Close
Faqja 23 prej 29 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 287

Tema: Ditari im.

  1. #221
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 01.03.1992


    Sot qe ne mengjes u ngrita dhe pastrova perpara dhe rreth shtepise dhe bera dy zjare per te djegur plehrat. Nga ora 10.30 erdhi Mimi me Antigonin me makinen qe e kishin lyer dhe bere si te re. E kontrollova per vaj , uje, alkol dhe pasi e pastrova nga brenda e bera nje xhiro te vogel.
    Halli i madh i Mimit se nuk do paguaj faturat. Le qe nuk do mi japi 50 mije qe me ka, por me tha se duhen edhe 25 mije te tjera qe te paguaj faturen qe do vije.
    Mendohem se c`duhet te bej. Se mos kam vend tjeter me te mire ku te shkoj dhe nuk vajta.


    vazhdon...................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene 02.03.1992.............................ora 12.27


    Sot naten kam fjetur pak. Me zuri gjumi vone duke pare karnavalet dhe me doli shpejt . U ngrita te lidh qenteqe kisha zgjidhur naten, por perpara shtepise gjeta vetem Lajken , Mandoja nuk dukej gjekundi. Nga ora 10.00 degjova perjashta lehjen e Mandos dhe u ngrita ta lidh, kur cte shikoj?
    Mandoja , qeni im i bardhe me pulla gri, kishte sjelle me vete nje qen tjeter te bardhe si dele, nga ata qe mbajne zonjat. Shoku i Mandos me sa duket kishte turp nga une dhe nuk afrohej, por bente disa hapa per te ikur dhe Mandoja vraponte e i zinte rrugen. Pastaj e ndillte pas vetes per te ma prezantuar mua. Vura re se mando ishte pergjakur pas vetes dhe kuptova pse Mandoja nuk ishte ketu ne mengjes , si dhe turpin e "gjitonit".
    Me sa dukej kishin bere dashuri dhe virgjeria e Mandos sot mbaroi.
    Tani do ve makarona per dreke.


    vazhdon....................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E hene e paster 9 mars 1992


    Ti fillojme gjerat me rradhe pasi jane shume dhe do ti marim shkurt.
    Te marten ne darke erdhi ne pune nje shok grek dhe me tha se kishte pune te merkuren nga ora 08.00 deri ne 14.00 dhe po te doja mund te shkoja te punoja paradite atje dhe mbasdite ne fabrike.
    Pranova dhe keshtu qe punova te merkuren t, te enjten dhe te premten.
    Dmth cdo dite dilja nga shtepia ne oren 07.30 dhe vija ne 24.30.
    paradite pagesa 4000 dhrahmi kurse pasdite si zakonisht.
    Lodhje e jashtezakoneshme edhe per aresye se puna atje ishte e rrende dhe per dreq edhe ne fabrike me qelloi qe keto dite te beja pune te rrende.
    Fola ne telefon me familjen dhe ishin mire Me foli edhe Lima , zeri i se ciles nuk ishte ai qe mbaja mend une.
    Vangjeli i kishte cuar pakon dhe parate ne shtepi.
    O Zot ndihmoje Vangjelin te beje prokopi.
    Babai nuk e fshihte dot gezimin dhe krenarine per djalin e vet., por me ngriti nervat se me thoshte vazhdimisht faleminderit shume, per parate sikur une te isha gjitoni. Eh i ziu babush. E ku ka pasur ne dore ndonjehere kaq shume para?
    I thone me shume se 1000000 leke. Do shkonte sot te merte tv me ngjyra dhe frigorifer.
    Te shtunen ne mengjes u nisa per ne Patra, qyteti ku Greqia ben cdo vit karnavalet. Hotel nuk gjeta dhe u detyrova ta kaloj naten ne nje disko qe te mos rrija jashte.
    Por me pare mu desh te shkoj ne spital te nxjer dicka qe me hyri ne sy nga fishekzjaret.Te nesermen bleva 2 filma per aparatin fotografik dhe bera mjaft poza me karnavalet.
    Kerceva tere darken me ta dhe ne mbremje perseri ne disko se hotel nuk behej fjale te gjeja.
    Por nuk me pelqeu aty pasi ishin te organizuar me grupe dhe ishin shoqeri te tere , keshtu qe dola. Jashte ishte ftohte Trotuaret ishin plot dhe vec une isha vetem aty.
    U ula ne nje trotuar dhe me kishte zene gjumi. Per nje cast kur hapa syte , pashe perball meje nje vajze shume te bukur qe me shikonte dhe qeshte.
    Qesha edhe une dhe u futa ne muhabet me grupin e saj. U perpoqa ti genjej e u thashe se jam belg dhe babai im eshte grek , por me sa duket ose me njihnin(nje vajze aty me duket se ishte shqiptare), ose e kisha te shkruar ne balle, pasi disa here me provokuan dhe me thoshin ; "di skip ? di skip ?"
    Beja sikur nuk kuptoja dhe se fundi u thashe se kam ftohte dhe me duhet te ngrihesha.
    Prej andej ne nje lokal vetesherbimi 24 oresh , por aty sa mbarova se ngreni me ngriten te liroja vendin.
    Shkova ne stacionin e trenit duke menduar se aty do shtyja naten rehat.
    Aty nuk kishe ku te shkelje nga trupat e njerezve qe ishin shtrire ne te gjithe dyshemene.
    Ne mengjes mora trenin dhe u ktheva ne Korinth. Prej andej ne shtepi.
    Nga lajmet mesova se sot ishte e hena e paster, dita e balonave.


    vazhdon.................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E enjte 12.03.1992...............................ora -15.13.


    Dje dhe pardje dite te zakoneshme, pervec faktit qe dje vura ne perdorim soben me korent, si dhe bera nje pazar te mire.
    Psonisa patate, oriz, salce, qepe, hudhra, djathe, makarona, etj, si dhe 1/2 kg mish derri. Dje per dreke bera mish me patate dhe sot pilaf orizi me mish derri dhe meqe bera shume i dhashe edhe Krisanthit nje pjate pilaf te ngrohte.
    Sot naten Lajka(qeni i kuq), kishte keputur zinxhirin dhe ne dreke kur u kthye pashe se e kishte humbur virgjerine edhe ajo.
    Ishte bere nga pas gjithe gjak. U be xheloze prej Mandos dhe nuk ju durua.
    Me qente me polli belaja. Jane katandisur **** te poshtra. Me mblidhen ketu tani tere qente e fshatit dhe bejne qef pasi ato jane dhe te lidhura dhe nuk kane ku ikin.
    Uji i cesmes lajmeruan se nuk do pihet per dy jave rresht, keshtu qe bleva per te pire e per te gatuar si dhe pjata plastike .
    Mezi pres qe te me mari mamaja ne telefon dhe te degjoj zerin e saj te kenaqur prej dhuratave qe mori.
    Tani me duhet te ngrihem e te behem gati per ne pune.


    vazhdon........................................... ...
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Korinthi....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Meqe harta e Elen nuk e kishte fshatin ku zhvillohen ngjarjet dhe une nuk gjeta mundesi tjeter , e mora kete nga Google Earth. Ketu duket Ksamili (Examilia)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E shtune 14.03.1992...........................ora - 20.57.


    Dje morem rrogat- 4 dite pune 16800 dhrahmi.Sot punova paradite si zakonisht te shtunave 08.00 - 13.00. Soba me korent per gatim me kenaqi. Ku paskam qene. U trembesha pageses se tensionit, por pas pageses se llahtareshme qe bera , nuk trembem me.
    Blej mish dhe bej gjelle dhe per cudi ndonese nuk kisha bere ndonjehere gjelle me pare, ato qe bej , jane(mos me merni me sysh)jo per mburje, por te mrekullueshme.Dhe te mendosh se gatuaj une qe nuk i isha afruar kurre tenxheres ne shtepi, sa qe kur thoshte mamaja; "shih mos valoi gjella", une i thosha se nuk e di se si valon gjella.
    Sot ne mengjes prita te me merte mamaja ne telefon dhe c`eshte e verteta telefoni ra ne oren 07.00 te mengjezit, por kishte vetem zhurma dhe nuk degjoja apsolutisht asgje. Besoj se ishte linja e Shqiperise me zhurme. Ne darke erdhi ketu Mimi me Antigonin dhe pastrova e kontrollova makinen e tij.
    Me tha se po interesohet te me nxjere dokumenta ne polici qe te jem ne rregull, por tani nuk e besoj me per asgje.


    vazhdon...........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E djele 15.03.1992…………………….ora – 13.04.


    Mbreme dhe sot ne mengjes , vazhdova veshjen e lavamanit me mermer te bardhe dhe akoma nuk e kam mbaruar. Sot psonisa mire , bleva edhe nje mushama per tavolinen. Gatova makarona dhe i dhashe edhe nje pjate Krisanthit.
    Ne oren 14.15 pasi u zgjova, se me kishte zene gjumi, shkova ne WC per te urinuar dhe sapo mbarova, me ra te fiket dhe u rezova. Kam vrare berylin dhe mesin, si dhe kam care thelle ne dy vija pellemben e dores se djathte.
    Tani jam duke degjuar lajmet tek Tirana dhe tek Mega chanel.
    Cdo dite degjon per perpjekje ne kufirin me Shqiperine dhe vrasje te shqiptareve nga ushtaret greke.
    Sot nje shqiptar e kishin vrare ushtaret ne kufi dhe nje tjeter e kishte vrare policia(me sa kuptoj vetem se jane shqiptare dhe duan te jetojne)


    vazhdon...........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E marte 17.03.1992………………ora – 12.21.


    Vazhdoj te jem turni i dyte dhe me sa kuptoj nuk kane ndermend te me nderojne turnin. Policia vazhdon gjuetine e shqiptareve si asnjehere tjeter. Mimi po krasit ullinjte. Ka mare ne pune 3 greke dhe 4 shqiptare(dy nga keta jane gra). Dje krasiten ullinjte mbrapa shtepise dhe nuk kane mbaruar akoma.Shqiptaret jane nga Delvina. Njera nga grate me ndihmoi dje te beja comlek me mish derri, gjella ime e preferuar.Mora dhe nje bire dhe e hengra me te ngjyer. Mbasdite ra shidhe kur u ktheva nga puna u laga pak. Sot vazhdon te bjere shi dhe une nuk kam edhe cader , sepse ja dergova babait. Sot qe ne mengjes u ngrita dhe bera Pazar. Bleva buke, fasule, lule laker, qepujka, mish te grire, piper te kuq etj.
    Per drake bera lulelakren si dhe mishin e bera qofte, por duhet te them se nuk mu bene shume te mira.
    Dje ato grate me moren per te lare pantallonatxhins qe ishin qelbur , nje kemishe, nje pulover , si dhe carapet e leshit, Pasi une deri sa te me sherohet dora , s`mund te laj rroba, por u bera pishman qe nuk lava koken dje qe ishte edhe kohe e ngrohte, pasi temperaturat rane perseri dhe ketu se mer vesh as dreqi se si do te jete koha neser.


    vazhdon...........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    E merkure 18.03.1992………………..ora – 12.10.


    Qe ne mengjes me mori ne telefon Mimi. Me tha se nuk e dinte ku ishte ilaci qe solli per te lyer pemet ne vendet e krasitjes, te cilin e solli vete pardje, por me sa duket, me tha e vodhen shqiptaret qe punuan ketu. Mua nuk me shqeteson kjo fare. Me tha se nuk do vazhdoje me krasitjen se shqiptaret iken ne shqiperi per votimet. Problemi eshte se rrobat qe me moren per te lare, me duhen dhe aq me teper pantallonat dhe carapet e leshit.
    Sot vura per drake fasule. Nuk jane bere akoma. Ne taverne cmimet u rriten prape keshtu qe me mire bej buken me vete per ne pune dhe biren e blej me 123 dhrahmi ne supermarket, kundrejt 170 qe eshte ne taverne. Mire fasulet qe nuk po zjejne akoma, po nuk po zjen as mishi i vicit qe bleva sot.


    vazhdon...........................................
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 23 prej 29 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •