Kinezet muslimane, 20 vende refuzojne kinezet, Washingtoni zgjedh Tiranen. Mustafai, shtyn viziten zyrtare ne Kine
Nga E. Canga/D.Bonollari
TIRANE (10 Maj)
Muslimanet kineze, Pekini anulon vizitat me Tiranen
Ora 12:40-Mosekstradimi i 5 shtetasve kineze qe ndodhen ne Shqiperi, shkakton embargon e pare ne mardhenien diplomatike mes dy vendeve. Sipas informacioneve me te fundit te siguruara nga News 24 behet e ditur se Pekini zyrtar ka anulluar te gjitha vizitat e perfaqesuesve te qeverise kineze ne Shqiperi. Njoftimi ben te ditur se nje nga zevendesministrat e Kines do te mberrinte neser ne Tirane per te zhvilluar takime me drejtues te larte te shtetit, por pas ngjarjeve te fundit, zyrtari i larte ka marre urdher te anulloje kete vizite te paralajmeruar.
Por, konflikti i krijuar mes shtetit shqiptar dhe Kines shkon edhe me tej. Qeveria e Pekinit ka ndaluar cdo perfaqesues te vendit tone te zhvilloje takime ne Kine. Aktualisht mesohet se zevendesministri i energjitikes Eno Bozdo dhe drejtori i pergjithshem i doganave ndodhen ne Kine per te zhvilluar takime me autoritetet e ketij vendi. Por duke filluar qe sot, keto takime nuk do te realizohen dhe funksionaret e shtetit shqiptar nuk do te jene te mirepritur. Konflikti mes dy shteteve filloi pak dite me pare, kur Kina perseriti kerkesen qe 5 shtetasit e saj qe ndodhen ne Shqiperi te ekstradohen pasi dyshohen se kane lidhje me terrorizmin. Por qeveria shqiptare duke marre edhe sugjerimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka marre persiper te siguroje azil per shtetasit aziatike, duke krijuar nje hendek te thelle ne mardheniet me Kinen.
Kinezet muslimane, 20 vende refuzojne kinezet, Washingtoni zgjedh Tiranen. Mustafai, shtyn viziten zyrtare ne Kine
Ora 07:10-U eshte refuzuar strehimi nga 20 shtete. Nder ta, edhe vende te Evropes Perendimore, te njohur si aleate historike te Shteteve te Bashkuara. Kerkesa amerikane per strehimin e pese shtetasve kineze me kombesi ujgure ka marre nje “jo, faleminderit” diplomatike nga autoritetet e ketyre vendeve, perpara se te sigurohej “po”-ja shqiptare. “Jo”, i kishte thene dhe Uashingtoni zyrtar mundesise se strehimit ne SHBA te kinezeve. Por ne fund, ne aventuren e ish-te burgosurve te Guantanamos ne Kube, te cilet kerkohen te ekstradohen ne Kine, ‘nderhyri’ Tirana zyrtare. Ajo pranoi ardhjen e pese kinezeve te sherrit, te cilet tashme jane shnderruar ne nje gur sherri qe duket se po peshon ne marredheniet e Shqiperise me vendin e madh aziatik, partneri i katert ne shkembimet ekonomike te vendit.
Dje, media amerikane ka zbuluar nje liste me emrat e plot 20 shteteve, kryesisht te Evropes Perendimore, me te cilet eshte negociuar per te zgjidhur problemin e kinezeve ujgure, qe i perkasin fese muslimane. Ne kete liste ndodhen dhe vende si Turqia, me maxhorance absolute te popullsise muslimane apo dhe si Gjermania, qe ka nje berthame te tille, te krijuar kryesisht nga emigracioni turk ne kete vend. Ne liste bien ne sy dhe vendet nordike, Suedia dhe Finlanda, por dhe Zvicra e te tjere. E perbashketa e te gjithe ketyre vendeve eshte se ata kane marre fillimisht nje oferte zyrtare nga Shtetet e Bashkuara qe te beheshin pale pritese, por dhe zgjidhje per problemin e kinezeve ujgure.
Te pestet e kishin te pamundur jo vetem qendrimin e metejshem ne Guantanamo – ata kishin fituar pafajesine e tyre nga drejtesia amerikane – por kishin njekohesisht te pamundur dhe largimin prej burgut, pa u gjetur me pare nje vend strehues. Refuzimi i 20 vendeve te demokracive Perendimore, beri qe t’I vije rradha Shqiperise. Edhe per Tiranen zyrtare pati nje oferte nga Uashingtoni per t’u bere mikpritesi i pese kinezeve, ujgure etnike. Nuk dihen shume hollesi per natyren apo kohen kur kane filluar negociatat, por Tirana e tha “po”-ne e saj. Miratimi i kerkeses amerikane u pasua me udhetimin drejt aeroportit te Rinasit te te pesteve, qe tashme kane nisur dhe procedurat per te kerkuar azil politik ne Shqiperi, si nje perpjekje e bazuar ne te drejten nderkombetare dhe qe do te pengonte kthimin e tyre ne Kine. Ne fakt, Pekini zyrtar, nepermjet ambasadorit kinez ne Tirane, kerkoi dy dite me pare dorezimin e te pesteve, nen pretendimin se ata jane terroriste dhe anetare te organizates terroriste “Turkistani Lindor”. Tirana zyrtare ka konfirmuar se pergjigja e saj do te zbatoje te gjitha konventat nderkombetare te parashikuara ne raste te ngjashme.
Ende eshte e veshtire te parashikohet se si do te mberrihet ne fundin e kesaj historie; nje nga te paktat gjera te sigurta per momentin eshte qe Tirana ka tre muaj kohe qe te shqyrtoje kerkesen e kinezeve ujgure etnike per strehim politik, qe t’I thone “po ose jo” Pekinit zyrtar per ekstradimin e tyre.
Mustafai, shtyrje misterioze e vizites zyrtare ne Kine
Tashme qe kriza e refugjateve kineze te sjelle baza e Gunatanamos ndodhet ne pikun e saj, dalin te tjera detaje diplomatike ne siperfaqe, te cilat hedhin dyshime te metejshme mbi stadin aktual te marredhenieve mes Shqiperise dhe Kines. Burime diplomatike prane Ministrise se Puneve te Jashtme i thane dje Gazeta Shqiptare se ministri i jashtem Mustafai ka shtyre para disa javesh viziten zyrtare qe duhej te kryente ne Republiken Popullore te Kines. Burimet thane se vete zoti Mustafai i komunikoi ne mesin e muajit prill ambasades kineze ne Tirane, vendimin per ta shtyre “ne vjeshte” viziten e tij ne Pekin.
Skenari qe shpaloset pas ketij zbulimi te fundit eshte mjaft i dyshimte. A ka lidhje vendimi i mesiperm me ardhjen e grupit te kinezeve-talebane ne Shqiperi? A e dinte zoti Mustafai ne momentin qe vendosi shtyrjen, ate qe do te ndodhte pak kohe me vone me grupin ne fjale?
E veshtire te pohohet me siguri, por te gjitha gjasat duken se diplomacia shqiptare ka pasur dijeni prej kohesh per kete gjest delikat te kerkuar nga autoritetet amerikane. Megjithese MPJ mbron deri tani tezen e cuditshme se pese shtetasit kineze u paraqiten spontanisht ne piken kufitare te Rinasit, dihet se ky ka qene nje operacion i koordinuar. Ndoshta duke perfshire edhe detajin deri tani te panjohur: shtyrjen e vizites se ministrit te jashtem shqiptar ne Kine.
Pekini: Shqiperia dhe SHBA po shkelin konventat e OKB
Shqiperia dhe SHBA duhet te kthejne sa me shpejt ne Kine pese ujguret, qe vijne nga Turkistani lindor e qe dyshohen per terrorizem”. Pekini zyrtar kerkoi dje me ngulm riatdhesimin e pese ujgureve qe mberriten fundjaven e kaluar ne Shqiperi nga burgu famekeq i Guantanamos. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme kineze, Liu Jianchao tha se “pese ujguret qe u strehuan ne Shqiperi jane te dyshuar per terrorizem dhe se Kina kerkon qe ata te kthehen sa me shpejt ne vendin e tyre”. Pekini nuk i ka bere te ditur dje emrat e shtetasve te tij, qe i konsideron si terroriste, por Uashingtoni njoftoi dje se ata jane Abu Bakker Qassim, Adel Abdu Al Hakim, Ahtar Qassim, Ayup Haji Ahmet dhe Ahmet Doe. “Pese kinezet qe u pranuan nga pala shqiptare nuk jane refugjate, por te dyshuar per terrorizem qe vijne nga Turkistani Lindor”, tha zedhenesi ne nje konference per shtyp ne Pekin. “Une mendoj se ata duhet te kthehen ne Kine”, tha Liu, duke shtuar se “veprimet e pales amerikane dhe asaj shqiptare jane shkelje e rende e ligjeve nderkombetare dhe rezolutave te OKB-se”. “Ne jemi kunder kesaj shkeljeje. U kemi paraqitur qendrimet tona ketyre paleve dhe u kemi bere thirrje te kthejne pese te dyshuarit per terrorizem sa me shpejt”, shtoi ai. Ky eshte reagimi i dyte i Pekinit, brenda dy ditesh, pasi pese kinezet ujgure qe ishin mbajtur ne burgun e Guantanamos per pese vjet u strehuan ne Shqiperi.
Akuzat e Kines
Pese kinezet jane anetare te Levizjes Islamike te Turkistanit Lindor, me qender ne provincen Xinjiang te Kines, ku ujguret “luftojne” per nje shtet te pavarur nga qeveria qendrore. Sipas Uashingtonit, kjo nuk ishte, megjithate, nje arsye, per t’i mbajtur pese ujguret ne burgun e Guantanamos. Por Kina i akuzon separatistet ne Xinjiang, perfshi ketu edhe kete levizje, per me shume se 200 sulme terroriste mes viteve 1990-2001. Autoritetet kineze thone se ky grup, ne te cilin bejne pjese edhe pese azilantet, ka sulmuar autobuse dhe institucione qeveritare, kane vrare zyrtare lokale, lidere myslimane dhe civile si dhe kane shkaterruar biznese duke sjelle per pasoje 160 te vdekur dhe 440 te plagosur. Dje zedhenesi i Ministrise se Jashtme kineze deklaroi se organizata ka lidhje te ngushta me Al-Kaeden dhe talebanet. Liu deklaroi se “forcimi i bashkepunimit nderkombetar kunder terrorizmit i pergjigjet interesave te Kines dhe vendeve te tjera”. “Palet e perfshira ne kete ceshtje duhet te shtojne bashkepunimin dhe jo ta reduktojne ate”, deklaroi ai.
Ujguret, kriza mund te preke 150 milione dollare shkembime
Ashtu si pothuaj ne te gjithe cepat e globit, edhe ne Shqiperi, mallrat kineze kane nisur te zene pjesen e luanit ne importe. Sipas te dhenave te Qendres Shqiptare per Tregtine Nderkombetare, ACIT, ne vitin 2005, vendi i madh aziatik ka zene vendin e katert per marredhenie tregtare me Shqiperine, duke u renditur pas Italise, Greqise dhe Turqise. Por me e rendesishme behet kjo marredhenie tregtare, po te shihet rritja e shpejte e saj. Ne vitin 2002, Kina zinte vendin e 20-te, ne vitin 2003 vendin e tete dhe ne 2004 vendin e peste. Kjo rritje e shpejte i dedikohet kryesisht cmimeve te lira te mallrave kineze dhe zhvillimit ekonomik qe po njeh Kina vitet e fundit. Nje pjese e mire e tregtareve shqiptare kane siguruar lidhje me fabrikat prodhuese ne Kine duke siguruar mallra te leverdisshem dhe cilesore per tregun shqiptar. Gjithnje sipas ACIT, ne vitin 2005 nga Kina jane eksportuar 3.2 milione dollare mallra, nderkohe qe importi ze nje shume prej 150 milion dollaresh. Nder produktet me te importuara nga gjigandi aziatik ne Shqiperi, vendin kryesor e zene makinerite elektronike me nje shume prej rreth 52 milione dollaresh dhe me pas tekstilet dhe nenproduktet e tyre me rreth 17.8 milione USD. Fale lehtesirave hyrese, Shqiperia eshte kthyer prej disa vitesh edhe ne nje vend mikprites per punetoret kineze. Krahet e lire te punes kineze, perdoren kryesisht ne industrine e ndertimit te pallateve, sektorit me te zhvilluar ne vendin tone.
Akuza dhe mbrojtja per grupin ujgur
Keshilli per Marredheni et e Jashtme ne SHBA, nje organizate e pavarur qe merret me shqyrtimin, analizimin dhe diskutimin e ceshtjeve globale dhe ngjarjeve nderkombetare ka organizuar keto shtate pyetje-pergjigje per te njohur me mire organizaten e pese ujgureve.
1. Cfare eshte Levizja Islamike e Turkistanit Lindor?
Nje grup i vogel separatistesh myslimane me qender ne provincen Xinjiang te Kines, nje rajon me popullsi jo shume te madhe ne kufi me disa vende si Afganistani dhe Pakistani. Levizja Islamike e Turkistanit Lindor (ETIM)eshte nje nga grupet me ekstremiste te themeluara nga ujguret, nje popullsi turqishtfolese qe kerkon nje shtet te pavarur me emrin Turkistani Lindor. Regjimi komunist ne Kine qe i frikesohet ndarjes se mundshme te vendit ne rast se levizjet separatiste fitojne terren, e ka quajtur kete levizje si grup terrorist; pas 11 shtatorit Pekini njoftoi se levizja kishte lidhje me Al-Kaeden. Ne gusht te vitit 2002, pas disa muajsh presion nga Pekini, administrata Bush pranoi te ngrinte llogarite amerikane te grupit. Por, ekspertet thone se informacionet per kete grup eshte veshtire te gjenden dhe se ata vete nuk jane dakord me konsiderimin e ketij grupi si organizate terroriste.
2. A ka lidhje ETIM me Al-Kaeden?
Zyrtaret amerikane dhe kineze thone se ka, por disa eksperte jane me pak te sigurt. Departamenti i Shtetit ka njoftuar se ETIM ka nje lidhje te ngushte financiare me rrjetin terrorist te Osama Bin Ladenit. Zyrtaret amerikane thone se kane mbledhur informacion per militantet ujgure te lidhur me Al-Kaeden, nga nje grup ujguresh te arrestuar ne Afganistan dhe qe tani mbahen te burgosur ne Guantanamo te Kube. Ne janar te vitit 2000, nje studim i qeverise kineze tregoi se ETIM-i kishte perfituar para, arme dhe mbeshtetje nga Al-Kaeda. Sipas raportit, anetaret e levizjes ishin trajnuar nga Al-Kaeda ne Afganistan, kishin hyre ne provincen Xinjiang dhe kishin ngritur atje baza terroriste. Ndersa ekspertet pranojne se qindra ujgure jane larguar nga Kina per te hyre ne radhet e Al-Kaedes dhe talebaneve ne Afganistan, disa specialiste kineze kane dyshime per lidhjet e levizjes me Al-Kaeden. Pekinit ka nje histori te gjate te falsifikimit te datave, - thone ata, - dhe qe pas 11 shtatorit, kinezet jane perpjekur ta perforcojne fushaten kunder ujgureve, duke e lidhur ate me luften e SHBA-se kunder terrorizmit dhe ne kete menyre te bejne qe SHBA-ja te heqe dore nga protestat kunder Kines lidhur me fushaten e shtypjes ne Xinjiang. Lideri i levizjes, Hahsan Mahsum ka hedhur poshte cdo lidhje me Al-Kaeden.
3. A i ka kjo levizje ne shenjester amerikanet?
Departamenti i Shtetit thote se po. Ne maj te vitit 2002, dy anetare te levizjes u debuan Kirgistani ne Kine, pasi dyshohej se ata po pergatisnin nje atentat kunder Ambasades Amerikane ne Bishkek si dhe interesave amerikane jashte shtetit.
4. Cfare atentatesh ka bere grupi?
Ne nuk kemi dijeni per atentatet specifike te kryera nga ETIM-i, por Kina akuzon separatistet ne Xinjiang, perfshi ketu edhe kete levizje, per me shume se 200 sulme terroriste mes viteve 1990-2001. Autoritetet kineze thone se terroristet kane sulmuar autobuse, tregje dhe institucione qeveritare, kane vrare zyrtare lokale, lidere myslimane dhe civile si dhe kane shkaterruar biznese duke sjelle per pasoje 160 te vdekur dhe 440 te plagosur.
5. Pse SHBA e vendosi kete levizje ne qender te vemendjes?
Ekspertet nuk kane te njejtin mendim. Departamenti i Shtetit thote se qendrimi i ashper u ndermor ne momentin kur pati prova se ETIM-i kishte lidhje financiare me Al-Kaeden dhe kishte ne shenjester interesat amerikane ne bote. Por disa eksperte thone se kjo politike e SHBA-se kishte per qellim permiresimin e marredhenieve me Kinen. SHBA-ja ka akuzuar Kinen per shkeljen e te drejtave te njeriut ne provincen Xinjiang dhe i ka rezistuar lidhjes se sulmeve te 11 shtatorit me fushaten e Kines kunder separatizmit ujgur. Por ekspertet vene ne dukje ceshtjen e kohes; Fushata e SHBA-se kunder levizjes u ndermor kur SHBA-ja u perpoq te parandalonte veton e Kines ne Keshillin e Sigurimit per ceshtjen e Irakut, pasi Kina vendosi te perforconte rregullat e ekspertit te teknologjise se raketave dhe para vizites se presidentit kinez, Jiang Zemin ne SHBA ne vitin 2002.
6. A “lufton” Kina kunder grupeve separatiste?
Po, madje ne menyre shume te ashper. SHBA-ja e ka akuzuar Kinen se po perdor luften kunder terrorizmit si nje pretekst per mbeshtetje politike ne Xinjiang. Ne kete rajon, pas 11 shtatorit, jane burgosur mijera militante, eshte derguar ushtria dhe kane shkelur te drejtat e njeriut qe mbrohen me Kushtetuten e Kines.
7. A duan te gjithe ujguret te ndahen nga Kina?
Jo. Ekspertet thone se disa ujgure kerkojne pavaresine e plote, te tjere duan autonomi me te madhe dhe mbrojtje nga shkelja e te drejtave dhe abuzimeve e diskriminimit. Shume ujgure qe praktikojne nje forme te moderuar te islamit, akuzojne autoritetet kineze per shkelje te te drejtave. Ekspertet thone se rebelimi i ujgureve eshte rritur se fundmi, por shume nuk besojne se kerkesat e tyre paraqesin rrezik per Kinen, ata mendojne se keto jane grupe te vogla dhe nuk mund te organizojne nje fushate te madhe, dhe jo me te dhunshme.
(Gazeta Shqiptare/Balkanweb)
Krijoni Kontakt