenik, fetar, si p.sh. Aziatik = njeri nga Azia etj.
Profet vjen nga Shqipja, pro + fét, per fét, per religjionet, njeriu qe eshte per religjionet.
Te shikojm edhe kete fjale qe te kuptojme kohen e vjeter te burimit te tyre, menyren primitive se si jan krijuar keto fjale para mijra viteve. P.sh. fjala Urdhër qe krijohet nga dy fjali shqipe Urë dhe Dhër, shikoni primitivitetin e krijimit te kesaj fjale para mijra mijra viteve. Urë dhër ne kuptim qe te ipen Ura apo te krijohen Ura ne mes te njerzve, pra urat qe ipen apo krijohen ne mes te Mbretit dhe atyre ne luft, kontakti qe behet sikur te kete ura ne mes tyre, Urat qe krijohen per te mar komanden etj.
Per fat te keq kemi disa „Shqiptar“ te degjeneruar dhe te demoralizuar qe duke menduar se gjuha Shqipe eshte asgje dhe Shqiptaret jan askushi (nuk e din qe vetem ai person eshte askushi e jo populli shqiptar), nuk ia dijne rendesine gjuhes shqipe por e perbuzin ate, i mbi vleresojne te tjerat gjuhe dhe nenvlersojne gjuhen e Zotit, gjuhen Shqipe te shenjet. Po çka ti bejsh, keta jan jo i dijshem, sikur edhe disa linguist “shqiptar” qe pa i studiuar fjalet fare, pohojne gjera idioteske si p.sh fjala Vajz na qenka e huazuar nga gjuhet tjera. Kjo ndodh pasiqe edhe ata mbivleresojne gjuhet tjera dhe nenvlersojne gjuhen Shqipe, nenevleresojne vetveten, duke i besuar antishqiptareve qe thone se gjuha Shqipe paska shume fjale Latine, Greke, Sllave e Turk. Keta njerz qe e quajn veten "studiues" apo "shkenctar" dhe pohojne keso gjera te pa baza, jan te politizuar qe nga maja e gishtrinjeve te kebeve e deri te qimja e fundit ne koken e tyre.Postuar më parë nga elen
Fjale Latine, Greke, Sllave e Turke ???
Faktet po flasin pak ma ndryshe ama, dhe po shihet shumë kjart se kush ka marr fjale me teper nga kush. Dua te them qe te tjeret kan marr shumë me tepër fjale nga ne sesa ne nga ata.
Fjala Vajzë eshte 100 % fjale Shqipe, dhe vjen nga fjala vaj (pikellim). Siç e dijme te gjith, ne kohet me te lashta se sot (dikund edhe sot), gjithmone kann qene Vajzat te pa deshirueshme, ne rast lindje te nje vajze ka rene e gjith familja ne VAJ (pikellim, merzi), kan mbajte zi se ka lind Vaj-z, ose per arsye qe kur te rritet duhet dhene dikujt, pra largohet nga ajo shtepi.
Fjala Djale vjen nga fjala Diell (drita e diellit, gjallerimi, vazhdimi i jetes ne ate shtepi etj.). Po ashtu ne anglisht dhe gjermanisht fjalet e tyre per Djale vijne nga fjalet e tyre per Diell, si p.sh. (gjer.) Sohn eshte Djale kurse Sonne eshte Diell, ne (ang.) Son eshte Djale kurse Sun eshte Diell.
"Cka te lindi gruaja ? - Me lindi Vaj-z (pikllim, merzi, mungese) e jo Djal (drite, diell, gjallerim, vazhdim i jetes ne ate shtepi etj." ky ka qene mentaliteti i asaj kohe, pasi qe djemt kan qene edhe luftetare, kurse Vajzat leje qe nuk kan mundur te luftojne si djemt por kan qene edhe barre e shtepise ne rast sulmi nga dikush.
Duhet te mirret gjithmone parasyshe vjetersia e fjaleve dhe emrave, pra eshte burimi apo krijimi i fjaleve dhe emrave primitiv, qe ka ndodhe para mijra mijra viteve. Duhet te mirren parasyshe edhe ndryshimet e vogla por edhe te medha qe kan pesuar fjalet dhe emrat gjat kesaj kohe mijra vjeqare.
-----------------------------
Armiku më i madh që i ka shkaktuar dëmet më të mëdha popullit Pellazgo-Iliro-Shqiptarë, ka qenë gjithmonë Shqipfolsi …
Middle English kichene, from Old English cycene, probably from Vulgar Latin *cocīna, from Late Latin coquīna, from feminine of Latin coquīnus, of cooking, from coquus, cook, from coquere, to cook.]
Mendoj se eshte thjesht nje shpikje, ose sic quhet Zhargon, nje gjuhe bastarde e shpikur per nje grup te caktuar njerezish.Postuar më parë nga alko71
Krijoni Kontakt