Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1

    Shqipëria do të pranojë të burgosur të tjerë nga Burgu i Guantanamos

    SHBA dërgon ish të dyshuar për terrorizëm në Shqipëri

    Shtetet e Bashkuara thonë se kanë liruar pesë myslimanë kinez nga burgu Guntanamo Bay dhe se i ka dërguar ata në Shqipëri ku autoritetet kanë rënë dakort që t'u japin strehim.
    Të pestët thonë se kanë frikë nga arrestimi dhe torturimi nëse kthehen në Kinë për shkak se ata janë nga minoriteti etnik ujgur i cili ka grupe separatiste të cilat autoritetet kineze i përshkruajnë si terroriste.

    Ndonëse autoritetet e SHBA-ve kishin vendosur para një viti se pesë ujgurët e Kinës nuk kanë qenë luftëtarë armiq dhe se nuk kishte arsye për ti mbajtur në burg problematike ishte çështja se ku të dërgohen ata.

    Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me 17 ujgurë të tjerë të Kinës që ende besohet të jenë në Guntanamo, apo për më shumë se 140 të arrestuar të tjerë nga vende si Jemeni, Arabia Saudite, Egjipti, Algjeria dhe Uzbekistani për të cilët amerikanët e pranojnë se janë të pafajshëm por se nuk është e sigurt që ata të kthehen në vendet e tyre.

    BBC
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-12-2009 më 17:06
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    BBC shqip

    SHBA dërgon ish të dyshuar për terrorizëm në Shqipëri

    Shtetet e Bashkuara thonë se kanë liruar pesë myslimanë kinez nga burgu Guntanamo Bay dhe se i ka dërguar ata në Shqipëri ku autoritetet kanë rënë dakort që t'u japin strehim.
    Të pestët thonë se kanë frikë nga arrestimi dhe torturimi nëse kthehen në Kinë për shkak se ata janë nga minoriteti etnik ujgur i cili ka grupe separatiste të cilat autoritetet kineze i përshkruajnë si terroriste.

    Ndonëse autoritetet e SHBA-ve kishin vendosur para një viti se pesë ujgurët e Kinës nuk kanë qenë luftëtarë armiq dhe se nuk kishte arsye për ti mbajtur në burg problematike ishte çështja se ku të dërgohen ata.

    Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me 17 ujgurë të tjerë të Kinës që ende besohet të jenë në Guntanamo, apo për më shumë se 140 të arrestuar të tjerë nga vende si Jemeni, Arabia Saudite, Egjipti, Algjeria dhe Uzbekistani për të cilët amerikanët e pranojnë se janë të pafajshëm por se nuk është e sigurt që ata të kthehen në vendet e tyre.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po Shqiperia cte beje me keta? Ti cojme me mire andej nga Siria qe ti mbaje.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    5 rebelët, Shqipëria sfidon Kinën

    Tirana pranon luftëtarët kundër qeverisë kineze, për të zgjidhur problemin 5-vjeçar të SHBA


    5 rebelët, Shqipëria sfidon Kinën

    Kinezët e Guantamos kërkohen nga Pekini si terroristë



    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANË

    Që prej pesë vitesh ata mbaheshin të izoluar në superburgun e Guantanamos, edhe pse drejtësia amerikane nuk i kishte shpallur fajtorë për ndonjë arsye; motivi i vetëm ishte se asnjë shtet nuk kishte pranuar t’i strehonte. Odiseja e pesë kinezëve ujgurë, një grup me prejardhje turke të besimit mysliman, që lufton, shpesh edhe me armë, kundër qeverisë së Pekinit për të krijuar republikën autonome të Turkistanit Lindor, ka përfunduar dje me pranimin e tyre nga Shqipëria. Por, ndërsa i ka dhënë fund vuajtjeve të tyre, ky vendim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare mund t’i hapë rrugë një odiseje të gjatë në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Pekinit zyrtar, që ka kërkuar vazhdimisht riatdhesimin e kinezëve ujgurë.

    Marrëdhëniet
    Të burgosur që në vitin 2001 në Pakistan dhe të transferuar në Guantanamo, pesë ish-të burgosurit, dy prej të cilëve janë Abu Bakker Qassim dhe Adel Abdu Al-Hakim, u liruan të premten, pasi Shqipëria pranoi t’i strehonte duke u dhënë strehim politik.
    “Nëse do t’i kishim kthyer mbrapsht në Kinë, qeveria e Pekinit do t’i kishte arrestuar, torturuar dhe ndoshta edhe vrarë”, ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë amerikane, duke vlerësuar gjestin human të qeverisë së Tiranës. Por, Pekini duket se nuk e mendon kështu. Edhe pse reagim zyrtar ende nuk ka pasur, heshtja kineze duket në fakt problematike. Edhe për Tiranën zyrtare, tani situata nuk duket dhe aq e lehtë. Analistët pyesin veten se ç’efekt do të ketë strehimi i pesë ujgurëve në vend për marrëdhëniet dypalëshe. “Eshtë njësoj sikur Tirana të japë azil politik për pesë talebanë. Si do të sillej Uashingtoni në këtë rast?!”, shprehet për agjencinë e lajmeve ANSA një diplomat aziatik në Tiranë. Edhe pse është ende herët, nuk është çudi që Kina të protestojë zyrtarisht ndaj shtetit shqiptar për këtë vendim të kryer.

    Historia
    Çështja e pesë ujgurëve ka zënë prej pesë vitesh faqet e para të gazetave amerikane. Shkak u bë, statusi i tyre i veçantë. Nuk kishin luftuar kundër amerikanëve, por megjithatë u mbetën në dorë atyre si një “patate e nxehtë” pas hyrjes në Afganistan. Amerikanët konstatuan se nuk bëhej fjalë për luftëtarë armiq, ashtu si pjesa më e madhe e 450 të burgosurve të tjerë të Guantanamos. Dy nga pesë kinezët, Abu Bakker Qassim dhe Adel Abdu Al-Hakim, konsiderohen si pjesëtarë të një lëvizjeje të armatosur që lufton në Turkistanin Lindor; në momentin e arrestimit ndodheshin në një kamp taleban në Afganistan për t’u trajnuar si paraushtarakë për një luftë kundër Pekinit. Lëvizja e tyre është regjistruar në listën e zezë të Departamentit të Shtetit për organizatat terroriste, por kjo nuk është arsye e mjaftueshme që Uashingtoni t’i konsiderojë si armiq të Amerikës. Vetëm pas vendimi gjyqësor, statusi i tyre u qartësua, ata nuk ishin “luftëtarë armiq”, por do të mbeteshin në kampin famëkeq të Guantanamos deri në momentin e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së tyre. Pesë kinezët ujgurë u mbyllën në kampin “Iguana”, një seksion i Guantanamos, ku të burgosurit gëzojnë privilegje si muzika, uji i rrjedhshëm dhe disa orë televizor në ditë.

    Kërkesa e Pekinit
    Nga ana tjetër, autoritetet kineze kanë kërkuar disa herë dorëzimin e tyre (janë 22 kinezët ujgurë që u mbajtën të izoluar në Guantanamo), por Departamenti i Shtetit ka refuzuar gjithnjë ta bëjë këtë. Në Kinë ata do të përballeshin patjetër me torturat, persekutimin e ndoshta edhe me dënimin me vdekje. Ndërkohë, nëse një vend tjetër do t’i pranonte, situata do të ndryshonte. Por, për pesë vite me radhë asnjë shtet, perëndimor apo lindor, nuk pranoi t’u ofronte atyre strehim. Për arsye se formula e vetme e lirimit të tyre e parashikuar në Guantanamo ishte riatdhesimi ose dërgimi në një shtet tjetër. Sean McCormack, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, ka falënderuar qeverinë shqiptare për gjestin humanitar; në fakt Shqipëria ishte vendi i vetëm që i pranoi. Mike historike e Kinës në tridhjetë vitet e para të komunizmit dhe më pas “armike e betuar”, Shqipëria i ka rivendosur marrëdhëniet diplomatike me këtë Pekinin që prej vitit 1992, edhe nën nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare. Tani, situata mund të ndryshojë dhe pesë kinezët ujgurë, që SHBA i sjell në Shqipëri nga burgu famëkeq i Guantanamos, mund të jenë motivi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    _____________ Maska e HamatieL
    Anëtarësuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Avokati i pesë kinezëve, sot do të jetë në Shqipëri

    TIRANË-Pesë shtetasit kinezë, të cilët para dy ditësh janë lejuar të hyjnë në Shqipëri, mund ta konsiderojnë vetën fatlumë pas “mikpritjes” shqiptare. Pothuajse të gjitha shtetet e Europës, nuk kanë pranuar që t’i pranojnë pesë shtetasit kinezë, edhe pas kërkesave të tyre të shumta për azil. Disa prej vende të Bashkimit Europian, nuk kanë pranuar kërkesën për azil që kanë paraqitur pesë muslimanët kinezë. Burimet e të përditshmeve në Shtetet e Bashkuara, thonë se pesë kinezët kanë udhëtuar në shtete të ndryshme të Europës, ku kanë kërkuar azil politik. Sipas të përditshmeve amerikane, së fundmi pesë myslimanët me kombësi kineze, kanë kërkuar azil politik në Gjermani, ku dhe kanë qëndruar për disa ditë, deri sa janë dëbuar nga autoritetet e këtij shteti. Ardhja e pesë kinezëve në Shqipëri, është shoqëruar me polemika dhe komente të shumta nga të përditshmet amerikane. Kanë qenë avokatët mbrojtës të pesë myslimanëve, të cilët kanë pretenduar se nuk janë lajmëruar për lirimin e tyre dhe dërgimin në Shqipëri. Sipas të përditshmes “The Boston Globe”, një prej avokatëve të kinezëve, nuk është informuar për lirimin dhe udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë. Sabin Willett, avokati mbrojtës i dy prej ujgurëve, ka deklaruar se është informuar shumë vonë, që klientët e tij nuk ishin më në Guantanamo. Avokati Willet, po përgatiste mbrojtjen e klientëve të tij për në seancën e së hënës në mëngjes, kur është informuar nga mediat, se klientët e tij ishin në Shqipëri. Pas kësaj, ai po përgatitet që të udhëtojë drejt Shqipërisë, për t’u takuar me klientët e tij. “Përpara një ore, unë u informova nga qeveria që ata ishin dërguar në Shqipëri dhe se janë atje”,- ka thënë në një intervistë telefonike për “The Biston Globe”, avokati Willet. Më tej ai ka shtuar, se ai nuk e ka konfirmuar dot prezencën e kinezëve në Shqipëri, dhe se po përgatitet për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për të mbërritur të dielën në mëngjes. “Është shumë e paqartë. Ata nuk na dhanë neve asnjë lajmërim dhe ne nuk dimë nëse ata janë shëndoshë e mirë. Jam i shqetësuar, por unë jam optimist për çështjen”,- është shprehur avokati mbrojtës.

    http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=94957

  6. #6
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105
    Enveri ka then 5 do me qani 5 dit do me shani gjith jeten do me kerkoni ,Nje popull me histori te lasht ne ballkan ,ku figurat me te shquara te kombit shqiptar ja kan ngritur vlerat historis nder shekuj ,sot ne 2006 ne njihemi per nje vend i strehimit te terroristeve islamik dhe shum lloj trafiqesh eshte per te te ardhur keq .....
    Shqiperi e mjera shqiperi .....
    Kush po te hedh me krye ne hi ...
    Djemt e atdheut ne dhe te huaj ....
    Ty te flasin dhe te besojn moj nane ....
    Sepse ti nuk e meriton te jesh
    vend kriminelash dhe me korrupsjon ...
    Preri jot moj nen ka rrit heronj legjendar
    do te vij nje dit moj nen qe ti do te jesh prap kryelarte

    KU kemi qen, ku jemi ,ruana zot mos me keq.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Qeverin Shqiptare do ta ken detyruar per nje gje te tille ne shkembim te dickaje tjeter ne fushen e dipllomacise, kjo per arsyen e thjesht se Kina nuk mund ti beje asgje Shqiperis , dhe vendimi i saj nuk ka asnje peshe politike ne europe ndersa do te ndodhte e kunderta nese kete do ta bente nje shtet tjeter Evropian.

    Ata Kinez ishin per Ameriken Angline dhe Europen si ajo dopio gjashta kur te ngel ne dore , por meqense ne kur luajm nuk luajm per fitore pranojm me deshir dopio gjashten , per te marre doren dhe per ta nxjerre ne fillim te lojes tjeter .


    Kush di me lujt domino e kupton shum mir se cfar dua te them .
    larguar forever

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shpresojme te jete ashtu, vecse un e shof me tjeter kendveshtrim ket gje. Cna duhet ne te futemi ne sherr me Kinen per me temer Kina eshte nje nga shtetet qe ka vote shume te rendesishme ne ceshtjen e Kosoves kur te diskutohet perfundimisht. Araplliku i rradhes dipllomatik nga qeveria Berisha duket. E vetmja gje pozitive qe shof une ketu eshte rrespektimi i te drejtave te njeriut gje qe e shkruanin gjithe gazetat Amerikane.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Po Shqiperia cte beje me keta? Ti cojme me mire andej nga Siria qe ti mbaje.
    Si duket kampet tona te pergatitjes se terroristeve jane me te perparuar se ato te Sirise, .
    Ignore List: Den Bossi

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ky duhet te jete me sa duket "kesti i pare" i asaj qe "Shqiperia do paguaje cdo cmim......" per te cilin prralliste Maloku Berisha!
    Marrdheniet me Kinen do tensionohen se eshte njelloj si tu japesh strehim politik 5 talebaneve kur dihet qendrimi amerikan ndaj tyre.......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •