Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Aprovohet autostrada Durrës-Morinë, 174 km

    Berisha: Gati dhe boshti i jugut, Tiranë-Elbasan, Berat-Tepelenë-Gjirokastër


    N.P

    Tiranë- Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjithashtu dje gjatë mbledhjes se qeverisë se për rrugën Durrës-Morinë, ndër tre variantet e paraqitura, Këshilli i Ministrave do të pranonte atë me të shkurtrin që, sipas Berishës, do të ishte edhe më i kushtueshëm. “Në 3 variante ekzistuese të studiuara të rrugës Durrës-Morinë, njëri prej të cilëve është 247 km, tjetri 223 km, tjetri 174 km. Ne kemi zgjedhur 174 km, kemi zgjedhur gjurmën më të shkurtër, natyrisht është e kushtueshme”, - tha Berisha në fillim të mbledhjes se qeverisë. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit ka shtuar se Ministria e Punëve Publike po studion parafizibilitetin e boshtit qendror të jugut (Tiranë-Elbasan-Berat-Tepelenë-Gjirokastër). “Ndaj, i faktuar si fizibël, ky është dhe segmenti i parë i rëndësishëm, përveç lidhjes që u bën dy qyteteve, është dhe segmenti i parë shumë i rëndësishëm i boshtit qendror të jugut, i cili ka shumë të dhëna se do të jetë fizibël, sikundër ka edhe mendime kundërshtuese, edhe këto nga ekspertë, të cilët pretendojnë se trajektorja e këtij boshti bën një shkurtim jo domethënës të distancës. Teknikat lazer sot lejojnë përcaktim, nuk po them milimetrik, por të paktën centimetrik të distancës, kështu që do të caktohet gjurma e rrugës, do të studiohet gjurma. Në rast se boshti qendror i lugut, del fizibël, ne do ta ndërtojmë atë”, tha Berisha duke shtuar se i tillë do të jetë edhe korridori qendror i jugut. “Sepse nuk është njësoj si të ndërtosh autostradë në Myzeqe dhe të ndërtosh autostradë në Buzë apo nga do t’i kalojë gjurma. Rrugët janë dhe duhet të mbeten një trashëgimi e madhe e shoqërisë shqiptare. Ndaj edhe ne, duke e përgëzuar këtë kompani për nismën i kërkojmë Ministrisë së Punëve Publike t’i japë të gjitha lehtësirat e mundshme. “BOT” është një formë që tashmë duhet ta inkurajojmë. Kjo praktikë duhet të inkurajohet edhe në segmente të tjera. Për ndërtimin e rrugëve ne duhet të përdorim të gjitha format e mundshme, rrugët, deri në përfundimin e ndërtimit të tyre, duhet të mbeten një emergjencë kombëtare”, - tha ai.



    06/05/2006
    KATEGORIA: Politike
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pasiqe : 06-05-2006 më 19:01
    Ignore List: Den Bossi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    ................................

    ........................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pasiqe : 06-05-2006 më 19:00
    Ignore List: Den Bossi

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •