E marte 1.tetor.1993...................ora -07.10
Te dielen pasdite shkova ne Lekio, tek shtepia e nje shokut tim qe punojme bashke. Stavro e quajne dhe eshte minoritar. Atij perpara nje jave i kishte ardhur nga Shqiperia babai, mamaja dhe motra. Mora me vete edhe aparatin fotografik dhe filmin rezerve(24 pozesh) dhe meqenese babai dhe mamaja e tij kane ndermend te ikin kete java ne Shqiperi, beme ca fotografi. Mu duken njerez te mire. Pasi beme fotografite , dolem shetitje me Stavron , Ermionin, (motra e Stavros), dhe Doren.(kusherira e tyre greke) Edhe darke hengra atje. Me thene te drejten u kenaqa shume, me nxoren mallin e familjes . Dje pas punes shkova me Stavron dhe lame e stampuam filmat . C`ka , si fotografite e para nuk kishin dale keq dhe nuk kushtonin dhe aq shume. Me thote nje mendje ti dergoj shtepise fotografite, si dhe ndonje gje te vogel me prinderit e Stavros, por akoma nuk e kam vendosur. Jam me borxhe akoma, pavaresisht se kam para ne libreze, por ato s`dua t`i leviz. Ora 07.25. me duhet te ngrihem per te shkuar ne pune.
.............ora -17.50.
I dashur ditari im! Sot jam teper i merzitur. Ne mengjes isha ne humor te mire dhe gjendje te mire shpirterore, por megjithese une dallohem per nerva te forta, sot sikur e kishin lene me fjale te me merzisnin.
Filloi ne dreke me kunatin e afendikoit per hicgje. Une i thash ;-Endaksi(okey) , ai me thosh ; - Ti endaksi thua per te gjitha. Ma kish bere borxh edhe here te tjera pasi eshte me shume se idjot, por nuk ja kisha vene veshin. Sot u ktheva dhe i thashe ; -C`fare do ti , qe te te them? Me fal(ne fakt nuk kishte gje per te kerkuar falje). Iku ai.
Pasi erdhem ne dreke nga restoranti, ku hame dreke, une erdha i fundit, pasi isha me biciklete dhe te tjeret ishin me makina dhe motora. Njeri nga djemte qe punojne atje dhe qe nuk eshte as afendiko, e as pergjegjes , pra eshte asgje - me thote;
- Pse vjen me vonese?
- Epo me biciklete jam , - i thashe teper shoqerisht.
- S`me duhet gje mua , - me tha - tjeter here te jesh ne pune ne orar.
- Endaksi. - i thashe edhe atij.
Pastaj preva pak gishtin ne pune.
Kur do iknim isha edhe i lodhur edhe i merzitur dhe makinerine si asnjehere tjeter sot e kishin vene te punonte me kapacitetin maximal. Pergjegjesi (o ipefthinos), Stavri me kerkoi te rrija iperori. I thashe te me paguaje me pare 14 oret qe i kam iperori te papaguara nga java e kaluar e pastaj te shohim. Me permendi motorin e djegur dhe tha se edhe une duhet te paguaja 14 motora. Jo ,- i thashe nuk eshte ashtu. Une punoj per para`ketu. Pa pare nuk punoj. Dhe ika.Tani po mendoj c`te ha per darke e per neser ne mengjes. Me thote nje mendje te iki fare nga ajo pune se me erdhi shpirti ne maje te hundes, por ku te shkoj. Do shoh per ndonje pune tjeter.
vazhdon.......................
Krijoni Kontakt