Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Gjimnazi “Loyola” në Prizren

    Vazhdon toleranca e hakmarrjes


    Gjimnazi “Loyola” në Prizren
    – çfarë fshehet pas tij?


    Shkolla dhe arsimi– ardhmëria e një populli dhe një vendi

    Kur dëgjon apo sheh se ndërtohet dhe hapet një shkollë, të rritet jeta dhe të pushon shpirti. Besimtari këtë ndjenjë e përjeton dyfishë, sepse, mësimi në Islam është njëherit edhe devotshmëri.
    Si gjithëherë, lajmi për ndërtimin dhe hapjen e Gjimnazit të ri në Prizren na gëzoj të gjithëve!
    Mirëpo, nëse do të hulumtonim për prejardhjen e emrit të gjimnazit, pak kush do të dinte se ky gjimnaz quhet “Loyola”. Nëse lexojmë për të kaluarën e Lojolës dhe të organizatës së tij, gëzimi që përjetuam në shikim e dëgjim të parë, për shqiptarët që ideal kanë kombëtarinë dhe për shqiptarët muslimanë që për ideal kanë edhe shqiptarinë edhe islamin, ky gëzim e hare do të shndërrohet në ankth e në ethe.

    Përse ankthi, përse ethet?

    Ankthi dhe ethet ngase jemi fanatikë dhe jotolerantë ndaj besimeve tjera, ndaj shkollave tjera, ndaj gjuhëve të tjera, apo ankthi dhe ethet nga prapavija, nga qëlimet perfide, që edhe nuk fshehen, me hapjen e kësaj shkolle vetëm në shikim të parë “gjimnaz”, si çdo gjimnaz tjetër.

    Përse kështu?

    Sepse, “Gjimnazi Loyola” nuk është një gjimnaz si çdo gjimnaz tjetër, por është një shkollë profesionale katolike e rendit jezuit kristian në mesin e muslimanëve me emrin gjimnaz. Kumbarë të këtij gjimnazi janë “laramanët” tanë komunalë, që përkthyer me gjuhë të përditshme, do të thotë: kumbarë janë kreu komunal i Prizrenit me baballarët e tyre lartë, thuajse të gjithë me emra personalë e emra baballarësh muslimanë.
    Ta hetosh dhe konstatosh këtë gjendje nuk është e vështirë, sepse vetë emri “Loyola” ta pohon këtë.

    Kush është I. Loyola?, dhe kush është rendi jezuit?

    Emri i tij i plotë është Inigo Lopez de Loyola (1491-1556), si fëmija më i ri i një shenjtori në malet e regjionit Bask në veri të Spanjës, në kohën e mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Izabel. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of jesus, në: http://www.jesuit.org/sections/defau...ECTION_ID=215).
    Sipas burimit të mësipërm, Loyola dhe grupi i shokëve të tij të diplomuar në Universitetin e Parisit (disa pohojnë se ishin 6 shokë), të pakënaqur me rrjedhat e jetës brenda katolike, formuan rendin religjioz të cilin e quajtën Bashkësia e Jezusit (Society of Jesus) ose jezuizmi, siç e njohim gjatë historisë. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of Jesus, në: http://www.jesuit.org/sections/defau...TION_ID=215).).
    Rendi fetar i jezuizmit karakterizohet me disiplinë të madhe. Këtë disiplinë e arrinin me edukim dhe ushtrime të veçanta shpirtërore, me dëgjueshmëri të përkushtueshme ndaj më të vjetërve dhe me dëgjueshmëri absolute ndaj papës.
    Më 1551 në Romë jezuitët themeluan Seminarin Romak për përgatitjen e klerikëve, kurse më 1552 themeluan Seminarin Gjerman për të luftuar kundër reformacionit. Ndikimin e tyre e shtrinë edhe te sunduesit, pastaj nëpër shkolla. (A. Gams, Biblija i drustvo Novi Sad, 1979, fq. 349; Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Zagreb, 1998, fq. 293.)
    Në pamundësi të zgjerohemi edhe më tepër, do të theksojmë se rendi jezuit ka qenë rend me sjellje dhe aktivitete mjaft brutale e drastike, duke përdorë metoda të rënda ndaj jobashkëmendimatarëve. Kjo në vitin 1773 papa Klementi IV, me kërkesë të shumë sunduesve evropianë, e çregjistroi rendin jezuit për shkak të pakënaqësisë së madhe që kishte shkaktuar ky rend edhe në vendet katolike, e lëre në vendet tjera. Por, punën e këtij rendi e ripërtëriu papa Pio VII në vitin 1801. (Andrija Gams, fq. 350). M. Vujaklija pohon se Pio VII-të e rikonfirmoi rendin jezusit edhe në vitin 1814. (M. Vujaklija, Leksikon …, Beograd, 1980, fq. 373.). Sipas të dhënave historike, jezuitët përbëjnë rendin më të madh religjioz në Kishën romako-katolike. (Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 337.).
    Ky rend kishtar katolik gjatë historisë ishte aktiv edhe në tokat shqiptare, e sidomos nga mesi i shekullit XIX dhe në përfundim të sundimit të halifatit osman. Në shikim të parë dhe nga vetë shkencëtarët katolikë, veprimtaria e tyre është vlerësuar si produktive, arsimdashëse, kulturore e atdhetare, edhe pse nga disa studiues dhe bashkëkohës të tyre veprimtaria e disa veprimtarëve jezuitë, kryesisht italianë dhe perëndimorë është karakterizuar si antiatdhetare dhe sllavofile. (Zef Mirdita, op. cit., fq. 67, 202-203, 243, 295 dhe 306-314).
    Me sllavofilinë e këtij rendi korrespondon edhe fjala e shefit të zyrës gjermane me rastin e hapjes së gjimnazit: “…duajeni njëri-tjetrin, bëhuni solidarë dhe mos e kujtoni të kaluarën, por orientohuni nga ardhmëria e Kosovës”, duke aluduar që të harrojmë gjenocidin serbo-sllavë, dhunimet e tyre, prishjen e 218 xhamive në Kosovë, e të përqafojmë mësimet antikombëtare të Ignacie Lojolës dhe jezuizmit.

    Shkojmë më tej:

    Jezuitët janë aktiv në Shqipëri vazhdimisht, por edhe pas përmbysjes së komunizmit në vitet e nëntëdhjeta, për të vazhduar deri në ditët e sotme.
    Jezuitët janë të pranishëm edhe në Kosovë, e sidomos pas luftës shqiptaro-serbe më 1999 e pas. Veprimtarinë e vet e zhvillojnë në kuadër të institucioneve ekzistuese katolike, të kamufluar nëpër shoqata humanitare, arsimore, por edhe nëpërmjet organeve dhe institucioneve shtetërore për arsim dhe kulturë të Kosovës dhe nëpërmjet bartësve dhe praktikuesve të këtyre institucioneve. Dëshmi e fundit është ndodhia në Prizren, ku më 12 shator 2005, Rendi jezuit, Kisha Katolike dhe veglat e tyre, pushtetmbajtësit e Kosovës dhe të Prizrenit, hapen të a.q. Gjimnazin Loyola, respektivisht shteti I Kosovës nuk e ruajti parimin e laicizmit të mospërzierjes së shtetit në punët fetare, duke hapur shkollë fetare katolike për fëmijët shqiptarë muslimanë të Kosovës.
    Sot, rendi jezuit në botë ka 55 institucione për edukim të lartë (28 në SHBA dhe 27 në vendet tjera), pa llogaritur këtë në Prizren dhe të tjerë të hapur kohëve të fundit.. (Sipas: http://www.loyola.edu/about/).
    Për ta parë fytyrën e vërtetë të jezuizmit do ta theksojmë edhe një prove tjetër: Ky rend kishtar katolik, është një lloj vazhdimësie e françeskanëve dhe dominikanëve, me synime të qarta edhe në rrafshin fetar por edhe nacional e tradicional. Këtë e argumenton edhe nëse i bëjmë një lexim Betimit të jezuitëve:
    “Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet që më lidhin me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t’i nënshtrohem ose shërbej. I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime është në sferë tjetër. Betohem se do t’ia shpalojë kryeshefit tim të gjithë atë që bëj, mendoj, lexoj, mësoj dhe shikoj rreth vetes.” (N. M. Nikollov, Komploti botëror, Tetovë, 2003, fq. 47).
    Lexojeni edhe njëherë betimin dhe vlerësoni ku qëndron interesi kombëtar i shqiptarëve në këtë shkollë, në këtë sekt katolik kristian dhe në angazhimin me mish e shpirt të pushtetarëve tanë që më shumë u ngjajnë roleve nga filmi “Planeti i majmunëve” se sa nga jeta reale, duke u paraqitur “më katolik se papa”.
    Ju përkujtoj se anëtare e devotshme dhe një prej personaliteteve kryesore të këtij rendi gjatë pjesës së dytë të shekullit XX ka qenë edhe e a.q. Nënë Tereza, tash e Lumja Tereza, e pas disa kohësh e Shenjta Tereza. Lexojeni këtë betim dhe imagjinojeni dashurinë kombëtare të saj.

    Çfarë gjimnazi është ky?

    Nëse e hapim internetin do të gjejmë formulimin vijues për një shkollë të ngjashme të rendit jezuit në SHBA të themeluar nga jezuitët:
    “Loyola College in Meriland is a Jesuit Catholik university committed to the educational and spiritual tradicions of the Society of Jesus and …”. (http://www.loyola.edu/about/), pra, se “…Kolegji Loyola është Universitet Jezuit Katolik …”.
    Nëse kemi parë ambientin e hapjes së kësaj shkollë në TV-të lokale dhe në ato kombëtare apo nëpër gazeta dhe nëse kemi parë strukturën e pjesëmarrësve me rastin e hapjes së kësaj shkolle, sërish s’do ta kemi të vështirë ta kuptojmë çfarë gjimnazi është ky me emrin “Loyola”. Priftërinjë nga bota, kryeipeshkvi i Kosovës Mark Sopi me suitën e tij prej skllevërve dhe shumë servilë, laramanë e injorantë në shpirt, kurse deri sot muslimanë në petk, nga Kosova dhe Prizreni.
    Nëse kemi dëgjuar se gjuha latine është lënda kryesore në gjimnaz, sepse 25% e gjuhës shqipe qenka nga brumi latin, nëse kemi dëgjuar se për mësues të gjuhës latine janë angazhuar motrat e nderit, sepse edhe është shkollë e tyre, nëse kemi dëgjuar se kjo shkollë edhe nuk është e lire në para për t’u regjistruar, përkundrazi, është shumë e shtrenjtë për ata që dëshirojnë të mësojnë aty, etj. etj., e kemi të qartë se qëllimi nuk është t’i ndihmohet Kosovës dhe shqiptarëve, por katolicizmit dhe vetëvetes.

    Roli i Kuvendit Komunal të Prizrenit

    Roli i Kuvendit Komunal të prizrenit dhe i Presidentit e Qeverisë së Kosovës në këtë ndërmarrje dhe këtë organizim është shumë, shumë i madh. Këtë e ilustrojnë edhe prania dhe fjala e zv.ministrit të Arsimit Fevzi Berisha e zv.ministrit Kadri Kryeziu, kryetarit të asociacioneve të komunave të Kosovës Ismet Beqiri, kryeshefit të ekzekutivit të Prizrenit Ragib Gajraku, përfaqësues të SHPK-së, përfaqësues të TMK-së, të KFOR-it, të UNMIK-ut, disa shefa të zyrave të vendeve evropiane në Kosovë etj.
    Këtë rol na ilustron edhe leximi i fjalëve të kryeshefit të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, të shprehura me rastin e hapjes së këtij gjimnazi: “Vetë fakti se vendimi për ndërtimin e këtij gjimnazi është i vetmi vendim që KK-ja e ka miratuar pa asnjë vote të këshilltarëve kundër fletë më së miri për qasjen positive të qytetarëve për ndërtimin e kësaj shkolle.” (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Dëshmitarët okular pohojnë se zv.kryeshefat e KK Prizren, që ishin të pranishëm me atë rast, botërisht reaguan duke thënë se ky pohim s’është i vërtetë.
    Roli i KK Prizren është i madh edhe për arsyen sepse në zonën më perspektive të qytetit kësaj shkolle katolike i janë falur hiç më pak se 3.78 hektarë tokë. (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Mendojeni, falet toka që më herët është nacionalizuar nga pronarët muslimanë dhe i jepet falas një shkolle fetare të fesë tjetër. Solidaritet se jo mahi!
    Me ketë rast do ta bëj edhe një digresion: Me vite të tëra Bashkësia Islame e Prizrenit i kërkon KK Prizren 3-4 ari parcelë për ndërtim të xhamisë në lagjen Ortakoll, dhe ATë ME KOMPENZIM nga ana e Bashkësisë Islame, dhe përgjigjet janë: JO. Qytetarët muslimanë edhe pse paguajnë tatim, edhe pse i ruajnë si “pëllumba këta pushtetarë”, nuk kanë ku t’i kryejnë shërbimet e varrimit e të faljes. Kështu, në mungesë të kushteve brenda banesave të banimit, xhenazet e më të dashurve të tyre i pastrojnë nëpër bodrume, nëpër garazha veturash apo në ambiente të hapura, nëpër trotuare të rrugëve etj..
    Ky është kujdesi i pushtetarëve tanë ndaj bashkëqytetarëve të tyre. ….

    Roli i qytetarëve

    Në biseda rasti me disa qytetarë të Prizrenit se si e shohin këtë gjimnaz, i cili është kryekëput katolik, kristian, me qëllime obskurantiste dhe perfide, përfituese nga fatkeqësia e luftës së Kosovës, për të rritur numrin e tyre në rënie edhe në vetë Itali e Romë, fërkojnë duart dhe pohojnë se “s’është problem, dëgjova se si kundërshpërblim ata do ta asfaltojnë rrugën Bazhdarhanë – Petrovë. Kjo është me rëndësi.
    Të mjerët ne! Çfarë brezi pa kurriz! E shet identitetin e tij, e shet dinjitetin e tij, e shet burrërinë e tij, i ikë përgjegjësisë së tij historike për të dhënë kontributin e tij material dhe shpirtëror për kohën e tij, për një rrugë të asfaltuar që premtohet si kompenzim!
    Kjo nuk ka ndodhë më herët, që për “një kulaç” të shitet nderi!
    Thjeshtë: kjo gjendje quhet “prostitucion kolektiv”!
    Kjo gjendje ma kujton vitin 1991, një nga shumë takime me Alija Izetbegoviqin dhe për herë të parë me Omer Behmenin (i gjykuar me 35 vjet burgim nga jugosllavët) në kuloar të Fakultetit të Shkencave Islame në Sarajevë. Pas njoftimit të ndërsjellë ai më tha: “Gjatë vuajtjes së burgut më 1946, kam përfunduar: “Islamin dhe traditën muslimane por edhe shqiptare në Ballkan do ta ruajnë shqiptarët e Kosovës. Edhe pse u shkonte koka për refuzim të mishit të derrit, ata nuk lëshonin pe. Por tash, gjatë vuajtjes së burgut më 1983, kam përfunduar: “Ku u tretën ata burra të vitit 1946, s’kishte mbetur burrëri te shqiptarët. Vërsuleshin pas mishit të derrit më shumë se serbët e Shumadisë. Të tërë ishin bërë marksistë e enveristë. Kjo nuk është gjeneratë e shëndoshë...”.
    Të dashur qytetarë dhe besimtarë muslimanë!
    Nuk më pengon gjimnazi katolik, nuk më pengon kisha katolike, nuk më pengon kisha ortodokse, nuk më pengon gjuha joshqipe, nuk më pengon njeriu joshqiptar dhe jomusliman. Më pengojnë ata që manipulojnë me ndjenjën e fatkeqësisë së popullit. Muslimanët i gëzohen faktit kur një jomusliman pranon Islamin. Prandaj, muslimanët duhet të jenë të gatshëm ta pranojmë faktin se edhe ndonjë musliman (nga tradita) mund ta pranojë fenë joislame. Më pengojnë manipulatorët dhe sharlatanët që në emër të popullit dhe të atdhetarisë mashtrojnë popullin në mënyrat më të pista.
    Të paktë janë ata që në ndonjë mënyrë i rezistojnë kësaj mënyre të mashtrimit, ndaj edhe nuk i zura në gojë.
    Kjo është një pjesë e të vërtetës rreth Gjimnazit Loyola në Prizren dhe gjendjes aktuale në Kosovë.

    Prizren
    14. 09. 2005

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Question

    Thash se dikush me pushke e hanxhare paska sulmuar Prizrenin. Thash mos jane ngritur ajo pakice turke ne kryengritje dhe kerkojne promat qe ja u kishte lene Sulltan Hamiti,.......

    Personalisht keso shkolash nuk me pelqejne, por per te bejsh dike te solidarizohet me ty, duhet te na sqarosh edhe medresat, universitetin islamik, historine, sulltanet, ...edhe vahabinjet, edhe funderrinat etj..
    Pra keto jane te mirat e fese, ky eshte trashigimi qe na e ka lene turku ne si komb dhe per te cillin duhet te urrejme njeri tjetrin. Ti me shoket e tu coni zhurme per libra, por kurr nuk i permendni te mirat e shpates.
    Nje liber, nje shkolle, nje kryq, nje shkrimtar, nje poet,.nje grue.......?!!!!!!!
    Nuk edi pse frikoheni kaq shume nga keto gjera kur jeni 90% te atij mendimi(besimi)?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ne vend qe te gezohen se shkollat qe hapin evropianet sjellin kulture e perparim, na u ngelka hatri namuzqareve provinciale. E di une cfare doni ju, ju doni nje 'dum baben' dhe aq. Por kane ikur ato kohe, eshte shek 21, shek i dijes dhe i progresit. Bota po con raketa ne Saturn, ju akoma hidhni vickla si mushka xanxare. Yyyyy njerez shpellare, hapni syte se keni ngelur prapa bote.

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Allahu na meson qe mos shkojme ne kishe. Kosova ska nevoje per shkolla Jesuitesh apo murgeshash.Na mjaftojne shkollat publike


    Pavarsisht se PAPA predikon vrasjen e maceve te zeza qe kalojne afer ne kishe me motivin "gjueti shtrigash".Kjo per faktin se dikur nje mace nuk e kishte lene te qete te rrefente mekatet nje mekatar homoseksual i ulur ne prehrin e tij.

  5. #5
    dr
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    13

    Gjimnazi "Loyola"ne Prizren

    Me vjen qudi se si eshte e mundur qe te prezentohet ne kete forum nje njeri qe nuk ka lidhje as me forumin e as me Shen Katerinen.Te nderuar miq nje shkrim i tille pak sa i quditshemkur.Nje jgimnaz te njejtit karakter dhe vlere e pat kryer imadhi i gjithe shqiptarise FAIK KONICA,kuptohet jo ne Prizreen por ne Shkoder.Ndertesa e ketij gjimnazi eshte ne nje afersi jo fort te madhe edhe nga do fshatra te cilat jane popull i vjeter shqiptar qe prej Krishtit e kendej-shqiptar katolik.Jane keto Velezha ,Shpinadia ne veri te shkolles.ne jug te shkolles eshte Katedrala shqiptare katolike dhe ne perendim eshte Grazhdaniku,pra nuk eshte ne mes te myslimaneve por ne mes te krishtereve. Populi thot fol shtrmbet se gjene pergjigjen e drjte.Kisha deshiruar qe artikull shkruesi te prezentohet me biografi te sakte se perndryshe me fole per keso lloj temash serioze duhet te dihet se kush po e shkruan dhe me kete rast del ne shesh prap thenija mos e kqyr qka tha por kush e tha.Pershendetje

  6. #6
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Artikulli paraqitet te jete shkruar nga islamisti i njohur qe vuajti ne burgjet serbe, zotnia e tij Nexhat Ibrahimi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga Mihill Shala
    Me vjen qudi se si eshte e mundur qe te prezentohet ne kete forum nje njeri qe nuk ka lidhje as me forumin e as me Shen Katerinen.Te nderuar miq nje shkrim i tille pak sa i quditshemkur.Nje jgimnaz te njejtit karakter dhe vlere e pat kryer imadhi i gjithe shqiptarise FAIK KONICA,kuptohet jo ne Prizreen por ne Shkoder.Ndertesa e ketij gjimnazi eshte ne nje afersi jo fort te madhe edhe nga do fshatra te cilat jane popull i vjeter shqiptar qe prej Krishtit e kendej-shqiptar katolik.Jane keto Velezha ,Shpinadia ne veri te shkolles.ne jug te shkolles eshte Katedrala shqiptare katolike dhe ne perendim eshte Grazhdaniku,pra nuk eshte ne mes te myslimaneve por ne mes te krishtereve. Populi thot fol shtrmbet se gjene pergjigjen e drjte.Kisha deshiruar qe artikull shkruesi te prezentohet me biografi te sakte se perndryshe me fole per keso lloj temash serioze duhet te dihet se kush po e shkruan dhe me kete rast del ne shesh prap thenija mos e kqyr qka tha por kush e tha.Pershendetje

    Po ti more jaran a po rrin shtrembet e na trego drejt : cila eshte struktura fetare e nxensave?Dhe mos genje se keto fshatra as qe shifen nga kjo shkolle.Me afer eshte fshati Korishe dhe Lubizhde qe nuk kan asnje banore te krishtere,dhe Prizreni.Dhe perse paten perparesi profat katolik ndaj atyre tjereve?Dhe poashtu,per cilen katedrale e ke fjalen kur ne afersi nuk figuron asnje e tille?
    Ndryshuar për herë të fundit nga buki19 : 07-05-2006 më 16:57

  8. #8
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    “Loyola” Gymnasium - Prizren


    Baza e zhvillimit është arsimi - Lidhur me arsimin mendimtari i shquar dhe ideatori i Evropës së bashkuar Jean Monnet (1888-1979) thoshte: Sikur të mund të fillonte edhe njeherë nga fillimi me ndërtimin e Evropës, ai do t’i jepte më shumë rëndësi zhvillimit kulturor dhe arsimor se sa zhvillimit ekonomik.

    Hapësirës shqiptare i shtohet edhe një gjimnaz klasik i udhëhequr nga Shoqëria Jezuite, pas Gjimnazit Jezuit në Shkodër i themeluar ne vitin 1877.

    Ideja për krijimin e një gjimnazi klasik vjen me inciativën e disa prindërve kosovarë, të cilët të vetëdijshëm për cilësinë e mësimit i cili po zhvillohet në Kosovë dhe për rëndësinë e gjimnazit klasik të udhëhequr nga shoqëria Jezuite, vjen deri te propozimi për themelimin e këtij gjimnazi klasik. Më vonë ky propozim i paraqitet organizatës bamirëse katolike Renovabis për t’i shikuar mundësitë e përkrahjes për hapjen e një instuticioni shkollor të tillë në Kosovë. Renovabis ka ndihmuar në Kosovë si në aspektin material, po ashtu edhe në atë edukativ duke përkrahur edukimin dhe formimin e nje rinie të shëndoshë dhe pozitive. Prandaj e pranon ketë ide dhe bëhet donatori kryesor për ndërtimin e kësaj shkolle. Shoqëria Jezuite pas marrjes së kësaj ideje emëron P.Walter Happel SJ, që të vijë në Kosovë dhe të bëjë një studim mbi mundësitë e krijimit të këtij institucioni. Pas studimit të bërë dhe marrjes se bekimit nga Ipeshkvi Imzot Mark Sopi merret vendimi për themelimin e Asocacionit Loyola Gymnasium në Prizren, ku në Bordin udhëheqës të Shkollës do të jenë Shoqëria Jezuite e Provincës Kroate si udhëheqëse e shkollës dhe procesit edukativo-arsimor, Rregulli i motrave Franceskane si përgjegjëse për konviktin e vajzave dhe Shoqata Aksioni i Rinisë Shqiptare Pjetër Bogdani.

    Bordi cakton P.Walter Happel SJ, që ta udhëheqë këtë proces të jetësimit në realitet të kësaj ideje. Rrugëtimi i jetësimit të kësaj ideje fillon më kërkimin e truallit dhe donacioneve për ndërtim. Një fakt shumë me rëndësi që duhet të përmendet është që vendimi i Kuvendit Komunal të Prizrenit për dhënien e truallit prej 3 ha dhe 75 ari për ndërtimin e kësaj shkolle është njëra ndër vendimet e vetme që merret unanimisht nga gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

    Pas ndarjes së truallit dhe procedurave teknike për marrjen e lejes së ndërtimit, më 16 Prill 2005, bëhet bekimi i gurthemelit dhe fillon ndërtimi i shkollës.
    Pas 4 muaj e 27 ditë nga fillimi i ndërtimit, pikërisht më 12 shtator 2005 në praninë e institucioneve fetare, qeveritare, komunale dhe ndërkombëtare, prindërve, nxënësve dhe shumë miqve dhe dashamirëve të shkollës bëhet hapja solemne e shkollës dhe më 13 shtator fillon procesi mësimor.

    Hapësira e dedikuar për Loyola-Gymnasium është projektuar që të ketë hapësirë për pranimin e 700 nxënësve, konviktet për banim për rreth 400 nxënës, ku gjysma do te jetë për vajza dhe gjysma tjetër për djem, të cilët do të kenë mundësi të vijnë nga viset e ndryshme të Kosovës dhe rajonit, po ashtu do ta ketë palestrën sportive, mensën për ushqim që do të jetë në shfrytëzim për të gjithë nxënësit dhe hapësirën për administratën.

    Loyola Gymnasium do t’u japë mësim shkallës së I-rë dhe të II-të, e cila do të fillojë me klasën e gjashtë, pas katër viteve të shkallës së parë do të vazhdojnë edhe katër vite në shkallën e II-të, që do t`i shpiejë nxënësit deri në shkollimin e lartë universitar. Planprogrami i gjimnazit i përket një kombinimi të planprogramit të arsimit në Kosovë dhe përvojës së Shoqërisë Jezuite të themeluar para 400 viteve.

    Në klasën e VI, do të fillojnë me mësimin e gjuhëve Latine dhe Gjermane ku do t’i mundësojnë nxënësve të studiojnë në unversitete të ndryshme të Europës dhe të botës.

    Loyola-Gymnasium në Prizren ndjek një pedagogji optimiste, ku edukimi nga këto gjimnaze simotra gjithkund në botë është i pranuar dhe shumë i vlerësuar dhe dëshiron të kontribuojë në arsimimin e tërësishëm të individit në shoqëri.

    * Në mënyrë të veçantë vlerësojnë trajtimet individuale dhe kujdesin ndaj secilit nxënës.
    * Rëndësi të veçantë i japin iniciativave personale dhe qëndrojnë pranë asaj që gjatë gjithë jetës të mësojmë.
    * Orientohen në vlera dhe inkurajojnë për njohjen, dashurinë dhe pranimin e vetvetes.
    * Dëshirojnë që të kontribuojnë në njohjen reale të botës dhe formimit të saj.
    * Kanë për qëllim të jashtëzakonshëm që mundësisht ta nxisin zhvillimin e përkryer të të gjitha prirjeve të personalitetit.
    Pedagogjia e Loyola-Gymnasium kërkon nga prindërit, mësuesit, edukatorët, dhe nxënësit bashkëpunim të përhershëm dhe me plot besim.
    E gjithë kjo kërkon:
    * Shkëmbimin e gjallë të informatave dhe mendimeve
    * Vullnet për mësim nga ana e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe edukatorëve
    * Bashkëpunim mes grupit udhëheqës( drejtorit, udhëheqësit të shkollës dhe konvikteve), këshillit të mësuesve dhe edukatorëve, përfaqësuesve të prindërve dhe nxënësve
    * Përgjegjësia në procesin e edukimit duhet të mirret nga të gjithë të pranishmit.
    Shkolla ka startuar me tri paralele të klasës së gjashtë dhe të shtatë, ku momentalisht janë të pranishëm 183 nxënës, ndërsa 40 prej tyre janë të sistemuar në konviktin, i cili gjindet në oborrin e shkollës.

    Në ketë shkollë mësimin e vijojnë nxënës nga vise të ndryshme të Kosovës: Prizreni, Gjakova, Malisheva, Suhareka, Ferizaji, Shtimja, Klina, Prishtina, Rahoveci.Vitin shkollor 2006/07 përveçse do të vazhdojë me këta nxënës që kanë filluar, do të pranojë nxënës për paralelet e reja në klasën e 6 të shkallës së I-rë dhe në klasën e 10 të shkallës së II-të.

    Nxënësit të cilët dëshirojnë të konkurrojnë për pranim në këtë shkollë do të kenë provim pranues nga matematika dhe gjuha shqipe.



    NoName

  9. #9
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga Ermal 22
    Artikulli paraqitet te jete shkruar nga islamisti i njohur qe vuajti ne burgjet serbe, zotnia e tij Nexhat Ibrahimi.

    Ja pra, ky eshte NEXHAT IBRAHIMI ..

    Nexhat Ibrahimi u lind në fshatin Zgatar të Opojës, rrethi i Prizrenit, më 10. 06. 1959, në një familje autoritative hoxhallarësh.

    Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.

    Krahas mësimeve angazhohej edhe me aktivitete politike ilegale, kështu që më 03. 12. 1981 u burgos në Sarajevë, por Shërbimi Sekret Jugosllav.

    Edhe disa herë të tjera është marrë në biseda informative nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, sikur më 1983 me rastin e arrestimit të grupit të Alija Izetbegoviqit në Sarajevë, pastaj disa herë gjatë viteve 1987-2002 etj.

    Pas përfundimit të shërbimit ushtarak të Kroaci, në vitin 1987 u punësua si sekretar në Bashkësinë Islame në Prizren. Më vonë u delegua në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë në Sarajevë dhe u zgjodh për kryetar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë.

    Ky hoxhe dita dites me shkrimet e tija klero-nacionaliste e irredentiste qe sjellin vetem URREJTJE brenda popullit shqiptar.

    Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe prind i tre fëmijëve.



    NoName
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #10
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ka ndonje prift qe ka bere burg prej serbeve.
    Edhe Rugova qe e kapen serbet i dha nje dreke miloshevici per sherbimet patriotike ne dobi te popullit serb.Katolicizmi ne Kosove eshte i vdekur.Ka ska 1% banore dhe shumica jane agjente serbe per te luftuar terrorizmin Islam .Kjo u verejt qarte ne artikujt e gazetave katolikecentriste ne luften e Kosoves ku i trembetonin frikes se islamizmit te luftes.Te njejten teori perdorte dhe selia e tyre e shenjte plus serbet.Plus kesaj Italia vendi i katolikocentristeve i bleu telekomin serb dhe pastaj ne fund te luftes ia shiti me miliona dollare humbje.Kjo ishte fatura e ndihmese se tyre kunder muslimaneve te bosnjes dhe Kosoves qe i bene serbit.Gjithshtu katolikocentristet e Kroacise zhvilluan dhe lufte me muslimanet e bosnjes.Papati dhe dora e tij dredharake ka luftuar perhere kunder popullit shqiptar deri sa ka bashkepunuar dhe me serbet.Mos ju vij keq jezuite dhe murgj ky eshte realitet.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08
  4. “Loyola” Gymnasium - Prizren
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •