Unioni Evropian ka suspenduar negociatat për afrimin me Serbinë, për shkak se ajo nuk ka dorëzuar Ratko Mlladiqin e arratisur, ka deklaruar komisari evropian për zgjerim, Oli Ren. Ai e publikoi këtë vendim, pas bisedës telefonike me prokuroren Karla del Ponte. Se çfarë i ka thënë saktësisht del Ponte Oli Renit do të merret vesh gjatë ditës, në një konferencë për media në Hagë.
Në reagimin e parë serb, ministri i jashtëm Vuk Drashkoviq, në Selanik, vajton fatin e popullit të tij, për pasojat pse qeveria- ku edhe ai vet bën pjesë, nuk e dorëzon Mladiqin. Ai tha se "të arratisurit e Hagës kanë burgosur gjithë Serbinë".
RTK 03/05/2006 13:08:16
Krijoni Kontakt