Close
Faqja 25 prej 29 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune. 04.04.1992...........................ora - 18.33.


    Dje morem rrogat. 24250 . Nuk e di, me duket se me kane ulur 50 ose 100 dhrahmi ne dite se nuk me del hesapi. Sot perseri shkova ne pune si zakonisht te shtunave. Ne mengjes prisja te me mernin ne telefon nga shtepia, por nuk moren . Per cudi me mori Naci nga Veria. Fliste nga puna dhe me tha se kishte nderuar pune, ndersa me shtepi ishte aty ku kish qene edhe me pare. Me tha te shkonim ne Vollos per pashket , ti benim bashke te gjithe, mirepo i thashe se kam frike nga policia. Megjithate nuk ia preva per fare. E keqja ishte se me mori ne 06.50. orari qe zakonisht me marin nga shtepia dhe isha i detyruar t`i flisja shkurt dhe ta mbyllja telefonin qe te lija linjen e lire te me mernin nga Shqiperia, mirepo nuk me moren. Ndoshta u dilte telefoni i zene. Ne fakt kam qef te shkoj ne Vollos , por duhet te bisedoj me pare me Gencin dhe pastaj te shkoj , se nuk do shkoj mik tek Genci me ftesen e Nacit.


    vazhdon........................................... ......
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 10.04.1992..........................ora - 12.50


    Java ne pergjithesi kaloi mire. Te djelen pasdite shkova tek disa shoke shqiptare nga gjirokastra dhe pime nga nje gote bire dhe kaluam darken bashke. Te henen me ftoi per nje kafe nga shtepia Stavri nje shok grek qe punojme bashke. Nga tere biseda qe beri , me ne fund kuptova se ai beri detyren si informator i policise. Oh sa jam stervitur me keta syresh, tani i njoh me ere. Bera lojen e tij dhe asgje te re nuk mesoi nga une.
    Te merkuren thira ne shtepi pas pune Amirin - pakistanezin. Kisha bere fasule me mish vici dhe hengrem sa u shqepem. Bleva dhe birre dhe koka kola.
    Sot poqa mish derri me patate . Neser kam ndermend te iki nja dy dite ne Athine. Te shohim.


    vazhdon...................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 14.04.1992.............................ora - 11.43.


    Te shtunen punova deri ne oren 15.00. Te djelen qe ne mengjes u nisa per ne Athine me Amirin. Binte pak shi i imet. Nga Athina direkt e ne Pir, ne pazarin e madh te Pireut. Bleva telefonin qe porositi Kela.Shume i bukur, i tejdukshem dhe plot drita ngjyra ngjyra 1000 dhrahmi. Bleva nje pale pantallona xhins per vete shume te bukura2500 dhrahmi Tre bluza pambuku me stampa 1000 dhrahmi te treja. Nje ore dore elektronike 300 dhrahmi si dhe 10 stilolapsa 200 dhrahmi..
    U kthyem ne Athine dhe zume hotel. Hengrem dreke dhe dolem shetitjeBeme nga nje vizite ne te gjitha shtepite publike qe pame. (Vetem sa shikonim dhe iknim). Ne mbremje bera nje budallallek te madh qe me vjen turp ta shkruaj, por nuk besoj se do e haroj.Nga andej ne hotel. Mora nje nga kamarieret per nja gjysem ore shoqeri dhe pastaj ja futa gjumit. Ne mengjes bera perseri nje shetitje neper dyqane dhe me tren u kthyem ne Korinth.
    Telefonin e provova dhe punon shume mire. Mimi me mori disa here ne telefon dhe me kerkon mendimin tim se c`po ndodh ne Shqiperi.I keputa nje fjalim te gjate demagogjik sic i ka qef ai si dhe nja dy genjeshtra.
    Dje u krijua qeveria e re ne Shqiperi. Uroj qe te mos beje gabimet e te parave dhe ti sjele Shqiperise ato qe i mungojne deri tani e me pas drejt motoa "Si gjithe Europa"


    vazhdon...................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 14.04.1992.............................ora - 11.43.


    Te shtunen punova deri ne oren 15.00. Te djelen qe ne mengjes u nisa per ne Athine me Amirin. Binte pak shi i imet. Nga Athina direkt e ne Pir, ne pazarin e madh te Pireut. Bleva telefonin qe porositi Kela.Shume i bukur, i tejdukshem dhe plot drita ngjyra ngjyra 1000 dhrahmi. Bleva nje pale pantallona xhins per vete shume te bukura2500 dhrahmi Tre bluza pambuku me stampa 1000 dhrahmi te treja. Nje ore dore elektronike 300 dhrahmi si dhe 10 stilolapsa 200 dhrahmi..
    U kthyem ne Athine dhe zume hotel. Hengrem dreke dhe dolem shetitjeBeme nga nje vizite ne te gjitha shtepite publike qe pame. (Vetem sa shikonim dhe iknim). Ne mbremje bera nje budallallek te madh qe me vjen turp ta shkruaj, por nuk besoj se do e haroj.Nga andej ne hotel. Mora nje nga kamarieret per nja gjysem ore shoqeri dhe pastaj ja futa gjumit. Ne mengjes bera perseri nje shetitje neper dyqane dhe me tren u kthyem ne Korinth.
    Telefonin e provova dhe punon shume mire. Mimi me mori disa here ne telefon dhe me kerkon mendimin tim se c`po ndodh ne Shqiperi.I keputa nje fjalim te gjate demagogjik sic i ka qef ai si dhe nja dy genjeshtra.
    Dje u krijua qeveria e re ne Shqiperi. Uroj qe te mos beje gabimet e te parave dhe ti sjelle Shqiperise ato qe i mungojne deri tani e me pas drejt motos "Si gjithe Europa"


    vazhdon...................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #245
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele.19.04.1992................................or a 21 -13.


    Sot nuk ishte dite e bukur per mua, por mbreme fola ne tel me prinderit dhe me Kelen.Mos haroj fola edhe me Limen. Ishin mire me shendet. Me thane se parate qe ju kisha derguar i mbaruan (se ca i kane bere nje zot e di ). Mu ngriten nervat jo per faktin se ju ishin mbaruar parate , por ne cdo bisede a leter gjithmone u kam thene te interesohen per ndonje cope toke, apo per ndonje shtepi a per ndonje lokal. Qofte edhe me qera dhe es qe e cajne koken. Mire mire me thone dhe hic, asgje. Kujtojne se une ketu i pres parate me gershere dhe do u dergoj cdo muaj nga 1 milion.
    Mbase ju fola edhe pak ashper , mbase bera gabim, por nuk mund te rija pa ua thene ate qe duhet tua thosha.. Kjo beri qe dhimbja e kokes te mos me pushoi mbreme gjith naten dhe sot gjith diten.
    Ne dreke me thiri per ti montuar antenen e tv nje gjiton i ri qe ka blere shtepi ketu prane, polic ne pension. Punova nja kater ore dhe kur shkuam ta provojme televizori pesoi difekt ne trasformatorin e tensionit te larte. Mezi e izolova jefare soj, por pas asaj nuk mundem te komandojme butonat pasi komandohej vetem me pult te cilin polici e kishte haruar pa mare nga Athina. Keshtu qe nuk u provua puna dhe as une nuk u pagova per punen. Dava legeni policije.
    Per dreke e darke bera makarona.


    vazhdon........................................... .
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E premte 24.04.1992................................ora - 19.15.


    Gjithe javen me shqetesimin e bisedes telefonike dhe gjithe keto dite bera me dhjetra projekte per shtepine e enderuar duke llogaritur edhe gjerat me te imeta neper skica.Pardje shkova ne banke dhe terhoqa 200 mije dhrahmite qe kisha atje me qellim qe ti nisja ne shqiperi me kushurinjte, por sot ne mengjes me mori mamaja ne telefon dhe me sqaroi se truall per te bere shtepi nuk blejme dot pasi ka probleme me ishpronaret.me nje fjale gjithe endrat shkuan kot. Vendosa te mos i dergoj leket se tani ata nuk kane nevoje dhe po ti dergoj do ti prishin kot.Dhrahmia eshte tani ne Shqiperi 1:4.5 .
    Meqe e ktheva planin dhe nuk isha ne qef sot vajta ne pune, pasi na thane qe kush te donte te vente , pasi sot eshte feste(e premtja e madhe e Pashkeve). Ne fakt u lodha shume pasi u morem me pastrim te pergjithshem te fabrikes.
    Dje morem rrogat dhe dhuratat per pashke. Rroga si zakonisht kurse dhurata 15000 dhrahmi. Te gjithe rreth kesaj shume vertiteshin. Keto ishin dhuratat me te vogla qe ishin dhene ndonjehere ne fabrike, megjithate faleminderit. Kirie Mimi me mori dje ne telefon dhe me kerkoi t`i bejme pashket bashke. I thashe se mund te shkoj ne Selanik(sic e kisha vendosur) mirepo me beri pershtypje toni me te cilin me foli. Me kujtoi maredheniet e ngrohta (ne baze interesi) qe kishim me pare, bile kete me tha edhe ai vete, duke me kujtuar se pozicioni i tij ne lidhje me mua nuk ka ndryshuar. Dmth "me do". njesoj si me pare, por deri tani ka pasur shume probleme dhe nuk jemi lidhur shume.
    Sic duket ka nevoje tani per mua.
    Mamaja me dha nr e centralit te Patosit qe ta merja direkt qe ketej. Numrin e kam shkruar ne eresire mbi nje leter te shkruar por me duket se eshte ky. 003554234542.
    Tani me mori ne tel nje shok nga gjirokastra dhe me tha se ka qef te vije ketej per darke. Po bej ndonje gje dhe te festojme edhe ne pashket.


    vazhdon.......................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    --------------------------------------------------------------------------------

    E djele 26 Prill 1992............................ora - 21.17


    Sot ne Greqi dhe ne mbare Boten festohen Pashket. Quhet dita e rilindjes se Krishtit. Njerezit takohen duke i dhene doren njeri tjetrit e duke uruar : "kronja pola" . (per shume vjet), si dhe "Kristos anesti" (Krishti u ngjall).
    Dje ne mengjes me mori ne telefon motra e Krisanthit dhe me tha se po te doja te merja dhe Krisanthin e te veja te beja Pashket ne Athine, mirepo Krisanthi nuk donte dhe s`vajtem. Me pas me mori ne telefon dhe me doli vangjeli nga Athina dhe me tha se me kishte sjelle nje kasete dhe nje leter nga shpia dhe kur te doja mund te shkoja t`i merja ne Athine. Te shoh mos iki nga java tjeter. Pastaj ashtu si te premten edhe te shtunen punova nga ora 08.00 deri ne 16.00. Me thene te drejten u lodha , pasi gjithe diten punova me fshese dhe lopate, pastruam , fshime gjithe oborin e fabrikes. Por besoj se fitova pike ne sy te afendikoit, pasi e shikoja nga toni qe fliste dhe menyra qe me drejtohej. Pervec kesaj punova edhe me KLARK (PIRUNI) duke mare kova sa andej ketej e duke i zbrazur dhe mund te them se tani KLARKUN e drejtoj mjaft mire. Ne darke ne oren 23.00 shkova ne kishe. Mora nje qiri me vete . Ne kishe vura edhe nje qiri tjeter. Pastaj deri ne oren 24.00 degjuam psallmin. Hodha edhe une 50 dhrahmi per kishen dhe na lyen doren me livando (bekimi).
    Mbasdite erdhi Mimi me Antigonin dhe sollen per te pjekur delen. Ne oren 06.00 ne mengjes me zgjoi gjitoni Jani dhe zume te piqnim delet ne hell. Me pas u ngriten dhe te tjeret dhe hellin e rrotullonim me rradhe te gjithe nga pak. Nga ora 12 erdhi Mimi me Antigonin dhe zonjen . Na nxori Mimi ne fotografi mua me zonjen me pjaten me mish te pjekur ne dore
    Pastaj u futa ne shtepi dhe si hengra sa munda ja futa gjumit. Kur u ngrita lava ca rroba, i vura te thahen dhe vazhdoj te ri shtrire e te ha nga pak per qef.


    vazhdon.........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 27.04.1992...........................ora - 21.47


    Gjithe diten ndejta ne shtepi. Ne mengjes me mori ne telefon Mimi dhe me tha se neser mund te vemi per gjah , per turtuj.
    Vazhdon menyra e cuditeshme e te sjellurit te tij gjithe buzeqeshje e shaka, pas asaj ftohje te gjate e te papritur. Mendja me shkon tek parate, pasi tek keta njerez, cdo sjellje eshte e lidhur me parate.
    Duhet te bej diplomaci te holle e te mos iu kem besim.
    Ne dreke erdhi ketu ai djali nga Roskoveci , qe punoi ne nentor ne ergostasio dhe nuk mbaj mend ne kam shkruar qe i fala edhe nje batanie dhe pas nje jave iku ne Shqiperi. Sot erdhi e me tha se kishte dy dite qe kishte ardhur dhe disa genjeshtra te tjera. Kerkonte ta mbaja te flinte ketu.Nuk i pata besim fare dhe e percolla andej nga erdhi.
    Lajmet sot nuk i degjova dot ne oren 20.30 (tek Tirana) pasi vala u dobesua shume.
    Micotaqi tha sot ne televizor se te djelen do te veje ne Shqiperi.


    vazhdon.....................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #249
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 29.04.1992.......................ora -09.00


    Dje me mori ne telefon qe ne mengjes Mimi dhe me tha se do te vinte shpejt pasi do venim per gjah dhe si perfundim erdhi me Antigonin ne 13.00 e cila mblodhi barishte(lakra te egra) per te ngrene. Koha ishte mjaft e bukur. Bera nje foto me Antigonin dhe Mimin me aparatin tim, pastaj na nxori Mimi dy here. Mblodhem dy buqeta me gladiola qe ketu mbrapa shtepise jane bere shume dhe mjaft te bukura. Nje buqete per Antigonin dhe nje per Zonjen Mimi.
    Pastaj shkova ne pune pasi lava edhe makinen e tij. Buzeqeshjet dhe shakate vazhdojne. Ne pune dje nuk u lodha edhe aq shume. Me teper punova me Klark. (autokaro)
    Ne nje moment e ndjeva veten ngushte dhe u hutova , pasi makina qe kisha mare ishte pa frena dhe une nuk e dija.Shpetova pa bere aksident.
    Sot pres perseri Mimin te vemi per gjah. (Ma mer mendja perseri do genjeje).


    vazhdon.........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    10 maj 1992...........................ora -21.00


    Kaluan kaq dite qe nuk kam shkruar. Jo se nuk kam patur c`te shkruaj, kam patur dhe bile shume. Por kam qene i zene me pune , ose i lodhur dhe nuk kam mundur.
    Te enjten , me 30 prill, duke punuar me "Klark", kisha ngarkuar tre paleta te medha dhe nuk shikoja fare perpara. Binte edhe shi dhe ne nje moment qe mora kthesen, per t`i shkarkuar, me paletat godita fugonin e ergostasios, qe e kishin lene ne mes te rruges. Por me e keqja ishte se e kishin lene ne marshin e pare dhe me celesin brenda, keshtu qe me goditjen qe pesoi, u ndez dhe filloi te levizeperpara.
    Megjithese u tremba dhe u hutova, u hodha nga "klarku" duke e lene te ndezur dhe u perpoqa te hapja deren e fugonit, qe te hyja brenda dhe ta ndaloja. Dera ishte e prishur dhe nuk hapej nga jashte, keshtu qe nuk arita te evitoj perplasjen e tij me nje makine tjeter e cila ishte perpara tij dhe qe nga perplasja u shty duke hipur mbi disa paleta . Bera llafe me "shefat" qe ishin aty, si dhe me te zotin e makines tjeter qe eshte greku me i poshter ne bote. E quajne Sotir. Eshte arvanitas , por nuk e kam degjuar kurre te flase ne gjuhen e memes..
    Pas asaj mora bicikleten , dhe ika i merzitur me mendimin se nuk do te shkoja me ne ate pune, por ne darke nga ora 12 e nates, (perplasja ndodhi ne oren 20.00, ) me mori ne telefon pronari dhe me tha se nuk kisha bere mire qe kisha ikur nga puna dhe te nesermen te veja ne pune. Megjithese ishte 1 Maji. I thashe dakord, por te nesermen qe ne mengjes u nisa per ne Athine. Bleva tek rusetplot gjera te mira e te lira.
    Pastaj shkova dhe takova Vangjelin i cili me kishte sjelle nga Shqiperia dy kaseta , si dhe nje leter qe mi dergonin nga shtepia.. I regullova magnetofonin Vangjelit si dhe i gjeta difektin e antenes se tv.dhe pasi hengra darke bashke me ta u ktheva ne hotel. Te nesermen ne dreke u ktheva nga Athina ne Korinth ne shtepi.
    Te dielen me mori ne telefon Mimi dhe shkova ne Korinth. Pasi bera mjaft nga punet qe kishte vene ne program Mimi per mua dhe degjova pordhet e tij, si u ktheva ne shtepi degjova kasetat qe me kishin derguar te shtepise.nje here, dy here tre here, gjithe diten. Me kane derguar edhe fotografi. Tani njoh edhe nipcen e vogel dhe kur e shoh ne fotografi me duket sikur shoh fotografite e femijerise sime. .
    Te marten paradite arita te kap Patosin, i cili pa veshtiresi me lidhi me shtepine. Fola me te gjithe dhe u cmalla..
    Te marten paradite gjithashtu gjeta pune per paradite per nja dy jave ne ndertim, ne nje shtepi qe po ndertohet ketu ngjitur me shtepine ku une banoj. me 600 dhrahmi oren e punes. Dje si e shtune nuk punova ne ergostasio dhe punova ne ndertim 10 ore 6000 dhrahmi. ne vend te 3500 qe do merja ne ergostasio per 5 ore.
    Jam teper i lodhur kuptohet dhe megjithese kam edhe me per te shkruar, po mjaftohem per sot dhe te shohim kur do te shkruaj perseri.


    vazhdon........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 25 prej 29 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •